E premte, 29.03.2024, 08:01 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Mark Kuzhnini

E hene, 29.10.2012, 06:10 PM


Mark Kuzhnini

Kush je ti?

Je humbur,je zhdukur dhe nuk je lutur,
je lidhur, nuk je zgjidhur kur je dridhur
tè kam puthur por nuk je zbutur,
më ke thënë të dua por me mua je shtirur.

Ke dashur kë ke dashur, kotë ke folur,
ke ikur, nuk më bëre ftesë te isha pjesë
isha rob atë botë, për ty jam lodhur,
je tallur me mua gjerë në mëngjes.

E kam shijuar ëndrrën e pa prekur,
i kam ndarë duke i qarë dhimbjet e forta,
me ty isha gjithnjë e kam cekur,
dhurata më e qmuar doli një nga dhuratat
më të kota

ASHTU SI DIKUR

Kur më thua udhë të mbarë,
më përqafo nga larg ku je,
një varg do e qaj me lotë
ndoshta nesër s'do më njeh.

Ateherë kur jam në rrugë,
diku larg në rrugë të gjata,
s'do t'i kem puthjet tua,
do më puth dita,do më puth nata.

Nëse mall do kesh për mua,
nëse zëri im të mungon,
shiqo rrugën që kam kaluar,
ajo gjurmët qe kam lënë do i tregon.

Më mundon një kujtim
që më shtjellohet në kokë cdoherë
s'mund ta gjej një shpirt të lir
që të strukem në të përherë.

S'mund ta prekë me zemrën tënde,
ashtu si dikur që e kam prekur,
dua të të puth në shpirt e buzë të mos lë
të ikë me vrap rrugën për ta ndjekur.

ÇFARË KAM PARË

Çjerra... çfarë çjerra...?
Dhembjen tënde ngadalë...
Lotët t’i kam fshirë
si era shiun në mal...

Kam ikur... ku kam ikur...?
Drejt nga burgu i errët
në zemrën tënde kam pikur,
si lot i pastër dhe i kthjellët...

Kam puthur..., kë e kam puthur?
Të pa mundurën, çdo herë...
Kam prekur... kë kam prekur?
Hijen tënde në ëndrra përherë...

Kam parë..., kë kam parë?
Të pa dukshmin, shpirtin tënd
e kam njomur dhe pse ish tharë,
pa pasur në ndihmë askënd!
Kam ecur... ku kam vajtur?
Drejt e drejt, gjer tek caku....
Me vete, çfarë kam mbajtur...?
Një mllef e një zhgënjim....
Një shpresë të vogël s’paku.

Zemrën e ndarë

Do vie dhe ajo ditë e ndritur,
që unë vazhdimisht po e pres,
që shpirtin kam për ta falur
e jo për t'ia shitur
Zotit të madh pa interes.

Kam hasur dhe rrugica të ngushta,
gjatë udhëtimit paksa jam ndalur,
do has në udhëkryqe të prera
se me pritje mjaft jam qmallur.

Fatin e njof por lumturin e dua,
t'i bëj se bashku për një qast
por në atë qast etja do shuhet
dhe më besoj që nuk do jem i plast.

Ndjenjës në karrocë të paralizuar
do i bërtas, do e ngris në këmbë,
zemrën e ndarë kam për ta ngjitur
dhe fjalët s'do i lëshoj pa i përtypur
mirë me dhëmbë.

MBYLLA SYTË

Trung i ndarë unë kam mbetur,
zemër vrarë dhe shumë i etur...
Se ç’më thanë e më tradhtuan,
më lanë udhëkryq e m’robëruan!

Kur më morën, më lëkundën,
kur më korrën e më shkundën ,
më shoshiten me një shoshë,
më qortuan, pse isha bosh...!

Kur, jam përleshur e jam ngjeshur,
në errësim, ngadalë jam veshur,
gjysmë i zhveshur kur kam kenë
më kanë fyer, më thanë: je një qen!

Kur më ikën, më, s’i kam parë,
shkuan ditën që kam qarë...
Seç më lanë të gjunjëzuar,
e thanë: gjumin na ke zgjuar!

Mbylla sytë e pash me mëndje,
mbajta kokën disi me ëndje,
e pash fytyrën të gjakosur,
ëndrrat e mjera, m’i kanë plagosur!

KUR,KUR,KUR ?

Nëpër dhëmb përtyp fjalët,
aty ndër vetulla mbaj shikimin,
si zog krahë thyer i vajtoj malet,
më premtojnë kot,ma ofrojnë zhgënjimin.

Ku do mbesin këngët e mia,
si harabel që gjithnjë këndojë,
mos vallë në humner do të treten
mos jam në kthetra, a do të shpëtoj ?!

Ku do mbetet ky trishtim,
që tani une e posedoj?
Mos rastesishtë është një tradhëti,
një frymëzim që më mashtroj.

Kur do humbet errësira ?
Më thuani kur dielli do afrohet?
Kur do vijne ditet më te mira?
Kur një shpirt i akulltë do të ngrohet?

Kur? Kur? Kur?

Për çudi

Kur e kam parë kur askush s’e ka parë
hijën qe ma bartte fatin
kur kam qeshur e kur kam qarë
kur kam njollosur me lotë shtratin.

Kur kam ecur kurrë s’kam ngecur
në horizontin e pa fund
retë me këmbë i kam shkelur
rrufeja shpirtin kurrë s’ma lekund

Kush ka folur me fantazma
për çudi shumë fantazi
kush e ka pare të padukshmen? Unë,
por nuk kam fjetur në qetësi.


SHQIP DHE VETEM SHQIP

Shqip more flas, a më dëgjon?
Mos përdor këtu gjuhë sllave
se shqiponja do të verbon,
do lëshohet shepjt drejt maleve.

Shqip more shqip këtu fol,
me thua mua arrnaut?
Gjuhën e turkut e pranon,
une jam shqipe nuk jam hut.

Tungjatjeta e kam përshëndetjen,
me plis në kokë kam mbrojtur vatan,
rrotullo gjuhën se ta përgjakë jetën
më thuaj jam Shqiptar ore kapedan.

Të mallkuar qofshi siq tha Fishta,
që përdor gjuhë tjera boshe,
ja pra po ju jeni njerëz me bishta
fol shqip dhe më shumë do rrosh.
 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora