E premte, 29.03.2024, 02:08 PM (GMT)

Kulturë

Dërmaku: Në vargjet e Neki Lulajt shkëlqen shpirti

E marte, 06.11.2012, 06:47 PM


Në vargjet e Neki Lulajt shkëlqen shpirti shqiptar

Nga: Ramiz Dërmaku

Njëra ndër temat më të shpeshta në poezin e Neki Lulajt, është tema sociale, morale, kombëtare. Përmes vargjeve poetike dhe intonimesh pak nastalogjike, poeti ndjen dhembje dhe vuan shpritërisht pse është larg vendlindjes dhe atdheut. Poet i shquar dhe patriot, Neki Lulaj, dashurinë dhe mungesën e atdheut tenton ta shprehë përmes vargjeve të tij. Një pjesë e konsideruar e poezive të tij,  janë të shkruara ne kohën kur shqiptari për një fjalë goje, torturohej, dënohej dhe likuidohej nga regjimi kriminel serbo/çetnik. Disa atdhetarë tjerë, duke mos mundur t’u përballojnë torturave të policisë serbe, u detyruan të emigrojnë. Pra,  një “fat“ të këtillë e përcjell edhe poetin e talentuar dhe atdhetarin Neki Lulaj. Po bëhen ca vjet që me interesim të madh e përcjell punën artistike krijuese të poetëve të cilët jetojnë e veprojnë në diasporë,  të cilët, në nivele të ndryshme shprehin dhe trajtojnë një varg çështjesh e gjendjesh që lidhen me tema, motive, ngjarje, aspekte, ndër më aktualet në botën magjike të poezisë.

Gjatë kësaj kohe, shumë libra që e kanë parë dritën e botimit në diasporë, sidomos në Bukuresht, Gjermani, Suedi e gjetiu, dëshmojnë se poezia e sotme shqipe po vazhdon të arrijë suksese të larta të nivelit poetik. Në këtë grup krijuesish të mirëfilltë, pa dyshim se me mjaft sukses ka hyrë edhe poeti Neki Lulaj. Disa nga vlerat e tij lirike, mund të  karakterizohen si këngë malli për atdheun, vjersha që shprehin një pjesë të biografisë së njerëzve, biografi për vetveten, për mërgimin, për fatet dhe rrjedhat e zhvilluara nëpër kohë, për shpresat e pashuara shqiptare për një jetë më të mirë, për clirimin e Kosovës, për UCK-së, për përpjekjet madhore të Dr. Ibrahim Rugovës për pavarësin e Kosovës. Neki Lulaj nuk harron të shkruan dhe dëshmoret e kombit, dëshira të cilat autori i manifeston kendshëm, bindshëm dhe me një forcë vitale dhe emocionale, përmes evokimeve e hollësive te shumta mbi ato tema, motive, dukuri, të cilat përcillen me vërtetësi ideore e artistike, dhe që në tërsinë e tyre rrezatojnë mbi faktet dhe ngjarjet e jetës, të historisë dhe të transformimeve të shoqërisë sonë.

Ndërlidhja e tij me Bukureshtin ku iu botuan vëllimet e para, paraqet një sihaqriq që na i përkujton rilindësit tanë. Në vargjet e Neki Lulajt  shkëlqen shpirti shqiptar. Ato shpalosin nga brendia ndjenjat më sublime të poetit. Shumica e poezive të këtij shqiptari të shquar në Gjermani, përshkohen me ngrohtësi e çiltërsi. Janë vargje që shquhen për një lirizëm të hollë e të brishtë. Autori vjen para nesh me vargje që pasqyrojne botën e trazuar të poeti si mbret fjalës, dhe të shqiptarit si pjestar i një kombi trim, fsinik dhe besnik. Ne fund të këtij vështrimi jemi të bindur se poeti Neki Lulaj, është në rrugë të mbarë dhe duhet ti mobilizoj të gjitha forcat e tija morale, fizike dhe intelektuale, që edhe më tej të vazhdojë të shkruajë, duke na ofruar frymëzime të reja për ta pasuruar, jo vetëm opusin e tij letrar, por dhe poezinë shqipe që zhvillohet në diasporë.

Neki Lulaj, viteve të fundit ka krijuar një individualitet letrar të konsoliduar që e lakmon çdo krijues. Për lirikën e tij kanë shkruar disa penda të njohura, jo vetëm në Kosovë. Ai posedon një talent të rrallë në krijimin e vargut dhe posedon një stil të veçantë dhe shumë origjinal. Nganjëhere e përdor antitezën për ti shprehur kundërthënjet në jetë. Poeti përdor një figuracion të pasur poetik. Gjatë këtij shkrimi të shkurtë, kemi tentuar të hedhim pak dritë mendimesh për këtë sokol Kosove, duke shpresuar se kemi arritur kalimthi t’i prekim vetëm disa anë të krijimtarisë letrare, pa hyrë në analiza te hollsishme, sepse për një analizë të tillë kërkohet shumë kohë.

 



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora