E premte, 19.04.2024, 02:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kundërshtoni...

E marte, 30.10.2012, 07:44 PM


Ndryshe / 2

(projekt për një libër me poezi )

Nga Përparim Hysi

Kundërshtoni...

"Kundërshtoni sa të mundni..."

Woolt Witman

Shqiptarët kanë nevojë të lexojnë Witmanin
Që u ngjirr duke thirrur:- Kundërshtoni !
Se ndryshe  në qafë zgjedhën do mbani "
Këtë duhet të bëjnë në kët'kohë tranzicioni.

Jo ta bëjnë kurrizin kurbë
Ku të lozin arushë politikanët
Të kundërshtojnë,vazhdimisht;sa mund
Se,ndryshe,mbi qafë do rrinë rrufjanët.

13 janar 2004

Dino Buazzati,ky "Kafka i vogël"

Jo. Dino Buzzati nuk është "Kafka i vogël"
Unë shoh në këtë mes një pasaktësi
Njësoj si një mal ta quash si kodër
Pse nuk është i lartë sa tjetri,përbri.

Të thuash "Kafka i vogël" për  Dino Buzzatin
Them se kështu bën një padrejtësi.
Si të thuash i vogël për Napoleonin duke i parë shtatin
Dhe,sa për mua,janë të mëdhenj që  të dy.

29 shkurt 2004


Diskriminim

(Sipas V. T.)

Mitrua  qe mjeshtër në violinë
Por nuk mund të luante në skenë
Se qe i "çalë" me biografinë
Dhe për partinë qe "hijenë".

Ndaj  Mitrua luante në prapaskenë
Në skenë "kot" i binte violinës një"besnik"
Të gjithë ne e dinim hilenë
Por nuk flisnim se kishim frikë.

Ja që ndodhi: Mitrua teshtiu
(befas a nuk ndodh me njerinë?!)
Tash "besnikut" violina i "ngriu"
Priste që Mitrua të mbushej me fyrmë.

Natyrshëm që koncerti  dhe dështonte
Por bënim sikur s'e vinim re
Ky diskriminim i pistë na lodhte
Se me Mitron,të gjithë,ishim ne.

Nuk flisnim se kishim frikë
(shaka nuk bëhej me kokën!!!)
Ndërsa Mitron e kishim mik
"Besnikut" s'i shihnim as bojën.

Dhe iku Mitrua nga mëndja
E lodhi atë diskriminimi
E vuri poshtë atë dhëmbja
Sa vdiq në det dëshpërimi.

12 mars 2004

Shpirti  i njeriut

Shpirti i njeriut është si pus i thellë
( a e gjen dot se  ç'fshihet në thellësi?!
Ngjan shpirti i njeriut me një minierë
Dhe varet kur fut "sondën",ç'xehërorë ka ai?

23 mars 2004

Nuk jam i trashë

"Duhet të jesh i trashë që pret të rrosh me poezi!"

Xh. London

S'jam i trashë që pres të rroj me poezi
(Poezitë më dhimben dhe për to kam vlerësim)
E di mirë që do vdes pa pasuri
Por,po mbetën në sirtar,ky është pengu im.

Vetëm dua që të dalin në dritë
Lexuesi,mandej,t'u vërë notën.
Në to do gjeni timin shpirt
Të shihni sa e kam dashur botën.

12 prill   2004

Kam dashuri

Kam dashuri për vëndin;për miq e shokë
Për fshatin,domosdo:pa  të jam si ulok.
Kam dashuri për pyllin,për pemët e rrugët
Veç politikanët nuk dua;për ta:munxët!

Dhe pyes veten:-Çfarë do isha pa ty dashuri?
-Do isha kufomë,s'do isha njeri.

15 prill 2004

Të vërteta të hidhura

Ka të vërteta që janë të hidhura
Që duhen thënë që mos harrohen
Se ndryshe hasë në të papritura
Që sa vinë e shumohen.

P.sh. politikanët janë si arlekinë
Që luajnë si aktorë në parlament
Këta e morën në qafë Shqipërinë
Që SHqipëria lakohet për keq.

P.sh. prona nuk shkoi tek i zoti
(ligji a nuk qe i nxituar?!)
Ndaj qetësi nuk gjen robi
Ndaj sherre e vrasje kanë vazhduar.

P.sh. jeta nuk është e siguruar
Mungon qetësia dhe ka korrupsion
Shikoni sa familje  në veri janë ngujuar
Se Kanuni si në Mesjetë vepron.

P.sh. pushtetarët bëjnë ortakëri me krimin
Dhe drejtësia zë e mbyll një sy.
Mos bëni me faj ju Përparimin
Se këto të vërteta gjithkush i di.

Por duhet thënë që mos harrohen
Se,ndryshe,ka rrezik e shumohen.

15 prill 2004

Kam patur

Kam patur kopshte,korie,çahir
Ara kam patur pa  matë.
Se atëherë unë qeshë  bujk i lirë
Dhe nuk isha i vetëm në fshat.

Pa erdhi pastaj një kohë tjetër
Na i mori të tëra,na la cullak.
Unë nuk harroj se jam goxha i vjetër
I kujtoj gjithë pronat që kishim në fshat.

Dhe mbetëm një ditë me gisht në gojë
As arë,as kopsht dhe as pasuri.
Regjimin e pistë unë zë e mallkoj
Atë regjim që yrnekun e mori në Rusi.

26 prill 2004



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora