E premte, 29.03.2024, 01:36 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Riza Sadiku: Ekspozita tematike ''Amerika për Kosovën''

E shtune, 27.10.2012, 09:57 AM


ODISEJADA E EKSPOZITES TEMATIKE “AMERIKA PER KOSOVEN”

Nga  Prof. Dr. Riza Sadiku - Muzeu i Kosovës, Këshilltar, Prishtinë

Njëra nder ekspozitat ma madhështore qe është organizuar ndonjëherë ne Muzeun e Kosovës,  pa dyshim është  ekspozita tematike “Amerika për Kosovën” , ne hapjen e te cilës, me 2 korrik 2010, morën pjese mbi 800 vete, ne mesin e te cilëve edhe përfaqësuesit me te larte politike te Kosovës, si dhe përfaqësuesit e te gjithë ambasadave te Kosovës ne Prishtine. Hapjen solemne te ekspozitës  e bene Kryetari i Kosovës, Z. Fatmir Sejdiu dhe Ambasadori  i SHBA-ve ne Prishtine, Zotëri Kristofer Dell. Ekspozita u hap nen patronazhin e Ambasadës Amerikane  ne Prishtine, e cila me ketë  rast shënoi përvjetorin e Pavarësisë.

Duhet theksuar se ekspozita ne fjale është organizuar ne bashkëpunim me Zyrën për Ceshtje Jorezidene, tani Ministri e Diasporës, e cila Zyre, respektivisht Ministri ka  bere financimin kryesor për realizimin e saj. Ne ekspozite, me fakte dhe argumente është  prezantuar  veprimtaria kombëtare e mërgatës shqiptare ne SHBA, përmes  Administratës Amerikane, lidhur me afirmimin, ndërkombëtarizimin dhe sensibilizimin e çështjes mbare kombëtare, ne veçanti te Kosovës, për një shekull.

Ekspozita tematike , “Amerika për Kosovën”,  me rastin e shënimit te  përvjetorit te  hyrjes te  trupave te NATO-se ne Kosove, me 12 qershor 2011, ne mënyrë madhështore  u hap ne Muzeun Historik te Shqipërisë ne Tirane, te cilën solemnisht e hapi Kryeministri i Shqipërisë Zotëri Sali Berisha.

Ne baze te marrëveshjes se bere ne mes te përfaqësuesit te Muzeut te Kosovës dhe Ministrisë  se Diasporës (Mërgatës), ekspozita  “Amerika për Kosovën “, me 30 nëntor 2011, është parapa te hapet ne Uashington, (hapja e një ekspozite ne një vende te  tille, ka qene një privilegje e veçante te cilin administrata amerikane ia ka  ofruar vetëm Kosovës, por  mjerisht nuk e shfrytëzuan, por u koriten) kurse ne 2 dhjetor 2011, është parapa ekspozita te hapet ne Nju Jork. Për hapjen e ekspozitës ne terminët e lartcekura janë shpërnda edhe  ftesat,  jo vetëm nga përfaqësuesi i Ministrisë se Diasporës, por  mjerisht , duke u besuar  terminëve te parapara për hapjen e saje,  ftesa ne emrin e vet personal kane shpërnda edhe personalitetet e dalluara te Administratës Amerikane  te angazhuar për zgjedhjen e ceshtjes  shqiptare, ne veçanti te Kosovës, edhe kongresistet Eliot L. Engel dhe   Jean Schmidt. Për  fat te keq, nga neglizhenca e përfaqësuesit te Muzeut te Kosovës dhe deri diku edhe e Ministrisë se Kulturës, hapja e ekspozitës  nuk u realizua, pasi ekspozita nuk lëvizi nga Prishtina. Për ketë jo seriozitet dhe ceshtje shume e ndjeshme për organet kompetente dhe Qeverinë e Kosovës, sqarimeve te hollësishme janë dhëne nga i njëjti artikullshkrues, respektivisht autori i ekspozitës, ne dhjetor te vitit 2011, ne shtypin e mërgatës ne SHBA-se dhe Kosovës. Këtij  rasti kaq  te ndjeshëm dhe me përgjegjësi, ( ne ato  vende ku ka Ligje dhe ndërgjegje) para përfaqësuesve te Administratës Amerikane ,  Mërgatës Shqiptare dhe opinionit amerikan, kurrkujt nga organet kompetente  te Kosovës nuk ia vrajti veshin.

Dear Colleague,

As co-chairs of the Congressional Albanian Issues Caucus, we would like to cordially invite you to an exhibition on November 30, 2011 from 3:00 P.M. to 5:00 P.M. in the Rayburn Foyer featuring a special collection of materials that underscores the strong relationship between the United States and the Republic of Kosova.
The “
USA for Kosova” exhibition will feature materials from the permanent collection of the Kosova Museum, which highlight the recent history of Kosova, the Albanian-American community in the United States, and the strong diplomatic relations between Kosova and the United States. In addition to the exhibits put on display, there will also be remarks by Kosova’s Deputy Prime Minister Behxhet Pacolli and Ambassador Avni Spahiu.
As Kosova closes in on the fourth anniversary of its Declaration of Independence, we can think of no better way to honor such an historic achievement than by inviting you to the “
USA for Kosova” exhibition. Today, Kosova is a growing, multi-ethnic democracy which serves as a shining example of success of American foreign policy in the Balkans. We are very encouraged by the progress Kosova has made in recent years, and we hope that this exhibition serves as a reminder of the unshakeable bond between the United States and Kosova.

Sincerely, 
Eliot L. Engel                               Jean Schmidt
MEMBER OF CONGRESS       MEMBER OF CONGRESS

Të nderuar koleg,
Si bashkë-udhëheqës te Kongresit, Komitetit për Çështjet Shqiptare, ne do të
të donim të ju ftojmë përzemërsisht në ekspozitë më 30 nëntor 2011
nga 15:00 në 17:00 në hollin Rayburn, ne te cilën do te shfaqet një koleksion i veçantë i materialeve, përmes te cilave nënvizohen marrëdhëniet e forta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës.
Ekspozita "SHBA për Kosovën" do të shfaqë materiale te ekspozitës se përhershme te Muzeut  te Kosovës, të cilat theksojnë historinë e fundit te Kosovës, komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara, dhe marrëdhëniet e forta diplomatike mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara. Përveç materialeve te ekspozuara, po ashtu fjalim i rasti do te mbahet nga Zëvendës Kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli dhe Ambasadori Avni Spahiu.
Ndërsa Kosova i afrohet përvjetorit te katërt të Deklaratës së saj të Pavarësisë, ne nuk mund të mendojmë për ndonjë mënyrë më të mirë për të nderuar një arritje te tillë historike se sa duke ju ftuar ne ekspozitë "SHBA për Kosovën",.
Sot, Kosova është një demokraci multi-etnike në rritje, e cila shërben si
shembull i ndritshëm i suksesit të politikës së jashtme amerikane në Ballkan.
Ne jemi shumë të inkurajuar nga përparimi që ka bërë Kosova në vitet e fundit,

dhe ne shpresojmë se kjo ekspozitë shërben si një kujtesë e lidhjes se patundur ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Sinqerisht,
        Eliot L. Engel                                                                    Jean Schmidt
ANETAR I KONGRESIT                                                ANETAR I KONGRESIT

Me rastin e mos hapjes te ekspozitës  ne Uashington, kane mbetur te  dëshpëruar  jo vetëm përfaqësuesit e Administratës Amerikane te angazhuar për ceshtjen e Kosovës  dhe atë shqiptare ne tersi, por edhe  shume veprimtare te devotshëm te ceshtjes shqiptare  ne SHBA, ne mesin e te cilëve edhe familja Saliu , i cili zhgënjim, ma se mire  vjen ne  shprehje përmes kësaj shkrese, dërguar autorit te ekspozitës, ne te cilin, ne mes tjerash theksohet:
E nderuara familja Sadiku,
Njeherit uroj qe viti i ri tu sjell,shendet ,begati pacit gjithmon gezime ne vatrat Tuaja.Nuk e di a eshte posta e njejt elektronike!
Mbase shume ngarkesave te muajve qe kaluan,dhe ato qe do vine ne vijim,leximi i qarimit ,,Amerika per Kosoven ''nga shkrimi i Juaj lexuar ne ,,YLLIRIA''te gazetes Shqiptare Amerikane me beri qe edhe une i nderuar Riza Sadiku te komunikoj me Ju per zhgenjimin tone,ishte e tmershe.Pas neteve te ngarkuara me shume ore udhetimi ne manifestime, kishim dhe ne thirjen per te shkuar ne Washington.Mereni me mend ,marim udhetimin 16 ore vajtje ardhje,se duheshte te mberim ne kohe ,cka eshte edhe me trishtuse ndalemi ne Ny York per te mare kryetarin e Camerise SAli Bollatin me te shoqen Bulen dhe shkrimtarin Pandeli Simsin,ashtu te lodhur mendoj me shume Ademi nga vozitja nje javeshe pa nderprer aritem me kohe ne Washington.Kishin mberi dhe shume bashkkombas,hajt andej hajt kendej aritem tek vendi ku duheshte te mbahet ekspozita ska ekspozit !!!!!!!!!!!!!! dikur mora ambasadorin Avni Spahiun me telefon e i them ne kete salle nuk shofim ekspozit e kombetaret jane te lodhur e vetem  sillemi!!!!!!!!!! me thot Rita eshte Anulua! po si i them nuk keni asfar pergjegjesie po njerezit kane mare udhetime te gjata e Ju thoni ne 11 eshte anulua po ata jane nise ne mes nate ku te kuptojne anuliminetj etj e tmershme ,bile une e Ademi ter kohen morem librin ne qere me veti e tregojshim miqeve per punen e Juaj te mundimshme e historike.Ne nderkoh lutem personalitete te kongresit qe te na lejojne sallen sa te mund ti informojme bashkombasit per mos mbajtjen ate e berem.Shkrimtari Simsia deshi te shkruan dhe besoj qe e bene me paraqitjen e fotove faktike kete pa pergjegjesi te tyre.Une menjeher i shkruajta Naimit e ska si thash ,per bese se na plasen,por nuk mora pergjigje,une kete vit kur te vi do i flas ,do i theme leht e keni Ju te vini vetem te hani dreka darka e te paraqiteni neper gazeta, por realiteti eshte ndryshe nuk ka kuptim me te tjeret te punojne e tjeret te korin jojojo kane kaluar ato kohna. Une munt te Ju them i nderuar Z,Sadiku Ju faleminderit per shkrimin,ishte nje lehtesi per ne e besoj e shume kombetareve te munduar. Ju lutem te me konfirmoni posten a eshte ne rregull e me pastaj tu postoj fotot e realitetit edhe Washingtonin

Me shume respekt

Rita Saliu

Pasi ekspozita tematike “Amerika për Kosovën”,  për arsye  subjektive nuk u hap ne vitin  2011 ne  SHBA,  Muzeu i Kosovës, respektivisht sektori i Historisë, ne planin e punës për vitin 2012 e parashikoi edhe hapjen e saj  ne ketë vend, përmes te cilës jo vetëm qe dëshironte te japi një kontribut modest ne shënimin e dy jubileve shume te rëndësishme për historinë e popullit shqiptare, 100 vjetori i themelimit te Federatës  Panshqiptare  “Vatra”  dhe 100 vjetori i themelimit te Shtetit Shqiptare. Duke pasur parasysh se “Vatra” ka dhenë kontribute te  veçanta si ne themelimin dhe ruajtjen te Shtetit Shqiptar Londinez, ashtu edhe ne afirmimin e ceshtjes se  Kosovës dhe Pavarësinë e  saj, por njëkohësisht kishte edhe për qellim, përmirësimin e sa do pak te imazhit dhe besimit te Qeverise se Kosovës, ndaj  disa personaliteteve te Administratës Amerikane dhe përfaqësuesve te dalluar te  Mërgatës Shqiptare te angazhuar për  hapjen e ekspozitës ne fjale vitin e kaluar, por mjerisht qe nuk u realizua.

Ne ekspozite, pasi behet fjale  për veprimtarinë kombëtare te Mërgatës Shqiptare ne SHBA, e cila veprimtari ka luajtur një rol shume me redesi  për afirmimin dhe  zgjedhjen e ceshtjes  mbare kombëtare dhe Kosovës ne veçanti ne Administratën Amerikane, e cila Administratë ne momentet ma te rëndësishme historike, e kane marre nder sqetull popullin ma te varfër dhe me te copëtuar ne Ballkan dhe Evrope, atë Shqiptare, duke e shpëtuar ate nga ri copëtimet, shfarosjet dhe krimet mizore te shteteve  fqinje, te udhëhequra nga Serbia gjate periudhave te  caktuara historike, si qe ishte rasti edhe ne vitin 1999, kur regjimi i  Beogradit i asaj kohe, filloj etnocidin ndaj popullit shqiptare te Kosovës, te cilin  e ndërpreu intervenimi i NATOS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Një angazhim permanent i mërgatës shqiptare ne këtë fushe, ka ndikuar edhe ma tepër, qe ekspozita “Amerika për Kosovën”, ne këtë vit  jubilar te hapet ne mesin e mërgimtareve ne disa qendra, ku është e  koncentruar mërgata ne SHBA-se.

Duke qene te vetëdijshëm, se hapja e  një ekspozite te tille madhështore ne ndonjë lokal me pagese ne SHBA, kushton shume, për ketë qellim, ne shkurt te vitit 2012, Muzeu i Kosovës iu  drejtua me një shkrese Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” ne Nju Jork, për me  na mundësuar hapjen e ekspozitës ne fjale ne lokalet saja ku organizohen manifestimet kulturore,  përfaqësuesit e te cilës  pa  hezitim, kërkesës se Muzeut i përgjigjen pozitivisht  me 29 mars 2012, me te cilin rast na njoftoj se pa asnjë kusht, (gratis)  do te mirëpresin hapjen e ekspozitës ne një hapësire prej  afër 700 metër katror .

Para se te niset ekspozita për ne Nju Jork, organet kompetente te Ministrisë se Kulturës kane qene te informuara, me shkrim dhe gojarisht, jo vetëm përmes planit te punës,por edhe me shkresa te veçanta si gjate vitit 2011, ashtu edhe gjate vitit 2012, por mjerisht ne shumicën e rasteve, shkresave te Muzeut te Kosovës, Ministria e Kulturës  nuk u është përgjigjur dhe nuk është deklaruar as me goje e as me  shkrim qe ekspozita ne fjale mos dërgohet SHBA-se. Një përgjigje qe e posedon Muzeu i Kosovës, dërguar nga ana e Mistrisë te Kulturës, me 1 dhjetor  2011, ne te cilën nuk theksohet qe mos dërgohet ekspozita ne SHBA-se, por te kundërtën, mund te  vazhdoj “intenerarin” ....

Pas përgatitjeve te  bëra, me 19 prill 2012, ekspozita tematike “Amerika për Kosovën”, ngarkohet ne kontejner, dhe ne baze te kontratës te nënshkruar me përfaqësuesin e Muzeut  te Kosovës dhe kompanisë transportuese “Flora-Impex”, e cila ne bashkëpunim me një kompani te Shkupit, përmes Selanikut me anije ekspozita niset për Nju Jork, e cila ne ketë qytet arrin ne fund te muajit maj. Për arritjen e ekspozitës ne Nju Jork, informohet Muzeu dhe  Kisha Katolike “Zoja e Shkodres”, ne te cilin  vend ishte dedikuar vendosja e saje. Ne mungese te mjeteve  financiare punëtoreve profesional kompetent te Muzeut, nuk u mundësohet shkuarja për vendosjen e ekspozitës ne Nju Jork. Vlen te theksohet se për hapjen e ekspozitës ne vendin e  caktuar jashtëzakonisht  janë interesuar veprimtaret e dalluar te  ceshtjes shqiptare, Zotëri Tome Meriaj dhe z. Pashko Camaj. Ne një rast Tome Meriaj, me 13 qershor 2012, ne mesin e shume  shkresave thekson:

Mik Riza,

Ju falenderoj per njoftimin.Drejtorit te posa zgjedhur i deshiroj suksese ne punen me shume pergjithesi!Shpresoj se udheheqesit tone nuk do te na turperojne si vitin e kaluar,ku u ben njoftimet per hapjen e exspozites ne muzeun e qytetit te Jankersit New York dhe exspozita as qe kishte mbrrijt ketu.Une isha prezent kur ministri Makolli tha se:Exspozita "MERGATA SHQIPTARO-AMERIKANE PER KOSOVEN",mbrenda pak ditesh do te prezentohej ne shume Qytete te ketij vendi,lajmi u publiku dhe gjith u ndam te zhgenjyer dhe me shume te turperuar para botes amerikane.Mbetem me shprese se keto gjera nuk do te perseriten.....Dje kisha nje bisede telefonike me Don.Pjetrin.Sipas porosis suaj i thashe qe kantena te vihet ne nje vend ku nuk pengon kend.Me vone do te shkoj personalisht me pa,dhe do tu njoftoj.Pershendetjet e mija shume vllezerore per juve dhe drejtorin e posa zgjedhur Toma.

 

Duhet theksuar se gjate kësaj kohe, për shkak te skadimit te mandatit te  Drejtorit te Muzeut, emërohet  Drejtor i ri, por edhe Ministria e Kulturës merre një qëndrim  negative ndaj nisjes se ekspozitës,  gjoja se organet e saj nuk kane qene te informuara dhe nuk kane dhenë leje për nisjen e saj për Nju Jork. Një arsye e tille nuk qëndron , se ekzistojnë  faktet,  se organet kompetente te saja,  kane qene te informuara me kohe. Kështu, pas disa informatave dhe kërkesave shtese, për gjendjen e ekspozitës qe rrinë ne limanin e Nju Jorkut, se çdo dite rriten taksat e qëndrimit, si dhe për shkak te intervenimit te mërgimtareve për  hapjen e saj ne ketë  vite jubilar Muzeut duhet ti mundësohet  ta hapi ekspozitën. Por mjerisht për shkak  te kapriciozitetit te Ministrisë se  Kulturës dhe Drejtorit te me parshem te Muzeut te Kosovës,  me 10 korrik te vitit 2012, përfaqësuesi i Muzeut Kosovës ne marrëveshje me Ministrinë e Kulturës, marrin  vendim qe ekspozita tematike “Amerika  për Kosovën”, pas 53 dite qëndrimi  ne limanin e Nju Yorkut, te kthehet prapë ne Prishtine pa u hapur, edhe pse ekspozitën  e ka prite  salla    gratis, nga dashamiret e ceshtjes shqiptare, respektivisht Përfaqësuesit e Kishës Katolike “Zoja e Shkodres”. Kështu pas kryerjes te obligimeve  financiare, ekspozita ne fjale me 15 tetor 2012. arrin ne Muzeun e Kosovës, gati pas 5 muaj qëndrimi  ne kontejner.  Me rastin e kthimit te ekspozitës, Ministria e Kulturës përmes Muzeut te Kosovës për shkuarjen dhe ardhjen e saj, (transportin) ka paguar  7. 616 Euro, (shtate mijë e gjashqinde e gjashtembdhjet euro)  kurse për qëndrimin afër dy mujor te  ekspozitës  ne limanin e Nju Jorkut, përmes një fature janë paguar 10. 951 Dollar amerikan, ( dhjete mije e nenet qind  e pesëdhjetë e një  dollar)  kurse përmes një tjetre fature janë paguar  edhe  1.450, 00 Euro, ( Një mije e katër qind e pesëdhjete Euro). Te gjitha këto mjete janë dhenë pa dhimbet  nga taksapaguesit e këtij populli te  varfër te Kosovës.

Jam thelle i bindur, se me mjetet e paguara për qëndrimin e ekspozitës ne Nju Jork, do te ishin mbuluar shpenzimet  për punëtorët  profesioniste te Muzeut, për vendosjen e saj.

Është për keqardhje, pas kësaj odisejade te ekspozitës tematike “Amerika për Kosovën” dhe këtyre mjeteve te paguara dhe mos lejohet hapja e ekspozitës, duke e pasur sallën e rezervuar falas, për shkak te kapriociziteteve dhe divergjencave te ish drejtorit te Muzeut te Kosovës dhe përfaqësueseve te Ministrisë se Kulturës. Për mua, është e pa kuptueshme dhe skandaloze një  sjellje e tille e personave kompetent te kulturës, nëse dikush është fajtor për veprime te jashtë ligjshme, le te merren ne përgjegjësi, kurse Muzeu dhe imazhi i Kosovës nuk bene te komprometohet ne ketë mënyrë  para opinionit amerikan dhe mërgatës shqiptare, te cilët aq shume kontribuuan dhe investuan për Kosovën dhe ceshtjen kombëtare, te cilët  edhe sot e kësaj dite japin kontributin e tyre ne shume fusha politike dhe ekonomike.

Habitem nga vendimi i Ministrisë se Kulturës, për kthimin e ekspozitës, pas një qëndrimi  gati 2 mujor te saje ne limanin e Nju Jorkut, ne te cilin kontejner  kane qëndruar eksponate shumë te vlefshme muzeale për gjeneratat e ardhshme, si : Kapela  dhe  broshi i Zonjës Olbrajt, uniforma e Gjeneralit Kllark, me te cilën  ka komanduar  forcat e NATO-s, gjate intervenimit ne Kosove ne vitin 1999, xhaketa e Ambasadorit Voker, me te cilën alarmoj boten e civilizuar për masakrën e Recakut, uniforma e pilotes Faruza Kallaba, e cila vullnetarisht ka marre pjese ne furnizimin e aeroplanëve te NATO-s me karburante gjate intervenimit ne Kosove, disa Uniforma te Batalionit “Atlantiku”,nga SHBA-se, te cilët  vullnetarisht morën pjese ne çlirimin e Kosovës ne vitin 1999, qe është rasti i rralle qe ndonjë mërgatë tjetër, te ketë vepruar ne ketë mënyrë si kjo shqiptare, si dhe te gjitha ato eksponate tjera te rralla dhe unikate qe ia dhuroi mërgata shqiptare dhe disa personalitete te Administratës Amerikane te angazhuar për zgjidhjen e ceshtjes  se Kosovës, Muzeut te Kosovës, për  me i prezantuar, jo ato eksponate me ndejet 5 muaj ne kontejner ! ?

Si autor i ekspozitës “Amerika për Kosovën”, ne te cilën kame punuar  pese vite ngrejë zërin e ndërgjegjes, te ato personalitete qe kane ndikim dhe kompetenca ligjore, për jo seriozitetin dhe për lojën qe  është bere me hapjen e ekspozitën ne fjale ne SHBA, dikush duhet te japi llogari ,  sepse për mbledhjen e eksponateve e lartcekura dhe shume te tjerave, jo vetëm qe janë harxhua mjete financiare, por kemi bë edhe shume munde, përpjekje, bindje dhe sakrifica, nuk ka qene lehte me i  binde veprimtaret e devotshëm për me i nda  nga materialet e tyre, te  cilat i kane  ruajtur me  dekada  eksponatet neper arkivat private, për me ia dhuruar Muzeut pa asnjë kompensim material, disa nga te cilat kane vlere te pa çmueshme muzeale , kurse organet zyrtare te Kosovës, sjellen  jo seriozisht ndaj kësaj pasurie muzeale te veprimtareve te mërgatës shqiptare  dhe Administratës Amerikane, ne te cilat behet fjale për  ceshtjen e Kosovës, dhe asaj kombëtare  ne tersi.

Me rastin e mos hapjes te ekspozitës se larte cekur ne SHBA, na paraqitet edhe një  paradoks tjetër te qeveritaret e Kosovës ne tersi, te gjithë ato qe shpesh i vizitojnë  SHBA-se, kryesisht takimet me personalitetet e ndryshme te Administratës Amerikane ua përgatisin  mërgimtarët e devotshëm te ceshtjes shqiptare, kurse organet kompetente po te kësaj Qeverie, nuk ua mundësuan veprimtarëve hapjen e ekspozitës, te cilën ua kane premtuar dhe kane shpërndarë ftesa për hapjen e saje ne nëntor  dhe dhjetor te vitit 2011, ne Uashington dhe Nju Jork.

Me  publikimin e këtij artikulli do te jem ma i qete dhe do ta kem ndërgjegjen e pastër, sidomos para  veprimtarëve te  mërgatës shqiptare, te cilët nuk u kursyen edhe me rastin e mbledhjes te eksponateve muzeale, por dhanë kontributin e tyre për ta  pasuruar  Muzeun e Kosovës,  me eksponate te reja dhe shume te vlefshme. Shpresoj se ky artikull kësaj radhe do te ndikoj te personalitetet e ndërgjegjshëm dhe kompetent te Kosovës, ndaj rasteve te tilla, te  cilat jo vetëm qe e zbehin imazhin, por edhe e humbin besimin ndaj  Kosovës dhe  shqiptareve ne tersi, te merren ne përgjegjësi personat te cilët  u implikuan ne mos realizimin e ekspozitës  “Amerika për Kosovën” ne SHBA-se.

17 tetor 2012            Artikullin e përgatiti,

Prishtine                    Prof. Dr. Riza Sadiku, autor i ekspozitës

Tel. O44 153 -707

E-maill:   rsadiku@gmail. com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora