E hene, 18.11.2019, 04:27 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

25 rolet më të mira të të gjitha kohërave

E shtune, 01.04.2006, 10:36 PM


Aktorët që i dhanë formë historisë së kinematografisë

Meryl Streep në "Zgjedhja e Sofisë
Një pjesë e legjendës që rrethon filmin gjigant dhe epik "Laurence i Arabisë" dhe aktorin O'Toole, i cili në mënyrë të magjishme zotëron çdo skenë, është se ky rol i është ofruar më përpara Marlon Brando dhe Albert Finney. Por duhet falënderuar regjisori David Lean, i cili dalloi O'Toole, që në këtë film ka rolin e një anglezi budalla, rol i cili është vlerësuar nga kritikët si performanca më e mirë e të gjitha kohërave. Lista e roleve dhe aktorëve që kanë sjellë në jetë këto personazhe është e gjatë, pa dyshim aty gjenden ata që kanë bërë historinë e Hollivudit dhe ata që vazhdojnë ta përçojnë këtë histori. Në vendin e dytë të klasifikimit të performancave më të mira të të gjitha kohërave qëndron Marlon Brando, me rolin e Terry Malloy tek "Në Skelë". Regjisori i filmit, Elia Kazan e ka përshkruar personazhin Malloy si një "fëmijë i heshtur, i pafajshëm që ka bërë gjëra të tmerrshme dhe kërkon një mënyrë për të shlyer këtë gjë". Më pas vjen Meryl Streep në rolin e Sofisë, një e mbijetuar e Holokausit, e cila pavarësisht se ka arritur të prekë Amerikën nuk mund ta fillojë jetën nga e para apo t'i shpëtojë të së kaluarës. Pas saj vjen Al Pacino në rolin e Sonny Wortzik në "Pasdite qeni". Në këtë rol ai është një grabitës bankash i paaftë që vjedh para për të paguar operacionin për ndryshimin e seksit të të dashurit të tij. Al Pacino do të shfaqet jo vetëm një herë në klasifikimin e performancave më të mira të të gjitha kohërave. Në vend të pestë qëndron Bette Davis me filmin "Gjithçka për Evën" film ky i 1950. Më pas është James Cagney në rolin e George M. Cohan, personazh i cili edhe sot na bën të besojmë në një Amerikë të mbushur plot me mundësi. Klasifikimit nuk mund t'i mungonte Dustin Hoffman, kauboji i mesnatës në një ode për miqësinë mashkullore përballë venitjes së ëndrrave. Pas Hoffman vjen James Stewart në rolin e George Baily në filmin "Është jetë e bukur". Ky është roli i parë i Stewart, pas pjesëmarrjes së tij në Luftën e Dytë Botërore. Frankeshtajni i Ri i ka dhënë gjithashtu mundësinë Gene Wilder të performojë në një shkallë të tillë sa të mbetet në histori. Ndërsa Robert De Niro mban vendin e dhjetë në klasifikim me personazhin e tij Jake La Motta në filmin "Demi i tërbuar". Pas tij vijnë me radhë Daniel Day- Leëis, Jack Nicholson, Katherinë Hepburn, Robert Duvall, Tom Hanks, Cary Grant, Denzel Washington, Emily Watson, Paul Newman, Al Pacino sërish, Giulietta Masina, Russell Crowe, Humprehy Bogart dhe Greta Garbo.

Performancat

1. Peter O'Toole, në "Laurence i Arabisë" (1962)
2. Marlon Brando, "Në skelë" (1954)
3. Meryl Streep, në "Zgjedhja e Sofisë" (1982)
4. Al Pacino, në "Pasdite qeni" (1975)
5. Bette Davis, në "Gjithçka për Evën" (1950)
6. James Cagney, në "Yankee Doodle Dandy" (1942)
7. Dustin Hoffman, në "Kauboji i Mesnatës" (1969)
8. James Stewart, në "Është jetë e bukur" (1946)
9. Gene Wilder, në "Frankeshtajni i ri" (1974)
10. Robert De Niro, në "Demi i tërbuar" (1980)
11. Daniel Day-Lewis, në "Këmba ime e majtë" (1989)
12. Jack Nicholson, në "Detaji i fundit" (1973)
13. Katharine Hepburn, në "Luani në dimër" (1968)
14. Robert Duvall, në "Falje të ëmbla" (1983)
15. Tom Hanks, në "Big" (1988)
16. Cary Grant, në "Famëkeqi" (1946)
17. Denzel Washington, në "Malcolm X" (1992)
18. Emily Watson, në "Kundër Valëve" (1996)
19. Paul Newman, "Vendimi" (1982)
20. Al Pacino, në "Kumbari II" (1974)
21. Giulietta Masina, në "Netët e Kabirias" (1957)
22. Johnny Depp, në "Edward Scissorhands" (1990)
23. Russell Crowe, në "The Insider" (1999)
24. Humphrey Bogart, në "Thesari i Sierra Madre" (1948)
25. Greta Garbo, në "Ninotchka" (1939)


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT