E enjte, 25.04.2024, 12:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Marjan Sopi: Gjithmonë në mbrojtje të qënies shqiptare

E diele, 28.10.2012, 06:59 PM


Gjithmonë në mbrojtje të qënies shqiptare

Në kujtim të 85 vjetorit të lindjes Dr. Don Gaspër Gjini dhe në kujtim të të gjithë paraardhësve tanë të shenjtë që dhanë jetën në shërbim të Fesë dhe Kombit…

Nga Marjan Sebaj-Sopi

Gjatë historisë sonë bimilenare, poltikanë, pseudohistorianë e të ngjajshëm, në shkrimet e ligjërimet e tyre, janë munduar ta paraqesin popullin shqiptar si një popull të paarsimuar, të egër, të paditur dhe primitiv. Mirëpo, ky popull i lashtë, bujar, zemërgjerë dhe dashamirës nuk është i tillë siç pretenduan dhe u munduan ta paraqesinin armiqtë tanë. Gjatë shekujve me qëllime të caktuara, popullin shqiptar e etiketuan këtë me lloj-lloj etiketimesh nga më të ndryshmet. Por, historia e vërtet apo më mirë të themi e vërteta nuk mund të fshihet saqë a mund të fshihet drita në errësirë. Sepse, dokumente, shkrime, libra e dëshmi, lëndë të ndryshme arkivore anë e mbanë botës të qytetruar (në veçanti dokumentet e shumtë arkivore të Vatikanit) thrrasin dhe dëshmojnë të kundërtën e kundërshtarëve dhe armiqëve të popullit më të lashtë në Evropë, popullit Shqiptarë. Dhe me siguri se albanalogu i famshëm Lambretz duke njohur mirë historinë e popullit shqiptar, duke qenë i njohur me njerëz që dha ky popull njerëzimit, me plotë të drejt konstaton dhe thot: „Historia e vërtetë botërore nuk mund të shkruhet drejt po që se në hartimin e saj e në te nuk marrin pjesë edhe shqiptarët!“

Ndër popujt e arsimuar në Mesjetë

Duke studijuar dhe njohur historinë e lashtë të popullit shqiptarë si dhe personalitetet e shquar në te dhe të cilët lanë gjurmë të pashlyera në historinë tonë Kombëtare dhe atë ndërkombëtare, historiani me famë botërore (veçmas rreth popujve të ballkanit) Milan Shuflay me fakte na bind se Shqiptarët midis Tivarit, Prizrenit, Ohrit dhe Vlorës ishin të arsimuar si nëpër qytete ashtu edhe fshatëra me përjashtim nga vendet e larta rurale. Jo, se këta patriot e atdhedashës, njerëz të shkencës dhe dijës kontribouan vetëm në mesin e popullit të tyre, popullit Shqiptarë, por kontribouti i tyre shtrihet edhe më gjerë dhe është me përmasa ndërkombëtare.

Me jetën dhe punën e tyre të palodhshme, nën kushte pa kushte dhe rrethana të vështira dhe rrezikshme, me gjithë këtë ata i treguan botës se shqiptarët e dojnë shkrim leximin, e dojnë kulturën dhe avancimin e saj, e dojnë dhe e çmojnë traditën, e në rend të parë gjuhën të të parëve të tyre e me të cilën dëshirojnë t’i afrohen dhe vlerat shqiptare t’ia afrojnë botës. Kurse edhe njohësi tjetër me famë botërore, historiani i mirënjohur Jiriçerku nga ana e vet sikur mbështetë të thënat e Shuflay, kur shkruan; „Shqiptarët në Mesjetë paraqitën si popullsi e vjetër krishtere me kulturë më shumë qytetare…“

Kështu duke parë dhe analizuar gjithë historinë dhe personalitetet e popullit shqiptarë nga e kaluara, ata të cilët shkronjat e parat ë gjuhës shqipe i shkruajtën me gjak, dhe se aspak nuk na befasojnë shënimet e më vonshme të cilat flasin se qysh rreth vitit 1364 kishte njerëz nga viset e veriore të shqipërisë cilët shkonin e ju drejtoheshin qendrave e qyteteve aso kohe të njohura e prestigjioze evropiane të arsimimit, dijës, për të mësuar gramatikën, moralin e lënd tjera të cilat mësoheshin në sistemin e shkollimit të atëhershëm (Shih. Dr.Don Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, Drita – Prishtinë, 2011). Por, kohërat e vështira nën okupime të popujve të ndryshëm e veçmas asaj të Perandorisë Osmane 500 vjeçare e bënë të vetën. Mirëpo, pamvarësisht nuk duhet harruar faktin se asnjëherë dhe askurrë në popullin shqiptarë nuk u shua dëshira e flakët si dhe përpjekjet e individëve për të krijuar në gjuhën e embël amtare Shqipe , dhe me këtë ta ndihmojnë popullin e vet që ta mbrojë, kultivioj dhe ruaj edhe një fije të hollë të së kaluarës edhe në lëminë e kulturës. Kështuqë qysh në Mesjetë kemi emëra të mëdhenjë, të shquar të kulturës… Të sjellim këtu vetëm disa nga radha e gjatë e tyre.

Dom Gjon Gazolli, matematikan i famshëm, astronom dhe humanist i madh, përkatësisht mësues dhe prift i nderuar (Shek. XV).

Pal Gazulli, vëllau i Gjonit poashtu i njohur në këtë kohë. Ky ishte rektor i shkollave të Dubrovnikut gjatë viteve 1442-1444. Në mesin e këtyre burrave të mëdhenjë shqiptar është edhe Marin-i.

Marin Beçikemi, profesor në universitetin e Padovës (Itali), dhe për dhjetë vite radhazi ishte edhe rektor i shkollës së lartë në Dubrovnik (Shih: Historia e letërsisë shqipe I-II, Prishtinë 1968, 160).

Këtu mos ta harrojmë edhe artistin e famshëm Andre Aleshin, ky shumicën e veprave të mrekullueshme i ka punuar në Dalmaci dhe Itali, aq sa qyteti i Splitit e ka shpallur edhe qytetar nderi e shumë e shumë intelektual tjerë të cilët I dhanë shumë jo vetëm kulturës shqiptare por edhe asaj evropiane.

Vlenë të cekët se qysh kryeipeshkvi i Tivarit Gulielm Andae (është viti 1332) dëshmon se Shqiptarët në librat e tyre kanë përdorur alfabetin latin, por jo vetëm që kanë përdorur alfabetin latin porse ata edhe kanë shkruar shkrime, punime të ndryshme shkencore, këngë e libra në gjuhën e tyre amtare shqipe… Organizonin mësime, themelonin shkolla edhe pse ishin gjithnjë të kërcnuar dhe rrezikuar pandërpre. Nuk guxojmë askurrë t’i harrojmë këta e paraardhësit e tyre dhe ndjekësit e rrugës së këtyre njerëzëve patriot të cilët bërën gjithçka për fe e atdhe, rrugë të cilën e trashëguan shumë të tjerë që nga Buzuku e deri në ditët tona, apo siç thot në një koment të tij në portalin zemrashqiptare, Deo Graciani, kur shkruan; “…që sot më shumë se kurrë kemi nevojë t'i dëgjojmë vazhdimisht.”

Në shërbim të Zotit dhe arsimit Shqip në Kosovë

Pishtarët e arsimit shqip në Kosovë janë të shumtë duke filluar që nga:

Atë Pal Hasi - me prejardhje nga Prizreni e për jetën dhe veprat e të cilit na njohton atdhetari, shkrimtari i njohur e më vonë ipeshkëv Pjetër Budi. Ky na paraqet atë Pal Hasin atëherë kur në veprën e tij “Dottrina Christiana” (Mësimi i krishter) thekson që ka gjetur një vepër (në dorëshkrim) të këtij françeskani e që vepra e mbante titullin “Dita e gjyqit”. Budi para se të udhëtoj për ta botuar veprën e tij në Romë, për të cilën vepër punoi që nga viti 1604, tregon se u shërby shumë nga disa kapituj nga dorëshkrimi i Atë Pal Hasi-t.

Vepra e Atë Hasit si dhe shtojca e saj ishin të botuara në gjuhën shqipe (be gjuhë t’arbreshe). Përveq këtyre të dhënave mbi Atë Hasin nuk kemi diç më tepër.

Pjetër Budi (1566-1623) - nuk ishte me prejardhje nga viset e Kosovës, mirëpo e sjellim këtu meqë në trollin tone ai e filloi veprimtarinë e tij meshtarake, patriotike e letrare. Ishte një patriot dhe atdhetar i shquar e që njihet edhe si organizator i kryengritjeve të shumta kundër perandorisë Osmane. Pjetër Budi me një rast gjatë vizitës së tij në Romë paraqiti projektin e tij për kryengritje madje edhe numëron njerëzit luftëtar të paepur për liri që disponon vendi i tij. Pra, ishte konkret dhe i vendosur kur mes tjerash thot:” Janë të bashkuar të gjithë Shqiptarët katolik e mysliman…“

Nga veprat e tij veçojmë; “Dottrina Christiana” libri i tij i parë i cili u botua në Romë vitin 1618, më vonë ky libër u ribotua disa here. Pastaj përsëri në Romë boton “Rituale Romanum”, lutjet janë në gjuhën latine mirëpo rubrikat dhe udhëzimet janë në gjuhën shqipe. Në këtë vepër gjindet edhe një poezi në gjuhën shqipe. Vepra e tretë e tij është; “Pasechyra e t’rrefyemit” (Pasqyra e të rrëfyemit), ky libër iu është dedikuar atyre që nuk njohin gjuhë tjera pos Shqipes. Edhe ky burrë patriot e atdhedashës sikur edhe shumë burra tjerë nuk u ndal së kontribouari (pranë rreziqeve e vështirësirave të mëdha) për Fe e Atdhe, duke luftuar edhe kundër adeteve të të huajve e të kqijave që u mbollën në atdheun tonë nga ata.

Pjetër Mazreku - ishte me prejardhje nga familja e madhe, patriotike e bujare prizrenase. Pra, ishte nga Prizreni i lashtë. Pjetër Mazreku ishte një pologlot i vërtet, njihte e fliste rrjedhshëm shumë gjuhë të huaja. Ishte vizionar, i shkathët, inteligjent dhe dinamik. Kontribouti i tij i madh lidhet me udhëpërshkrimet e tij si vizitator i Papës i cili i kaloi thuajse gjitha viset shqiptare, ku më pas rregullisht dërgonte raporte Vatikanit mbi gjendjen e popullit të këtyre viseve, në raportet e tij hasim në shumë fjalë shqipe…

Pjetër Mazreku ipeshkëv vdiç në Shkupin shqiptar më; 27. nëntor 1634.

Andre Bogdani – është i lindur në Gurrë afër Prizrenit. Ishte ipeshkëv i Shkupit deri në 1677. Pjetër Bogdani, nipi i tij shënon se xhaxhai i tij i’a ka përgaditë një fjalorë të mrekullueshëm latinisht-shqip, fatkeqësisht, kjo gramatikë i ka humbur me rastin e ikjës gjatë luftërave austro-turke (Shih: Historia e popullit Shqiptar I, 352, Shuteriqi Dh).

Pjetër Bogdani – Është i lindur në Gurrë afër Prizrenit. Studimet filozofi-teologji i vijoi në Romë, nga u kthye me tituj doctor i filozofisë dhe i teologjisë. Imzot Pjetër Bogdani udhëheqi ipeshkvinë e Shkodrës për rreth 21 vitesh nga here-herë edhe atë të Tivarit., kurse në fronin e Shkupit vie pas xhaxhait të tij.

Jetoi në kohëra dhe rrethana jashtëzakonisht të vështira për te dhe popullin shqiptarë në përgjithësi, ishte pandërpre i kërkuar, i përndjekur dhe i përcjellur hap pas hapi nga pushtetmbajtësit e Perandorisë Osmane. Dhe pikërisht shkaku i kësaj Imzot Pjetri bëri një jetë gjithnjë në ikje, fshehje e duke ndërruar vendbanimin aq sa edhe duke u fshehur dhe jetuar edhe në mal e nëpër shpella të ndyshme i veshur me rroba të fshatari të varfër, të thjesht dhe rëndomtë të asaj kohe. Mirëpo, asgjë nuk mund ta ndalë t’i kushtohet me mish e shpirt, me tërë qenin e tij, Zotit dhe popullit, prosperitetit, arsimimit dhe kthimin e vetdijës së popullit duke mos lënë anash as angazhimin dhe kontributin që dha rreth nxitjeve dhe organizimeve e kryengritjeve të Shqiptarëve kundër poshtuesve Otoman. Atëherë kur ishte fshehur nga Turqit në Padovë, dha të botohej vepra e tij “Çeta e profetëve” e cila u botua vitin 1685., në dy gjuhë: Shqip dhe italisht. Pos përmbajtjes religjioze, në këtë vepër gjejmë shumë njohuri tjera si shpjegime gjeografike dhe astronomike, poezi kushtuar personave të ndryshëm, aq sa kjo vepër mrekullon të gjithë studijuesit që nga ajo kohë e deri sot me qartësitë dhe hollësitë që sjellen aty. Imzot Pjetër Bogdani ishte patriot, atdhetar i madh, dijetar i rrallë si njeri me erudicion të madh. Kontribut të madh në botën albanologjike, ai ka dhënë edhe me urtitë dhe shkrimet e tij, siç janë relacione të shumta të cilat ia ka dërguar Vatikanit, përkatësisht Kongregatës së Propagandës e të cilat kanë vlera të mirëfillta historike.

Gjon Nikollë Kazazi u lind në Gjakovë. Studimet i vijoi dhe përfundoi në Fermë të Loretos nga u kthye në atdhe me titullin e dyfishtë të doktorit të filofozisë dhe teologjisë. Ipeshkëv i Shkupit emërohet në vitin 1752. Si puntor i palodhshëm, hulumtues e shkrimtar, ai gjatë qëndrimit të tij në Romë, në vitin 1740 zbuloi në Bibliotekën e Propagandës (së fesë) të vetmin ekzemplar të ruajtur të librit “Meshari”,  të meshtarit devotshëm shqiptar, Gjon Buzuku, i cili libër është botuar vitin 1555. Pas kësaj, Imzot Kazazi poshtu botoi në Romë në vitin 1743 veprën e tij origjinale: “Breve compendio della Dottrina Christiana” (Përmbledhje e shkurtër e Doktrinës Kristiane). Vepra fillimisht është shkruar në latinisht , alias, italisht, dhe pastaj është përkthyer edhe në shqip. Kjo vepër ka vlerën e saj, meqë është shkruar në dialektin i cili aso kohe flitej në Gjakovë.

Atë Shtjefën Gjeçovi  u lind në Janjevë me 3. nëntor 1873 (diku si datë e lindjes së tij shënohet edhe 12  korrik 1874). Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse gjimnazin në Troshan (Shqipëri) nga më pas vazhdoi studimet filozofiko-teologjike në Bosnjë. Si prift dhe mësues shërbeu nëpër vende të ndryshme: Troshan, Pejë, Zym, Arbnesh të Zarës etj. Shkaku i veprimtarisë së tij patriotike gjithçka për Fe e Atdhe, u vra me 14. nëntor 1929., me tradhti nga plumba të kriminelëve pranë famullisë së tij në Zym afër Prizrenit. Vlen të ceket se Atë Shtjefni Gjeçovi ishte një figurë poliedrike që do të thotë se vepra dhe kontributi i tij përbëjnë tiparet dalluese të atdhetarizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi në detyrën e mësuesit të shqipes në më shumë se 20 shkolla të tjera. Themeloi koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare.

Veprat më të rëndësishme të Atë Gjeçovit që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe dhe në kulturën tonë janë: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e Shën Luçisë" (1904), "Agimi i Gjydetnisë" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo në Arbëri" (1921), "Trashëgime thrrako/iliriane" (1924), "Trashëgime pellazge në traditën shqiptare" (1914), dhe veprat që u botuan më vonë, si: "Kanuni i Lekë Dukagjinit" (1933), "Shërbyesi i botës ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), apo veprat që ndodhen në dorëshkrim, si: "Trashëgime ilire në traditën shqiptare", "Përrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mënyra e jetës në Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910-1911) pastaj përkthimet e botuara: "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumë të tjera. Atë Shtjefen Gjeçovi krijoi mbi 10 mijë faqe materiale e krijime të tjera të fushave të ndryshme. Mirëpo, padyshim vepra më e njohur e cila edhe i solli fame botërore është “Kanuni i Lekë Dukagjinit” dmth e botuar vitin 1933, pas vdekjes së tij.

Atëherë kur nuk guxohej as të mendohej shqip…

Gjithë këta klerikë si dhe paraardhësit e pasardhësit e tyre vepruan e punuan që neve të kemi sot gjuhën shqipe, punuan pikërisht në kohë e rrethana të vëshira, të rënda e rrezikshme kur thuajse nuk guxohej as të mendohej shqip. Mirëpo, dashuria për Fe e Atdhe ishte në shpirtin dhe zemrën e tyre dhe gjithçka bënë që neve të gëzojmë sot gjithë atë që ata mbollën me flaken e zjarrin e të dashurisë që kishin për Zot e Atdhe. Po të shënonim këtu gjithë ata persona, klerik, në shërbim të fesë dhe kombit, të gjithë ata mësues dhe jetën e veprimtarinë e tyre patriotike, mesiguri se nuk do i zënte as i gjithë kapaciteti i rrjetit të internetit, por të cekim vetëm disa emëra të pishtarëve të arsimit shqip në Kosovë si psh. don Pjetër Rataci, dom Gjergj Logoreci, dom Zef Berisha, dom Ndue Bytyqi, dom Mikel Tarabolluzi…, e që vijon t’i cek edhe dr. Rexhepagiqi si mësues psh. në shkollën e Gjakovës në mesin e të cilëve janë të dalluar: dom Pjetër Doda, dom Filip Kanxhi, dom Tomë Gusiqi, Patër Rozaja, Patër Gaudoni, dom Pjetër Zara etj.. Në Pejë përmendën këta mësues: abati Deda, abati Mariani, dom Mark Sopi, dom Tomë Gusia, dom Bartollome Fantella, dom Viktori, dom Nikollë Mazreku, dom Shtjefën Krasniqi… Pastaj sa e sa mësues tjerë në shkollat shqipe të themeluara (që punon kohë pas kohe, varësisht nga rrethanat politike etj) që nga kohërat më të hershme në kuvende dhe famulli gjegjësisht objektet kishtare nga vet ipeshkvijtë e priftërinjët, bij të popullit shqiptar.

Po të mos ishin këta dmth duke filluar që nga Bogdanët, Mazrekët, Barleti, Buzuku e gjithë të tjerët (cilët nuk i sollëm këtu duke qenë të koncentruar në pjesën e Shqipërisë që është Kosova) të cilët ishin inspirim, frymëzim, vetdije dhe ndërgjegje e sa e sa atdhedashësve, patriotëve të mëvonshëm gjatë historisë sonë të mudimshme por edhe lavdishme, deri tek rilindasit e në ditët tona. Po mos të ishin gjithë ata, pyetëm se a do të kishim shkrim e lexim shqip?! A do të kishim alfabet të gjuhës shqipe?!A do të kishim një Shqipëri në kufijt e sotëm kur edhe kremtojmë 100 vjetorin e pavarësisë saj?! Pyetëm në cilën gjuhë (dhe farë alfabeti) do e shkruanim, nëse do e kërkonim dhe shkruanim deklaratën e pavarësisë?!

Falë paraardhësve tanë kombëtar (nga kohërat më të lashta), falë jetës dhe punës së tyre, ne shqiptarët u vetdijësuam se kush ishim, kush jemi dhe kush dëshirojmë të jemi. Duke studijuar historinë tonë, të nxitur nga prijësit tanë të hershëm shpirtëtor u vetdijsuam se jemi shqiptar, të një gjuhe të shenjt dhe të lashtë shqipe, të një gjaku-të gjithë shqiptarët vëllezër, e me këtë edhe i mohuam privilegjet në parlamentin turk, tituj e perandorisë Osmane e gjithçka na lidhte (me dashje apo pa te) me një kulturë dhe traditë të huaj për shqiptarët, traditë e kulturë e imponuar me dhunë.

Në kujtim të Dr. Don Gaspër Gjini

Kjo temë u punua sipas të dhënave të nxjerrura nga libri i Dr. Don Gaspër Gjini “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj” (Drita, Prishtinë, 2011), në shenjë përkujtimi dhe falenderimi të jetës dhe veprës së tij. Don Gaspër Gjini, është i lindur në Ferizaj me 24. shtator 1930 në familjen e madhe dhe bujare të babes Kolë dhe nënës Dushe të cilëve iu dhuroi Zoti dymbëdhjetë fëmijë. Don Gaspëri u shugurua prift me 2 korrik 1955. Titullin e doktorit në të drejtën kanonike e ka arritur në Romë vitin 1968 me temën; Mbi burimet historiko-juridike të Kishës së Shkupit”. Ishte një prift i urtë, predikues i palodhshëm, guximtar e shpallës i së vërtetës dhe të drejtës, kujdestar i zellshëm për të sëmuar, babë shpirtëror i mirë dhe bujar për të gjithë. Jeta dhe veprimtaria e tij baritore, intelektuale e shpirtërore, fetaro-kulturore janë përmendore të gjallë në popullin shqiptar. Gaspër Gjini i pari e dha një paraqitje panoramike të historisë së krishterimit në popullin shqiptar prej kohës apostolike e deri në ditët e tona. Ndërroi jetë vitin 1985, duke na lënë këtë pasqyrë të së kaluarës sonë, të përgjakshme dhe të lavdishme e cila padyshim se do të jetë dritë dhe rrugë për një ardhmëri më të mirë.

Jo rastësisht në kujtim dhe falenderim të gjithëve

Jo rastësht përzgjodha këtë temë duke i përkujtuar të gjithë të parët tanë cilët flijuan gjithçka për Fe e Atdhe, dhe atë pikërisht dëshirova t’i kujtojmë gjithë këta burra të shenjtë para festës e cila festohet me 01. nëntor në mbarë Kishën Katolike pra në Festën e Të gjithë Shenjtërve e që vetëm një ditë pas dmth me 02. nëntor Kisha i kujton me lutje e bekime të gjithë ata që kaluan nga kjo jetë në amshim, të gjithë të vdekurit, të parët tanë. Këtë e përzgjodha jo rastësisht por me qëllim duke i konsideruar, duke besuar dhe duke qenë i bindur se të parët tanë që dhanë jetën për fe e atdhe, janë TË SHENJTË (edhe pse nuk do të thot se janë të shenjtë vetëm kur zyrtarisht të jenë shpallur nga Kisha si të tillë), sepse vet jeta dhe veprimtaria e tyre ata i shenjtëroi, dhe të cilët i falenderojmë dhe i kujtojmë gjithnjë, por në mënyrë të vaçant në këto datë. Pra, shembullin e tyre dhashtë Zoti dhe e ndjekim, jo më me dëshmin e përkatësisë fetaro-kombëtare me gjak por dashuri ndaj vëllaut e motrës njeri, ndaj atdheut, pandërpre që të dëshmojmë dhe pranojmë se gjithë këta janë Ura Lidhëse nga shenjëtërit martirë të shekullit të parë ilir shën Flori e Lauri (18 gusht, Kisha katolike përkujtoi dy shenjtorë, që derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare, apo siç njihen me emërin martirët e Ulpianës) përmes Gjergj Kastriotit e deri tek e Lumja Nënë Terezë, pra urë apo zingjir i pashkëputur mes popullit shqiptarë dhe evropës., apo siç ceku njëherë një njeri i cili tha; Gjithë këtë, Nëna Terezë më së miri pasqyron vlerat tona shumëshekullore, humanizmin, bujarinë, paqën e dashurinë…

 

Dhe në përmbyllje të këtij përkujtim-meditimi, lus Zotin dhe të gjithë, që të mos flitet më vetëm për tolerancë fetare në gjirin e popullit shqiptar, por më tepër për harmoni. Rë flitet e të kultivohet, të rritet e shumëfishohet dashuria ndërvëllazërore gjithëshqiptare. Sepse, siç thot edhe atë Shtjefën Gjeqovi: Në Shqipëri ju të gjithë lindur jeni/ Të kësaj Mëme ju bij jeni/ Një Zot një gjuhë një gjak keni/ Pra vëllezër jeni, vëllezër jeni...

PS.

Kjo temë u lind në bazë të idesë, inspirimit dhe frymëzimit që kam marrë nga veprimtari i palodhshëm i çështjes kombëtare, Baki Ymeri, të cilin e falënderoj për gjithë kontributin e tij në senzibilizim, ruajtjen dhe kultivim të dashurisë ndaj kombit tonë. Me këtë rast e përgëzoj ambasadën e Shqipërisë dhe komunitetin shqiptar të Bukureshtit, për kremtimin madhështor me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, dhe dhashtë Zoti që nga kjo bashkësi e vyer të mblidhen dhe nisen të gjithë shqiptarët e diasporës për ta bërë Shqipërinë Etnike! Ky kushtrim mund të duket qesharak, sepse shqiptarët e Rumanisë nuk janë ata që ishin dikurë siç janë sot shqiptarët në Itali, Zvicër, Gjermani e gjetiu, por me këtë desha të them se atë që e bëri Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin dhe delegacionin e kolonisë shqiptare të Bukureshtit, këtë inisiativë identike duhet ta bëjmë ne, që nga Amerika e deri Europë dhe Australi. Shqipëria Etnike nuk mund të bëhet me politikanë të dështuar të trojeve tona që i kanë zëvendësuar interesat nacionale me interesa personale, por kjo ide fisnike dhe kjo barrë e bekuar patriotike për krijimin e një shteti të përbashkët, i përket Diasporës sonë, në bashkëveprim me forcat më të shëndosha të atdhetarizmit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Çamëri, Preshevë dhe Mal të Zi.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora