| E premte, 26.10.2012, 08:00 PM |
ALEANCA
ME NATYRËN KRIJUESE
(Ekspozitë
kushtuuar 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë)
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, u çel ekspozita e pavarur e fotografisë artistike të autorit, Sadri Hadërgjonaj. “100 etnoportrete për 100 vjetorin e Pavarësisë”. Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të këtij muaji dhe me të hapen manifestimet kulturore të Bibliotekës me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ekspozitë rol të veçantë zë fotografia artistike dhe ajo dokumentare si dëshmi e pakontestueshme në proceset zhvillimore të ngjarjeve nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme.
Nga Remzi Limani
Kur
flasim për vlerat kreative, ato duhet t`i kuptojmë si bazë themeltare, mbi të
cilat ngriten dhe zhvillohen civilizimet e shndërruara në potencial vlerash të
mirëfillta shoqërore. Në këtë kuptim, arti dhe kultura janë margaritarë të
veçuar në vargun e vlerave nacionale, që shkëlqejnë në gjerdanin kulturor që
nga e shkuara në të ardhmën, si procese të evoluimit të natyrës dhe shoqërisë -
lëvizjeve, dukurive dhe ngjarjeve nëpër shtjellat e historisë së njerëzimit.
Në këto
procese zhvillimore, rol të veçantë zë fotografia si dëshmi e pakontestueshme.
Prandaj, teknologjia vizuele e fotografisë, tashmë pjesë e përditshmërisë sonë,
e artit, e shkencës dhe e teknologjisë informative, na mundëson ta kompenzojmë
atë që s`mund ta themi dhe ta dokumentojmë vetëm me fjalë. Prandaj, këtu zë
vend edhe fotografia artistike në cilësinë e së bukurës dhe të vlerave, të cilat
na dëshmojnë të vërtetën vizuele. Dhe, pa dyshim, të vërtetat vizuele, që na
solli fotografi ynë - Sadri Hadërgjonaj në ekspozitën e tij, janë thesare
vlerash, që nga paraqitja vizuele e traditës, dokeve dhe zakoneve, nga të cilat
nxjerrë ne pah perlat kulturore së bashku me etnografinë e begatë shqiptare dhe
virgjëritë e visoreve të shtrira nëpër
mote nën kubenë e qiellit mbi Ilirikum e deri tek fatet e jetës dhe lotët e
njeriut për njeriun… Këtu, në kuadër të kësaj ekspozite shohim edhe formulime
skulpturale natyrore, të cilat, i veneroi, Sadriu, duke na bërë t`i kuptojmë
mrekullitë e krijuara nga proceset e natyrës - frymën e vërtetë të saj dhe
synimet e qëmotshme të fotografit tonë, i cili syhapur i përcjellë lëvizjet e
natyrës me të gjitha ngjizjet e saja deri në krijimin e Plisit të Dëborës mbi
trungun e trojeve tona - atje ku puqet toka dhe qielli. Prandaj, Hadërgjonaj
dhe pasioni i tij për t`i zënë pjellat e natyrës, na dhuroi pjesët më
demokratike të natyrës dhe njeriut, në kuptimin e të veçantës dhe shprehjes
artistike, ngase, si e tillë na mundëson pasqyrimin plotësisht të vërtetë, të
cilin me kënaqësi e konsumojmë, me lehtësi e kuptojmë dhe emocionalisht e
përjetojmë. Pra, Sadriu, krijoi një aleancë mirëkuptimi mes tij dhe natyrës,
për ta nxjerrë në shesh të bukurën nga rrënjët tona, në mënyrë që të ta
prezantojë punën e tij në tempullin më të shenjtë, ku merendohen mendjet e ndritura të njerëzimit.
Së këndejmi, përpos fiziografisë si fokusim dhe shprehje e veçantë, në mozaikun e kësaj ekspozite, në cilësinë e ralizimeve të shumta artistike, po ashtu, vend meritor zë edhe lashtësia jonë nëpër kohë dhe nëpë hapësira të ndryshme, ku pasqyrohet Qëndresa e Kullës Shqiptare nëpër shekujt e thinjur… Pastaj, me lakmi prezantohet edhe peizazhi me motivet përrallore, baraspeshën estetike dhe kompozicionale, të fokusuara dhe të trajtuara në frymën krative me gjithë tingujt e natyrës parajsore dhe këngën e fyelltarit. Pra, natyra shqiptare e riprodhuar nga Sadri Hadërgjonaj, është një pjesë e një tërësie fiziografike nacionale, e regjistruar me veçoritë e fuqishme të së bukurës dhe mistikës mbinatyrore të cilat mund t`i përjetojmë në këtë ekspozitë, ku këndshëm na bien në sy edhe thurimat e yrteve të banuara, që në fakt, e ndjejmë edhe frymen e identitetit ambiental të një etnosi indigjen me shumë karakteristika dhe veçori dalluese nga të tjetët.
Fotot nga:
Sadri Hadërgjonaj