Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: "Hajdutja" që bleu teserën e partisë

| E merkure, 07.11.2012, 06:14 PM |


"Hajdutja" që   bleu teserën e partisë

Tregim

Nga Përparim Hysi

Çdo njeri që di për procedurat për pranimin në parti (është fjala për në partinë e punës ) ,sa të shohë titullin e tregimit tim,do të tundë kokën me mosbesim dhe as do marrë mundimin që ta lexojë  këtë tregim. Unë,sado që nuk kam qenë komunist, i kam njohur këto procedura: të ishe  mirë nga biografia,të siguroje dy a tri  komunistë që beheshin garant dhe me një stazh(asi kohe qe i shkurtër ) dhe,sakaq, pranoheshe si kandidat  partie. Atëherë,vjen dhe pyetja e drejtpërdrejtë që si është e mundur që jo vetëm është"hajdute",po edhe e ka  blerë teserën e partisë. Lexuesëve që do kenë durim ju them vetëm kaq:Ç'tregoj më poshtë,nuk e luan topi.

*     *    *

Ka ndodhur  në pjesën e dytë të mesviteve ' 70-të.Do bëheshin zgjedhjet për  këshillat popullore. Gjithmonë,en bloc,këta kandidatë për në këshillat popullore,projektoheshin nga byroja e partisë në ndërmarrje (ndërmarrja jonë qe me komitet partie ) dhe,gjasme,i propozonte fronti. Po fronti në fshat kishte çelësat e kashtës dhe vetëm i paraqiste,pasi kishin marrë "uratën" e partisë. Unë ato vite kur dhe po shkruaj,qeshë kryetari i organizatës së frontit në fshat dhe,sado që kisha çelësat e kashtës për këto kandidatura, qeshë betuar që do t'i rrëzoja këta të "vjetrit" që kishin 20 e ca vjet që nuk luanin nga listat.Se,sidomos,kryetari ( ky qe komunist i vjetër ) jo vetëm na qe bërë si pajë nuseje,por me gjobat që u vinte fshatarëve për  dëme nga më të ndryshme,qe kthyer si hall më vete. Qeshë betuar,por mos kujtoni se qe aq lehtë.Se partia (byroja) i njihte më mirë se sa unë,po se po,por dhe nga kushdo këta lloj  kandidatësh. Sipas ligjit për zgjedhjet e këshilltarëve,ne kishim të drejtë që të rrëxonim cilindo prej tyre,por duhet të kishim shumë fakte kokëforta dhe nuk qe aq lehtë,veç tjerash,që të rrëxoje një "veteran" partie që edhe kish luftuar  me armë në dorë kundër pushtuesëve. Mandej,bëhej luftë për postin e kryetarit që ky,veterani,e kishte si me tapi.

Por ja  që "gjahu" më erdhi në shteg.Mvarej nga unë,sa i zoti do isha në këtë gjah.

*     *     *

Për fatin tim të mirë (qe fati i mirë për gjithë fshatin,që unë e shfrytëzova ), sa kishte ardhur si sekretare e byrosë së partisë së ndërmarrjes,një ishnxënsja ime. E pata patur nxënëse qysh nga viti 1959 dhe,tash pas  15-vjetësh,ja tek takohemi. Takohemi kokë më kokë dhe gëzimi qe i dyfishtë.Raportet me nxënësit i kam patur dhe i kam shumë të ngrohta dhe kështu ndodhi dhe këtë herë. Nuk qe dossido kjo ish nxënsja ime,po arriti deri kandidate e KQ të  partisë dhe kaq nuk qe pak.Sa kujtuam të shkuarën,ashtu,kalimthi,unë e zbraza:

-Dëgjo,-i them,- ata të vjetrit që na kini sjellë nga byroja,nuk i duam.Kanë bërë zullume.Po ta them këtu,që mos bëhen objekt diskutimesh në popull.

-Po mirë,-pranoi ajo.Po duhet të kemi komnistë të mirë  se fshati është i madh dhe në 13 kshilltarë,të paktën,duhet të ketë në krye një komunist me përvojë.

-Kemi,-i them unë,-dhe është një grua.A nuk thotë partia e sh.Enver që gratë janë forcë e madhe.

-Mirë, atëherë,pranoi ajo  po ishkryetari duhet të mbetet,sa për përvojë aq dhe si veteran.

-Gjysma e sëkeqes,-pranova unë,por kryetare do të zgjidhet ajo gruaja:Aishe Lapardhaja. Është me arsim të mesëm dhe ka ardhur si komuniste nga një fshat i Mallakastrës.

Së bashku me ishnxënsen time,bëmë listën dhe "kompromisin" për veteranin dhe,pas dy orësh,u parqitën para organizatës së frontit. U lexua lista nga sekretarja e bryrosë,u diksutua për secilin kandidat  dhe,për mos u zgjatur, nga 13 kandidatët (të gjithë zgjidheshin për herë të parë) mbeti në listë veç ishkryetari veteran.

U bë mbledhja e të zgjedhurve dhe kur Aishe Lapardhaja mori detyrën si kryetare,veterani që qe dhe ishkryetar,i dorëzoi  vulën dhe veç vulës dhe kasafortën duke i numëruar në sy të 13 vetave dhe dhjetëmijë lekë që qenë gjëndje në kasafortë. Të gjitha veprimet u bënë me procesverbal dhe,në fund,ishkryetari dorëzoi dhe çelësat e kasafortës.

-Kanë qenë tre çelësa,- tha ai,po njëri ka humbur.

Aisheja i mori dy çelësat,mbylli kasafortën dhe,mbasi ffalnderoi për zgjedhjen e saj,ndau detyrat për secilin.Detyra e parë:çdo mbasdite,pas pune,secili sipas grafikut do  bënte pritjen e popullit.

Gjithë fshati u gëzua për këtë zgjedhje kaq të qëlluar.Kshilltarët,sipas grafikut,në krye të punës. Nuk kishte fare ankesa. Kur mbaroi dhe i fundit,sipas grafikut, i erdhi radha dhe kryetares së re. Mori një nga çelësat e kasafortës (i mbante që të dy në arkën e pajës,siç pohoi ajo më vonë ) dhe shkoi në zyrë. Sa u ul në karrike,futi çelsin në kasafortë dhe,sa e hapi,u prish në fytyrë: lekët kishin avulluar.

-Bobo,- bërtiti.Si është e mundur kur të dy çelësat i kam në shtëpi? Mbylli zyrën dhe drejt e tek sekretari i partisë. U dha "alarmi".Për dy javë dhe të ndodh kjo gjë kur nuk ka ndodhur kurrë që të merret dhe një lekë. Kryetraja e re kullonte nga lotët.

*    *    *

Qysh të nesërmen erdhën specialistë nga të degës së mbrëndshme.Panë mirë e bukur. Kasaforta nuk qe dëmtuar me mjete të forta,por qe hapur me çelës.Çelësat që të dy i kishte kryetarja e re,e cila dhe i ka marrë.Është hajdute.Jo vetëm duhet të paguajë lekët  kokërr më kokërr,por të shkarkohet nga detyra,të përjashtohte nga partia dhe t'i jepet gjyqit. As 15 ditë nuk i mjaftuan kësaj që të vinte dorë në arkën e pushtetit. Erdhi urgjent jo vetëm sekretarja e byrosë,por dhe nga komiteti i partisë së rrethit. Të diskutohet me gjithë popullin ( oragnizatën e frontit ) të demaskohen rëndë hajdutët(qe fjala për kshilltarët e rinj).

Edhe këtë mbledhje që zhvillohej me"pompë të madhe" gjoja e hapja unë(sa për dekor,de),por këmborët i tundnin  ata,të ardhurit.

Sidoqoftë,kur po kërkohej dhe"aspra" nga e shkreta Aishe,unë u ngrita dhe diskutova me zë të lartë.Apo më mirë,kur thonë  andej nga anët tona,e trasha zërin.

-Nuk është hajdute Aisheja dhe është fatkeqësi kjo që i ndodhi asaj.Kini parasysh : një çelës i kasafortës ka humbur prej kohësh. Pse mos mendojmë që këtë çelës e ka gjetur dikushi dhe ka bërë vjedhjen në kasafortë? Për t'u bërë më bindës,vazhdova duke  cituar atë pedagogun e madh rus Makarenkon që kasafortën ia besoi një hajduti profesionist  si Kabanovi dhe,për çudi,nuk  u prek dhe një rubël.

-Mjaft,shoku mësues,- ndërhyri ai i partisë  së rrethit,këtu janë vjedhur paratë.Ky ësht turp dhe kjo,kryetarja,të shkarkohet dhe organizata të shikojë qëndrimin e saj në parti.

Aisheja (unë e mora në qafë) banonte në një hyrje përballë meje dhe,tek e shihja aq të përlotur, nuk ia fala vetes që e futa në atë valle aq dramatike.

Masat e ndëshkimit  vazhduan.Aishenë e përjashtuan nga partia( nga këshilli po se po ) dhe lanë detyrën e kshiltarit dhe disa të tjerë që e panë se mund të shkoje për dhjamë qeni siç shkoi dhe Aisheja.

*    *   *

Kish kaluar gati një muaj nga këto ndëshkime dhe një ditë Aisheja trokiti tek dera ime. Tek u mata t'i kërkoja ndjesë se  u nisa për t'i bërë mirë dhe i doli keq,më tha:

-As ti nuk ke faj,por dhe as unë.Lekët po  m' i mbajnë,sado që jam e pafajshme,por kam ardhur që të më bësh një letër për sh.Enver se  dua t'i rrëfehem atij për të më kthyer në parti.

U zura ngusht.Nuk qe aq lehtë që të shkruaje një letër për sh .Enver dhe kur ( a nuk po i ziente koka nga grupet anti parti e të tjera e të tjera ),pastaj,sado që shpirtërisht qeshë me Aishenë,por si mësues që isha pak me"qere" qe pak "sport i rëndë" për mua.

-Dëgjo,- më siguroi ajo. Ia kam gjetur anën për t'ia dorëzuar në dorë.

Kur më tha kështu, u ula dhe ia shkrova një për një ngjarjet dhe ia lexova,firmosi dhe iku me premtiimin  se kurrë nuk do t'i tregonte njeriu,se letrën ia kisha shkruar unë.

*    *    *

Dhe përsëri trokiti dera ime.Përsëri Aisheja.Tani nuk isha ajo e mërzitura e dukrshme,po kishte ardhur përgjigja: Aishe Lapardhaja të rimerte teserën e partisë.Letra mbante firmën e Ibrahim Sinës (komunistët patjetër që e nohim këtë emër). Tër qejf ajo qejf ajo e rimori atë teserë që i kushtoi plot dhjetëmijë lekë Dhe mos kujtoni se qenë pak për një familje punëtore si i saj.

*    *    *

Kur ndërmarrja u prish dhe kur njerëzit u lëshuan kush e kush të zhvaste sa më shumë nga pasuria e patundshme e ndërmarjes,u sulën dhe mbi makazinën.Aty prej 30 vjetësh punonte ai "veterani" që qe lënë si"farëkosi" për të ndihmuar kshilltrët e rinj. E hapën atë makazinë me forcë dhe,për çudi,në murin prej bllokash,panë një si "folezë" edhe kjo prej cimentoje.

-More ç'të jetë kjo monstër këtu në këtë mur?-pyeti njëri prej tyre. Rrëmbeu një vare dhe më t'i ra sa i hëngr krahu."Monstra" u shkoq sikur nuk qe nga goditja e fuqishme dhe,sakaq,ra për tokë një çelës i gjatë,gati i ndryshkur.

-Ou,-bëri  Faiku,njëri nga ishkshilltarët.Është i kasafortës së kshillit,ai,i "humburi". Pa e bërë të gjatë,thirri kryetarin dhe,sa e futën në kasafortë,ajo u hap sakaq.

-Ah,qeni!-tha Faiku.Ne na turpëroi,Aishenë e mori në qafë. Ky i paska marrë ato para dhe e"betonoi"çelësin.Por tani le  që shteti nuk kish ngenë e "çelësit të hummbur",por dhe ai "qeni" kishte gati 10 vjet që kishte ikur nga fshati yënë dhe kushedi se ku lehte tanimë?...