E shtune, 20.04.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Selim Nëngurra

E premte, 02.11.2012, 08:59 PM


Selim Nëngurra

VAJTIM NË JUBILE
 
Një shekull jemi shtet
Të lumët na…, a haj medet?
 
U ba Shqipnia e thanë djelmnia
Faiku tha kur do bahet shqiptari-a.
 
Shekull shtet, i lirë e sovran
Shqiptari her me Atdhe e herë me vatan.
 
Shteti i Qemalit, apo i Esat Toptanit
I princ Vidit apo pjellave të Beogradit.
 
Shteti i anarkistëve, i bashibozukëve e satanëve
Shteti i Haxhi Qamilve e baba sulltanëve.
 
Monarki e Zogut, republikë e Fan Nolit
Dinasti bolshevike gjysem shekulli oborrit.
 
Pas satrapit bolshevik, "demokratët " anarkikë,
Sala demokrati…, e Nano socialist.
 
Mjerim, korrupsion e gjakmarrje gjithkund,
Banda mafioze që bajn ligjin me dhunë.
 
Festë ka Shqipnia, asht jubile
Një shekull shtet; Lum a Mjer per ne’?!
 
Po thamë “Lum”, të mirat s’janë askund.
Mos asht “Mjer” o Atdhe, (fatkeqësi që na ke!).
 
Tetor: 2012. Sarpsborg - Norway.

ISTOGU, FOLE BURRASH
 
Bukuri e rrallë
Asht Istogu im
Rranx bjeshkëve të nalta
Cep më cep i shtrimë.
 
Djepi i këtij trolli
I bekuem nga Zoti
Lindi burra dheu
Me radhë mot mbas moti.
 
Që nga lashtësia
Nga kohnat Pellazgjike
Bijtë e Istogut
Ishin qirinj drite.
 
Emnat e tyne
Që fëmij i mësova
Mbi të gjithë naltohet,
Vet Shejti = Ibrahim Rugova.
 
01.11. 2012 Sarpsborg.

Redaktori i ZSh-së

-Mikut e kolegut tim të dashur, Z. L.-

Malësi e Tropojës çerdhe e trimnisë,
Kështjellë e Kreshnikve të Dardanisë.
 
Bijt e tu, t`fortë si çelik
Uji i Valbonës ju rrjedh n`per çerpik.
 
Ato bjeshkë të nalta që prekun dhe qiellin
Ku Nanë thirret Toka e Zot kan Diellin.
 
Si orë e zana malesh i ke bijë e  bija,
 Bukuri nga mendja e per kah hjeshia.
 
Atdheut i fale hero e dëshmorë
Artist të fjalës, skulptor e piktorë.
 
Ato fshatra tuat nëper pllaja e kodra
Hijeshi e rrallë, ta lakmon dhe bota.
 
 Malsia e Gjakoves, çerdhe burrnije
E pushkës , e pendes e me plotë dije.
 
Janë të shumtë këta, kët çdo kush e di
Mburru ti Malësi pse në fshatin Gri.
 
Lindi e u rrit një djal shtatin kreshnik,
Menjde ndritun  e me shpirt fisnik.
 
Duhama e Valbonës atij ja rriti shtatin,
Flladi i bjeshkve ja ndihmojë dhe vrapin.
 
Vrap e vrap mas dijës e dhe mas urtësisë
U burrnue  kreshnik  redaktori i ZSh-së.
 
Tash dy dekada ky burr i dheut
Jeton e vepron shumë larg Atdheut.
 
Atje n`Amerikë pikrisht në Nju Xhersi
Fort na e flladit shpirtin Griçor-Poeti.
 
Tetor: 2012 Sarpsborg-Norway

Me Ty jam fatlum 

( Nushës, në  përvjetorin e martesës tonë )
 
Ta fala buzqeshjen
Brengat kerkova ti ndajmë bashk
 
Gëzimet ti kemi shkak per dëfrim
Ti ishe per jeten time frymëzim.
 
Unë bana çmos që të bindi se të due,
Ti, tri lule ma të bukurat mi ke dhurue.
 
Vitet iken e neve plakemi ngadal,
Lulet tona çelen lule, si lisat në mal.
 
Jeta ish e vështirë, kishim brenga plotë
Bashk, të pandamë per jetë e mot.
 
Të fala çka pata se të deshta shumë,
 Veç me Ty ndihem dhe jam fatlum.
 
28. 09. 2012 Sarpsborg



(Vota: 22 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora