E enjte, 25.04.2024, 06:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Në Çabrat këndon bilbili

E shtune, 03.11.2012, 12:15 PM


21 vjet pa Qamilin e Vogël:

NË ÇABRAT KËNDON BILBILI

Në Çabrat këndon bilbili –
S’ lind këngëtar ma si Qamili !
Këndoi me vend, këndoi me rend –
N’ këngën tonë mbeti legjendë .

Thuri këngët me mjeshtri ,
I këndoi me dashuri .
S’ mbet qytet , as fshat, as kodër –
Ku s’ këndoi Qamili i Vogël .

N’ Radio Prishtinë , i pari printe –
Zëri i tij në këngë u shkrinte .
Pastaj hyri n’ çdo shtëpi ,
Bashkë me libra e disqe t’ tij .

Thuri këngët me themel ,
I këndoi dhe në Bruksel ,
500 vjet pas Skënderbeut –
Ishte n’ maja t’ Jubileut .

Këndoi për trimat dhe lirinë,
Këndoi për vuajtjet , dashurinë...
I gëzoi zemrat mërgimtare ,
I dha shpirt këngës shqiptare .

Ky këngëtar autodidakt –
N’ ritme t’ kohës këndoi me takt .
Kënga buzëve i rridhte gurrë –
Këngët e tij nuk vdesin kurrë !

Vallë, kush mundet sot ndër ne ,
Ta krijojë një këngë të re –
“Mos më shti , Jarë, me t’ ba be “,
Që të shti të gjallë në dhe ?!

Vitet shkojnë e shekujt ndërrohen –
Këngët e tij nuk do t’ harrohen !
Ato rrojnë në vatrat tona –
Gjithandej kah ka shqiponja !

Gjilan, më 04. 11. 2012. Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora