E marte, 16.04.2024, 05:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Xhavit Gasa

E merkure, 07.11.2012, 07:50 PM


Xhavit Gasa

FJALË TË TRETURA


VETËM LULE

U vetquajt nënë,
Bijt e vet,
I vriste,
Një nga një.
Natën pa hënë.

Kush tha,
Se vdiq,
Kjo shtrigë,
Ajo është gjallë,
Ka lënë pas,
Të bijtë,
Që nënës i ngjajnë,
Njëqind për qind.

Herë
Me kosore,
Herë,
Me gërshërë,
Na shkoj jeta,
Duke prerë,
Këto ferra,
Që mbolli,
E na la kjo nënë.

Kur
Do të mbarohen,
Këto ferra të këqija,
Që na i mbolli,
Kjo nënë shtriga.
Rrënjët e saj
Kur do të të shkulen,
Që nëpër lëndina,
Të rriten vetëm lule..


FJLË TË TRETURA

Më falni,
Të nderuar miq,
Se kur shkruaj vargje,
Shpesh bëj ndonjë gabim,
Harroj të vë presje,
Diku vendos,
Ku s'duhet ndonjë pikë.
Por edhe me fjalët,
Shpesh vihem në sekëlldim,
Se shumë u tretën,
Që në vitet e rinisë,
Kur ecja netëve të errëta,
Me duart e zgjatura,
Duke kërkuar pak dritë.

Shpesh më duket vetja,
Sikur kam mëkatuar,
Ah, sikur ti gjeja,
Ato fjalë të tretura,
Në atë natë të mallkuar.......


FSHATAR JAM

Unë fshatar jam,
Nuk e mohoj,
E ndjej veten krenar,
Kudo që jetoj.

Dhe këtu në mes të Londrës,
E ndjej erën e fshatit tim,
Ndej ngrohtësinë e tokës,
Dëgjoj zërin e qingjave që blegërijnë.

Ndej erën e bukës së ngrohtë.
Që e piqte nëna me çerep e saç,
Dëgjoj fërfëllimën e kosës,
Kur barin kositja në livadh.

Ndjej aromën e luleve në bahçe,
Kur në pranverë çelin petalet,
Ndjej ngrohtësinë e zjarrit bubulak në oxhak,
Kur vendin e mbulon dëdora e bardhë.

Unë fshatar jam,
Nuk e mohoj,
E ndjej veten krenar,
Kudo që jetoj......



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora