Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Xhavit Gasa

| E marte, 30.10.2012, 07:40 PM |


Xhavit Gasa

EUROPË E VJETËR EUROPË E RE

Tregomë,
Moj Europa plakë.
Ç'të bënë Shqiptarët,
Që i ndave e nuk i le bashkë?
Që kur u krijua ky planet,
Me mal, me fushë e detë,
Me hanë dhe me diell,
Në troje të veta denbabaden,
Shqiptari ka lind e vdek.

Hapi moj Europë,
Dëfterët e vjetër të historisë,
Kujt i ra në qafë shqiptari,
Kujt ja cënoj kufijtë.
Shikoje pak hartën,
A nuk janë në zemër,
Të saj trojet Shqiptare?

Moj ti Europë e re,
Që dyert e bashkimit,
Thua që ke hapur,
Dhe emrin ja ke vënë BE,
Bashkoj pra ti shqiptarët,
Që i ndave pa të drejtë.

JE I IMI

Të marr pak erë,
Pyeti bilbili,
Pa më prek,
Tha trëndafili.

Se bëj dot,
Tha bilbili,
Eja pra afrohu,
Tha trëndafili.

Oh, sa e bukur,
Tha bilbili,
Mos ma prek buzën,
Tha trëndafili.

Ke buzë të ëmbël,
Tha bilbili,
Dhe ti zërin,
Tha trëndafili.

Të pyesim zemrën,
Tha bilbili,
Je imi i tëri,
Tha trëndafili....

KU SHKOJMË?

Sa i madh,
Është qielli,
Aty rrezaton hëna,
Shëndrit dhe dielli,
Aty përplasen retë,
Nga kjo përplasje,
Dalin shkëndiat e rrufetë.

Sa i madh,
Është deti,
I mbushur me dallgë,
Herë na buzëqeshin,
Herë tërbohen egër,
Dhe çdo gjë e rrëmbejnë,
Nën atë shkumën e bardhë...

Sa i madh,
Është planeti,
Ku jetojmë,
Ne njerzit
E quajmë tokë.

Dhe jemi ne njerzit,
Që këtë planet,
Që quhet tokë.
Me hapsirën e qiellit,
Dhe me dallgët e detit,
Po e armiqësojmë.

Ne i kemi shpall,
Luftë dhe oksigjenit,
Me tymrat e gazrat,
Helmuese që pa hesapë,
Në hapsirën e qiellit lëshojmë,
Dhe me mbeturinat e ujrat e zeza,
Hapsirën pa fund të detit po mbulojmë.

Ku vemi?
Ku shkojmë???....

ANASJELLTAS

Rrënjë,
Që zgjaten,
Ecin, shtrihen,
Nëpër tokë,
Ushqimin,
Kërkojnë.
Trungje,
Të mëdhej,
Të vegjël,
Të drejtë,
Të shtrembër,
Ushqimin çojnë,
Nga rrënja te degët,
Gjethe,
Që shperthejnë,
Pemët veshin,
Me ngjyrë të gjelbër,
Pastaj pikojnë,
Në stinën e vjeshtës,
Te rrënjët shkojnë....
Dhe anasjelltas!
Ritualin vazhdojnë

LUFTE QENSH

Vësulen qentë,
Te lepujt e gjorë,
Mundohen me shqep,
Të gjithë ndojnë copë(votë).
Paçka se këta lepuj,
Skanë asnjë copë tul.
Atyre vetëm skëleti ju ka mbetur,
Përsëri qent mbi ta vësulen,
Herë kërcëllojnë dhëmbët,
Herë bëhen si qingja të butë.

O zot,
Çfar bote jetojmë,
Nëpër podiume derdhin lot,
Nëpër zyra lukzoze të kafshojnë.

KUR DI NOT

Noti nuk mësohet në det,
Ai mësohet te përrenjt e lumejt,
Se pa ujin e tyre,
As detra nuk do të kishte.

Prandaj të dishë not
Është gjëja më e mirë në këtë botë.
Një notar i mirë,
Kurrë nuk trëmbet,
Nga dallgët e fuqishme,
As nga dhëmbët e peshkaqenëve,
Se kjo botë që po jetojmë
Është si një anije karakatinë,
Me kapitenë që njeri tjetrin sulmojnë,
Vetëm vrima i hapin anijes çdo ditë
Sa mirë kur di not o njeri...........

TOKA DHE QIELLI

Natën të hedhësh sytë.
Dhe të vështroshë qiellin,
Do të shohësh yjet,
Që rreth hënës valle hedhin.

Natën rreth tokës të fluturoshë
Dhe mbi tokë vështrimin të hedhësh,
Pafundësi dritash do të shohësh,
Që mbi planet valle hedhin..

Kur qiellin e mbulojnë retë,
Era me forcë i përplas,
Rrezet e tij dielli i fsheh,
E qielli ndizet flakë.

Kështu ndodh dhe në tokë,
Kur luftrat ndizen nga njerzit,
Kur buçasin tanke e avionë,
E tymi e flaka mbulon gjith planetin.

Më thoni të nderuar miq,
Toka me qiellin,
A kanë ndonjë ndryshim,
A nuk i ngjajnë njeri-tjetrit?

Po i kafshojmë pa mëshirë,
Edhe tokën edhe qiellin.
A mendoni se një ditë,
Pa të dyja do të ngelim?..

ATY MË GJENI MUA.

Në degët e pemës,
Në mes gjelbërimit,
Aty do t'më gjeni,
Dëgjoj këngën e bilbilit.

Midis luleve të bukura,
Në mes të bjeshkës,
Aty më gjeni mua,
Në pritje të thëllënxës,

Mbi letrën e bardhë,
Do t'më gjeni mua
Duke thur kurorë me vargje,
Për vashat e bukura....

ÇMIMI I MENDJES

Shet mend,
Për njeri-tjetrin,
Themi shpesh,

Kush mendjen
Kërkon të shesë,
Vete pa mend
Do të mbesë.

Çmimi i mendjes,
Është i shtrenjtë,
S'duhet të shesim,
Mend o njerëz.....

POETI

Poeti,
Nuk flet me gojë,
Por me zemer,
Dhe me dorë,
Nga zemra,
Si lule pranvere,
I shpërthejnë ndjenjat,
Me dorën e artë,
Bukur i gdhend,
Mbi letren e bardhë...