Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shahin Ibrahimi: Kur je vetë vetja

| E diele, 04.11.2012, 04:20 PM |


Kur je vetë vetja

Nga Shahin Ibrahimi

Një telefonatë jo e zakontë më bëri përshtypje këtë mëngjes të ftohtë shkurti.Pyes veten,kush të jetë vallë, i përgjigjem si zakonisht urdhëro,kush je?.

-Zëri që mu përgjigj mu duk shumë i largët,ndoshta nuk kish valë,më tha mirmëngjes një herë se mos haroj, me një falje për shqetësimin,më tha emrin dhe arsyen e marrjes. I mbylla telefonin duke iu përgjigjur mirë do vi të t`takoj.

Ishte Hajri Rexhepi një moshatar imi,takoheshim rrall dhe më tha që donte të takoheshim të më tregonte diçka surprizë.Megjithëse e pyta për çfarë bëhej fjalë m`u përgigj se supriza nuk tregohet,se nuk ta përshkruaj

 

dot.Kur ta shohësh vetë bizedojmë dhe do heqësh kuri

 

ozitetin e telefonatës.Në mundësinë e parë që mu dha

 

shkova e takova si shok lagje që ishim dhe e pyeta për

 

çfarë bëhej fjalë.Më tha që duhet të shkojmë në shtëpi

 

për t`a pare,se nuk është fotografi që mirret me vete,

 

është fjala për një shatërvan me katër kate,që e ka

 

ndërtuar Luani,djali i Hamdiut,shoferit që kishte

 

vinxhin e N.SH.Nsë.U nisëm për në shtëpinë e tij,që nuk

 

e kishte shumë larg bulevardit kryesor të Plazhit.

 

Porsa u futëm në lagje,kujtimet e të kaluarës më dolën

 

para syve,në veçanti ngrohtësia që na ipte nënë Hajrija

 

neve fëmijëve,që nuk na ndante nga fëmijët e saj me

 

gjithë skamjen e fëmiljeve tona,e mirrte fetën e bukës

 

të lyer vetëm me dy pika vaji dhe e ndante më dysh apo

 

më tresh,sa ishim ne,të vegjëlit që luanim.

 

I përkiste të kaluarës së largët të fëminisë tonë,se e

 

tashmja është krejt ndryshe,produkt i emigrimit të fëmi

 

jëve dhe falë djersës së tyre.

 

Sapo u hap dera dhe hyra mbrënda avllisë pashë:

 

-Një pamje krejt ndryshe nga e kaluara,sikur atje nuk

 

kish qënë ajo shtëpi dhe ata njerëz që mua më kanë dhën

 

aq ngrohtësi dhe aq kujtime.Pashë dy shtëpi të bukura

 

dy katëshe me një oborr të madh me lulishte të mirë me

 

disa limonë dhe portokalle,që për çudinë time mu dukën

 

se po më shikonin me qësëndi,ndoshta se mu mbush zemra

 

nga bukuria apo,që isha për herë të parë në atë shtëpi

 

mbas shumë vitesh.Një tapet i larë nuk më la të shikoja

 

suprizën dhe mendova një shaka për të pirë ndonjë gotë

 

raki si në të kaluarën,mbasi asjëri s`dinte që do vija

 

atë ditë.

 

Duke ecur bzëqeshja më ngriu buzëve,pa pritur më doli

 

diçka e bukur para syve.Me gjithmënd ishte një suprizë.

 

Një shatërvan i bukur me një diameter rreth dy metra e

 

gjysëm baza e poshtëme dhe po aq i lartë më doli para

 

syve ,sikur e kishin fshehur mbrapa tapetit.Ndalova i

 

mahnitur para asaj mrekullije,me gjithmënd gjë e rrallë

 

dhe i thash me ndërgjegjem,se më shokove me këtë mrekulli.

 

Megjithëse dimër dhe mungonte peisazhi dukej shumë i

 

bukur.Iu afrova dhe e pashë nga afër shatrivanin që kish

 

përmasa madhështore për sytë e mi.I ndërtuar artizan

 

alisht,në shtëpi me mënyra primitive ishte gjigand.

 

Bazamenti poshtë në formën e një pjate madhështore

 

shërbente dhe si rezrvuar për ujë që do përdorej në shat

 

ërvan me njw pompë uji.Ishte me katër kate dhe me një

 

lartësi rreth dy metra e gjysëm.

 

E pyeta,uji që është tek bazamenti qarkullon,se ai i jep

 

bukurinë.

 

-Po më tha,këto ditë e bëri Luani,ka dy ditë që nuk ka

 

vazhduar për shkak të ngricave.Vetëm i bëri provën e

 

ujit dhe më duhet të blej pompën që ta vë në punë.Do vi

 

dhe sonte ta shikoj,për ndonjë të metë që mund të konsta

 

tojë ai si usta,se për mua mirë është bile shumë i mirë.

 

-Me çfarë e bëri e pyeta?.

 

-Me shufra hekuri bazamentin dhe shtyllën qëndrore me tha

 

ndërsa në tre katet e tjera ka përdorur vetëm material

 

bronxi mos të ndryshket,mbas këta mund të kenë kontakt me

 

ujin.Në katet e tjerë ishin një kombinim ngjyra gurësh të

 

zi,të bardhe,të kuqërremtë thurur me mjeshtëri.Edhe vetë

 

Hajriu nuk dinte të më sqaronte mbasi,Luani i solli të

 

pregatitura nga shtëpia e tij dhe i montoi.U humbëm me

 

bizetë dhe kur doja të ikja më thotë Hajriu,shumë vonoi

 

Luani pa ardhur,më tha që do vi po të jetë kohë e mirë.

 

Luani kishte ardhur dhe po punante me letër zmerilie disa

 

pastrime dhe me një daltë të mprehtë e pastronte betonin

 

dhe lëndën bashkuese të gurëve.

 

U takuam se njiheshim,u pyetëm dhe e përgëzova për punën

 

e pastër që kish bërë.Mu përgjigj i pa kënaqur për punën

 

se nuk kishte gjetur gurët që dëshironte,për ta bëre më

 

të bukur pamjen.E pyeta për mënyrën e bërjes dhe lindjen

 

e mendimit për të bërë gjëra aq pikante dhe kaq të

 

vështira.

 

-Kam punuar disa vite në Greqi,në Athinë jam marrë me ndë

 

rtime dhe me çdo punë edhe lulishtar.Për shatrivanat i

 

aplikova në Athinë,më tepër për të sfiduar një arkitekt

 

grek.Ma paraqiti në fotografi.E pashë me vëmëndje,mend

 

ova mjaft dhe pa i thënë gjë atij,fillova ta vë në zbatim

 

mendimin tim.Mbas shumë përpjekjesh bëra një të vogël,por

 

të bukur,me kalimin e kohës e prefeksionova dhe sot jam

 

në gjëndje ti bëjë në seri.Problemi është se këtu has në

 

vështirësi për të gjetur gurët që më duhen dhe cilësia e

 

lëndës lidhëse,që të jetë sa më rezistente me ujin dhe

 

kushtet atmosferike.Ai fliste për punën dhe vështirësitë

 

në profesion,unë mendoja jetën e një emigranti.

 

Luani më tha:-Do duket dhe më i bukur kur ta përfundoj,në

 

verë natyra është më e qeshur,dhe ujti që do qarkullojë i

 

detyruar nga një pomp,do të luçidoi pak gurët që do japin

 

shkëlqim mbrënda ujit.

 

-Mirë vatrat,por këto që ngjajnë si degë ku mbështeten?

 

-Këto janë me shufra bronxi mbrënda,i kam çpuar gurët me

 

trapono dhe i kam vendosur simbas shijes time,prandaj

 

duhen gurë me forma të ndryshme dhe të lehtë.

 

Jetesa në emigrim u bë e vështirë,Greqia nuk është më ajo

 

e disa viteve më parë.Për të njëjtën punë të pagujnë më

 

pak,qiraja,çmimet janë ngritur,punë është vështirë të

 

gjejsh,malli dhe detyrimet familjare,më detyruan të vi.

 

Mirrem me ndërtim shtëpish,oxhaqesh,shatrivanash,apo ura

 

të vogla,nëpër shtëpi apo vila të bukura.Ishte rreth të

 

pesëdhjetave,dukej i menduar dhe i lodhur nga puna dhe

 

malli në jetë,që e tregonin rrudhat në ballë por energjik

 

dhe i pa përtuar.Ai fliste dhe vazhdonte punë me letër

 

zmerilje apo me dalte pastronte ndonjë cifël betoni apo

 

guri.Kurioziteti më shtyu të shikoja oxhakun e tij si e

 

kish punuar dhe ftesës për ta parë nuk ja rrfuzova.Të tre

 

u nisëm për në shtëpi të tij mbasi e kish shumë afër.

 

Mundi dhe djersën e kurbetit e kam bërë beton më tha dhe

 

tregoi shtëpinë,ku katin e dytë e kish në ndërtim e sipër.

 

Hyra mbrënda në katin e par,një sallon i madh rreth katër

 

me dhjetë metra shërbente si guzhinë dhe sallon pritje më

 

tha.Në të majtë në anësore dukej oxhaku,iu afrova me kure

 

shtje duke parë dhe detajet më të vogla.Ishte megjithëmënd

 

i bukur.Zjarri ishte ndezur dhe ngrohte mirë,i kishte bëre

 

dhe një si farfallë për bllokimin e ajrit të ngrohtë mos

 

të dilte jashtë kur nuk kish tym oxhaku.

 

Ai më fliste për vështirësitë në ndërtim unë mendoja se

 

ç`mund të bëjë dora e njeriut për të jetuar,kur nuk i

 

mungon vullneti dhe ka durim.Në rrespekt të shtëpive nuk

 

mungoi dhe pritja si mik dhe shok i rrallë që u shoqëruan

 

me një gotë raki simbas zakonit te vëndit.Më kanë marrë

 

dhe në qytete të Kosovës dhe kam bërë oxhaqe dhe shater

 

vana,si në Prizeren,Mitrovicë Pejë etjer.

 

Bizeduam për probleme të ndryshme të së kaluarës u largova

 

nga ata me kënaqësinë e dyfishtë,për pamjen e bukur që më

 

afruan me shatrivanin dhe oxhakun dhe nxora mallin e fëm

 

inisë me ish të njohurit e mahallës.

 

Luani që në fëmini mirrej me gjëra artistike,dhe më vonë

 

vetë jeta ja imponoi,të zgjithte rrugën e ndërtuesit për

 

të jetuar.Vështirësitë e emigracionit,shija dhe njohja e

 

teknollogjisë së punës i bazuar në praktikën e përditshme

 

i shtuan durimin dhe u bë një prefesionist i zoti dhe në

 

punime artistike,siç janë oxhaqet,shatërvanet apo urat

 

lidhese që plotësojnë shijen e parqeve dhe lulishteve të

 

bukura.

 

Luani ishte në emigrim shumë vite,dhe e kam takuar rrallë,

 

nuk dinë gjë që unë mirrem me letërsinë.Këtë shkrim po ja

 

bëj suprizë,që ti thom atij dhe të tjerëve,që besimi në

 

vetvete dhe për kushtimi në punë,të krijojnë respekt dhe

 

dinjitet,në heshtje tek të tjerët.I uroj Luanit jetë të

 

gjatë dhe krijmtari më të bukura nga ato që pashë unë dhe

 

për fatin e mirë të lexuesit po i tregoj dhe në foto që

 

të bindet vetë,mbasi i mora në telefon atë ditë.