E enjte, 25.04.2024, 01:01 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Leter e hapun dr. Aris Musionis

E shtune, 19.04.2008, 05:53 PM


Selim Hasanaj
LETER E HAPUN
DR. ARIS MUSIONIS
KRYETAR I SHOQATES MIQËSORE GREQI-SERBI

Nga Selim Hasanaj
 
Derisa shiqoja emisionin e lajmeve në Radio Televizionin e Serbisë , programin satelitor me fillim në oren 19.00 në diten 13.12. 1992 , pata rastin të ndegjojë fjalimin e juve zotni Aris Musionis te mbajtun në SAVA CENTAR në Beograd. Këtë fjalim e mbajtet me rastin e mbajtjes së "KONCERTIT TË ARTISTVE GREK" të organizuem (sikur e pohoni vetë ) me kontributin tand zoti Musionis. Nuk harruet të shprehni indinjaten e juve per veshtersitë që kishit has në organizimin e koncertit në fjalë , dhe deklaroni se ju organizuet koncert per qellime humanitare dhe jo politike. Që në fillim po ta thamë se mue si shqiptarë nga Kosova aspak nuk më intereson se kush organizon apo mban koncerte ose shfaqje tjera në Serbi dhe per Serbinë. Ndoshta edhe asht e nevojshme që të organizohen koncerte të tilla humanitare per atë pjesë të popullit serb ( që fatkeqësishtë asht shumë e vogël) e cila pa fajin e vet ka mbet ndoshta edhe pa bukë per ta ngi barkun. Mirpo të organizohet "KONCERT" ashtu si ke veprue ti zoti Aris Musionis dhe sado që thueni se qellimi i tij asht humanitar ndersa në anen tjeter në tribunen e sallës në ketë koncert ju bani propagandë politike, ku ju perkrahni shtetin fashist të Serbisë, ku ju kerkoni ovacione nga të pranishmit derisa në piedestal heroji e ngrit kaspin ma barbarË  të Ballkanit , Slobaodan Millosheviqin, dhe kur të gjitha këto i banë dikush që para emnit të vetë ka titullin DR. edhe njerzit ma të painteresuem , edhe budallenjet nuk mund të rrin pa u habitë dhe pa shpreh neverinë e tyne per nji njeri si ju zoti Musionis.
Juve zotni keni titull akademik, ju veten e konsideroni si njohës të mirë të Ballkanit , të popujve të këtij gadishulli si dhe historinë dhe kulturat e tyne. Ama unë aspak nuk besoj se kjo asht e vertetë. Nuk besoj per aftsitë dhe titullin tand per shumë arsyena të cilat do ti radhisë në leter sa vijon, por më lejo së pari të baj pek prezentim per veten time. Jamë Selim Hasnaj, i lindun në fshatin Lubozhdë afer Istogut në Kosovë. Me profesion jamë teknik finansiar dhe kamë të kryeme nji Shkollë të Lartë per administratë në Kranj të Slovenisë, por anise nuk kamë titull akademik ashtu sikur ti unë megjithate nuk i frigohem nji dueli AKADEMIK  me zotnin tande persa i perket Ballkanit, popujve të Ballkanit, historisë dhe kultures së tyne.
Para disa ditve pata rastin edhe të percjell nji intervju tanden në TV- Beograd, dhe pa pardon po ta thamë ti zotni je nji i sëmut mental dhe miqësishtë ta kisha propozue nji terapi te ndonji psykolog që ta sherosh trunin tand të sëmuet.
Ti thue se feja ORTODOKSE , të cilen ti serbisht e quen PRAVOSLAVLJE, asht fe e perbashket e serbve dhe grekve dhe se ajo fe asht në rrezik. Por nuk je i zoti ta thuesh as edhe nji të vetmin argument se nga kush vjen ai rrezik per këtë fe! Tutje ti pohon se Serbia qenka vazhdimsi historike e Perandorisë Bizantine dhe mu per këtë sipas teje Serbija paska të drejta historike në të gjitha teritoret e gadishullit të Ballkanit deri në Stamoll, por fatkeqësisht ti vetem thue sepse as me nji argument nuk mundesh ta mbrojsh ate që e thue.
Ti ankohesh per veshtirsitë që paske pas ta organizojsh "KONCERTIN HUMANITAR " në Sava Qendren në Beograd dhe shpreh indinjaten tande per pengesat dhe këtë indinjatë e mbronë me thanjen " UNË KISHA ORGANIZUE KONCERT E NUK BAJA IMPORTIM TË ARMËVE",  por asesi zotni "HUMANIST" nuk harron që nga ai koncert ta pershendesish Sllobadan Millosheviqin, ta perkrahesh politiken e tij, të deklarosh se Kosova asht serbe sepse nga Kosova ka dal (mbi, lindë ) Serbia. Je "FANTASTIK" zoti Aris Musionis. Ti vetem per dy ditë i banë dy " ZBULIME  EPOKALE". I pari zbulim se Serbija asht vazhdimsi e Perandorisë Bizantine dhe i dyti se Serbija paska lind në Kosovë. Pres me padurim zbulimin tand të tretë!!!
Ti veten e quen mik i popullit serb dhe premton se at miqësi do ta perhapesh  neper tanë Greqinë, por nuk harron  në Qendren Sava në Beograd pa e pershendet Sllobodan Millosheviqin. Po të kishte pas aty serb të ndershem që fatkeqësisht shum rrallë ka, tye zotni në Qendren Sava asht dasht me të que në P... të tanes amë pikrisht per faktin se idoli yt Sllobodan Millosheviqi e ka prue Serbin në at gjendje të mjerueshme sa per tu sigurue bukë qytetarve të saj duhet të organizohen koncerte humanitare. Sllobodan Millosheviqi i solli Serbisë embargon, varfninë dhe mjerimin. Ndersa popujve tjerë të Ballkanit ju ka sjellë dhe perditë ju sjell tragjedi. Sot ka fare pak serb të ndershem andaj ti zotni Aris Musionis ke shpetue  në Qendren Sava në Beograd pa shku atje nga ke dalë  njiherë moti.
Disi spontanisht erdha në perfundim se masi ti kishe studjue në Shkup, me siguri edhe ke ra në dashni me ndonji kamariere serbe, aso të kafeterive private dhe kjo edhe asht inspirim i yti patriotik per Serbinë dhe serbet. Asht fat i mirë se të tillë si ti në mbarë boten e edhe në vetë Greqinë ka fare pak. Askush që asht normal dhe merr sado pak erë në rrethanat aktuale që po zhvillohen në hapsinat e ish Jugosllavisë nuk mund të mendojë si ti dhe veprojë si ti zoti Aris Musionis. Sot Serbija , udhëheqëja e saj dhe fatkeqësishtë mbi 90% e popullit serb veq e ka tregue veten se kush janë para krejt botës. Asht punë dhe problem i yti a do ta kuptosh ti këtë apo do të vazhdosh të derdhish lot per popullin tand vëlla serb. Ti zotni mi perkujton shtazet besnike shtepiake. Ama mos harro se QENI ASHT  shtazë shtepiake shumë besnike por ai leh gjithmonë në shtepinë e të zotit që kujdeset per te dhe e ushqen, vetem qejtë rrugaq lehin në gjithcka dhe per gjithkand. Pra ti je nji shtazë e mjerueshme shtepiake që leviz bishtin derisa serbet rrejnë , derisa ata sjellin fatkeqësi per fqinjet e tyne.
Nuk kamë unë i shkreti faj që po të shkruej me këtë fjalor. Më mbetesh borq per nji kerkim falje sepse më detyrove të bij në nivel tandin dhe të perdor fjalor si ti.
Unë tani jetoj në Norvegji. Në qytetin Hamar që asht 120KM në veri të Oslos. Nese je në gjendje zotni Aris Musionis urdhno kur të duesh si musafir i imi këtu ku do ta perjetosh mikpritjen e njohun shqiptare, dhe njikohësisht edhe do ta kesh rastin ti ndegjosh ligjeratat e mija të sinqerta, të argumentueme per rethanat kulturo-historike në Ballkan, në Kosovë, në Serbi por edhe në vetë Greqinë tande. Jamë i sigurt se nga unë do të kesh rastin të mësosh shumcka. Do mësosh që ndoshta edhe mbiemni yt MUSIONIS, nuk asht grek. Mund të jet turk; MUSA+ONIS,  prapashtes kjo tipike greke, por ma thotë mendja se ti or kokëshkretë mund të jesh pasardhës i asimiluem i ndonji shqiptari në Cameri. Mos harro se cka keni ba ju grekët me Camerinë shqiptare. Interesohu pak per veten tande, origjinen tande e lej serbet sepse ka kush merret me ta. Mos na shit mjegull tue u mundue të tregosh origjinat e serbve. Origjinen e tyne e din krejt bota. Unë po ta perkujtojë vetem tye zoti Aris Musionis. Serbet janë pasardhsit e romve rus që erdhen nga Karpatet në BLLKAN jo ma heret se në fillim të shekujve XII- XIII.
Se a jeni ju greket e sotshem pasardhsit e grekve të lashtë do të tregojë heren tjeter.
Kësaj radhe vetem kaq.

Selim Hasanaj
Bekkeliveien 4.A
HAMAR:13.12.1992
Norway



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora