E shtune, 20.04.2024, 10:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Lëvizje

E marte, 30.10.2012, 08:11 PM


Kristaq Turtulli

Lëvizje

Qyteti i madh nuk mund të fshijë sytë,
E lëbyrura prej diellit të fortë.
Nuk ka kohë,
Nuk mban më bizhama dhe benevrekë.
Papion dhe kostum dopiopetë.
E të dëgjojë koncerte me  Bethoven dhe Moxartë.
Lakuriqësia është më komode në këtë jetë.
Një botë e tymtë enigmatike endet nën vete.

Zhurmat, zërat, marrëzitë dhe dashuritë,
Strukur janë   në qenien time.
Flasin, pëshpëritin, por kurrë s'flenë.
Bares ngadalë, si somnambul në memorie,
Njëlloj sikur shkel nëpër monopate.
Ku ka endur pëlhurën vjeshta e dytë.

Tre orë
njëqind e tetëdhjetë minuta,
pezull qëndrojnë,
si kopsa te broncta në kapotën e ditës sime.
Sigurisht katër bileta shumë pak janë,
Të përshkosh autostradat e gjëra,
Për të shkuar dhe ardhur nga puna.
Shtyj turmën me bërryla,
është shumë vapë.
humbas si shtegtar në rrëmujë.
Pranë bën tualet një prostitutë.
Indiferentizmi ha hamburger dhe flak përdhe thërrime.

Ngatërrohem, thërres taksinë
Në vend të hyj atje,
Shkel në togun me gjethe vjeshte.
Në hyrje të metrosë,
Lypsari flokë e mjekërgjatë,
i bie kitarës së pasurisë
prej shpellës së thellë tinguj pikojnë.
Qesh lypsari me vete
dhe thërret merrni prej meje dritë shprese.

Shkasin trenat si gjarpërinj nëpër shina,
Në shpinën e fushës së grunjtë,
Të qytetit zhurmë madh.
Gëlltiten, ngrihen dhe bien banka.
Nëpër tunele,
Lëvrijnë minjtë,
Rrëshqasin zvarraniket e metalikë,
Barku i tokës është shtatzënë.
Dita është e rënduar nga djersa.
Nuk janë kurrgjë tre orë,
ose katër bileta.
Autobusët tunden, shkunden në ?do ndalesë
Gjithnjë ata mbajnë mbingarkesë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora