Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Ish te burgosurit politike dhe Salihi

| E diele, 04.11.2012, 04:25 PM |


Ish te burgosurit politik dhe Salihi

Nga Ilir Dardani

Ata u denuan kot. Vitet me te bukura te jetes se tyre iken per te mos u kthyer me kurre. Cdo second i dites, vitit dhe dekadave ishte dhune. Eh ‘’leckamanet’’ e puneve te renda pa pagese, peligjexhinjte plot kallo e arome nentoke, tru-ndriturit - si pakice e Shqiperise, sakrifikuan kot jeten e tyre per nje Shqiperi shume me te mire, per nje demokraci qe mbron edhe vlerat e martireve te kombit!

Kryeministri i Shqiperise e devijon pyetjen direkte per te burgosurit politike sepse nuk ka pergjigje, nderkohe fillon te permende aktualitetin e ish te denuarve ne vendet e tjera te lindjes dhe pasi llap gjere e gjate del me konkluzionin absurd se qeveria e tij e paska ndermend te jete ‘’elite e demshperblimeve’’. Kane kaluar kaq vite e kane nderruar jete kaq te ish burgosur dhe asnje qeveri nuk arriti ta konkretizoje llapjen poshte e lart!

Kryesoret e demokracise, apo te demokraleshit, Sali Berisha e Fatos Nano kane qene komuniste dhe te privilegjuar gjate sistemit harbutist dhe nuk e kane perjetuar ferrin e Elites Kombetare qe u shua ne varr apo burg.

Monstra e madhe kishte vdekur, por kishte lene monstracaket ne cdo qoshe te Shqiperise dhe per te qene realiste nuk mund te pritej shume nga asnje nga keta komuniste te djeshem e demokraleshe te sotem.

Nuk eshte normale, eshte nxirje fytyre e dhimbje zemre kur shikon qe ish te burgosurit jane te percare, qe bredhin nga njera parti ne tjetren, te mashtruar nga kelyshet (Salih Berisha & Co)  apo bijte e kelysheve komuniste (Edvin Rama & Co).

Greva e fundit e urise ofroi nje dimension te ri te krimit ndaj vetvetes - kopjuar nga antiperendimoret, xhihadistet islamike. Benzinimi dhe zjarrimi i vetvetes eshte nje krim monstruoz qe nuk arriti ta ofroje as diktatura komuniste. Gjergj Ndreca nuk eshte nje hero, por thjesht nje vrases ordiner, krimi i te cilet mbeti ne tentative. As zjarrin sja vuri dot vetes por u desh ndihma e nje kolegu qe i hodhi shkrepesen e ndezur! (nuk e di nqs ky njeri eshte arrestuar e denuar per vrasje?!). Nuk ka asnje arsye te vrasesh veten, sidomos kur je prind! Dhe nje sidomos (tjeter), kur kishe mundesi ta beje ne kohen kur vuaje ne burgjet cnjerezore te komunizmit. Megjithe padrejtesite qe i behen ish te burgosurit dhe cdo shqiptari te ndershem, ideja e vetvrasjes nuk duhet te ekzistoje. Jemi njerez dhe kemi njerez te cilet nuk e meritojne te kriposen nga lotet, nuk meritojne te thyejme zemren e tyre, vecanerisht kur ne jemi ata qe i kemi sjelle ne jete. Kete nuk e mori parasysh as i ndjeri Lirak Bejko (ngushellime te afermeve), krimi i te cilit nuk mbeti ne tentative.

Salih Berisha ishte komunist dhe i afert me diktatorin Hoxha apo me familjen e tij. Sot eshte i korruptuar dhe gjakprishur saqe luan edhe me nderin e familjes se tij duke u vetshpallur me gjak turk dhe vella i tyre, njelloj si injoranti e gjakprishuri i Kosoves, i vetshpalluri bastard i turqve, Hashim Thaci. Salihi thote kam gjak turk, por ne anen tjeter lehe krenarishem per 100 vjetorin e pavaresise nga pushtuesit turko-islame. Salihi nuk ka ndertuar vetem nje rruge dhe nje tunel, (qe aq shume i permendin ''nacionalistet partiake'' te PD-se), kuptohet me taksat e shqiptareve dhe me borxhe qe do i paguajne shqiptaret, por ka edhe vepra te tjera, si p.sh. futjen e Shqiperise ne kopene islamike, furnizmin me ushqim te tankeve te kryekriminilet serb Miloshevic, i cili fale edhe Salihit mori dhjetra mijera jete duke mos perjashtuar as shqiptaret. Salihi eshte edhe vrasesi direkt apo indierkt i mbi 3 mije shqiptareve me 1997. Salihi ka plot te zeza, por nuk eshte vrasesi i Lirak Bejkos. Nqs kishte arsye per te vrare veten mund te fajesonim Silihin dhe te gjithe qeveritaret e 20 viteve te fundit, por nuk ka arsye!

Shqiperia eshte kjo. Do donim te kishim nje Shqiperi te pasur dhe pa politikane dhe popull te korruptuar, por...! Ne fund te fundit, te gjithe, sidomos ish te burgosurit apo te perndjekurit, duhet ta kuptojme se Shqiperia ka shume probleme, si ekonomike ashtu edhe kulturore e morale. Qeveria shqiptare (sado e me-shume-se-degjeneruar te jete) nuk prodhon leke, por perdor takstat e qytetareve per gjithcka. Pra, edhe per te demshperblyer ish te perndjekurit, te cilet shkojne shume larg duke ''skicuar'' edhe plane se si mund te demshperblehen, nga ku mund te merren parate, ku bie ne sy kembengulja per te shitur kompanine AlbPetrol dhe keto para te perdoren per t'i lekezuar ish te vuajturit. Fatkeqesisht Shqiperia ka shume mangesi dhe keto para nuk mund te perdoren vetem per ish te persekutuarit. Dalja me deklarata per pervetesimin e ketyre parave eshte arrogance dhe mungese meshire per mbare shqiptaret e varfer dhe te papune. Shqiperia ka nevoje per vende pune, shkolla e spitale dhe eshte krim te kerkosh shume kur kemi pak. Te gjithe shqiptaret kane vuajtur ne ate sistem, nga te ekzekutuarit, burgosurit dhe internuarit deri tek ata qe kane ngrene keq e pak, veshur me lecka, pa harruar edhe vete komunistet qe jane tru-humbur nga ai sistem.

__________

Ne mes Planeteve une dua me shume token, ne mes Kontinenteve une dua me shume ate Europian, ne mes kombeve te Europes une dua me shume ate Shqiptar, ne mes shqiptareve une dua me shume ata qe kane sakrifikuar dhe luftuar ne menyra te ndryshme per Liri e Drite. Kombetari Kadri Mani  ze vend te rendesishem prane atyre qe jetuan per Kombin. Manin e dua shume.  Shume me shume se ata qe mbahen per ''burra te mire'', por qe nuk na thane asnje fjale ngushelluese per humbjen e kolegut e mikut tone dhe njeriun e Madh te Kombit. Une ndjej neveri per te gjithe ju sepse ju nuk vleni as sa opingat e baces me te cilat shkonte tek shkolla ne Keqekolle per te dhene drite!