E enjte, 28.03.2024, 09:00 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ish-të përndjekurit, ndërron jetë Lirak Bejko

E premte, 02.11.2012, 07:02 PM


Ish-të përndjekurit, ndërron jetë Lirak Bejko, u vetëdogj në grevë

TIRANE- Ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko ndërron jetë në një spital në Bari, duke mos i mbijetuar djegies së rëndë në mbi 50% të trupit.

Lajmi konfirmohet për 'News 24' nga familjarët e Lirak Bejkos, të cilët sqarojnë se ish- i përndjekuri ndërroi jetë sot rreth orës 11:30 në poliklinikën qendrore të Barit.

Lirak Bejko e ndërmori aktin e  vetëflijimit më datën 10 tetor, që përkonte me ditën e 19 të grevës së urisë së ish-të përndjekurve,  në shenjë proteste ndaj mos plotësimit të kërkesave të tyre, më kryesorja dëmshpërblimi për vitet e burgut.

47-vjeçari është cuar qetësisht nga çadra në kohën që 'News 24' transmetonte pamjet live, ka dalë në një minioborr të improvizuar dhe pasi ka derdhur benzinë mbi rrobat e trupit, ka ndezur çakmakun. Ai është mbuluar menjëherë nga flakët, të cilat për disa sekonda i janë përhapur në të gjithë trupin.

Nën thirrjet, "Mos", "Shpejt çohuni!","Ujë", shokë të grevës, ish-të përndjekur politikë kanë hedhur menjëherë batanije dhe ujë mbi trupin e Bejkos duke shuar me vështirësi flakët, ndërsa pamjet tronditëse të djegies së tij të transmetuara nga 'News 24' bënë sakaq xhiron e botës.

Fillimisht Bejko u shtrua në Spitalin ‘Nënë Tereza’ në QSUT, nga ku mjekët deklaruan se Bejko kishte pësuar djegie në mbi 50% të trupit, ç’ka i shkaktoi më tej edhe komplikacione. Duke parë që gjendja ishte e rëndë, Partia Socialiste i ka ardhur në ndihmë dhe e ka dërguar për kurim në spitalin e Barit, ku edhe humbi jetën.

Para Bejkos një xhest të tillë e ndërmori edhe ish-i burgosiuri Gjergj Ndreca, i cili ka mundur t’u mbijetojë flakëve dhe ka lënë tashmë ambjentet e spitalit.

Të burgosurit politikë hynë në grevë urie duke reaguar ndaj shurdhërisë së qeverisë siç shprehen ata, për të plotësuar kërkesat që lidhen me dëmshpërblimet e viteve të burgut.

NËNA E LIRAK BEJKOS: TA GËNJENIN, POR VETËM TA NXIRRNIN NGA GREVA
Jurxhi Bejko, nëna e ish-të përndjekurit politik, Lirak Bejko i cili humbi jetën sot në poliklinikën qendrore të Barit, në një intervistë për gazetarin e News 24 Spartak Koka rrëfen jetën e të birit, nga koha e burgut dhe deri tek greva e urisë, për të cilën ajo shton se Liraku nuk iu kishte treguar.

“Ai hyri në burg që 16-vjec, e dënuan me 10 vjet burg, po pas ardhjes së demokracisë bëri 6 vjet burg...më thoshte që njërin vesh ma kanë dëmtuar në burg me aparatura, nuk dëgjonte. Nuk e dija fare që do hynte në grevë, nuk ka folur fare me ne..Ne e kemi mbështetur, edhe vëllezërit, po cfarë t’i bënim, ai ishte pa shtëpi, nuk kishte punë”, rrëfen e moshuara.

Nëna e Bejkos lëshoi edhe një apel për qeverinë. “Qeveria t’i thoshte një fjalë të mirë, le ta gënjenin po t’i thoshin një fjalë të mirë që të dilte nga greva”.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora