E enjte, 19.09.2019, 08:16 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Kongresi i Manastirit

E diele, 28.10.2012, 06:57 PM


100 vjetori i pavarësisë dhe 104 vjetori i Alfabetit

Kongresi i Manastirit:

- ngjarje mbarëshqiptare si asnjë tjetër gjer më sot

-,,Atë që bëri Jezu Krishti për të krishterët dhe Muhamedi për myslimanët, Mitat Frashëri, Gjergj Fishta e të tjerë, bënë për shqiptarët,, ...- Andaj, them se vendosja  e  përmendores së  Mitat Frashërit, ose të paktën bustit  të tij dhe të Gjergj Fishtës para objektit të Alfabetit, do të ishte një vepër madhore me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë-

Nga:  Prof. Dr. Reshat Nexhipi

Për Kongresin e Manastirit është shkruar dhe dihet mjaft, prandaj e potencova qe ne titull si një : “ngjarje mbarëshqiptare si asnjë tjetër gjer më sot”.

Ky kongres  na ben krenar per historinë e popullit shqiptar, krahas ngjerjeve shume te medha kombetare, siç janë Kuvendi i Lezhës-1444, Lidhja e Prizrenit-1878, e Pejës-1899, kuvendi i Vlorës-1912 etj.  Manastri na ben edhe me krenar sepse vendimet e tij nuk mbetën në suazat e një teritori të kufizuar, pra, nuk ishin   me karakter lokal ose me një distance kohore jo të përjetshme, siç ishte rasti me vendimet e Kongresit   të Alfabetit, me të cilin, 104 vite me rradhë po shërbehen dhe, ma pret mendja, sa të jetë bota, do shërbehen tërë shqiptarët e  këtij Planeti. Me fjalë të tjera, vendimet e Kuvendit të Lezhës, patën  sukses, ose zgjatën deri sa ishte gjallë Skenderbeu, ato të Lidhjes së Prizrenit  dhe të Pejës, vetëm gjatë viteve të larpërmendura, pa marrë parasysh ndikimin e tyre pozitive në ngjarjet e mëvonshme, kurse vendimet e Kuvendit të Vlorës-shpallja e Pavarësisë, nuk sollën dot lirinë e tërë  kombit tonë, pra, thënë thjesht, nuk vlejtën për çdo shqiptar, ashtu siç është rasti me  vendimin e Kongresit të Manastirit.  Prandaj, ky qytet, në aspektin kulturor, lidhur me Alfabetin, u takon  tërë shqiptarëve të botës, gjë që, po e përsëris, nuk mund të thuhet (ashtu-lirshëm), për asnjë qytet tjetër gjer më sot.

Pikërisht kjo, ka frymëzuar një krijues,(kerkoj ndjese edhe lexuesve se emri i tij nuk po me kujtohet, e ne shenime kam vetem citatin), i cili duke analizuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe duke e krahasuar atë me kongreset ose tubimet e tjera kombëtare, të  ketë shkruar: ,,Atë që bëri Jezu Krishti për të krishterët dhe Muhamedi për myslimanët, Mitat Frashëri, Gjergj Fishta e të tjerë, bënë për shqiptarët,,

Prandaj  dhe disa herë  përmes shtypit kam apeluar dhe në këtë rast apeloj  te subjektet kompetente shqiptare që të bëjnë ç’mos për vendosjen e përmendores së  djalit të Abdyl Frashërit-Mitat Frashërit, i cili ishte iniciatori kryesor për mbajtjen e Kongresit në fjalë prandaj dhe u zgjodh për kryetar të tij, kurse  më vonë edhe kryetar i Ballit Kombëtar. Dhe më e  pakta do te ishte vendosja e dy busteve: M.Frashërit dhe Gjergj Fishtës në të dy anët e derës së objektit të Alfabetit.

Do të     ishte e preferueshme që kjo dëshirë e kahmotshme e manastirasve të realizohej me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, sepse për këtë  kontribut të madh dha edhe uninsimi i Alfabetit të Manastirit. Me këtë do laheshin  deri diku mëkatet e bëra ndaj këtij qyteti dhe banorëve të tij, të lënë një shekull të tërë në mëshirën e Zotit, duke mos e vizituar madje asnjë zyzrtar i lartë, siç ishin edhe dy kryeministrat tanë, të cilët, me rastin e 100 vjetorit të Alfabetit, ndoshta jo me fajin e tyre, vizituan Shkupin, e  jo vendlindjen e Alfabetit, - thonë të indinjuar manastirasit.

------------------

(Për ZSh-në, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT