E premte, 19.04.2024, 03:59 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Traboini: Urugani goditi brigjet lindore të Amerikës

E marte, 30.10.2012, 08:50 PM


URUGANI GODITI BRIGJET LINDORE TE AMERIKES
Pas 60 të vdekurve në Karaibe shënohen viktimat e para në kontinent
 


Uragani “Sandy” pasi la më shumë se 60 të vdekur në Karaibe filloi lëvizjen drejt veriut përmes oqeanit duke prekur brigjet lindore të Amerikës.
Natyrisht ai nuk i gjeti pa përgatitur amerikanët. Bizneset dhe shkollat ??ishin të mbyllura; rrugë, ura dhe tunelejanë mbyllur, dhe më shumë se 13.000 fluturime ajrore janë anuluar.
Nga  Bostoni  në New York në New Jersey  e deri në Washington,  linjat e autobuzave dhe ato hekurudhore  udhëtarëve janë mbyllur.  Rreth 1,000 fluturime janë anuluar në secilin nga tre aeroportet më të mëdha në zonën e qytetit të Nju Jorkut. Vetëm në Philadelphia International  Airport kishte 1.200 fluturime të anulluara, sipasFlightAware, një qëndër informacionesh në Hjuston.
Uragani-me erëra të fuqishme  deri në 175 mile në orë( mbi 200 km)  ardhur nga vatra e stuhisë tropikalevepron me një diametër  prej  485 mile, ( mbi 600 km) nga qëndra e saj. Parashikuesit thanë se stuhia tropikale me  fuqi erërash të mëdha  mund të zgjas gjatë gjithë brigjeve deri  në veri të Kanadasë dhe akoma më tej  në perëndim në drejtim të Liqeneve të Mëdha në mes Kanadasë dhe Amerikës. Dëbore  pritej në disa shtete, ka paralajmërime  për një përkeqësim motit në zonat  e larta të Maryland, Virginia dhe West Virginia.
Gjëndje paraqitet tejet e rëndë në Queens, menjëherë pas ores 19:00, një pemë ra mbi një shtëpi, duke vrarë një burrë 30-vjeçar, njoftoj policia. Në Manhattan, Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se shpejtësia e erës ishte  54 milje( rreth 80 km) në orën 02:00.
Dallgët e oqeanit duke kapërcyer muret mbrojtëse vërshuan duke i kthyer makinat e parkuara në rrugë si të ishin mjete  lundruese në ujë.
Një anije e rimodeluar sipas  H.M.S. Bounty,  një anije e ndërtuar në vitin 1962 për filmin  "Mutiny Bounty"  të cilin loste Marlon Brando dhe u përdor  gjithashtu në filmin serial "Piratët e Karaibeve", u mbyt në bregdetin e  North Carolinës. Rojet bregdetare thanë se anija me gjatësi  180-këmbë u godit nga dallgët e oqeanit  18 këmbë të larta të cilat e shkatrruan në kushtet e erës me shpejtësi 40 mile në orë.  Trupi i një anëtari të ekuipazhit, Claudene Christian, 42, u gjet i vdekur. Një tjetër anëtar i ekuipazhit konsiderohet i përpirë nga dallgët pa lënë gjurmë.
Stuhia ka lënë pa rryme elektrike me  qindra e mijëra shtëpive, dyqaneve , ndërtesa e zyra. Kompania energjitike Edison tha  se 68.700 konsumatorët kishte mbetur pa energji elektrike- 21.800 të tjerë  Westchester County, 18.500  Staten Island dhe 18.200 në Queens.  Në New Jersey, Shërbimit Publik Elektrik dhe Kompania e Gazitthanë se stuhia kishte ndërprerë rrymën elektrike  36.000 klientëve.   Conektikat, rreth 70.000 njerëz kishin humbur energjinë elektrike njoftojnë zyrtarët eshërbimeve. Kompania  Edison, nga frika e  dëmeve ndër pajisjet e saj elektrike,  të stacioneve, ndaloi furnizimin me energji   seksionet e Lower Manhattanit.

Përgatiti: KOLEC TRABOINI

______________________________________________






(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora