E premte, 19.04.2024, 01:08 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë

E shtune, 19.04.2008, 07:42 PM


Engjëll Koliqi, me drejtorin At José Raimundo da Costa - sdn
SHTËPIA BOTUESE "O LUTADOR" (LUFTËTARI) PRET AUTORIN E LIBRIT "NËNË TEREZA – NJË DASHURI E PAKUFISHME" – ENGJËLL KOLIQI-N:

Shqyrtohen mundësitë e shtrirjes në Kosovë

Në kërkesën e Koliqit, për hapjen e një shtëpie botuese me shtypshkronjë në Kosovë, drejtoria e "O LUTADOR" (Luftëtari) u përgjigj pozitivisht dhe tash ekspertët do t'i shqyrtojnë të gjitha mundësitë, kushtet dhe rrethanat, për të marrë vendimin e drejtë. Kjo shtëpi botuese librin e Engjëll Koliqit do e dërgojë në bienalin e librit, në Belo Horizonte dhe në São Paulo, si libër të parë, me nga 500 kopje. Këtu do të botohen edhe libra të tjerë të këtij autori.

Caio WERNECK

Belo Horizonte, 19 prill 2008

Shoqëruar nga organizatorja dhe përkthyesja e librit "Nënë Tereza – një dashuri e pakufishme" dhe nënkryetare e parë  e Institutit BRAKOS – Dr Vera Lúcia Alves Neves, autori i librit në fjalë dhe president i këtij instituti – Engjëll Koliqi, pardje u prit nda ndrejtoria e Shtëpisë Botuese "O LUTADOR" (Luftëtari), ku po shtypet libri i tij dhe vizitoi të gjitha stabilimentet përgatitëse dhe të shtypshkronjës moderne të saj.

Z. Koliqi është pritur nga drejtuesit e kësaj shtëpie botuese, e cila mund të quhet edhe një fabrikë e madhe librash, sepse stabilimentet e saj kishin kapacitete të mëdha, që me mjeshtri të rrallë dhe me përkushtim të madh i shfrytëzonin 72 punëtorët e Lutadorit. Së pari kanë biseduar me drejtuesen e shërbimit administrativ – Znj. Edna Alves, së cilës Koliqi ia ka shprehur qëllimin e Institutit BRAKOS për projektin e një shtëpie botuese, me shtypshkronjë në Kosovë dhe dëshirën që kjo të jetë vetë Lutadori. Ajo ka pranuar me kënaqësi këtë propozim dhe u ka thënë mysafirëve se do t'ua paraqesë drejtorëve (etërit sakramentanë), që duhet të vendosin në vijim.

Nga vizita në O LUTADOR
Gjatë vizitës së sallave të shtypshkronjës dhe të stabilimenteve, mysafirët janë shoqëruar edhe nga administratori i grafikës dhe drejtor financiar i kësaj shtëpie botuese – José Césario de Albuquerque, i cili i ka njoftuar me të arriturat dhe me rezultatet e punës në këtë gjigant të botimit të librave. Edhe ai ka mirëpritur propozimin e shtrirjes në Kosovë të Lutadorit dhe ka premtuar një angazhim të sinqertë në këtë drejtim.

Më pas mysafirët janë pritur nga drejtori i  Lutadorit – At José Raimundo da Costa - sdn, me të cilin poashtu kanë biseduar gjerësisht, duke shqyrtuar mundësitë e shtrijes edhe në Kosovë. Edhe ai u ka premtuar një angazhim të sinqertë në këtë drejtim dhe ka thënë se për këtë duhet të vendosin udhëheqësit e kongregatës së tyre. Një bisedë e përzemërt është zhvilluar edhe me botuesin e revistës "O Lutador" – At Sebastião Sant'Ana - snd dhe me etër të tjerë.

Drejtuesit e kësaj shtëpie botuese, të kënaqur dhe të impresionuar me librin e Z. Koliqi mbi Nënë Terezën, që këto ditë del nga shtypi, nga kjo shtëpi botuese, kanë shprehur dëshirën që të bashkëpunojnë gjatë me këtë autor dhe të botojnë edhe libra të tjerë të tij. Ai ka pranuar me kënaqësi këtë ofertë dhe ka paralajmëruar tituj të tjerë, që dëshiron t'i botojë këtu: një libër mbi Papën Gjon Pali II (Wojtyla), një libër me porosi edukative për gjeneratat e reja "Çka s'dua të më bëjnë, nuk i bëj askuj", librin që po vazhdon ta shkruaj "Intervistë me mua" dhe disa libra poetikë.

Çast nga bisedimet

Në shtypshkronjë

Engjëlli me editorin At Sebastião Sant'Ana - snd

Pamje nga shtypshkronja



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë Caio Werneck: Veprimtari shqiptar - Engjëll Koliqi në Agjensinë Publike të Turizmit ''Belotur'' Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë Caio Werneck: Edhe një ligjëratë e suksesshme e profesorit kosovar - Engjëll Koliqi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora