E enjte, 28.03.2024, 10:59 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Dokumente të reja për Themistokli Gërmenjin

E merkure, 31.10.2012, 07:59 PM


DOKUMENTE TE REJA PER  THEMISTOKLI GËRMENJIN: PARLAMENTI 1924

ALI KELCYRA -C’DOKUMENTA DUHEN SOT PËR VEPRAT E TIJ

Nga Msc GËZIM LLOJDIA

Deputetë    e parlamentit shqiptar të mbledhur  sipas kronikës të  shtunë më 29 mars 1924 ora 2.30 mb dreke  kanë marrë një shqyrtim një sërë propozimesh nga të cilat njëra prej tyre i përkiste kërkesës së bashkëshortes së Themistokli Gërmenjit,zj Evdhoksi Gërmenji e cila i ka parashtruar këtij kuvendi një kërkesë për të paguar rreth 300 napolona ar për të marrë shtëpinë e saj vendosur peng për të paguar ushqimin e vullnetarëve shqiptarë që mbante mbledhur për shpëtimin e Korçës nga Themistokli Gërmenji. Të bie në sy propozimi i komisionit të kryesuar nga Spiro Papa ,rrëzon kërkesën e bashkëshortes të dëshmorit me arsyetimin: kërkesë nuk është përcjellur me dokumenta zyrtare Prefekturës së Korçës. Ky propozim i këtij komisioni ligjor ka nxitur asamblesistët të paraqesin opsionet e tyre. Deputetë rrëzojnë propozimin e këtij komision duke nxjerrë në pah qëndrimin patriotik atdhetar të Themistokli Gërmenji i cili ra dëshmor me të vëllan. Të bie në sy deklarata e Ali Këlcyrës i cili shprehet qartësisht me nota patriotike: Z. Kryetar! Nuk ka dokumenta për vepra patriotike. Në këtë pikë kanë diskutuar deputetët: F. Frashëri, S. Blloshmi, .Q. Koculi, B. Omari, H. Mosi, Dr H. Mborja, M. Kaso, A .Këlcyra:, H. Xhemali, S. Kedhi.Në përfundim të cështjes kryetari E.Frashëri  th ase kjo çështje që dhe në parlamentin e parë  në parim qe pranuar ti dërgohet qeverisë që të bëjë hetime e të paraqes projekt-ligjin.

BISEDIMETE KUVENDIT KUSHTETUES

Mbledhja e XXXVI

E shtunë më 29 mars 1924 ora 2.30 mb dreke

Në këtë seancë Kryetari E. Frashëri ;Bisedim për lutjen e Evdhoksi Grëmenji. Këndohet raporta e komisionit të lutjeve si vijon:I sillet Kryesisë së Parlamentit me një lutje që të parashtronjë aktin për bisedim përpara Këshillit bashkë me mendimin poshtë-shënjuem të komisis së lutjeve.

Z.Kryetar :Mbi kërkesën e zonjës Evdhoksi Germenji që ti paguhen prej arkës së Shtetit Napolona ar 300 për të ç’penguar shtëpinë e saj,lanë peng për borxhin që  indyjeri shoqi I saj kishte vue për të përballuar spenximet për ushqimin e vullnetarëve në shërbimin për shpëtimin e Korcës,Komisioni i Lutjeve mbasi bisedoi vendosi të mos pranojë kërkesën në fjalë mbasi kjo kërkesë nuk është përcjellun me dokumenta zyrtare prej Prefekturës së Korçës,që këto të bindje komisionin se shuma prej treqind napolona ara është spexue për për ushqimin e vullnetarëve .Pra ky komision nuk mundi të pranojë kërkesën me gjithë që çmon shërbimet dhe sakrificat e larta patriotike të bëra në kohërat më të rrezikshme prej të ndjerit Themistokli Gërmenji. Për Kryetarin e Komisionit Spiro Papa.

Z. F. Frashëri:Komisioni I lutjeve  nuk  e ka mbush detyrën e vet plotësisht. Ky mund të pyette Prefekturën drejtë për drejtë e jo më të refuzonte lutjen pa bërë hetimet e duhura.

Z. S. Blloshmi:Z,Kryetar. Gjithmonë dekandeca e një populli fillon atëherë kur shërbimi nuk shpërblehet edhe shpërdorimi nuk dënohet. Besohet se cashtja e të ndjerit Themistokli Gërmenji jo vetëm korçarët po edhe të gjithë shqiptarët do t’a dijnë Z. E tij ndies pasët në vjetin 1916 ke incijatori i shpëtimit të Korçës e cila Korçë në atë kohë kje nen okupacionin të Grekëvet. Austrirakët që ishin përbri dojshin të hyjnë me flamur t’Epirotve në Korçë e ktë Themistokliu që ishte në Pogradec nuk e pranojnë. Kështu duke bamë një protokoll me françesët, duke u sigurue se në Korçë di të valonte flamuri i Shqipënisë deri sa Konferenca e Ambasadorëvet ti jepte fund çështjes. Në bazë të kësaj marrëveshjet i ndyeri Themistokli Germenji me trupat  e tij yni në Korçë. Atëherë s’kishte asnjë t’ardhun e gjithë  trupat ay vet.mori c’do sakrificë para sysh për të mirën e atdheut.Që ditën që erdhi Th.Gërmenji me trupat e tij në Korçë e deri sa u nënshkrua protokolli me Francezët gjithë këta trupa u ushqyen nga të hollat që dha vet i ndyeri Th.Gërmenji e nga ndihmat e Krovarëvet. Që ditën  pastaj që  u nënshkrue protokolli u vendos të mbet nji gjindarmeri lëvizore dhe qe atë ditë filloj dhe pagimi i i saj. Unë kam folë vet me të ndyerin Themistoklsi e më kish thënë se për të  mbajtun vullnetarët ka marrë të holla hua për të cilat kish lanë shtypin e tij vefa. Për këto arsye komisioni ma parë duhej të bante hetime se a kish lanë me të vërtetë shtëpinë vefa për mbajtjen  e vullnetarëve e pastaj të pyette se a kish ndonji pension e shoqja e a i qe i mjaftueshëm a jo. Po që personi i tij për s shpëtimin e atij vendi s’ka dyshim. As nji nuk mund të thotë se ay ska qenë shpëtimtari,doemos dhe me shokë, se si thotë nji fjalë e urtë ‘Trim i mirë’ me shokë shumë”.Për këto arsye që shfaqa unë jam i mendimit që të bahen hetimet e ti nepet kjo ndihmë.

Z.Q. Koculi: Prapë edhe kjo si bëmë për atë të Anselmo Loerkjos,duhet të vijë nga qeverija mbasi ngarkon budgetin. Ne s’mund të bëjmë tjetër veç se nji mosjon,po reshtem të mbahemi në statut. P o kjo nuk do me thanë se i kundërshtojmë ndihmës i cila kur ësht për çështje,kombëtare do të jetë turp mos të jepet. Pastaj dhe në mos pastë dokumenta unë jam i mendimit qe se ves  së Themistokli Gërmenjit i duhet sigurue jeta.

Z. B. Omari: Dhe unë bashkohem me shokët për sa i përket formalitetit ligjuar,që proponimi duhet të vijë nga qeveria mbasi ngarkon me shpenzime buxhetin. Ashtu jam edhe i mendimit që komisioni ka shpejtue në vendimin e tij pa bërë më parë hetimet e duhura. Si e dini të gjithë Themistokli Germenji në fushën e tij  për shpëtimin e Korçës ka bërë më shumë se çdo tjetër. Kur sot fëmija i tij ësht në rrezik që ti shitet shtëpija duke mbetur  në rrugë nuk është një nder për asamblenë. Prandaj  të bëhet një mosjon e ti  rekomandohet  qeverisë që të na paraqesë ajo propozimin  për pagesën  e këtyre të hollave.

Z.H. Mosi: Z.Kryetar! I ndyeri  Themistokli Germenji asht nji nga fytyrat më simpatike të historisë së re shqiptare ,prandaj jam i mendimit që lutja e paraqitur nga Zoja e tij të merret në kujdes Por gjithmonë tue ndejtë ndër caqe të ligjës. Nji  nga arsyet asht ajo që paraqiti Z.M. Tutulani se mbasi propozimi i bamë nga ana e disa  Misëve të Kuvendit për nji pension së bijës së të ndjerit Avokat Anselmo Lorekjo asht kundra kundra Statutit prej se cdo propozimi që i përket ngarkimit të budgetit duhet të vijë nga qeverija. Unë .Z Kryetar, e kujtoj Asamblenë se parlamenti i përparshëm ka pas dhanë nji vendim mbi mosjonin e bamë nga ana e qverisë mbi këtë cashtje e prandaj për  në qoftë se qeveria nuk mund të paraqesë dokumenta zyrtare,të bajt hetimet e duhura deri ku këto sende janë të vërteta e t’i parashtrojë Asamblesë në bazë  të fazës së dytë të art.63 të Statutit.

Në fjalën e tij Z. S  Vuciterna  shprehet për aktet ti referohen qeverisë.

Z. M. Kaso që mbante detyrën e kryetarit të komisionit të lutjeve dha sqarime se nuk ështe refuzuar kërkesa me sasinë e saj por është refuzuar se me kërkesën duhen edhe arsyet  e kërkesës. Autoritetet shqyrtoi folësi nuk bazohen  mbi fjalë por dokumente. Një arsye tjetër që u refuzua shpjegon Z.Kaso është se për bisedimin e kësaj lutje është marrë shpjegim nga Z.Kosturi  që ka pohuar se shtëpia merr 10 napolona në muaj nga qeveria.

Z. Dr H. Mborja: Mue më duket se janë pak njerës që nuk i dijnë shërbimet e mëdha që i ka Atëdheut, Themistokli Germenji e se esht vrara bashkë me vëllan e tij për çështjen kombëtare. C’ dokumenta duhen sot për veprat e tij. Mbasi nji defteri që qe gjetur e që qe vërtetuar nga policia franceze ai i ka harxhue këto të holla prandaj nuk duhet që të kërkojmë dokumenta po të vërtetohet se shtëpija  a është vafa apo jo.

Z.A.Këlcyra: Çuditem me disa që kërkojnë dokumenta për njerës që kanë bërë vepra patriotike. Dokumenti më i madh esht qysh se aj ka prish edh jetën e tij për Atdhe.Këto para që janë prishur nuk i ka prish as vedi as për fëmijën e tij por janë prishur vetëm për qëllimin kombëtar. Mjerë kombi shqiptar që nuk esht zhvilluar akoma ndjenja kombëtare. Ne duke i ndihmuar fëmijës së tij japim s shembull të mirë për të tjerët me këta i japim shembull djelmërisë së popullit shqiptar nuk kursehet për fëmijët e patriotëve dëshmor. Prandaj është turp që të pyetet a janë prish këto të holla a jo. Prova më e madhe esht  se aj mbasi ka dhen edhe jetën e tij, kto të holla janë prishur për shpëtimin e atdheut. Duartrokitje.

Z. F. Frashëri: Z. Kryetar i komisionit tha se zojës  i janë lidhur 200 fr ar në muej. A e din Z e tij se  200 fr sot nuk janë kurgja .Këtu nuk është çështja e pensionit,po për shpëtimin e shtëpisë e nuk esht as dinjitet për kombin shqiptar që të shkojë borxhlija t’a qesë jashta shtëpijet fëmijën e një dëshmori. Prandaj them se komsjoni nuk ka bërë nji gjë të pëlqyeshme duke përzierë cështjen e pensionit me atë të borxhit të shtëpisë. Për këto arsye unë jam i mendimit që shkresa  ti dërgohet qeverisë që të bejë hetimet e duhura.

Z. Q. Koculi: .Kryetar!Mbas mendit të komisionit,fati i Shqipërisë desht që të arrijmë në një kohë që veprat kombëtare të konsiderohen si vepra ilegale. Kuptohet sheshit se ket çështje cështje duhet t’a gjykojmë si kurse ka qenë në kohën e shkueme. Atëherë kur ka dhanë i ndyjeri këeto të holla nuk ka pasë as parlament as qeveri as financë shqiptare. Kjo vepër  esht berë në nji kohë kur nuk quheshim veten shqiptar,po izraelitë. Prandaj të gjykojmë veprën e jo të kërkojmë dokumenta..

Z.A .Këlcyra:Z. Kryetar! Nuk ka dokumenta për vepra patriotike.

Z. M. Kaso në një përgjigje që jep për z .A. Këlcyra thotë se ata që janë patriotë nuk kanë nevojë për dokumenta. Ai shpjegon se komisioni nuk jep para pa pasur dokumente. Edhe Z. H.X hemali  u bashkohet atij grupi që kërkon dokumenta. Ndërsa ndërhyrja ee imzot F.Nolit:Nuk i kërkon aj vetë.

Z. H. Xhemali, ndërhyn sërish duke than se kërkohen dokumenta dhe duke ju përgjigjur s Frashëri se 10 nap janë pak nuk është e vërtetë se në Shqipëri 10 nap janë të mjaftueshme.

Z. J. Erebara thotë e të ndyerin Themistokli e njeh më mirë se shtëpia e Këlcyrës dhe e Koculit,ai shpjegohet se qëllimi ishte  jo të mos jepet ndihma por që të jepet kjo ndihmë duhet dokumenta

Z.S. Blloshmi: Z. Kryetar:Thuhet se ka dokumenta a jo. Unë nuk desha të përmend ato dit e zeza që kaluam atje. Sa ka shtypin befa a jo ju a diftova unë,po ju them Zotrij se 15 ditë ushtrija shqiptare esht ushqyer prej këtij njeriu duke marrë hua andej e këtej. Këto sende kanë kanë qenë shkruar me një defter që mbante më vete. Unë e kam parë ketë  duke qenë pak intim me të ndyerin po s’desha të them se ata njerës që shkruen protokollin me të e vranë e ata i morën dhe të gjithë letrat kështu, që tashti mund të mos gjindet ay defter. Po për ne duhet të mjaftojnë dishmit e  ta vërtetojmë që tashti.

S’ka njeri në Korcë të mos e dije që i ndyeri Themistokli Germenji shtypin e tij e ka lenë befa për të ushqyer vullnetarët. Dokumenta më e madhe esht  që sot  valon flamuri i Shqipënisë në Korcë.

Z. S. Kedhi:Disa thonë të kërkohen dokumenta e disa të bëhen hetime.Ay me atë kohë nuk mestonte të merrte e të ruante dokumentat, prandaj sa për ketë pikë më duket e kotë të bisedojmë,po unë them që të bëhen vetëm hetime se a eshtë lenë befa shtëpija e me ç’kohë.

Z. A. Këlcyra: Z.Hafiz Xhemali nuk duhet të thotë se nuk esht me gjallë ay vet,se kjo do me thenë që sa rrojnë patriotët u japim,po kur vdesin i harrojmë.

Z. Dr H.Mborja:Si thashë dhe më parë dokumenta nuk mund të gjinden,pse këto qenë shkruar me një dëftesë. Ne që ishim ishim konvenky sinderkur ishte dhe të gjithë Korça se të hollat për të cilat ka lenë shtëpinë befa i kish prishur për vullnetarët.

Z. F. Vokopola:Art 63 i statutit na shtërgon që ketë tia dërgojmë qeverisë për me e propnue ajo. Sa për shërbimet që ka bërë i ndyeri Themistokli Gërmeni s’ka  njeri që t’a mohoj.

Z. H. Xhemali:Po i përgjigjem Z.Ali Këlcyrës,se unë nuk thashë që të mos i jepet ndihmë Zojës, po thashë që të bëhen hetime. Sa për dokumenta nuk koptojmë me dorë e të rregullta si mbas ligjavet po hetime të bame nga ana e qeverisë,se për në këto mjaftojnë si dokumenta.

Z.Kryetar:  Këjo çështje që dhe në parlamentin e parë e në parim qe pranuar. Tashti t’ia dërgojmë qeverisë që të bëjë hetime e të na paraqes projekt-ligjin relative. Pranohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora