E enjte, 25.04.2024, 11:38 AM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Presheva: Shqiptarët do të kremtojnë vetëm fitore...!

E diele, 20.04.2008, 11:37 AM


Prof. Dr. Çlirim PRESHEVA,
Drejtor i Drejtorisë Qendrore të Sigurimi Kombëtar Shqiptar të FBKSH:
 
SHQIPTARËT DO TË KREMTOJNË VETËM FITORE...!

 
Koha po punon vetëm për shqiptarët, por edhe ne shqiptarët duhet të punojmë për Shqipërinë, sepse nëse ne shqiptarët nuk do të punojmë për Shqiperinë dhe ribashkimin e të gjitha trojeve tona në një komb-shtet të vetëm, nesër nuk do të kemi të drejtë që t'i akuzojme (siç jemi mësuar) të tjetër se pse nuk na ndihmuan në realizimin e aspiratës shekullore të popullit tonë dhe të amanetit të dëshmorëve të kombit tonë për realizimin e të drejtës sonë historike, të garantuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, për vetëvendosjen e popujve, që nënkupton të drejtën e ribashkimit të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre, të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-greke, në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI.
 
Nëse sot, në të gjitha hapsirat shqiptare të Shqipërisë Etnike, sidomos pas viteve 90-të, dhe mbi të gjitha ne trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Tetovë, na janë krijuar partitë politike të bisnesit, si: PD (Partia Demokratike) e Z. Sali BERISHA në Tiranë me aleaten (simotrën) e saj: LDK-në (Lidhja Demokratike) të Z. Fatmir SEJDIU në Prishtinë e LDD (Lidhja Demokratike e Dardanisë) të Z. Nexhat DACI në Prishtinë dhe PPD (Partia e Prosperitetit Demokratik) të Tetovës, apo PS (Partia Socialiste) e Z. Edi RAMA në Tiranë me PDK (Partia Demokratike të Kosovës) të Z. Hashim THAÇI në Prishtinë dhe deri dje PDSH (Partia Demokratike Shqiptare) të Z. Menduh THAÇI në Tetovë, kurse sot BDSH (Bashkimi Demokratik Shqiptar) të Z. Bardhyl MAHMUTI në Tetovë, si dhe LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim) të Z. Ilir META me AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) të Z. Ramush HAJRADINAJ (deri dje) dhe BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) të Z. Ali AHMETI, por që siç po duket kjo aleancë tani po prishet, sepse Zoti HARADINAJ kohëve të fundit është lidhur me Z. Menduh THAÇI dhe BDI e Ali AHMETIT, së bashku me BDSH-në e Z. Bardhyl MAHMUTI, po lidhen me PDK-në e Zotit Hashim THAÇI, ku të cilat (të gjitha këto forca politike të sipërcekura) po kërkojnë integrimin e shqiptarëvë në Bashkimin Evropian copa-copa, në hapsirat shqiptare të Shqipërisë, prej kohësh (që nga viti 2002), ka vepruar dhe po vepron Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat ka qenë edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), i cili ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë intëgrimin e shqiptarëve, fillimisht në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPERI, dhe pastaj të pasojnë edhe integrimet e tjera, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike.
Fronti për Bashkim Kombëtar (FBKSH), me në krye Z. Gafurr ADILI, tanimë po krijon edhe partitë politikë shqiptare, sipas trekëndëshit të sipërcekur, në Tiranë është krijuar Grupi Nismëtar i Lëvizjes Patriotike për Integrim Kombëtar (LPIK), në Prishtinë Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe në Shkup Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), që udhëhiqet nga Isni SHAQIRI, i cili në të gjitha legjislaturat e Parlamentit sllavo-maqedonas të Shkupit ishte deputet, por që në luftën e vitit 2001 e lëshoi Parlamentin sllavo-maqedonas dhe iu bashkua Ushrisë Çlirimtare Kombëtare në IRJM, veprim që e nderoi dhe duhet ta nderojë nga të gjithë atdhetarët shqiptarë të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit - ILIRIDA), jo vetëm për këtë fakt, por edhe sepse nuk ka keqpërdorur as djersën e popullit (siç e ka keqpërdorur krimileni Menduh THAÇI me CO) dhe gjakun e popullit (siç e kanë keqpërdorur kryekriminelët Ali AHMETI me Co dhe Bardhyl MAHMUTI), të cilët janë pasuruar ashtu siç janë pasuruar edhe aleatët (miqtë) e tyre në Tiranë dhe në Prishtinë, por që këta dy të fundit janë pasuruar duke keqpërdorur gjakun e luftëtarëve të lirisë, me gjakun e të cilëve u lartësuan në lidërë poltikë të partive të dalura nga lufta, ashtu siç u lartësua edhe Z. Hashim THAÇI dhe Z. Ramush HARDAINAJ dhe veglat e tyre.
 
Zgjedhjet në Serbi..!
 
Shqiptaër e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) duhet t'i bojkotojnë këto zgjedhje të Serbisë, sepse dukezgjedhur një deputet (poslanik) në Parlamentin e Begradit, ashtu si deri më tani, nuk do të munden të realizojnë asgje për shqiptarët e kësaj krahine; përkundrazi, ashtu si edhe deri më tani do ta dëmtojnë çështjen kombëtare shqiptare në këtë krahinë të Shqipërisë Etnike, sepse injorojnë referendumin për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovën (të vitit 1992) dhe shkelin mbi gjakun e dëshmorëve të rënë gjatë luftës (së vitit 2000) të UÇPMB-së.
Kurse, sa i përket zgjedhjeve për pushtetin lokal, shqiptarët në këtë krahinë të Shqipërisë Etnike, votën duhet t'ia japin partisë me emrin Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH) dhe të gjitha partitë tjera (kolaboracioniste të Serbisë) duhet t'i injorojnë e të mos ua japin votat e tyre, sepse të gjithë liderët e këtyre partizave kanë qenë dhe mbeten shërbëtorë dhe vegla qorre të Beogradit.
Pra, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), do të mbështesin Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (LKSH), prandej të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e FBKSH-së dhe luftëtarët e luftëtaret e AKSH-së në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) votat e tyre për pushtetin lokal (komunal) në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duhet tua japin kandidatëve të Levizja Kombëtare Shqiptare dhe asnjë partie tjetër në Kosovën Lindore.
 
Zgjedhjet në "Maqedoni"..!
 
Më 1 qershor 2008, në IRJM (FYROM) do të zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme, në të cilat zgjedhje gjykojmë që partitë politike në IRJM duhet të dalin të bashkuara, sepse dalja në zgjedhje së bashku ka karakter kombëtar, ku kombësia shqiptare duhet të luftojë për të drejtat e saj kombëtare të realizuara deri më tani, sepse partitë politike shqiptare aty (PDSH dhe BDI) kanë krijuar koaolicione (kolaborime) me pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-maqedonas të trojeve shqiptare vetëm sipas bindjeve të tyre: PDSH (e djathtë) e Z. Menduh THAÇI me VMRO-DPMN-në sllavo-maqedonase të djathtë dhe BDI (social-demokrate) e Ali AHMETI me të majtën LSDM,gjë kjo që nuk ka dhënë asnjë rezultat, sepse shqiptarët, edhe pas luftës së vitit 2001 (të UÇK-ombëtare) vazhdojnë të konsiderohen s'i shtresë e dorës së dytë apo të tretë në IRJM dhe çështja shqiptare nën IRJM nuk ka bërë asnjë hap përpara.
Pra, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), do të mbështesin partinë Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) që udhëhiqet nga Isni SAHAQIRI, i cili para disa ditësh (përmes një deklarate për shtyp) kërkoi që të gjitha forcat politikë shqiptare në "Maqedoni" të bashkuara të dalin në zgjedhjet e 1 qershorit 2008 dhe shqiptarët të kërkojnë dhe të luftojnë për federalizimin e "Maqedonisë", prandej edhe kerkojmë që të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e FBKSH-së dhe luftatarët e luftëtarët e AKSH-së në Zonën Nr. 3 (Lugina e Vardarit) votat e tyre në Kosovën Jugore (Lugina e Vardarit - ILIRIDA) duhet tua japin kandidatëve të BDK-së (Bashkimi Demokratik Kombëtar) dhe asnjë partie tjetër, nëse këto parti: PPD (Partia e prosperitetit Demokratik), PDSH (Partia Demokratike Shqiptare), BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) dhe BDSH  (Bashkimi Demokratik Shqiptar) nuk do të bashkohen me BDK-në (Bashkimi Demokratik Kombëtar) të Isni SHAQIRIT. 
 
Kuvendi Mbarëkombëtar..!
 
Tanimë, siç po duket, nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Mbarëkombëtar, është vendosur që më 14 dhe 15 qershor 2008, në Tiranë do të mbahet Kuvendi Mbarëkombëtar. Këtë gjë e kam vërejtur edhe nga vendosmëria e patundur, jo vetëm e të gjithë anëtarëve të kryesië së këtij këshilli, me në krye Gjeneral Kudusi LAMA, por edhe nga vendosmëria (e shprehur, jo vetëm nga takimet por edhe nga direktivat e shpeshta) të Zëdhënësit Politik (liderit) të FBKSH-së e të ribashkimit kombëtar, Mr. Gafurr ADILI, i cili është edhe Sekratar i Përgjithshëm të Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar dhe drejtor i Revistës "Kuvendi", që deri më tani na ka ofruar 5 numra të kësaj reviste prestigjioze, të cilën kemi mundur ta lexojmë edhe përmes: www.shqiperiaebashkuar.org
Prandej, kërkoj që të gjitha strukturat e Frontit për Bashkim Kombëtar (FBKSH) dhe të gjithë anëtarët e simapatizantët e FBKSH-së dhe luftëtarët e luftëtaret e AKSH-së, si dhe dhe të gjitha shoqatat atdhetare dhe partitë politike shqiptare në të gjitha hapsirat eShqipërisë Etnike e në diaporën shqiptare dhe të gjitha atdhetarët, mbi të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe në veçanti veteranët e luftës (heronjtë e gjallë) të punojmë për Kuvendin Mbarëkombëtar, që ky kuvend (në 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) të jetë sa më i suksesshëm dhe të miratojë Programin e Veprimit Taktik dhe Strategjik te Ribashkimit Kombëtar dhe në Qeverinë Mbarëkombëtare, me emrin Asambeja Kombëtare Shqiptare (AKSH) të zgjedhi burrat dhe gratë më të devotshme të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Prandej, edhe kërkoj mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjithë vëllezërve e motrave të idealit kombëtar shqiptar, që shqiptarët tani e në të ardhmen të kremtojnë vetëm fitore dhe kurrën e kurrës të mos njohin humbje, që shqiptarët 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare (në Vlorë) ta kremtojnë me një SHQIPËRI ETNIKE.
 
Preshevë, 19 prill 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora