Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Useini: Truri pistë

| E shtune, 03.11.2012, 12:10 PM |


Florim USEINI

TRURI  PISTË
-POEZI-

Kërçovë, 2012

Biblioteka:
JEHONA

Redaktor : 
Dr.sc. Ilmi VELIU

Recenzentë :
Salajdin QAZIMI
Xhelal ADEMI

Lektore :
Gëzime BAFTIRI-RRAHMANI

Fotot në libër:
Nga interneti

Ballina :
Vullnet SELIMI

Përpunimi kompjuterik :
Afrim USEINI

S’ka rëndësi kur vdesim,
me rëndësi është se për ç’ ka vdesim...

JETA

Disa herë jeta është e pakuptueshme
Kërkon gjëra që s’janë të nevojshme
Mundohem ti plotësoj punët e jetës
Punët i lehtësoi, por stresin e rëndësoi.

Mundohem të gjejë zgjidhje
Por të gjithë më thonë:
-jeta është pa zgjedhje-.

I drejtohem të Madhit Zot
Në vështirësi të më ndihmojë
E unë s’di në gjuhën time
-lutjet ti bëjë-.

U mundova ta gjejë
Partneren e jetës -
Ajo të më ndihmojë
Kur të jem i vetmuar...?!

Edhe atë e pata të vështirë
Ajo mbante syze të rinisë.

Ju drejtova prapë të Madhit AT
Me lutjet mirë të kompletuara
Dikush më tha: -vonë është
Dielli ishte në humnerë...

S’ DUA TË RRI VETËM

Kalova ca kohë
Mbi detin e furishëm
Që mbarte me fuqinë e vet
Anijen e madhe të jetës.

Do herë ishte i qetë
Duke u ngrohur e pushuar
Nën rrezet e arta të diellit
Që e lëkundnin si gjyshja djepin.

Por shumë herë i vrazhdë
I errtë dhe i tërbuar
Dallgët rrahnin anijen
Dhe murin me gurë.

Ç’ të bëjmë ajo është natyrore
Ne duhet ndihmuar njëri-tjetrin
Për lumturi-
Dhe të mos ndjehemi të vetmuar.

DIELLI

Prej larg diellin shikoja
Ai s’ më ngroh si më parë
S’ di arsyen as hidhërimin
Më kujtohen fjalët e mallkimit.

“Mallkuar qofshi Ju,
Që tradhtoni vatanin
Nga vetja largoni vetveten
Dhe autoktoninë”.

Mallkuar qofshi Ju
Që largoheni nga unë
Nga ajo pjesë-
Që i takojmë njëri-tjetrit.

FATI...

O kurbet i mallkuar
Prej larg je i bukur
Me rehati dhe lumturi
Por tash ndiej hidhëti
Ndoshta thash-
Nga receta zvicerane
Më vonë u binda
Se është recetë
-SHQIPTARIANE-
Çdo hap orë e ditë
Bëhesh me shije djalli
Sheqeri bëhet kripë
Krejt shndërrohet
Në urrejtje dhe hidhërim
Jemi si figura shahu
-jashtë fushe-
Jo në fusha të pa vlera
Jemi ne shqiptarët
Me receta të çoroditura
Për kurbetin - lakmitar
  -Denbabaden-.

50 VITE PA TY

Nga ti pa dëshirë ika
S’tentove të më ndalosh
As me fjalë-
Të më jepni shpresë.

Edhe unë te ti linda
Ku, edhe u rrita, u bëra burrë
Gjuhën e nënës-
Dhe historinë mësova.

Edhe pjesën tjetër të jetës
Doja te TY ta kaloj
Atje më mirë do ta merrja
Çmimin - dhuratë të pjekurisë.

Pse s’përgjigjesh
O qytet i mallkuar
A tu mërzit jeta ime
Në shtratin tënd...???!!!

Sot kur rrëshqasë
Pleqërisë së pa mëshirshme
Nuhas rrugët Tuaja
Plotë aromë balte - pjellshmërie.

Dikush me ne luan
Një lojë të fëlliqtë
Edhe Zoti i Madh
Me ne habitet...

Shpirti s’ me len rehat
Edhe varri më refuzon
Prej kurrë më thotë:
-shko atje te 50 vitet-...???!!!

ATDHEU IM

Shqipëri moj Shqipëri
Sa larg jemi unë e ti
Copëtuam trupin
Që kishe, dikur në largësi.

Sa vështirë e kam pa Ty
Këtu në kurbet-
I vetmuar në terr
Me plagë e lot në sy.

50 vite kthehem
Por assesi të arri
Të kam dashur e të dua
-O NËNË SHQIPËRI-

ËSHTË KOHA E LARGIMIT

Është vështirë të lësh vendin
Ku të ka rënë koka
E kanë thënë e them edhe unë
Unë jam fatkeq
Ndoshta dikush mendon se është fatlum
Çdo gjë më mbaron pa fillim
Fillimi më thotë largohu...?!
O ZOT prej ku të largohem...???!!!

Fytyra në terr errësohet,
në borë zbardhohet,
në pranverë jetohet...

DUHET TA DUA

E dua Partinë
Por më tepër Vatanin.

E dua Politikën
Por më tepër - Kulturën e Shkencën.

E dua Ekonominë
Por më tepër - Flamurin.

E dua Komandantin
Por më shumë Shkencëtarin.

E dua Luftëtarin
Por më shumë Arsimtarin.

E dua Armën
Por më shumë Lapsin.

E dua Xhaminë
Po ashtu edhe Shkollën.

Pra i dua të tërët.

Më shumë dua PUNËTORIN
SE SA drejtorin...???!!!

ASNJËHERË SË BASHKU

Në njërën anë bëjnë luftë
Ato për kombin – ballistë
Në anën tjetër të kryqit
Që u thonë – komunistë.

Të parët luftojnë
Për të pasur shtet
Të dytët për të drejta
Në të huaj pushtet.

Fituan të dytët
Me shumë dredhi
Duke premtuar
Liri e demokraci.

Forcuan gjyqet
Dhe policinë
Partizanët tanë
Treguan tradhtinë.

Heshtni thonë popull
Mirë jemi në kolltuk
S’ dimë ne ç’ tu themi
Për se janë halldupë.

QEVERIA JONË

O Ali Kërçova
Nga Zajazi
Si trimat e parë
Hyre në Qeveri
Për të bërë shtëpinë
Jo si të parit-
Që ia hodhën çatinë.

Amaneti i Dëshmorëve
Të bëhet realitet
Të rrethuan Ty djajtë
Si përherë në jetë.

I besove shumë
Ndoshta Yllit të kuq
Prandaj amaneti
-Na doli huq-.

Harrove edhe ti
Populli ku pështyn s’ lëpin
S’ dimë si do të kalosh
Në zgjedhjet që vinë...???!!!

Pushka donë sy
Politika tru
Edhe ty shkau
Përfund të vu...???!!!

Mblidheni Ju intelektualë
Rreth FLAMURIT ME SHKABË
I dimë më TRADHTARËT
Por akoma s’ dimë
NËNË E BABË...???!!!

DEPUTETI

Shëtita tërë qytetin
Për drejtësi e barazi
Në fund dikush më tha:
-shko te lokali i tij.

Mu kujtua ai farë burri
Që s’ hap gojë në Parlament
Të dëgjojë oratorinë e tij
Në atë të fëlliqur vend.

Ika si shumë të tjerë
Larg në perëndim
Edhe pse më vjen shumë keq
Për popullin dhe vendin tim...???!!!

Parlamenti i Maqedonisë
(vendi ku duhet deputetët tanë të kallëzojnë diturinë dhe trimërinë)

QËLLIMET JANË TË SHUMTA

Ah, ju të shkretë
Që e doni shumë këtë tokë
Rrini nëpër karrige
Pa zhurmë e sëkëlldi.

Gjumin pak e prishni
Për pazarin e pistë
Por pajtoheni
Si kopili në mëhallë.

Krenoheni me varre në shqiptari
Me fjalime të gjata,
Si të tjerët në parlament
Shpinën e keni të mbrojtur - mendoni
Shpalosni qëllime të shumta - BOSH.

Snajperët i keni pas shpine
Sepse për ato luftuat
Kënaqeni e majmeni
Deri kur ti duheni kasapit...?!

TREGTIA

Partitë të luftojnë
Padrejtësitë e krimin
Jo të sjellin ligje
Për poenë e dëfrim.

Bëjnë tregtime
me të drejtat kombëtare
çdo gjë rrënuan-
-Historinë shqiptare-.

Në gjak kanë
-KORRUPCIONIN-
Por anësh se lënë
As prostitucionin.

Mirë i shpërblen
Padroni me kryq
Kurrë s’u ven mendja
Se fëmijët i bëjnë me huq.

KURVËRIA

Parti moj parti
Të lakmon çdo njeri
Je si gratë shtriga
S’duan burrë në shtëpi.

Punon pa nder
Për ne shqiptarë
Ato burra deledash
Për pushtet të marrë.

Kështu është kurvëria
O rini shqiptare
Mësoni e punoni me mend
Lakmia për pushtet u bënë me marre...

LIBRI PORNOGRAFIK

Pashë një libër këtu në perëndim
Trupi më shkoi mornica
Ishte pak si shtrenjtë
Por unë e bleva me shumicë.

Edhe shitësi u habit
Tha janë për ato pa sy
Të Toctile Minds-it
Ne i mbajmë bile nën dry.

I marr thash për në Parlament
Atje te ne në Maqedoni
Politikanët i kemi të verbër
Por edhe AXHAMI.

Të lumtë më tha
Shitësi plak-
Më dha 100 falë
Tha: - ata duan dajak...