E shtune, 20.04.2024, 11:17 AM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevahir Cirongu: Njeriu ”flet” edhe i vdekur!

E enjte, 01.11.2012, 07:00 PM


Njeriu ”flet” edhe i vdekur!

Ramadan Çallëku (1907-2006)

Nga Xhevahir Cirongu

Mali i Leskovës ngre kryet lartë e "vështron"luginën e Oparit e Tomorricës. Ky mal ndan kufirin midis Korçës e Skraparit.  Në lindje perëndim,  tek ky mal ndodhen dy qafa:Ajo e "Qafës së gjarpërit" e  " Guri i prerë".  Aty në “Gurin e Prerë”  janë thurur e thuren  këngë e legjenda historie qysh nga lashtësia e deri sot. Ai shkëmb i bardhë e gjigant është shpallur për këto arsye monument kulture.  Kurse në  “Qafën e gjarpërit " janë dy lapidarë në shenjë  nderimi të dëshmorëve të luftës së Dytë  Botërore.  Midis tridhjet e dy partizanëve të rënë heroikisht për lirinë e atëdheut ndaj okupatorit nazifashist është dhe biri i Kosovës martire,  Xheladin  Beqiri "Kradaku".

Aty nën "këmbët"e malit Leskovë,  shtrihen fshatrat e Oparit.  Devolli me" ison e këngës"së ujrave çan mes për mes luginën e Gor-Oparit.  Në të  majtë të lumit,  ku rruga të çon drejt Korçës, ndodhet fshati Moglicë.  Një fshat me njerëz puntorë e tradita patriotike.  Mogëlica është vendëlindja e Ramadan Çallëku.  Lindi në 1907.  Fisi " çallëku" shquhen për bujari e mikëpritje. Por,  edhe si atëdhetarë në  Opar  e  në gjithë Qarkun e Korçës.  Nëpër vorbullën e reve të zeza të historisë,    këtë familje patriotike filloi me kundërshtimin ndaj mbretërisë  osmane.  Nuk donin të huaj në" sofrën"e tyre. Por ,  as t’u shërbenin për një aspër të huajve.  Bujaria e vatrave shqipëtare s’e pranon  këtë.  Donin lirinë    tokën e vet. Toka që i lindi, buka e ujrat që  rrjedhin prej saj,  janë" thesaret"më të çmuara të njerëzve të kësaj ane. Vëllai i Ramadanit,  Hodo Çallëku i prekur nga fjala ‘’kulak’’  vdiq në spitalin e Korçës në vitin 1948.

‘’ Nuk shkoj ushtar tek turku ,  sikur edhe të vdes, - i patë  thënë  Osmani të atit!’’ E në të vërtetë,  kështu ndodhi.  Osman Çallëku u mor me forcë ushtar.  Si kundërshtar i regjimit otoman vritet në dhe të huaj.  As sot nuk dihet varri i tij. Ky ishte xhaxhai i Ramadanit. Kjo ndikoi në rritjen e ndjenjës të patriotizmit në familjen e madhe të "Çallëkëve". I  ati i Ramadanit,  mbeshteti fuqishëm rrethet patriotike të zonës Gorë- Opar.  Ngjarjet e medha historike  kishin lënë gjurmë    ndërgjegjen e popullit     kësaj zone. Kjo ndikoi edhe në familjen "Çallëku".  Ata u rreshtuan  me forcat progresiste,  patriotike e atedhetare. Një familje e tërë  kundër  shovinistëve fqinjë,  ku rrezikohej copëtimi i atëdheut.  Tek  forcat politike,  që u rradhitën në frontin Nacionalist kishin më shumë  besim,  ndaj shikonin jo vetem çlirimin e vendit , por edhe vendosjen e shtetit demokratik,  ku të mbretëronte barazia, drejtësia sociale,  mirëqenia e paqja.  Femilja "Çallëku"u bë  bazë e rëndësishme  e LANÇ, qysh  në vitin 1942.  Ramadan Çallëku ishte tridhjetë e pesë  vjeç    këtë  kohë.  I kuptonte  ngjarjet që po rridhnin me shpejtësi. Në  vitin 1918 mbaron arsimin fillor në fshat.  Kjo i dha mundësi që të orentohet ndaj situatave.  Me formimin e çetës  partizane të  Gorë- Oparit,  ai tentoi të dilte partizan.

"Jo , -i tha komandanti i çetës. Na duhesh këtu në bazë.   A nuk është ndihmë  për luftën  buka e veshëmbathje  për partizanët?!". Sa kaq heshti Ramadani.  Ngacmoi me mashë  drutë e zjarrit.  Prej andej dolën disa xixa të  ndritshme. Epo…me demek ju nuk doni,  - u degjua zëri i Ramadanit.  Sa kaq heshtja u thye.  I shikon këta?. Janë  nipërit e mi. Le të vijnë  me ju. Ne të moshuarit!…Sapo kishte dal  ylli i mëngjesit. Dy djem të kësaj shtëpie morën malin.  Në sup hodhën pushkën e u  rreshtuan në brigadën e parë sulmuese. Ishin tetëmbëdhjetë deri njëzet vjeç. Te pragu i derës i puthi në ballë  të dy nipërit.  U kishte  hije  pushka, Orhan e Azem Çallëku.  Ata u kthyen në fshat me larinë  e shqipërisë.  Kjo e gezoi edhe më shumë Ramadanin. Eshtë e natyrshme që,  çdo njeri aspiron për të ardhmen.  Të bazuar në ralitetin që e rrethon ,    mundësinë  që e krijon shoqëria, ai projekton të ardhmen. Edhe Ramadan Çallëku së  bashku me pjestarët e tjerë  të familjes iu kthye punës  për të rimëkëmbur ekonominë  familjare të shkatërruar nga lufta.  Ata punonin,  por edhe këndonin për ditët e "mira" që do vinin nga pas. Kjo mirësi,  nuk zgjati shumë. Ashtu , krejt papritur në vitin 1948 familja "Çallëku"shpallet kulak.  Ishte një  tronditje e madhe në këtë familje.  Me një gjyq" fars"pse Ramadani kundërshtoi mendimin ndryshe ndaj reformave të qeverisë , në vitin1950 burgoset në Korçë.         U dënua me dhjetë vjet burg.  Pastaj internohet në  burgun e Peqinit. Punon si i internuar në kanalin" Naum Panxhi"për  katër vite.  Nga amistia që u bë    ato vite,  përfitoi edhe Ramadani.  Kthehet në Moglicë. Tre djem e dy vajza u gëzuan  me ardhjen e babait të tyre në gjirin e familjes. Që të pesë fëmijët,  mbaruan arsimin e mesëm.  "Plaga e kulakut"nuk i lejoi të vazhdonin më tej shkollën. Në vitin 1990 lanë fshatin Moglicë. Së bashku me familjen Ramadani  vendoset me banim në Lushnje.  Aty banoi deri në  vitin 2000. Kur shkonte  në Korçë,  ndalonte edhe në Peqin. I qante zemra kur shikonte dëmtimet që ishin bërë kanalit"Naum Panxhi".

I trazonte shpirtin.  Ishte puna e djersa e vetë Ramadanit. Ky ishte shkaku i largimit nga Lushnja e vendoset me banim në Shkozet të Durrësit. U tregonte fëmijëve trimëritë  e vuajtjet  nëpër dekada të fisit" Çallëku". Më njëmbëdhjetë  prill të vitit 2006,  ai mbyll sytë në  Durrës. Por, megjithëse i vdekur njeriu" flet"duke lënë  pas historinë  e vet. Vitet e jetës  shuhen,  por historitë      pas jo. Ato jetojnë  përgjithmonë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora