E enjte, 25.04.2024, 09:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Rexhaj: Intervistë me atdhetarin Selim Nëngurra

E shtune, 27.10.2012, 11:58 AM


Intervistë me veprimtarin e publicistin nga Nëngurra e Istogut, dhe njiherit këshilltarin komunal ne qytetin e Sarpsborg-ut të Norvegjise Z. Selim Nengurra (ish Hasanaj)

Nga Xhevat Rexhaj

Selim Nengurra njifet shume edhe për shkrimet e tija të shumta që mbesin mjaftë  të lexuara dhe të qëlluara në shumë portale shqiptare, njiherit Z. Nengurra ka të shkruar edhe nje libër me dëshmi dhe fakte për fshatin e tij të lindjes, Nengurren ( ish Lubozhda ) dhe më gjerë për Istogun si dhe ka në përgatitje libra të tjerë.

Pytje: Z. Nengurra, na flisni pak shkurt rreth të kaluares tuaj si i ri në Kosovë?

Selim Nengurra: Po unë kam lind me 20 korrik 1955, vit ky i krizës së bukës nëDardaninë tonë të asaj kohe dhe i represionit gjenocidal të pushtetitjugosllav, represion ky antishqiptarë deri në shfarosjen e ti që ishte elaborue maheret nga intelektual e akademik fashist serb si Vasa Çubrilloviq dhe Ivo Andriqe të cilin me perpikni këto vite e zbatonte Sekretari Federativ i Punve tëMbrendshme dhe njiherit njeriu i dytë në hierarkinë shtetnore pas Titos në Jugosllavi,Aleksander Rankoviq.Pra linda në nji kohë krize dhe zije, dhe linda në nji familje tmerrësishtë tëvarfer. Gjyshja ime Hyla u gëzue shumë per lindjen time dhe më pagëzojëSELIM sepse asaj në vitin 1928 vëllau i Vojvodës serb Kosta Simiq-Peçanac , BlagojeSimiq i kishte helmue djalin 9 vjeç Selimin , i kishte dhan nji kalanicë me psheshme kos me pretekstin se ai nuk ka kos dhe ndoshta i hahet ndërsa me porosinë evëllaut çetnik Kosta Peçancit dhe me shpirtin e vet katil në atë persheshfut pak helm, dhe pas dy orve që femiu e han fillon të vjell dhe vdes. Nga kjodhimbje gjyshja ime vajtoi tanë jetën dhe kur linda unë per te u banaSelimi i saj. Derisa ka vdek unë e kam thirrë ate NANË, dhe ajo asht perkujdes pergjithçka per mue. Ky edhe ka qen fati im sepse gjyshja ishte malësore efisit Muriq të Rugovës, e lindun në Llaz të Rozhajës dhe ajo mbante mend ngjarjetdhe historinë tonë të dhimshme si dhe heroizmat e burrave shqiptarë në perpjekjet etyne me pushtuesit serbo-malazez. Mi tregonte ato histori, më mësonte kangëe thesaret tjera popullore sepse dinte me qindra kangë të ndryshme sado që ishteanalfabete. U rrita në gjiun e kësaj plake të mirë dhe pata fatin ta kampas gjyshe. Më vjen keq që vëllaznit e mi nuk e kan perjetue gjyshen.Unë shkollimit ja fillova në moshën 7 vjeçare dhe kur shkova në shkollë e dija tabelen e shumzimitqë ma kishte mësue Gjyshja dhe Nana. Shkronjat e alfabetit i dija sepse mi kishte mësue Baba.Kështu që nga dita e parë e shkollës rash në sy te mesuesit si nxanës i mirë dhe tanë shkollimin time kreva me suksese të shkelqyeshme. Për këtë mesuesit e mi më kan mbajt menddhe ata që ende jetojnë kur më takojnë më perqafojnë me mall dhe ma perkujtojnë kohen kur isha nxanës i tyne.

Pyetje: Z. Nengurra,  si i perjetuat ju te gjitha ato ngjarje që prej demonstrative te  viteve 19881- 1989 , dhe ngjarjet që pasuan gjerësa ju ishit ne Kosovë?

Selim Nengurra: Z. Xhevat, kur demostrata e vitit 1981 filluen unë isha në sherbim ushtaraknë Zagreb, isha ushtar i Kapitenit të Kl. të Parë z. Ahmet Krasniqi. Unëshkaku i varfnisë u detyrova ta la shkollimin në gjimnaz pa e mbarue vitin e tretëdhe shkova e u punsova si puntor krahu në Lublanë të Sllovenisë. Atje punojamesatarisht nga 16 orë në ditë sepse duheshin paratë per ti mbajt familjen,prindit dhe vëllaznit e motrat. Me mund të madh atje pata mbarue mekorrespondencë shkollen e mesme e ma vonë edhe atë të Lartë, por tëkëthehem te pyetja e juej, isha pra ushtar dhe kur demostratat filluen neve shqiptarveqë kishim qen në sherbim ushtarak na tubuen dhe na mbajten informata se çka kandodhë në Kosovë. Shajshin e kercnojshin sa mujshin eproret e Armatësjugosllave. Isha ushtarë i ri, gjuhen e zotnoja per mrekulli dhe pasi ata kerkonin mendimet tonaunë mora fjalen dhe pata mbajt nji fjalim aty, sa disa nga shqiptarët që ishin pran meje u stepen nga frika.Unë aty para eprorve; Kolonel Filip Koteli, Kapiten i Kl. Parë. Lubiq Zhelko dheFlamurtarit Poshkoviq që nuk më kujtohet emni tash, pata thanë se ato protesta janë tëarsyeshme, mora veten time shembull se si jam detyrue ta nderpres shkollimin dhetë iku në Slloveni të punojë per bukë goje. Nuk trajtohemi si shtetas tëbarabartë neve shqiptaret dhe asht normal se ka tash revolta. Unë dija psedhe cka kishte fillue atje ama e lidha me padrejtësitë dhe dallimet që nabahen.Me 30 Prill 1981 pata ardh në nji pushim të shkurt 6 ditor dhe diten kurfilluen protestat në Istog unë u befasova sepse nuk dija asgja ma parë per to. Ishasë bashku me nusen time e cila ishte shtatzanë me femun tonë të parë dhe meziecte. Unë kisha shtue pak në peshë dhe asnji nga rrobat që kisha lan në shtëpinuk më binin andaj isha me uniformë ushtari. Bana turr të futem në masen edemostruesve dhe e ngreha nusen time perdore që të futemi bashk, por Postkomandanti iPolicisë së Istogut z. Qerim Demaj, që kishte pas qellue afer më kap perkrahu dhe më thotë, po ku po don ti me uniformë, ik se të mbysin demostruesist semendojnë se je fut aty per qellime tjera. Kjo më ndali dhe mbeta me lotëper faqe tue i shique se si shkojnë demostruesit dhe se si perpjekej QerimDemaj ta ketë situaten në kontrollë e mos ti lejojë të futen per intervenim forcat enjisive speciale federative që ishin dislokue në Gurrakoc.

Pyetje: Z. Nengurra, ne vitin 81 ne Istog ishin te instaluara njësitë speciale kryesishte nga Bosnja, boshnjak dhe serbe, si silleshin ata ndaj qytetarise istogase sepse istogasit i mbajne mende sidomos policët boshnjak si shumë brutal ndaj ne shqiptareve..

Selim Nengurra: Unë gjithmonë kisha kontakte me njerzit që thuhej e edhe sotflitet se ishin kupolla e ngjarjve të asja kohe. Serbet e Nengurres ( ishLubozhdës) me¨kishin halë në sy. Pra sikur e thash ma naltë, unë isha ushtar nga 06 janari 1981 deri me 28tetor 1982 ( sherbimi plus 8 muej paraburgim në ushtri, dhe sikur mos të ishte Ahmet Krasniqi do merrja me vite burg atje ), pra se si janë sjellë forcate policisë federative apo sikur u thoshin NJISITË SPECIALE TË POLICISËFEDERATIVE në këto vite nuk e di por di të flas, pasi kreva sherbimin ushtarak dhe vendosa që djali im Petriti mos të rritet askund tjetër pos në vendlindjen e ti dhepergjithmonë i thash lamtumirë Sllovenisë. U punsova me ndihmen e dajës së vjehrrit tim qëishte Drejtor në posten e Pejës, z. Selim Kamberaj dhe vendi im i punësishte ROJE NATE E POSTËS SË ISTOGUT.Aty kam punue nga 31 dhjetori i vitit 1983 deri me 30 mars 1989 kur mëlarguen nga puna dhe më shpallen anmik të sistemit shtenor. Policia e Istogut tëgjithë silleshin mirë, ata vinin naten dhe kerkonin të futen mbrenda në atëbaraken e vogël që ishte para poste, nxeheshin pak , i gostitsha me ndonji kafe dhedelnin në punët e tyne. Bile nuk mbaj mend që dikush nga ta të mëket provokue measnji fjalë, pos nji rasti që tash nuk do e permend. Mirpo diku në fillim tëvitit 1986 situata pershkallzojë dhe tash u fut ora policore nga ora 20.00 derinë 08.00 të mengjesit. Specialcat federativ nuk vinin të nxehen as të pijnëkafe ama ata na kontrollonin shpesh, unë dhe roja e RADUSHÊS kishim telashe me taper natë të Zotit. Nji e tham publikisht se ata ndrroheshin çdo tre muej dhevinin me radhë nga të gjitha republikat dhe krahinat njisi federative të asajkohe. Të gjithë silleshin ashper , por ma të ashprit, ma të paftyret dhe ma mizoretishin njisitët e boshnjakve musliman të Bosnes dhe Hercegovinës. Kam pa me syt emi se si ua shkelshin Plisat katundarve në treg, se si i shajshin dhe se si irrafnin. Këta ishin shumë , larg shumë ma të ligj se serbet.

Pytje: Z. Nengurra, tani te kalojme ne temen rreth emigrimit tuaj për ne Suedi, dhe më pastaj në Norvegji? Si ishte mergata e jonë shqiptare atje ato vite?

Selim Nengurra: Mue më larguen nga puna dhe më shpallen anmik, seperatist e irredentist shkaku idebateve per ndrrimin e Amandamenteve Kushtetuese të Kosovës. Derisa isha roje natenë postë, unë pata regjistrue Fakultetin Juridik dhe kisha kohë të mjaftueshmetë lexojë e pregadis provimet. Kështu që merrja vesh bukur mirë qashtjenkushtetuese. I ndjeri dhe i madhi Shaban Mani na mësonte se si të mborjmëato amandamente dhe se si ta ruejm veten tonë. Unë , i dola krah ato ditëShabanit dhe kjo u ba shkak të më largojnë nga puna, dhe veç kësaj mu dha edhe denimi mu dha sepse duhejçdo mengjes në ora 08.00 të lajmrohem në policinë e Istogut te Udbashet IstrefSadikaj ose Tomisllav Baboviq. Nja dy muej durova këto tortura dhe ma nëfund vendosa të iku në prendim. Me ndihmen e z. Nazim Shatri erdha vetem në Suedime 18 maj 1989. Juve bani pyetjen se si ishte mergata e jonë, çka tju them posse ajo ishte e mjerueshme, injorantet shiteshin patriot, të gjithë ishinkunder të gjithve dhe të gjithë per njani tjetrin ishin shpiuna të UDB-së. Në Suedikryesishtë dominojshin Marksist Leninist, e organizma fantom të tjer enverist , nëMalmø ishte nji shoqatë ku zhvilloheshin pak aktivitete kombtare, kishtedisa kangëtarë dhe ata vizitoni strehimoret e refugjatve me çrast edhe baninpropaganda të tmerrshme kunder njani tjetrit. Krahu i djathtë ata që vetene quejshin antar të Legalitetit, të NDSH-së et,j ishte teper i heshtun sepsekerrcnohej sheshit edhe me jeten nga krahu i majtë që ishin shumë dhesilleshin si kapadai, a në anen tjeter ata ishin hajnat dhe kriminelet ma tëpaskrupullt në Suedi.Unë në Suedi ndejta 1 vit e gjysem. Pas 6 muajve që shkovaatje arrita ta terhjek edhe nusen me femijet dhe mund të them se deri meformimin e LDK-së në Prishtinë , në Suedi nuk kishte asgja konkrete, kishte individ tëndershem dhe që kishin dhan shumë per senzibilizimin e qashtjes shqiptarenë Gadishullin Ilirk ( Ballkan ) ama jo ndonji organizim i masës. Kur u formue LDK-ja unë isha në qytetin ma verior të Suedisë, në KIRUNA.Aty ndegjova lajmin permes radios dhe mejnjihere kontaktova disa njerz qënjifsha nga vet krijuesit e LDK-së në Prishtinë u kerkova Statutin dhe Programin e LDK-së dhe morainiciativen që edhe në Suedi të hapet Dega e saj. Njeriu i parë qëkontaktova ishte profesori i jonë Muhamet Shatri, unë me te kisha pas nji perplasje maheret shkaku i manipulimit të z. Shatri me azilkerkuesit shqiptarë në nji grevëderisa ishim në strehimoren e refugjatve NORFALSVIKEN afer qytetitKramfors, por meqense mendoja se të formohet Dega e LDK-së asht qashtje madhore ekombtare, kontaktova Profesorin Muhamet Shatri me telefon dhe i tregova per identime, i thash se e kam STATUTIN dhe Porgramin , ndersa ai ma nderpreu shkurt; mosma permend emnin kund, UDB-ja percjell gjithçka, unë kam vëllaznit e punsuematje në Kosovë dhe nuk due me ma pa sherrin ata. Nuk due të mirrem me asgja. Kamkontaktue me shumë njerëz dhe ma vonë mësova se kishte pas edhe të tjerë që kishinpas marr po si unë këto angazhime dhe ma në fund u formue Dega, por per qudikryetar i saj u zgjodh Muhamet Shatri.

Pyetje: Z. Nengurra, ju edhe vet ishit shumë aktiv aso kohe, edhe di se i tillë je edhe sot, sa energji ka kushtue diç e tille.?

Selim Nengurra: Me 28 Nandor 1990 kam kalue nga Kiruna e Suedisë në Norvegjinë qytetin Narvik poashtu në veri të Norvegjisë. Aty kishte nji strehimorerefugjatësh dhe shqiptaret kishin të vetmin aktivitet hajninë, me shkue nëdiskoteka dhe me u marr ma amoralitete.Nuk kishte asgja. Pas nji qendrimi shtatë mujor në Nravik kerkova të na shperngulin diku në jug sepse ajo klimë aty ndikojshumë në shendetin e bashkshortes time. Na derguen në qytetin Hamar.Aty kam jetue 4 vite. Aty kam pa tmerrin se si dhe çfar ishim neve shqiptarët. Per ditë tëzotit jam turpnue pse isha edhe unë shqiptarë aty në mesin e asja lukunie idiote.Nuk ka pas asnji organizim asnji gja. Unë harrova ta cek se kisha nji biografi nga koha e qendrimit tim në Suedi siveprimtar, sepse atje isha ndër të paret që pata shtrue qashtjen e Degës sëLDK-së në atë shte., Në qytetin KIRUNA ku jetonin diku 130 shqiptarë unë pataformue Nendegen e LDK-së dhe u zgjodha Kryetar i saj, pas pak formova edheShoqaten Kulturore Shqiptare që e pagëzuem me emnin DURIMI dhe edhe aty isha izgjedhun si njeriu i parë i sajë, andaj këto lajme per mue dhe personalitetin timkishin ardh para meje në Norvegji. Kur erdha në Hamar aty gjeta edhe dyintelektual të tjerë nji mjek dhe nji Magjistër të Psikologjisë dhe i lutatë formojmë diçka të mos jetojmë ashtu të pa organizuem. Me ndihmen e tyne nëfillim arritem të formojmë këshillin per grumbullimin e ndihmave që idergonim në vendlindje permes aktivistve të ndryshem që ishin në Oslo. Ky angazhim uquejt FAMILJA NDIHMON FAMILJEN. Unë isha kryetar i këti këshilli jo vetemper qytetin Hamar, por per krejt Regjionin HEDMARK të Norvegjisë. Percillja dhekontrolloja arkatarin dhe kujdesësha që parat e mbledhuna të shkojnë aty kuduhej. Kam sot dhe i ruje dokumentacione per këtë. Ky aktivitet i imi ndikojë që pas pak në Oslo të formohet Dega e LDK-së.Unë kisha ftesen të jem pjesë e kësaj kryesie , por shkaku se isha pa status tëzgjedhun në Norvegji, nuk doja të marr mbi veti asnji post, unëangazhohesha pa nderpre natë e ditë, por pa pas asnji post, pos se edhe në Hamar formovaNendegen e LDK-së dhe aty isha kryetar i sajë.Se si kan shkue punët ma vonë dhe gjithçka tjetër se sierdhi edhe deri të shkatrrimi i DEGES LDK në Norvegji, do doja të flasë shumë,ama këtu nuk shof se ka mundësi pasi kjo asht nji intervistë ma shumë personale.Asht perdor shumë energji atë kohë, ama kishim vullnet se punonim per Atdheun tondhe vepronim sipas porosive të Liderit, Shejtit dhe Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Pytje: Z. Nengurra Juve edhe pas çlirimit të Atdheut në Norvegji keni ba shumë veprime per të miren e mergatës shqiptare atje. Na folë pak per to cilat janë ato?

Selim Nengurra:Ashtu asht unë isha dhe vazhdojë të jem aktiv per të miren ekombit tim, per kulturen e ti, per historinë e ti, per shumçka të artë që ka kombii jonë, sikurse edhe jam i ashper dhe denoncojë pa hezitim veprimet e liga tëbashkombasve të mi. Unë i vetmuem diku më duket në vitin 2006 arrita që pasnji lobimi të gjatë gadi 2 vjeçar ta bind kompaninë ajrore norvegjeze NORWEGIANqë të hap linjë sezonale nga Oslo ( aeroporti RYGGE ) per në Prishtinë me qellim që neve së paku gjatëverës të kemi udhtimet ma të shpejta dhe ma të lehta per të shkue nëvendlindje per pushime. Pengesa kryesore pse nuk donin ta hapin linjen direkte ngaOslo per Prishtinë ishte dhe asht kompania serbe JAT e cila don të detyrojëshqiptaret ta perdorin ate deri në Beograd e pastaj nga aty në Kosovë me mjete tjeratransporti. Qellime politike të paskrupullta të cilat i perkrah politikaantishqiptare norvegjeze. Unë pata arrit ta thej atë lobim serb i vetmuempa askend dhe sot e kësaj dite 3 muej verë asht linja javore ajroreOSLO-PRISHTINÊ .Per këtë angazhim timin Reporteri dhe gazetari shqiptar që punon në TV shtetnor norvegjez NRK,z. Shemsi Bunjaku ka pas ba nji reportazhë dhe asht transmetue në Tv NRK. Në nandorin e vitit 2008 organizova shkurjen në Institutin Nobel per Paqenë oslo dhe aty na priti Drejtori i këti Instituti Prof. Geir Lyndestad. Mevedi kisha ftue disa nga miqet e mi dhe aktivist shqiptarë. Me at rast DrejtoriGeir Lyndestad na ndau nga nji medaljon të praruem në ari me portretin e AlfredNobeli-t. Unë u angazhova të formohet edhe shoqata e shkrimtarve dhe krijuesve shqiptarë në Norvegji dhe kjo u formue para nji viti, por per shkaqe të intrigave dhe grupacioneve të njerzve me ambicje të smuta karieriste unë u terhoqa ngakjo shoqatë ku isha sekretar i sajë dhe pas terheqjes time ajo ma nuk ashtfunksionale, apo mund edhe të jetë, por e lidhun me shoqata tjera fetareislamike të cilave ju jep perkrahje edhe vet ambasadori i Maqedonisë në Norvegji z. Enver Avdullahi.

Pytje: Z. Nengurra, a dini diç konkretisht rreth takimit të Ahmet Krasniqit me njerezit e A. Demaqit dhe ate vet në Oslo?

Selim Nengurra: Jo z. Xhevat. Kur Ministri i ndjer Kolonel Ahmet Krasniqi erdhi në Oslo në atë takimin famozme Adem Demaqin, Xhavit Halitin etj, unë nuk pata asnji informim.Për këtë mësova ma vonë. Andaj nuk kam mundësi të flasë asgja. Mirpo unë kam mundësi të flas per nji njeriqë padyshim din se kush e si e vrau Ministrin Ahmet Krasniqi.Vetem diku 15-16 orë pasi e kishin pas ekzekutue Kolonelin Krasniqi unë pa dit asgja se çka ka ndodhëisha në zyre të Degës së LDK-së në Oslo sepse kisha nji punë aty, pikrisht¨me atë njeri që po flasë per te.Posa filluem biseden ati ju ba nji telefonatë në telefonin celular dhe ju dha lajmi se “burrat” e botës e kan vra “qenin”.Papritmas shof se ai pisket me gezim , hudhet perpjetë dhe uron ata “trima” që paskan krye punën si duhet.Ndegjohej edhe zani i telefonuesit dhe mora vesh se qenka vra dikush. Hapa sy e vesh dhe prita se ku po del puna.Unë e njifsha mirë këtë njeri dhe dija per lidhjet e tia me kriminelet e territ enverist dhe posa nderpreu telefonatenpasi i premtojë telefonuesit se do festojnë në Restoranin ” BOLETINI “, u drejtue nga unë,më kerkojë falje dhe më luti që per punën time të vi të nesermen. Paskan vra nji qen djemet e UÇK-së dhe duhet me ba festë sontemë tha ai me buzqeshjen vesh em vesh. Po kend kan vra i thash, mos kan vra Millosheviqin?Jo, jo kan vra nji njeri edhe ma të poshter se ai. Njifar ministri të FARKUT të Ibrahim Rugovës.Mi tha këto fjalë dhe iku tue më lan mue të mbytun në vaj e dënesje sepse kuptova se paskan vra ish Komandantin tim kur isha ushtar në vitin 1981-1982 në Zagreb.Iku i poshtri dhe bile as zyren nuk e mbylli. Unë per këtë rast kam njoftue shumë instanca shtetnore. I kam dergue letër edhe Sali Berishës dhe ministrit Sokol Olldashi,kam dergue nji shkrim të gjatë si deshmi edhe në gazeten BOTA SOT te redaktori Bajrush Morina por kurr nuk pash që dikush nga këta të ket veprue.Ky njeri jeton në Oslo sot e kesaj dite.

Pytje: Z. Nengurra juve vitin e kaluem u zgjodhet Deputet në asamblenë komunale të qytetit ku jetoni, në Sarpsborg të Norvegjisë. Në cilen parti jeni i angazhuem dhe si ndodhi kjo? Me sa kam ndegjue juve jeni shqiptari i parë në Norvegji që arriti këtë sukses.

Selim Nengurra: Unë kur pata ardhë në Suedi hapi i parë që mora dhe kushti që i vuna vetes ishte ta mësojë gjuhen.Dija se pa njoft gjuhen nuk mundem të integrohem dhe të kem asnji sukses e jetë normale.Gjuhen e mësova shpejt, së pari suedishten e pastaj tue u sherbye me te mesova shumë ma shpejt norvegjishten.Per veten time dhe per familjen time kurr nuk kemi perdor perkthyes, në fillim ju kam perkthye unë familjes e ma vonë me kohen kan mësue edhe ata gjuhen.Dihet se njerzit që angazhohen per integrim fitojnë edhe simpati nga vendasit. Gjithka shkova krijova miq norvegjez.Vetem atë kohen sa jetova në strehimoren e refugjatve per shkak se nuk kishim të drejtë të punojmë kam jetue me ndihma sociali, kurr ma.Me vite kam perkthye shqiptarve pa pagesë sepse unë kisha punen tjeter ,dhe ju pata thanë organeve se ju perkthej shqiptarve pa para se janë njerzit e mi, dhe njikohsishtë ju kursej juve si shtet per tu falemnderue per ndihmen që na ofroni.Me kohen fillova të shkruej në gazeta lokale e shtetnore. Asht faqja që quhet DEBAT PUBLIK në shumë gazeta këtu dhe aty bana hapat e parë tue shpreh mendimet e mia per probleme shoqnore.Ndërkohë edhe kreva shkollen e Naltë të Gazetarisë. Këto shkrime më ban pak a shumë person publik. Kryesishtë shkrueja per integrimet e emigrantve dhe mbroja rininë dhe të drejtat e tyne per shkollim , punsim etj.Këto si duket u ban shkak që të më ftojnë disa miq të mirrem me politikë. Meqense tradicionalisht si familje jemi të spekrtit të djathë, per shkak të emnit që ka HØYRE PARTI ( Partia e djathtë ) fillova të nagazhohem në te dhe u antarsova.Në pranveren e hershme te vitit 2011 per habinë time Kryetari i Degës dhe kandidati per Prefekt z. Frank Wisur më propozon dhe më fusin në listë per Deputet komunal.Mbaj mend se në tubimin e parë elektoral kur më ftuen në tribunë, kishte diku rreth 60-70 veta qytetar per rrethë. Fola dhe pas fjalimit të gjithë ata me ovacione e duartrokitje frenetike më pershendeten.Pas dy tri javesh shkaku im në tubime dilnin nga 3000-5000 veta. Kjo nuk ka ndodh kurr në Norvegji sepse këtu në fushatë qytetaret nuk dalin, ndërsa në votime po më të madhe.E cek këtu edhe nji fakt. Në Sarpsborg ka 603 shqiptarë me të drejtë vote. Kam bisedu dhe i kam lutë të gjithë të dalin në votime dhe të japin voten per mue partinë time.Sado që të gjithë më premtuen, kanë dal vetem 16 veta në votime. Megjithate unë edhe pa votat e tyne fitova votat dhe isha kandidati i tret i partisë time me vota dhe i 11 në krejt komunen.Shqiptari Deputet në Norvegji me votat e norvegjezve. Nuk kam nevojë të jem modest, kjo më duket krenari jo vetem per mue por per kombin tim.

Pytje: Z. Nengurra, ju merreni edhe me shkrime, pra edhe keni butuar libra, ku ndodhet sot publicistika kosovare-dardane?

Selim Nengurra: Po unë jam gazetar dhe publicist në të dyja gjuhet, para lufte shkrueja e publikoja edhe në serbokroatishte. Kam botue dy libra, nji monografi per fshatin tim ¨të lindjes Lubozhdën; “NENGURRA E ISTOGUT” në vitin 2009 dhe nji me poezi këtë vit të cilin endenuk e kam ba publik. Kam ba gadi per botim nji roman në norvegjishte dhe pres të jetkryesuksesi im në krijime letrare. Publicistika dhe gazetaria shqiptare në pergjithësi asht per tu deshrue, letë më falin gazetaret e profesionit ama shumica e publicistve, gazetarve dhetë tjerve persona të shkrimit janë në sherbim të politikes dhe partivepolitike. Kjo damton shumë shoqninë, shtetin dhe vet gazetarinë. Uroj të permirsohemi.

Pytje: Z. Nengurra, a mendoni se sot Dardani, pos krimit, kriminalitetit,korrupsionitdhe kontrabandës ka edhe nji problem, atë të religjionit?

Selim Nengurra: Unë mendojë se të gjitha këto që i thatë ju jan evidente në Atdheun tonë, jo vetem në Dardani. Bile unë jam shumë i sigurt se invadimi islamik në trojet shqiptare permes formave të ndryshme nuk asht asgja tjeter pos perseritje e okupimit serb në radhë të parë e pastaj ati sultanor. Me shprehjen e tan këti entuziazmi per islamin, per shamijat e ferxhet, per xhamijat e medreset neve jemi tregue para botës si populli ma jo mirnjohës në botë.

Pytje: z. Nengurra:  A na thoni edhe diçka se sa mundeni juve si deputet ti ndihmoni mergimtarve shqiptarë atje dhe sa ju perkrahin ata juve?

Selim Nengurra: Po e thash edhe ma parë, jam Deputet në Asamblenë komunale të SARPSBORG-ut dhe jam antar i Partisë së djathtë që këto dy vitet ef undit asht Partia ma e madhe në shtet, por jemi opozitë në pushtetin qendror ndërsa në atë lokal kemi ma së shumti komuna nga të gjitha partitë e tjera. Mue më kancaktue në Komisionin per Bujqësi e sherbime teknike të komunës. Jap aq sadi e mundem, kryesishtë kaloj mirë me të gjithë deputetet dhe koleget e mi tëpartisë. Gjithcka këtu bahet ashiqare, rrall ndodhin thika pas shpine sikurte neve shqiptarët.Ama unë me tan forcat i mbroj shqiptaret nese ka dicka rrethtyne që debatohet. Ashtu sikur që edhe distancohem ashper nga veprimet e liga tëshqiptarve.

Pytje: Z. Nengurra, a ka mundësi që së paku per diçka të bahet krahasimi i Dardanisë me Norvegjinë?!

Selim Nengurra: Eh more z. Xhevat, të bahet krahasimi i Norvegjisë me Dardaninë asht dickaapsurde, unë terthorazi do flas per Shqipninë dhe Norvegjinë per ta lanpastaj secilin të kuptojë se a ka mundësi të krahasohet diçka mes Norvegjisë eDardanisë. Shqipnia këtë vit feston 100 vjet Mvetësi. Norvegjia feston 107 vjet. Po emenduem vetem pak rrugen per të cilen kalojë Shqipnia per këtë shekull dheku arriti apo ku asht sot dhe rrugen që kaloj Norvegjia e ku arriti sot doshofim se ngjajshmenit jan rrafsh 1000 vjet në favor të Norvegjisë. Pra pse ashtkjo neve jemi popull që fajsojmë tan boten e asnjihere vetveten. Unë e them sefajin e kemi vet. Diçka e pist e ndytë ash në genin dhe në gjakun tonë. Shqipnia per100 vjet ishte e lirë, por ajo jetojë nen okupimin e vetvetes të pjelles së vettë poshter të matrapazve të saj që panderpre luftuen e po luftojnë per poste ekarrige dhe per ta zhvat mirqenjen e popullit dhe shtetit të vet.Në Norvegji norvegjezi ka vetdije, ai punon per shtetin dheai po të jet nevoja vret edhe vetveten per shtetin. Ama ai e ban me veper e neve jemi fjalamn, megojë ma patriot se neve nuk ka, me kangë e parulla ma patriot se neve nuk ka. Unë njof mirë Norvegjinë, dhe njof edhe Shqipninë. Sado qe Norvegjia ashtee madhe me territor, në realitet nga tan ai territor ka fare pak tokë mevlerë , kryesisht asht vend shkambor apo moqalor ,me male të shumta dhe liqene. Shqipnia ka natyrë e resurse shumë ma të mira se Norvegjia. Vetem ngaturizmi që do duhej të lulzonte këtu e 80-90 vjet në Shqipni , po ta kishte Norvegjiado bahej parajsë e botës. Me popullsi janë të njejta të dyjat, 4 milion e gjysem banor ka Norvegjia adiku aq ka edhe Shqipnia.Tash çka të them per Dardaninë që nuk ka asgja pos fjalve e rrenave tëpolitikanve, të kryefamiljarve, të mesuesve dhe të njerzve me pak ndikim qëthonë se ka Dardania ka resurse. Nuk qendron kjo fare, Dardania do lengojë meshekuj dhe shpetimi i saj asht bashkimi me Shqipninë, ama ai bashkim duhet tëndodhë si proces taman ashtu si e ka projektue Shejti Ibrahim Rugova e jo kështu mezhurma të rrugëve si kerkohet sot nga shume organizma rrugaqësh të OJQ vë e levizjeve tëshumta.

Pytje: Z. Nengurra, si e perjetuat ikjen nga kjo botet ë Presidentit I. Rugova dhe pasojat qe la ajo vdekje e hershme?

Selim Nengurra: Ikjen e Ibrahim Rugovës e perjetova si tragjedinë ma të madhe që i ka ngja popullit tim gjatë tan historisë , aq tragjike sa ishte edhe ikja në Boten e amshueshme e Gjergj Kastriotit. Unë atë ditë tue dënesë me za i thash bashkshortes time që e kisha pran. Na mori Zoti se nuk ja ditem vleren, ama me sot ka vdek tan Dardania. Pasojat e ikjes në Boten e Amshueshme e Dr. Ibrahim Rugovës jan kolosale jo vetem per Dardaninë, por per kombin e besa pse jo edhe per krejt botën sepse njerz të tillë lindin njiherë në 1000 vjet.

Pytje: A keni edhe diç për te shtuar për lexuesit?

Selim Nengurra: Jo, unë vetem shfrytzojë rastin të pershendes popullin tim gjithandej per mes kësaj interviste, e lus të jet vigjilent se lojna të ndyta luhen në prapaskenat e kancelarive të Europes që unë i tham Europa BUDALLICË. Zoti e Bekoftë Atdheun tim dhe Popullin tim.



(Vota: 16 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora