E hene, 14.10.2019, 10:38 PM (GMT+1)

Aktualitet

Shkreli: Mark Gjonaj fiton në zgjedhjet e përgjithëshme

E enjte, 08.11.2012, 08:34 PM


Mark Gjonaj fiton në zgjedhjet e përgjithëshme për anëtar të Asamblesë së Nju Jork-ut

Nga Frank Shkreli

Mark Gjonaj, për fushatën e të cilit kam shkruar edhe më parë, është një aktivist i dalluar dhe i pa lodhur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe tani më në fund, mund të themi zyrtarisht dhe me krenari, edhe anëtari i parë me origjinë shqiptare në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut.  Mark Gjonaj, ka lindur në Amerikë, nga prindër shqiptarë që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Reçi i Ulqini.  Të martën që kaloi, në zgjedhjet e përgjithëshme që u mbajtën në Amerikë, Z. Mark Gjonaj fitoi në listën e partisë demokrate me vota dërmuese (79%) në lagjën elektorale numër 80 të shtetit Nju Jork.  Në zgjedhjet e përgjithëshme pardje, Mark Gjonaj u përballua me katër kandidatë të partive të tjera dhe shënoi një fitore historike, falë kryesisht angazhimit të plotë të komunitetit shqitaro-amerikan që e mbështeti edhe financiarisht dhe publikut më të gjërë vendas, por  mbi të gjitha  duhet njohur edhe puna e rëndë dhe fushata që Mark Gjonaj, megjithëse për herë të parë në politikë, udhëhoqi me mjeshtëri të një veterani.  Gjatë fushatës, ai kaloi nepër një site të imtë, që më në fund bindi banorët e lagjës elektorale 80 të Nju Jork-t se ai ishte kandidati më i mirë. Gjithashtu, duket se i bindi votuesit se ai do të jetë, siç ka thënë në një intervistë më heret për Zërin e  Amerikës, se “që të jeshë zëri dhe fëtyra e popullit, duhet të jeshë syri dhe veshi i tij, të shohësh dhe të dëgjosh pra e të merrësh parasyshë nevojat dhe ankesat e votuesve.’’  Siç kemi përshëndetur fillimisht vendimin e tij -- jo të lehtë -- për të kandiduar dhe për t’u angazhuar në politikën amerikane, tani  me kënaqësi dhe krenari ofrojmë urimet tona më të përzemërta që Marku të dalë me sukses në karjerën e tij të re dhe të jetë një përfaqsues i denjë jo vetëm i zonës së tij elektorale të cilën ai do të përfaqësojë në Albani, por që të jetë edhe një shëmbull krenarie për komunitetin shqiptaro-amerikan të Nju Jork-ut dhe më gjërë, i cili gjatë disa muajve të fundit ka treguar mbështetjen e tij të palëkundur, e sidomos për brezin e ri  të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Vijon deklarata që Z. Mark Gjonaj  bëri për mediat me rastin e fitores së tij.

Deklaratë e Zotit Mark Gjonaj pas Fitores në zgjedhjet e së Martës

Dje, pas disa muajsh pune të rëndë dhe përgatitjesh, banorët e lagjës numër 80 të zgjedhjeve për Asaamblenë e shtetit Nju Jork hodhën votën e tyre dhe më kanë zgjedhur mua për t'i përfaqësuar ata në kryeqytetin Albani të Nju Jorkut. Për mua, ky vendim i votuesve të kësaj lagje, është një nder i veçantë. Prandaj, të gjithë atyre që votuan për mua u jam shumë mirënjohës, si edhe falenderoj vullnetarët, stafin tim dhe secilin që ka punuar dhe kontribuar me qëllim që fushata ime të delte me sukses. Pres me pa durim të filloj nga detyra, ashtuqë të ndërmarrim ndryshimet e nevojshme për të mirën e të gjithë banorëve të lagjës zgjedhore numër 80 të Legjislaturës së shtetit të Nju Jorkut.

Yesterday, after months of hard work and preparation, the people of the 80th Assembly District of New York cast their ballots and have chosen me to represent them in Albany. This is an extraordinary honor and I am very grateful to all those who voted, the volunteers, my staff, and everyone who has contributed to my campaign. I am eager to take office and ready to provide the change needed to benefit all the constituents of the 80th Assembly District.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT