Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Mato: Limani i fëmijërisë

| E merkure, 07.11.2012, 07:43 PM |


Agim Mato

 

LIMANI I FËMIJËRISË

Poemë

 

1

 

Tani, atje larg,

mezi shquhen brigjet tërë dritë të fëmijërisë, ku

lulëzojnë

drurët e ëndrrave që mbolla.

 

Nuk është më shtëpia ime e vjetër,

aty në rrugicën pranë detit

me kasketën e çatisë

të rrasur gjer te dritaret.

 

Shtëpia ime ku vinin për t’u'shlodhur

pulëbardhat

dhe shkundnin nga krahët qiejt e udhëtimeve të

largëta,

shndritjen e anijeve dlhe qyteteve

                                        të panjohur.

 

Ku janë tani mullagat e oborreve,

kandilet e zbehta të dritareve

ku çdo natë, gjethet e iluzioneve

dhe pritjeve tona

binin e kalbeshin në hënë.

 

Kush mund të gërmojë tani poshtë këtyre gjetheve,

poshtë  shtresave   reve hënore

për të prekur me dorë pafajësinë tonë të largët?

 

2

 

Namatisën dallgët dhe lindëm.

Djepet tona

u ngjanin sanalleve të vogla,

të braktisur.

 

Nën ekualiptet e plazhit

mbrunim, me rërën e lagur,.

statuja të vogla

kushtuar detit.

 

Pastaj rrëmbenim shpatat prej druri

dhe

të djersitur

ndesheshim në sheshet tërë qymyr të portit.

 

 

Në Limjon lidhnim me fasho

gjymtyrët e infektuara të një breshke

dhe hypnim mbi topat e mëdhenj të luftës

me grykat drejt qiellit

si të hipnim mbi qafat e xhirafave

për të rrëshqitur teposhtë si flurudhat.

 

Kush prej nesh doli nga funddeti

duke shtyrë në breg

predha më të mëdha se vetja?

 

Kush ua nxorri barutin si pako me spageti

dhe mbushi me to

kutitë e konservave të boshatisura,

që flaknin nga dritaret e shtëpive të oficerëve,

e ne nuk patëm fatin t’i provonim?

 

Si nuk më kujtohet?! Kush prej nesh u ndezi fitilin

    dhe buzëmbrëmja

u mbush me flakët e  tyre

si ekrani i kinemasë verore 

me filmat luftarakë

që i shihnim duke u ngjitur në kurorat e palmave?.

 

3

 

Dëgjonim të flitej për diversantë

dhe netëve mblidheshim shpejt.

Netëve na dukej sikur ata vinin

rrotull oborreve tona

si ujku i përrallës rrotull shtëpisë së kecërve.

 

4

 

Po erdhi një ditë një kamion me xhama të thyer,

me sponde të gërvishur

dhe rrëzoi para Zyrave të Degës

trupat e dy diversantëve të vrarë.

 

Fytyra pylli.

Mjekra të gjata e të kuqërremta,

si leshterikë deti.

 

Sa herë që shkelnim mbi leshterikët,

na dukej sikur shkelnim

mbi mjekrat e tyre.

 

5

 

Ktheheshim nga brigjet drejt shtëpive

ashtu si zogjtë, e lodhur nga deti,

shkonin të flinin

në palmën e mbrëmjes.

 

Kur arrinim tek oborret,

mjegulla e lehtë e një kënge

ndërrej mbi drurët e kopshteve.

 

«Në një shkëmb anës së detit

qan, e mjera, qan» -

ngrihej zëri i një gruaje

dhe pas saj

zëra të tjerë grash

shkundnin në ajër

trishtimin e lashtë të këngës.

 

Zëri i parë këputej i plagosur.

 

Një si gulçimë deti

dhe zëri prapë do të ngrihej

duke ngjethur gjer në rrënjë

flokët tona të buta.

 

Dhe na bëhej në gjumë ajo vajzë e largët me

fustanin prej deti,

duke pritur të dashurin e saj

të kthehej

me një anije të bardhë,

nga brigjet e prapsme të Mesdheut.

 

Me sytë e buhavitur,

duke trembur me hapat tona

 pëllumbat e egër,

do të kërkonim të nesërmen shkëmbin e saj të

gërryer

      nga lotët e pritjes.

 

6

 

Nënat tona, mbas pune,

do të na 1anin rrobat

  fëlliqura nga qymyri,

të shqyera nga zëniet

dhe do gatuanin fasule

nën llambën e dobët të mbrëmjes.

 

7

 

Mblidheshim mbasditeve dhe zbrisnim aty ku

krahu i limanit

mbështillte anijet

dhe zmbrapste dallgët me bërrylin e tij.

 

Aty direkët u ngjanin

penave tona,

 ngjyenin majat në dritën e qiellit

të parambrëmjes.

 

Andej këndej lëviznin peshkatarë të veshur me

mushama të zeza.

I shikonim se si reflektonin nga drita e fenerëve,

shikonim mushamatë e rrahura nga stuhitë e egra

        detare,

mushamatë e lëpira nga dallgët.

 

Rreth e rrotull kundërmonte aromë peshku.

Duar që lëviznin dlhe thoshnin 

shpejt, ngrini spirancat.

Na pret prap deti.

Shpejt, do të shkasim përsëri

sipër zemërimit të dallgëve të mesnatës,

përsëri mjegullat

do të ndëren si pëlhura

mbi direkët tanë.

Pra, shpejt.

 

8

 

Hapat tona pas arkivolit tënd të vogël.

 

Ku u gjend ajo bombë në kodrën e lulëzuar të

majit,

ajo bombë e bukur

e shfarosëse

që të gënjeu?

 

Si e kish shtrirë dorën lufta

dhe kish lënë

në mes të gëmushave

gjëmimet e saj të ndrydhura nën një cipë

hekuri?

 

Ne të përcollëm duke mbajtur abetaren tënde të

grisur,

lulet e përlotura të atij mëngjesi.

 

9

 

Vinin turistët e huaj

dhe këmbenin distinktivat

me guaska të mëdha deti.

 

I preknin me gishtërinjtë e tejdukshëm,

i rrotullonin

dhe pastaj na buzëqeshnin duke u munduar të

    na fotografonin

gjysmë lakuriq

në sfondin e barrakave të vjetra.

 

Atëherë, shoqërues të tyre,

me xhaketa në mes të vapës,

na zbonin të nevrikosur,

duke na ndjekur me vrap

sepse nuk donin

që fotografitë tona,

diku në perëndim,

t’u shiteshin gazetave

 për propagandë!

 

Dëgjuam “Ikni,  ka revole”

dhe u fshehëm të trembur

nëpër guvat e detit

si gaforet, më të trembura se ne,

  futeshin të alarmuara

nëpër vrimat e shkëmbinjve.

 

10

 

Pas orës së historisë

një ditë do të merrnim zhytëset e thjeshta

dhe do të eksploronim

fundin e detit.

Do të eksploronim skeletin e një anieje të

kumbisur

në një krah,.

që i ngjan një pallati të madh e të frikshëm.

 

Një ditë do të zhyteshim gjer te dritaret e

errëta,

gjer te sytë e peshqëve të përgjumur,

si sytë e marinarëve të huaj

që vinin në shenjë ullinjtë tanë,

shtëpitë tona

dhe oxhaqet që patën ëndërruar

të lëshonin vetëm tymin e bardhë të paqes.

 

Do të eksploronim një ditë poshtë ujërave,

poshtë kohës,

për të prekur me dorë vetë   skeletin e luftës

              që shkoi.

 

11

 

S’do mend se një ditë do të  rrëzoheshin barrakat

dhe karakatinat

dhe ne do të dilnim mbrëmjeve buzë detit

të shihnim neonet që lëshonin pingul mbi ujra

ndriçimin e tyre

dhe  e ëndërronim  qytetin

të ngritur si mbi  këto shtylla drite.

 

12

 

Një pjergull të vogël e ndihmuam të kacavirej në

              dritaren  tonë.

 

Plasnin stuhira mbi det

dhe ajo trokiste në xham

shqetësimin e saj.

 

Nata binte erë

leshterikësh. Atje tej dritat e anijeve humbisnin

e merrja me mënd se peshkatarët e zënë në

befasi,

tani mblidhnin rrjetat e shkallmuara,

sikur mblidhnin me duart e tyre humnerat.

 

Pastaj koha ngrohej

dhe pjergulla

me duart e saj të gjelbra

gërvishte një shushurimë të lehtësuar.

 

Unë hapja dritaren

dhe së bashku me vërshimin e ajrit të freskët,

ndjeja të fërshëllimën e shokëve

të më thërrisnin.

 

13

 

Përditë, përditë

largohen prej meje brigjet tërë dritë të fëmijërisë,

ku lulëzojnë

      drurët e ëndërrave që mbolla.

 

Tymnaja e kujtesës

shtyhet larg hapësirave me vjet drite. Vetëm

ai varr i vogël në kodrën jashtë qytetit

i rrethuar me mullaga

gjithmon më avitet

me velat e një lundre të humbur.

 

Netëve, flaka e kaltër

e eshtrave, që kemi përcjellë dikur,

digjet si një zjarr i largët fëminor.

 

Pas kaq kohësh, rreth e rrotull,

shkopinjtë e vegjël,

që i mbante në çantë

për të kryer veprimet e aritmetikës,

janë bërë pemë të larta

të mos harresës.

 

1972 - 2012