E enjte, 28.03.2024, 01:35 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Alfabeti

E hene, 29.10.2012, 07:11 PM


ALFABETI

 

Alfabetin e mësova në t’ shenjtën Abetare ,

Bukur tingëllojnë shkronjat shqiptare ,

Cilado më e bukur, më ëmbël se tjetra ,

Çilen sikur lulet në kopshtet e vjetra .

 

Dashuri ndaj shkrimit, dijes dhe leximit,

Dhembjet përmes shkronjave i shtrohen shërimit.

Etje e pa shuar është rruga e mësimit ,

Ëndërr që jetësohet gjatë gjithë rrugëtimit .

 

Fjala e shkruar n’ letër do t’ jetojë në vepër ,

Gatesë që ushqen shpirt, zemër e sedër .

Gjuha jonë ka shije që komunikon ,

Hënën edhe diellin n’ rreze i bashkon .

 

Iliria ishte toka e t’ parëve tanë ,

Jeta – dashuri si fëmija për nënë .

Kujtimi për shkronjat sa vjen edhe rritet,

Lule e kopshtit tonë që gjithnjë ujitet .

 

LLampa e vajgurit dikur kur ndriçonte ,

Mirësinë e shpirtit n’ vargje e shënonte .

Nënat  thurnin n’ djepa ninulla gjithë fare ,

NJë shkollar më tepër n’ familjet  shqiptare .

 

Ojme kur qëndisnin vajzat mbi gjergjef ,

Për shkronjat shqiptare thurnin këngë për qejf .

Qilima të  çejzit kur thurnin në vek -

Radhitnin shqiponjat me flatra e me sqep .

Rrota historike sillet e mbështillet ,

Syri i shqiponjës kurrë për jetë nuk mbyllet .

Shqiponjat krenare do të fluturojnë –

Trojet shqiptare shpejt do t’i  bashkojnë .

 

Thepat përmbi kreshta lirinë do ta gëzojnë ,

Uniteti i kombit do të mbijetojnë .

Valët e Adriatikut do t’ na  përqafojnë  ,

Xixëllonjat lirshëm do të vigjilojnë .

 

Xhindet s’ do t’ kenë  vend ma nëpër  trojet tona ,

Yjet do t’ ndriçojnë  përmbi kullat tona .

Zoti do t’ flet shqip së bashku me ne ,

Zhegun do ta shuajmë  bashkë në një Atdhe !

 

Gjilan, më 25.10.2012.                  Demir KRASNIQI



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora