E marte, 12.11.2019, 04:50 PM (GMT)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova

E premte, 02.11.2012, 08:06 PM



Një jetë luftë, një shekull Pamvarësi (8)

FLAKË E KUQE , ASHT’ NDEZË GJAKOVA

Teksti nga: Zeqir Lushaj
Kendojnë: Vëllezërit Plakaj

– Kushtuar aksionit të parë me armë, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aksionit të Gjakovës –

Porta e Lartë me n’krye Sulltanin,
Mehmet Pashës ja dhan’ fermanin,
Grada e parë sa t’mujsh me çue,
Veç shqiptarët Ti me na i’shtrue!

Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,
Për dritarje zgjatet kova,
– Aman bre, trima shqiptarë,
Një kovë uji me e ndrrrue me ar.

Col Delia i Geghysenit,
Pushkë e parë e Lidhjes Prizerenit,
Mbi krahë t’shokve, mbi havli,
Për dritarje mrenda ka hi,

Tuj vikat, tuj kendue, si n’dasëm,
N’i vend t’keq e ka gjetë Pashën,
Ballëpërballë, marshallit t’mbretit,
Col Delia i Geghysenit,

Tash sa vjet more osmanli,
Vorre krajlash jena ngi,
Plavë–Gucia , janë shqiptare,
Nuk i lshojmë për pa dalë fare.

Mos ban nder me tokë të huej,
Ç’ka u pat gjetë tri herë në Krujë?
Mos harro, pse u bane shume vjet,
Skënderbeu asht gjallë apet.

Kush t‘na ngucin, kush t’na prekin,
Kush mbas krahve n’besë t’na presin,
Amanet, t’parët na e kan lanë:
Zjëm me e djegë barut me i dhanë.

(Nga libri “Fjala mbi tel…”, faqe 57-58)



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT