E enjte, 28.03.2024, 09:33 PM (GMT)

Kulturë

Kolë Tahiri: ''Albania'' e Konicës (1)

E hene, 29.10.2012, 06:02 PM


«Albania» e Konicës (1)

PREZANTIM I REVISTËS “ALBANIA"***

- Shoviniste fqinje kishin mprehur dhembet per coptimin e trojeve tona etnike. Reformat e Tanzimatit u kishin dhene te drejten kombesive jo-turke te hapnin shkolla ne gjuhet e tyre amtare. Vetem shqiptareve nuk u njihej nje e drejte e tillle, sepse llogariteshin te kombesise turke-

Nga Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI

Per prezantimin e revistes "Albania" te Konices kemi shfrytezuar koleksionin e saj te plote, ruajtur me kujdes nga Shoqata "Iliria" e Brukselit, me kryetar intelektualin shqiptaro-belg z. D. Duraku.

Njohja me kete reviste presticioze shtron disa pyetje te cilat kerkojne pergjigje:

- Cilat kane qene kushtet politiko-shoqerore ne te cilat doli  ne skene revista "Albania "-Kur dhe ku u botua kjo reviste?

- Cili ka qene qellimi kryesor i botimit te saj?  Ç’farë tematike ka trajtuar gjate viteve te egzistences se vet?

- Cfare ndikimi ka ushtruar revista “Abania” ne zgjimin kombtare te shqiptareve dhe ne levizjen mendore atdhetar? Sa i ka bere ajo te njohur Shqiperine dhe shqiptaret ne opinionin evropian dhe ate boteror? Ne ç'mase idete madhore kombetare te trajtuara ne kete reviste kane arritur te realizohen ne jeten kulturore dhe historine e shqiptareve?  Ne problematiken e gjere atdhetare, te shtruar 110 vjet me pare ne kete reviste a vazhdojne te ndeshen ide dhe referenca politiko-morale rilindase, te cilat vazhdojne te ruajne aktualitet?  A gjenden ne te ide dhe çeshtje te pa trajtuara ende,  nga studjuesit tane?

- Ne fund te fundit, çfare vlerash dokumentare-historike perfaqeson "Albania" per kulturen, gjuhen e njesuar letrare shqipe, letersine artistike kombetare dhe historine tone?

- Ne ç’mase ia arriti "Albania "qellimit patriotik per te cilin doli ne drite?

Po perpiqemi te “belbezojme” diçka ne pergjigje te pyetjeve te me siperme.

Qe ne kontaktin e pare, me kete reviste te bie ne sy, se ke ne duar nje dokument serioz, te formuluar mjeshterisht, me kopetence profesionale, shije te spikatur artistike, simbole kombetare si dhe mjete e gjuhë letrare brilante te gjetura, nga nje mendje e holle atdhetare, në momentin e duhur historik kombëtar.

Rrethanat kombëtare dhe nderkombëtare, në të cilat doli në dritë „Albania“ kane qene komplekse, te tensionuara e me rreziqe fatale per shqiptaret. I semuri i Bosforit“ po rreshqiste, pandalshem në gremine.

- Shoviniste fqinje kishin mprehur „dhembet“ per coptimin e trojeve tona etnike. Reformat e Tanzimatit u kishin dhene te drejten kombesive jo-turke te hapnin shkolla ne gjuhet e tyre amtare. Vetem shqiptareve nuk u njihej nje e drejte e tillle, sepse llogariteshin te kombesise turke.

- Me ritme te shpejta po perhapeshin shkollat ne gjuhet turke, greke, serbe, bullgare etj. Qellimi i tyre ishte asimilimi, zhberja dhe zhdukja e shqiptareve dhe e  gjuhes se tyre amtare.

 

- Rindindasit kishin dhene kushtrimin, percaktuar referencat moralo-polike per bashkimin kombetare dhe hapur rrugen. Ishte formuar Lidhja e Prizrenit, flaka e se ciles u shua, relativisht shpejt.

- Egzistonte nje tradite e shtypit shqiptar, jashte vendit, por, shpesh afatshkurter, me rreze te vogel veprimi, por edhe me prirje te huaja: greko-file, sllavo-file, turko-file, italo-file etj.

- Ne trojet tona etnike idete kombetare perhapeshin fshehurazi, ne kushtet e perndjekjes dhe terrorit te eger osmanist.

- Forcat anti-shqiptare luanin role te pallogaritshme kombtarisht te rezikeshme.

- „Varka“ e vogel shqiptare lekundej ne dallget e „sunamit“ te perçarjes kobzeze. Drejtimi i saj, humbja e identitetit kombetar dhe fshirja e Shqiperise nga harta gjeografike e Evropes Juglindote

Ne keto kushte asfiksimi dhe stanacioni historia thirri ne skene edhe atdhetarin, erudit dhe energjik, 21 vjeçarin, Faik Bej Konica, nga nje dere e shquar e Konices.

VESHTRIM  SIPERFAQESOR  DHE  ILUSTRATIV  I „ALBANIA“!

A.

Ne faqen e pare te numerit 1, vellimi 1, te vitit 1897 lexojme:

Viti i botimit:              VITI I PARE

Cfare eshte?     E perkoheshme shqip, shkruan ç'do gje, del nje here ne muaj.

Emertimi:       "ALBAN IA"

Merret me:       LITTERATURE, LINGUISTIKE, HISTORI, SOCIOLOGJI.

Numri, koha e botimit:    Numer 1,  25 mars,  viti  1897

Permbajtja:  dhene ne nje kuadrat ne shqip dhe frengjisht

Dy tri fjale si parathenie..................  REDAKSIA

Armiqt' e Shgiperise....................       THANK SPIRO BEG

Vjersha....................................            THOMA ABRAMI

Lulia e malevet...........................        HASAN AGA

Per Kasandren (frengjisht)............... RONSARD

Lajthimi...................................           NJE PERMETAS

Per themelin e nje gjuhe letrarishte shqip                  T. S. B.

Deftimshkruarat e vjetersise mbi rrenjet e kombit.     HOMERI

Ne dy anet e kuadratit, ku eshte vendosur permbajtja e lendes, jepen dy citate: njeri greqisht (Asius Samos) dhe tjetri anglisht (Lord Bajron). Nen citatet e mesiperme jane vizatuar dy kallxa, gruri te cilat, perveç vlerave sombolike krijojne edhe harmoni estetike te fages se revistes. Vijojne:

KRYE-SHKRONJES(Drejtori)         THANK SPIRO BEG (anash, majtas).

SHKRONJES-ARKETAR:                VISKA BABATASI (anash, djathetas)

Adresa e redaksise: "BUREAUX DE LA REVUE ALBANAISE 87, RUE SAINT-BERNATD, A  BRUXELLES 1897.

Qe nga numri 9 i vitit 1897, nen emertimet e me siperme, me shkronja te medha, rishpaloset qellimi i se perkoheshmes, bashke me nje lutje per memedhetaret:

"Qellimi i se perkoheshmes "Albania" eshte ky: te shuhen lufterat, te mos derdhet me gjak ne Shqiperi, po te kete paqe dhe bashkim, e me urdherim te Lartmadhesise Tij Sulltanit edhe me ndihmen e Zotit Math te behen shkolla shqip dhe kombi shqiptare te veje perpara ne dituri dhe ne miresi dhe te kuptoje ku jane interesat e tij te verteta”. (Shenim: Konica, ne fillim ka pasur nje fare besimi tek Sulltani, por me vone e ndryshoi kete mendim, aq sa u denua me vdekje ne mungese.( K.T.).

Kjo shpallje perseritet ne te gjith numrat qe pasojne, deri ne fund te vitet 1897. Ne numrat e viteve te mevoneshem, ky shenim eshte hequr nga redaksia.

 

B.

BALLINA E NUMRIT PARE, VITI I DYTE I BOTIMIT 1898.

-  Ne sfondin e nje balline me ngjyre jeshile te mbyllet, qendron figura e nje shqiptari toskë, ne kembe, pak te hapura, ne doren e djathet mban pushken e gjate, mbeshtetur ne tokë, perpara kembeve, doren tjeter e ka vendosur siper nje liberi, te hapur, ku gjenden, te vizatuar edhe 2-3 instrumente shkencore. Ne kostumin kombëtar te luftetarit terheqin vemendjen fustanella e gjate, e bardhe, tipike shqiptare dhe jeleku karakteristik. Figura mbulon, pothuajse tere faqen e revistes.

-  Ne sfond, pas kokes se luftarit, ngjeshur edhe me armet e brezit ndriçon dielli (personifikim i lirise), rrezet e te cilit valviten, ne formen e (flakeve)gjarperinjeve duke forrnuar nje kurore e cila mbulon tre te katertat e pjeses se siperme te ballines. Me germa te medha ne secilen rreze lexohet "ALBANIA".

-   Ne anen e djathet, siper paraqitet nje steme e familjes princerore te Kastrioteve.

-  Ne kendin e poshtem, te po kesaj ane gjendet portreti i Skenderbeut me kostum kombetare, me perkrenare ne koke, i rruar, me mustaqe.

-  Tabloja mbyllet me nje shirit te bardhe, i cili zgjatet qe nga kemba e luftarit, vazhdon perposhte kornizes dhe ngrihet deri ne lartesin e syve te portretit te heroit. Ne shirit eshte shkruar: Gjeregj Kastrioti i thanun SKENDERBEG.

-  Ne anen e djathet, perpara luftarit te lirise duken, ne sfond (veshtire te dallueshme), male, nje lugine, dy ullinje, rrahur nga stuhiat dhe nje skice e vogel luftimesh me shpata,

- Terheqin vemendjen, ne keto dy portrete : pamja fizike dhe fizionomia : mimika, syte, veshtrimi, balli, nofullat, goja, muskulatura e fytyres, ne tere pamjen e tyre shprehin ndjenja : fisnikerie, butesie, humanizmi, harmonie, dinjiteti, bukurie etj., te denja per qyteterimin evropian. Te dy portretet, pa sforcim, apo ashpersi, (per te cilen akuzohen shqiptaret), trasmetojne tipare te karakterit shqiptare: burreri e vendosmeri, siguri, perqendrim, qetesi, vullnet, besim ne vetevete, durim, trimeri dhe vetepermbajtje.

Pra, jane dhene me mjete figurative, mjetet kryesore te cilat u duhen shqiptareve per te fituar lirine: Armet, librat, dituria,  heroi kombetare, simbolet dhe bota e pasur, e civilizuar e qytetarit te kohes.

-   Ne kendin e majte siper, me shkronja te medha eshte shkruar frengjisht: REVUE, ne kendin tjeter, siper BJ-MENSUELLE.

Ballina paraqitet e mbingarkuar, por me proporcione perfekte e qartesi pamjeje, bere nga dora e artistit shquar belg, Paul  Noucquet, sipas idese se Konices.

Siç eshte thene, çdo vellim eshte i perkthyer edhe ne frengjisht.

C.

BALLINA E DYTE, NISUR  NGA VITI 1900

Ballina e revistes ne vitet e mevoneshme ka ngjyre te verdhe. Ne pjesen e siperme te saj jepen: Vellimi, p.sh. XI   1907   XI  Volume.  Me poshte, me shtrirje ne tere faqen eshte shkruar: A  L  B  A  N  I  A. Nen kete titull, ne dy kollona shkruhet ne shqip dhe frengjisht: "E perkoheshme shqip. Del dy here ne muaj. U themelua me 1896".

- Ne qender, ne sfondin e zi te nje drejtekendeshi, me gjatesi nga lart-posht eshte vizatuar nje SHQYT (steme).  Ne mesin e tij spikate shqiponja, midis krereve te se  ciles ngrihet nje flakadan. Dorezen e tij e mbeshtjell nje shirit i vogel, ne te cilin eshte shkruar "UNITAS". Thirrje per bashkim te shqiptareve te çfaredo feje apo krahine qofshin ata.

- Gjoksi i shqiponjes bulohet nga nje perkrenare, ne cepin e  majte, siper te se ciles varet nje kryq i zi. Nje shirit i bardhe, siper perkrenares mbeshtjell trupin dhe perfundon ne te dy anet e qafes se shqiponjes, duke i lene krahet e lire, gjysem te mbledhur. Ne te eshte shkruar: „ALBANIA“. Ne te dy anet e shiriti aty prane qafes shkruhet , majtas: anno dhe ne te dhjathten: 1896- Dy kthetrat e kembeve mbajne nje shirit te bardhe, varur, ne forme harku mbi te cilin eshte shkruar latinisht: "UNGUIBUS ET ROSTRIS", i shqiperuar do te thote: "Shqiponja dykrereshe i ruan te drejtat e veta me sqep e kthetra".

-  Ne te dy anet e drejtkendeshit te zi lexohet ne shqip(majtas) dhe frengjisht(djathetas): "Te mbahet e rritet kombesia. Te lerohet e zbukurohet gjuha se gjuha eshte shenimi i kombesisë. Te permiresohet gjendja e popullit, se, kur nuk eshte i vobeket populli kombesia mbahet e tere e forte dhe e lire".

- Me poshte shenohet, po ne dy gjuhet e me siperme: Vjersha, kenge te popullit, gjuhesi, histori, shkence dhe te reja.

-  Ne fund te faqes shenohet adresa e re ku duhet te dergohen: letrat, ndihma, pajtimet etj.“To the Editor of „Albania“ 3, Oakly Crescent, City Road, London, E. C.“

Ne secilin numer te volumi 2, viti 1898 eshte perdorur edhe nje gravure e veçante. Ajo gjendet ne kendin e majte te faqes se pare te revistes, larte, brenda nje katerkendeshi i cili ze nje te katerten e faqes. Aty jepet nje are-ugar, qielli i kalter me nje re te bardhe dhe kodra, prapa se ciles, dielli qe po lind shperndara rrezet mbi horizont. Keto elemente jane dhene prapa figures muskuloze te bujkut, figure e cila te kujton statujat e antikitetit grek. Bujku, me doren e djathet te shtrire anash, ne ecje e siper hedh faren ne are qe pret te mbillet. Figura shprehe shprese per korrjet e ardheshme. Siper ketij drejtkendeshi shenohet, me shkronja te medha titulli simbolik: “Mbillni qe te korrni“!  Ne fund te tablos, majtas jepet emri i piktorit: P. Noucquet dhe ne krahun tjeter „A mon ami Faik beg Konitja. Po ne kete faqe, vazhdon kryeartikulli i numrit, e keshtu me radhe  numtat e tjere deri ne fund te vitit 1898.

 

- Ne numrat e kesaj reviste ndeshen pak fotografi te disa personaliteteve kombetare, figurash historike, albanologesh,etj. si p.sh., Ismail Qemali, Fan S. Noli etj.

- Ne mbyllje te ketij prezantimi shtojme, se revista, ne vitin e pare, ne çdo numer ka patur  nje fashikull e pak, d.m.th. 16 deri 24 faqe. Ne vitet e mevoneshme, çdo numer ka dalur me 2, ose me tre, e madje, ne ndonje raste edhe me 4 fashikuj, d.m.th., perkatesisht me: 32, 48 dhe deri 64 faqe. Formati i revistes, qe nga viti i dyte ka qene:23.5 x 17.5. Faqosja e secilit numer, qe nga numri i pari e deri ne fund mund te sherbeje si model imitimi edhe ne ditet tona per revista te kesaj natyre.

A.   VESHTRIM  STATISTIKOR I REVISTES "ALBANIA"

Viti i themelimit!                               1896.

Data e daljes se numrit te pare!         25 mars 1897.

Vendi i botimit! A. Nga 1897 deri ne prill te 1902  Ne BRUKSEL.

Nga viti 1902 deri me 1909:               Ne  LONDER

Ideator, drejtor dhe  botues!  Trank Spiro Beg.

Motoja e revistes :      " Mpron te drejtat e kombit Shgiptare"!

Sa here dilte?  Dilte nje here ne muaj.

Sa vite ka vazhduar te botohet?        Eshte botuar 12 vjet pa nderprerje.

>  Sa numra kane dale?  144 numra, afro 2500 faqe, secila ne dy kolona, ne 12 volume.

Rubrikat:   LITERATURE, LINGUISTIKE, HISTORI, SOCIOLOGJI

Nenrubrikat:

Vjersha:          Gjithesejt:       307 vjersha me 3578 vargje.

Kenge te popullit:       Gjithesejt:       85 kenge me 1444 vargje.

Perralla dhe perralleza:          Cope 30.

Histori, filozofi:          Studime historike:      73.

Letratyre e huaj:        Perkthime, shkrime   17.

Letratyre dhe gjuhe:  Krijime, studime, polemika etj.: 159

Shkence, çeshtje ekonomike: Shkrime: 56.

Propogande kombetare:        Kryeartikuj (7) e shkrime te tjera: 223.

Politike, lajme te reja, tetra etj.          Gjithesejt: 334.

Zera gjithesej:         605

Nenrubrika, sipas rastit kane levizur ose kane munguar.

- Bashkepunetore: Mbi dhjetra e dhjetra autor shqiptare (me pseudonime), rilindas te shquar, perfaqesues te famshem te besimeve fetare, intelektual te rinje, nga te gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora e shtrire ne kater kontinente. Midis tyre : Naim Frasheri, Gjergj Fishta, Luigj Gyrakuqi, Aleksander S. Drenova, Filip Shiroka, Hile Mosi, Kostantin Sh.Gjeçovi, Zef Skiroi, Murat Toptani, Fan S. Noli, Pashk Bardhi, Aleksander Xhuvani, Kole Kamesi, Ndoc Nikaj, Mit’hat Frasheri, Mati Logoreci, Anton Xanoni, K.J. Trebicka, Viske Babatasi, Kristo P. Luarasi, Ibrahim Temo etj.

Bashkepunetoret e huaj jane : belgj, francez, anglez, gjerman, kroat, polake, danez etj.  Per te argumentuar origjinen e shqiptareve Konica u referohet autoreve te vjeter : Homeri, Herodoti etj., shkencetareve evropian bashkohore, albanalogeve te shquar etj ?

- Qendrat e shperndarjes: Bruksel, Londer, Lajpcig, Paris, Vjene, Trieste, Venedik, Athine, Filipopoli, Kairo, Aleksandri, Stamboll, Bukuresht, Halle(Gjermani)

Shtrirja ne kohe; Nga 1897 deri me 1907.

Hapsira gjeografike: Kontinentet e Evropes, Azise, Afrikes dhe SH.B.A.

...!

--------------

Shenim: Ky material studimor është paraqitur në sesionin shkencor të mbajtur në Bruksel, me rastin e 110 vjetorit të daljes së numerit të parë të kësaj reviste.

 

-Vazhdon në numërat e ardhshëm-

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora