E enjte, 25.04.2024, 11:28 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kosovës i mungon modeli

E enjte, 08.11.2012, 08:32 PM


KOSOVËS  I  MUNGON  MODELI

-Kosovës i mungon modeli, sepse vetë Kosova  është model  në vete-

Nga Dedë Preqi

Përpjekja për të zbuluar,apo për të zhvilluar sensin politik të një modeli për Mitrovicën, duhet fortë mirë për ti shikuar gjërat në  dritë, që të nxjerrim një lloj arti, që mund të  shërbëjë të gjithve. Prandaj, ata që nuk janë mësuar që ta shohin Kosovën ndryshe,ata sot imagjinojnë modele të lloj-llojshme  për Kosovën dhe shtetin e saj.

Gjithçka është sakrifikuar për Kosovën deri tani, mirëpo duhet të sakrifikohet edhe mëtutje, sepse  ky vend  nuk lejohet  të bie edhe njëherë nën ndikimin e një bote, që nuk e njeh  lirinë e  tjerëve.

Asnjë negociatë nuk duhet të zhvillohet për qështjet e Kosovës me Serbinë, nëse nuk mirret pëlqimi i vet popullit. Shumica e ekipeve negociatore, apo e njerëzve që i njohin rrethanat dhe ata që nuk i njohin sa duhet për  qështjen e Mitrovicës, propozojnë modele të lloj-llojshme, duke ia filluar prej modelit të Tirollit jugor në Austri,Epirit verior  në Greqi, të Kin-Kongut e Hong-Kongut kinez,Republikës  serbe në Bosnje, modelit të Qipros dhe deri te modeli i dy Gjermanive.

Mandej, përveq modeleve që propozohen për Kosovën, propozohen edhe skenarë të ndryshëm, sikur skenari i forcës, që Mitrovica veriore të integrohet përmes një force, sikur që e përdori Kroacia, kundër Republikës Serbe të Krajinës.

Skenari tjetër për Mitrovicën, propozohet sikur i Qeverisë së Shrilankës, e cila e stabilizoj vendin duke i luftuar rrebelët Tamil, më 2009.

Dhe një skenar tjetër, të bëhët ndarja e veriut të Mitrovicës,që ti bashkohet Serbisë, që paraqet një skenar të ngjajshëm me krijimin e Irlandës së veriut, e formuar nga gjashtë rajone, të cilat më vonë e formuan Republikën e Irlandës.

Të gjitha këto modele dhe skenare, të cilat i propozohen Kosovës, së pari i parapëlqejnë Serbisë, që sipas tyre do të ishte zgjedhja më e mirë, që nënkupton jo -Pavarësi të shtetit të Kosovës, por që pasqyronë  një Autonomi substanciale, apo një Kosovë të gjymtuar…

Pastaj, një pështjellim i tillë për qështjen e veriut zhurmohet edhe nga disa zyrtarë të huaj, të cilët japin leksione të ndryshme, e një ndër ato është ndarja e Kosovës, si zgjedhja më e mirë…

Modelet e tilla për Kosovën, që me siguri ndryshojnë  nga njëra-tjetra, janë të pamundura të definohen dhe ti përshtatën  Kosovës, sepse në një mënyrë sëcili model që paraqitet përveq modelit të dy Gjermanive, e cungojnë, apo e gjymtojnë shtetin e Kosovës dhe nuk e harmonizojnë të ardhmën e saj.

Kjo gjendje e tensionuar  është vështirë të tejkalohet dhe  të lirohet Kosova nga kjo brengë,apo nga kjo kurthë, dhe askush nuk do të bëhët në vend të Kosovës që ta vuaj gjendjen e saj,  përveq popullit shqiptarë të Kosovës, por, për një kuptim të jetës normale dhe  pa fronte e konflikte ndërnjerëzore, rrol të veqantë në këtë proces  e luan  Bashkësia Ndërkombëtare dhe Evropiane, jo vetëm në tejkalimin e situatës, por në rregullimin e qështjeve dhe marrëdhënjëve të qendrueshme në mes dy popujve, duke ruajt stabilitetin dhe paqën në rajon dhe më gjërë.

Në fakt, për ata që e kuptojnë popullin e Kosovës dhe ia dëshirojnë paqën dhe stabilitetin, mund ta nxjerrin në dritë këtë situatë të ndërlikuar që paraqet  Serbija, e cila po orvatët  me politikën e saj shofeniste, nën hijen e petkut demokratik, ta mbajë Kosovën nën juridiksionin e vet, dhe në anën tjetër, të  mos e humbë shancën  me Evropën, si rrugë e saj e integrimëve.

Kosovës i mungon modeli, sepse është model në vete, e cila nuk ka nevojë të kopjojë modele të tjera, dhe është  një shtet demokratik e multietnik, që nuk e kërkon asnjë pëllëmbë të huajën, por  nuk dëshiron ti mungojë  dhe asnjë cep i sajë.

Kush është ai, që nuk e kuton rrolin e saj, kur Serbija  gjithherë është e disponuar  me justifikimet e veta, duke e vazhduar të njëjtën politikë që kishte para një shekulli ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, ndërsa në anën tjetër paraqitet  para Evropës dhe botës  shumë serioze e konstruktive, vetëm e vetëm që t’a  shfrytëzojë ndonjë mundësi  nëpërmes  Bashkësisë  Ndërkombëtare e Evropiane, që Kosovën ta gjymtojë, ose ta rikafshojë edhe një herë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora