E premte, 29.03.2024, 03:48 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: ''Gjenialiteti'' i Rushit Ramabajës

E diele, 20.04.2008, 09:05 PM


Nga Selim Hasanaj - Zemra Shqiptare
 

Selim Hasanaj
Lexues i nderuem i zemrashqiptare.net. Ishin vitet e 1990-ta , vite këto të mia të parat kur mergova në Skandinavi si azilkerkues dhe meqense shtypi shqip nga Kosova pothuajse u shkatrrue sepse dihet se TV dhe mjetet tjera masmedive u uzurpuen nga pushteti i Serbisë , dihet se edhe e perditshmja RILINDJA u ndalue dhe atje në Kosovë botohej vetem BUJKU e cila nuk mund mbrrinte edhe deri tek neve në mergaten skandinave pos rasteve kur dikush vinte të kerkonte azil dhe e sillte nga atje edhe gazeten BUJKU . Shumë u gëzova kur Binak Kelmendi pat fillue ta botojë RILINDJEN në Zvicërr dhe posa mora vesh lajmin nuk i lëshova zyren shefit të strehimores së refugjatve në Hamar zotit Trygve Rolfsnes derisa nuk më premtojë se do e banë parapagimin per te dhe RILINDJA që per nji kohë botohej nen redaktimin e Binak Kelmendit na vinte me nji ditë vonesë edhe neve refugjatve në Hamar të Norvegjisë. Kisha fat se nga 100 azilkerkues shqiptarë sa ishim aty askush nuk e lexonte RILINDJEN ( sepse nuk ishin njerz që lexojnë) kështu që ajo thjesht ishte vetem e imja dhe kisha kohë të mjaftueshme ta lexojë dhe rilexojë nga disa herë. Në këtë kohë kishte edhe shkrime të cilat më paten nxit me permbajtjen e tyne dhe me disa pata replikue, e me disa tjera shkrova shkrime tumirse dhe me shumicen e autorve të asaj kohe edhe vum kontakte që ma vonë u shendrrue në miqësi të perhershme. Por kishte edhe shkrime që më irrituen dhe pa mëshirë me at kaqikun tim i kundershtova. Jo gjithmonë shkrimet e mija janë botue. Ka ndodhë edhe ato që i kanë botue i kanë cenzurue në mënyra të ndryshme.
Unë do ju sjellë tani në vazhdime disa nga shkrimet e mija të asaj kohe. E fillova para dy tri ditve me INTERVISTEN time me Peshkopin e Hedmarkut të Norvegjisë zonjen Rozmarie Kohn, dje me letren time direkte dergue Dr. Aris Musionis, kryetar i Shoqates së Miqësisë Greko-Serbe, ndersa sot po e dergojë per botim repliken time të botueme me pak cenzurë në RILINDJE të datës 16.11.1993. Këtë replikë i bana Rushit Ramabajes në nji shkrim të tij të botuem në RILINDJE ME TITULLIN " A DO TË GDHIHEN BOSHNJAKET POPULL MITIK" , ku zoti R. Ramabaja na i ofron boshnjaket e Bosnes si popull vëlla me origjin ILIRE.

"GJENIALITETI" I RUSHIT RAMABAJES

Rastësishtë më ra në dorë nji pjesë e RILINDJES në të cilen veq tjerash lexova edhe artikullin me " shpikjen gjeniale " të Rushit Ramabajes " A DO TË GDHIHEN BOSHNJAKET POPULL MITIK ".
" Gjeniu" Rushit Ramabaja vertetë ose duhet të jet luejtur nga mendja ashtu si Kapllan Resuli, ose asht kjo nji perpjekje e tij që ti bind boshnjaket musliman, se vet Rushit Ramabaja ma teper e ndien veten si musliman se sa si shqiptarë që deri dje e quente veten, por hec e shkëputu nga shqiptarizma, andaj gjeti metoden që të na ofrojë " zbulimin e vetë epokal" ku sipas tij boshnjaket e Bosnjes musliman qenkan me origjinë ilire, vëllazen me shqiptaret!!!
Dhe që ky zbulim të bahet BARCOLETË që u shkon per shtati vetem atyne "INTELEKTUALVE" të sojit të Halit Ternafcit, per të na bind per "ZBULIMIN" e vetë Rushit Ramabaja ofron faktin e gjeografisë së kangëve kreshnike dhe kufijt ethnik të tyne, bile, bile ky "GJENI" shkon aq larg sa eposin e kreshnikve e krahason me ILIADEN e Homerit.
Unë nuk jamë historian, por që ta demantojë Rushit Ramabajen per "ZBULIMIN" e tij po ndihem mjaftë i aftë, qoftë edhe pa lexue asgja në këto momente. Do ta demantojë kështu thjeshtë, me logjikë të shendosh.
Mua më vjen shumë keq që u zhgenjeva në tye o Rushit Ramabaja, qoftë si intelektual, qoftë si njeri por ma së shumti si shqiptarë që ti i thue vetes.
Po cka tu desht more kokëshkretë që të futesh në mal pa sopatë?! Me cka deri sot gjatë historisë të banë boshnjaket borgjlinjë që ti ti marrish në mbrojtje dhe të na i bajsh vëllazen?! Si nuk u kujtue zotnija e jote se këta vëllazen( shpikja e jote) per plot nji shekull ishin JUGOSLLAV?! Si nuk tu kujtuen forcat e njisive speciale të policisë së RSFJ-së ( Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) që vazhdimisht u derguen në Kosovë që të na vrasin, që të na rrafin, që të na dhunojnë e sakatosin dhe si harrove se pikrishtë këta "VËLLAZEN" ishin ma të "devotshmit per kryemjen e detyres policore" sipas urdhrave të Beogradit?! Si harrove se ishte pikrisht "KRYEVËLLAU" Raif Dizdareviqi me vëllaun e vetë nga gjaku ( mendimi im) , Llazar Mojsovin me 1988 që dhanë urdhen per aplikimin e GJENDJES SË JASHTZAKONSHME në Kosovë dhe i premtuan Sllobodan Millosheviqit se do të ndryshohet edhe me dhunë KUSHTETUTA e Kosovës?! Po ti perkujtojë fjalet e R. Dizdareviqit në origjinal : MORASE , MORASE DA DODJE DO PROMENA USTAVA NA KOSOVO. (Patjeter , patjeter duhet të vij deri te ndryshimi i Kushtetutës në Kosovë).
Rushit Ramabaj me këtë shkrim disi mi perkujton shkrimet propaganduese të Patrikanes Sllavoortodokse të Serbisë e cila me perpjekjet per ringjalljen e lugatve të mesjetës donë të fitojë legjitimitet dhe të "DREJTEN" per pushtime në Ballkan. Ti Rushit Ramabaja me faktin e Kreshnikve na i ofron boshnjaket vëllazen!!!
Unë si laik i historisë qashtjen kreshnike të MUJIT dhe HALILIT e spjegojë ndryshe. Së pari nese Muji dhe Halili vertetë kanë qenë ILIR atëherë ata nuk kanë mujt të quhen Muja dhe Halili. Nuk kanë mujt të quhen kështu sepse legjenda na mëson se këta ishin orvatja e fundit i mbrojtjes së trojeve ilire nga zhgani sllav. Dhe nese viti 499 ( sipas Amiam Marcelinit) shenon ramjen definitive të qendresës ilire atëherë asht krejtë e logjikshme se Muji dhe Halili janë quajtun ndryshe, por boshnjaket i muslimanizuen ata ma vonë dhe i paraqesin si trima të mitologjisë së tyne. Dhe këtë ata e shfrytzuen me mjeshtri mu per shkak të gjeografisë së levizjes së tyne ethnike. Mendojë se asht fatkeqësi që shkenca e jonë këta dy figura të mitologjisë i pranon si shqiptare pa hye fare në zberthimin e origjines së vertetë të tyne dhe pa e zbulue të vertetën.
Si ka qenë e mundun që këta të quhen MUJÊ dhe HALIL në kohen kur akoma në gadishullin Ilirik ( Ballkan) nuk kishte shkelun kamba turke?! Turqit per herë të parë u paraqiten në këto treva pas betejes së Maricës, por pushtimin definitiv e banë pas betejes së Kosovës me 1389 dhe tek disa dhjetvjetsha ma vonë të krishtenet e këtyne trojeve filluen të muslimanizohen. Andaj si kanë mujtë Muja dhe Halili rrafsh 900 vjet para se të paraqiten turqit në Ballkan të jenë musliman , luftëtarë në mbrojtje të ILIRISÊ nga zhgani sllav?! Jo zoti Rushit Ramabaja jo, e verteta per Mujin dhe Halilin qendron ndryshe. Unë u perulem me devotshmeni të gjithë mësuesve dhe arsimtarve e profesorve të mijë që ma mësuen drejtë historinë. Në letersi mësova permendesh edhe shumë kangë epike të Kreshnikve, pra edhe të Mujes dhe Halilit, por mësuesit e mijë nuk harruen të ma mësojnë faktin se kreshniket janë figura mitologjike që nuk i njef historia si shkencë. Andaj pse ti z. Rushit Ramabaja orvatesh të na bindesh me nji fakt që nuk e njef shkenca e historisë?! Muja dhe Halili duhet të kenë qenë ILIR të cilet na i pervetsuen "VËLLAZNIT" ( sipas teje ) boshnjak ose duhet të kenë qenë Bogomil që "EKSPERTET" si ti per shkak të luftave të tyne fetare i shqiptarizuen. Per bindjen time qendron kjo e para sepse nuk asht hera e parë që popujt sllav e dhunojnë historinë: Këta qak edhe nji Gjergj Kastriot e paraqesin si malazez!!!
Ti zoti Rushit Ramabaja me këtë shkrim je aq kontradiktor sa bahesh edhe qesharak dhe unë mezi po e mbaj gazin këto momente. Ti ma perkujton edhe " INTELEGJENSINË " Maqedone. Kjo " INTELEGJENSI " e mbronë identitetin e vetë kombëtarë me origjinë sllave nga njena anë, ndersa nga ana tjeter thotë se Leka i Madhë ose Aleksandri i Maqedonisë ka qenë maqedon paraardhës i këtyne far "MAQEDONVE" të Titos. Po harrojnë këto mbeturina bullgare se Leka i Madhë nuk ka mujt të jetë maqedon 900 vjet para se të shkel kamba sllave në Ballkan. Kjo "INTELEGJENSI" po shet mjegullë me vite, por pse edhe ti Rushit Ramabaja u bane shitës i mjegulles? Sado që jamë i urtë nga natyra megjithate unë pranojë se nuk mund të matem me ty, me "HUMANIZMIN" tand sepse unë kamë nji teori që tingllon paksa banale por asht shumë e vertetë. Kjo thotë: KREJT CKA TA BANË NANA NUK E KE VËLLA AS MOTER, NANA BANË EDHE M... andaj unë M... nuk mund ti thamë vëlla apo moter pse e banë nana ime. Ti vazhdo të i mbajsh per vëllazen ata që as ti ka ba nana as na lidh gja me ta. Me ta na lidhin vetem kujtimet e dhunes dhe mizorive që së bashku me vëllaznit e vetë serb, malazez, maqedon e besa edhe kroat dhe slloven në disa raste na i banë.
Ti si "BOSHNJAKOLOG-MUSLIMANOLOG" që qenke ndoshta disponon fakte tjera ku ndoshta para mijra vjetesh boshnjaket e Titos edhe mund të ken pas origjinë ilire apo bogomile, por unë nuk po kuptojë pse të hynë ty kjo në punë?! Nuk po të kuptoj edhe nga vetë fakti se deri me sot asnji nga studjuesit boshnjako-musliman nuk u paraqitë me tezen e lidhshmënisë së tyne me iliret. Janë vetem disa ma ekstrem që mundohen ta paraqesin origjinen e tyne bogomile.
Mue nuk do të më befasosh ma kurr. Qoftë edhe nese neser na del me tezen se edhe somalezet i kemi vëllazen. Edhe somalezet janë musliman zoti Rushit Ramabaja apo jo?!
Mëkat që disa bile edhe njerz të shkencës po mundohen të na këthejnë në kohen kur gjyshnit tanë betoheshin: KOFSHA TURK. U falet kjo atyne deri diku sepse ata të shkretet ishin analfabet, por si të të falë tye o Rushit Ramabaja?! Nuk falet kjo bindje e jotja verbuese dhe fatale. Po kamë problem me veten time dhe bindjen që ma parë kisha per tye si intelektual shqiptarë. Lejë këto kotsina dhe budallaqe të lutem sepse ke punë ma të menqme të merresh me to. Merru me muslimanet e Sanxhakut, bindi ata vetë por edhe sllavet pushtues se këta musliman deri dje ishin shqiptarë. Pleqet e këtyne trojeve edhe sot shetitin rrugve të Rozhajes, Tutinit, Dragës, Bollotiqit, Llazit, Tregit të Ri etj me qeleshe të bardhë në krye, por nuk dijnë të flasin shqip. Ata i asimiluen dhe tokat e tyne i pushtuen serbomalazezet vëllaznit nga gjaku të boshnjakve të Bosnjes që ti po na i paraqet vëllazen.
Po due ta ngushllojë veten nga deshprimi që me shkaktojë shkrimi yt, po due të mendojë se ishte ky nji llapsus i rastit andaj po gjejë forcë të të pershendes publikishtë me shpresen se do na sjellish si zakonisht shkrime ma të mira.

Selim Hasanaj
Hamar-Norway Hamar:25.10.1993



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora