E enjte, 28.03.2024, 12:46 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Fortësia e zinxhirit

E hene, 29.10.2012, 07:27 PM


F O R T Ë S I A   E  Z I N GJ I R I T

(Një thënje popullore thotë,fortësia e çdo zingjiri mvaret nga hallka më e hollë e tij)

Nga Dedë Preqi

Thëmi kështu  me qëllim se,  Evropa dhe reagimi i saj për qështjen e Kosovës me Serbinë, nuk parasheh një sqarim bazëshmërie , logjike e faktike , për t’i  rregulluar ashtu si duhet  marrëdhëniet në mes këtyre dy shtetëve fqinje, nëse njërën e cungon, ndërsa tjetrën e çementon . Kjo që dua të thëm, nuk është një mendim, apo meditim i vetëm, por i tërë popullit shqiptarë , duke u bazuar në reagimet e tyre se, Kosova  nuk do të ndahet dhe copëtohet në „banovina“, sikur që mendon Serbia ,apo ndonjë  plan tjetër  evropian për veriun e Mitrovicës, sepse jo vetëm që marrëdhëniet nuk do të afrohen, por rreziku në mes këtyre dy popujve kurrë nuk do të përfundojë, sikur që kemi rastin në Bosnje, me Republikën Serbe.

Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve, që përjetuam realitetin  e dhunës shqiptare  nga Serbia militariste dhe nuk ka gjë më të rëndë tani ,se ta mbuloshë  një realitet të tillë me nocionin e së vërtetës, sikur po ndodh në vazhdimësi  nga më të „fortit“,apo Evropa i ka qëllimet e saja, të bëjë me shqiptarët  kompromise  acarimi, në vend të një mirëkuptimi.

Kjo tregon se, sa është e interesuar masa të dijë se ç’farë drame po lëvizë  prapa skene, kush janë aktorët primarë dhe sekundarë, duke ditur se,  populli është ai , i cili e ka peshorën në dorë dhe do ti peshojë gjërat ashtu sikur e meriton .

Nuk janë bindëse mendimet dhe planifikimet e disa zyrtarëve evropian , se  do të pajtohen të dyja palët Kosova dhe Serbija, me planin që do të paraqet baronesha Eshton,kur një plan i tillë qarkullon sekret para masës së popullit shqiptarë.

Nëse Bashkimi Evropian propozon një plan për veriun e Mitrovicës, të ngjajshëm  sikur në  Bosnje,  me Republikën Serbe,  apo një Autonomi të gjërë për serbët, atëherë  po shihet qartë se fatin e  Kosovës po e dikton ligji i forcës dhe jo ligji i drejtësisë dhe vullneti i popullit, i cili popull luftoi me shekuj dhe po lufton ende për të drejtat e veta.

Në këtë atmosferë të egër politike, populli shqiptarë i Kosovës nuk ka se si të pajtohet në rrëthana të tilla, i cili popull i kërkon të drejtat e veta para Evropës dhe botës, me përpjekjet e veta shekullore, i etur për liri, demokraci dhe drejtësi.

Në këtë rast, qështja e veriut të Mitrovicës është shumë e ndieshme dhe duhet të spikasim miopinë e pabesueshme të disa arkitektave politik e mendjelehtë, të cilët premtojnë  mjaltë dhe tëmbël zogu,me iluzionet e tyre,apo të lozin me fatin e një populli.

Duhet të jemi të bindur se, mbyllja e syve para këtyre qështjeve, apo krijimit të marrëdhënieve në mes këtyre dy popujve, do të thotë për këto  dy vende ka dilema dhe  akoma nuk mund të jetojnë të lira, në paqë dhe në marrëdhënie  të mira.

Është e vërtetë se SHBA-të dhe disa vende Evropiane po hargjojnë shumë energji për të zgjedhë qështjen e veriut të Mitrovicës, por është i pikëllueshëm fakti, nëse mirren në konsideratë planet e hartuara  nga Serbija, pa i përpunuar mirë këto plane, sepse në to mëshihen shumë sekrete dhe strategji të rrezikshme për vendin tonë.

Ajo që kemi përjetuar dhe po përjetojmë ende nga shteti serb nuk ka ndryshuar  fare klima politike e saj, ajo klimë e më hershme, po zavendësohet me të re-në, njëmendësia  e tyre ndaj shqiptarëve u zavendësua me njëmendësi, në mos edhe pamendësi…

Ndërtimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë ,paraqet edhe ndryshime të mëdha në themelet e marrëdhënieve të reja shoqërore të, të dyja palëve,por jo  të propozohen dallime në mes njerëzve që dalin nga përkatësia  kombëtare.

Shqiptarët  sot , nuk duhet  të binden lehtë, dhe  pse gjithëherë donin të tjerët të na bindin për qështjet tona dhe për ato që ndikuan  në historinë tonë, sepse nuk ishim të fuqishëm , por sot i kemi miqtë e mëdhenj në Amerikë dhe Evropë, që shpresojmë në përkrahjen e tyre, në përputhje me të drejtat e popullit shqiptarë dhe vullnetin e tyre.

Konfliktet nacionale gjithmonë kanë ekzistuar, dhe  vazhdojnë nëse problemet e tyre  nuk zgjedhën  në mënyrë të drejtë.

Nuk do të thotë se Kosova mund të rrezikohet nga bisedimet , apo negociatat me Serbinë, ajo mund të rrezikohet nga rrethanat që krijohen në këto bisedime, sidomos rreth qështjes së veriut.

Mitrovica është e njëjtë sikur qytetet  dhe vendet tjera, të cilat e  përbëjnë  zingjirin e Republikës së Kosovës,por fortësia e zingjirit mvarët nga dobësia e hallkës dhe fërkimi i saj prej kushteve klimatike dhe rrethanave politike të vendit dhe rajonit



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora