E premte, 19.04.2024, 09:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Blakaj: Zemra, Zemrës

E enjte, 01.11.2012, 09:20 PM


Zemra, Zemrës

Si bukë valë si bukë are
Është  e dashur Zemra Shqiptare

S´shkruante kush si Kadri Mani
Gëzim Marku e Ilir Dardani

Larg shumë larg përtej oqeani
Na çon t´fala Fritz Radovani

Sa e bukur sa kombëtare
Zemra jonë, Zemra Shqiptare

O sa bukur si kokërr rrushi
I thurë këngët Zeqir Lushi

Si prej grykës Maliherit
Dalin shkrimet e Elvi Sidherit

Kur lexon Idriz Zeqirin
Ta thotë zemra se njeh më t´mirin

Nënat tona nga Kosova
I lartëson Mustafë Rugova

Rrapi i moçëm që gjithmonë foli
Besë e fe nga Pal Sokoli

Enver Hadrin të ëmbël si mani
Na kthen n´jetë Halit Elshani

Gjithë  Zadrimën më Rrashbulli
Në gegërishte na e sjell Gazulli

N´dukagjin ka pasë gjithë burra
Bukur e thotë Selim Nengurra

Kombin tonë të ditëve të para
E sjell n´fakte Fahri Xharra

Përmbi Pejë në mal më pisha
Vargje n´ rimë Sejdi Berisha

Në Vojdull,  n´logje e  fusha
Këngë e luftë nga Çlirim Uça

Gazetar  jo prej tashi
Shumë ekspert Gjergj Kabashi

Gjithë Europen këmbë e eci
Patrioti Xhafer Leci

Token tonë gjithmonë pa megja
Shumë e deshi Xhevat Rexha

Si fllad vere, but si mnashi
Është legjendë Agim Gashi

Shumë  arkivave më dosje trasha
Ju epë dritë Sabile Basha

Biografitë nga gjithë Shqipëria
Na i dëfton Jah Sadrija

Si bilbil prej Mavriqi
Ja thotë  këngës Demir Krasniqi

Zemra lëshoj më vite jehona
Gjallë na i mbajti zemrat tona

N´zemrën tonë,  Zemrën Shqiptare
Gjejmë gjithë t´ mirat tona Kombëtare.

Hasan Blakaj
Stockholm 1 nëntor 2012



(Vota: 23 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora