E enjte, 23.09.2021, 06:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Ylli Kadri Mani: Ju ishit aty!

E hene, 05.11.2012, 09:05 PM


Falënderim

JU ISHIT ATY!

Të gjithe shokëve të babit tim Kadri Manit, që na u gjenden pranë në këto ditë dhimbje e pikëllimi !

I nderuari  Z. Zeqir Lushaj,

Me datë 10.10.2012 bashke me gruan time,dhe djalin Granitin u nisëm per në Prishtinë. Me ne erdhi shoku i babait dhe miku familjar veprimtari Xhafer Leci. Miku i mirë në ditë te vështira!

Në letrën Tuaj ju me shkruani  se ishit vetëm «gjysëm » i pranishëm në të pamet për babin në klubin « Nënë Tereza » në Göppingen . Më duhet te Ju kundërshtoj.

Ju ishit i tëri aty dhe jo vetëm aty, por edhe në Prishtinë në mbledhjen komemorative si dhe ne ceremonine e varrimit ne Makresh te ulet. Ju kishim ne mendje dhe zemer !

Por jo vetëm Ju Z. Zeqir, por edhe Gezim Marku ishte atje me ne, edhe Idriz Zeqiraj, Agim Gashi, Xhevat Rexha, Asllan Dibrani, Ilir Dardani, Faik Konica, Baki Ymeri, Naser Aliu, Eduard Dilo, Kozeta Zylo, Albert Shabanaj e shumë e shumë shokë të tjerë që ishit dhe vazhdoni të jeni me ne.

Në momente pikellimi nuk ka ilaç më të mirë se fjalët e mira nga shokët, e ne këto i gjetëm tek Zemra Shqiptare, Bota Sot e Shqipëria Etnike…

Në emër të gjithë familjes Ju falënderoj nga zemra!

Djali i Kadri Manit

Ylli

05.11.2012



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora