E premte, 19.04.2024, 08:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Aleanca me natyrën krijuese

E premte, 26.10.2012, 08:00 PM


ALEANCA ME NATYRËN KRIJUESE

(Ekspozitë kushtuuar 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë)

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, u çel ekspozita e pavarur e fotografisë artistike të autorit, Sadri Hadërgjonaj. “100 etnoportrete për 100 vjetorin e Pavarësisë”. Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të këtij muaji dhe me të hapen manifestimet kulturore të Bibliotekës me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ekspozitë rol të veçantë zë fotografia artistike dhe ajo dokumentare si dëshmi e pakontestueshme në proceset zhvillimore të ngjarjeve nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme.

Nga Remzi Limani

Kur flasim për vlerat kreative, ato duhet t`i kuptojmë si bazë themeltare, mbi të cilat ngriten dhe zhvillohen civilizimet e shndërruara në potencial vlerash të mirëfillta shoqërore. Në këtë kuptim, arti dhe kultura janë margaritarë të veçuar në vargun e vlerave nacionale, që shkëlqejnë në gjerdanin kulturor që nga e shkuara në të ardhmën, si procese të evoluimit të natyrës dhe shoqërisë - lëvizjeve, dukurive dhe ngjarjeve nëpër shtjellat e historisë së njerëzimit.

Në këto procese zhvillimore, rol të veçantë zë fotografia si dëshmi e pakontestueshme. Prandaj, teknologjia vizuele e fotografisë, tashmë pjesë e përditshmërisë sonë, e artit, e shkencës dhe e teknologjisë informative, na mundëson ta kompenzojmë atë që s`mund ta themi dhe ta dokumentojmë vetëm me fjalë. Prandaj, këtu zë vend edhe fotografia artistike në cilësinë e së bukurës dhe të vlerave, të cilat na dëshmojnë të vërtetën vizuele. Dhe, pa dyshim, të vërtetat vizuele, që na solli fotografi ynë - Sadri Hadërgjonaj në ekspozitën e tij, janë thesare vlerash, që nga paraqitja vizuele e traditës, dokeve dhe zakoneve, nga të cilat nxjerrë ne pah perlat kulturore së bashku me etnografinë e begatë shqiptare dhe virgjëritë e visoreve  të shtrira nëpër mote nën kubenë e qiellit mbi Ilirikum e deri tek fatet e jetës dhe lotët e njeriut për njeriun… Këtu, në kuadër të kësaj ekspozite shohim edhe formulime skulpturale natyrore, të cilat, i veneroi, Sadriu, duke na bërë t`i kuptojmë mrekullitë e krijuara nga proceset e natyrës - frymën e vërtetë të saj dhe synimet e qëmotshme të fotografit tonë, i cili syhapur i përcjellë lëvizjet e natyrës me të gjitha ngjizjet e saja deri në krijimin e Plisit të Dëborës mbi trungun e trojeve tona - atje ku puqet toka dhe qielli. Prandaj, Hadërgjonaj dhe pasioni i tij për t`i zënë pjellat e natyrës, na dhuroi pjesët më demokratike të natyrës dhe njeriut, në kuptimin e të veçantës dhe shprehjes artistike, ngase, si e tillë na mundëson pasqyrimin plotësisht të vërtetë, të cilin me kënaqësi e konsumojmë, me lehtësi e kuptojmë dhe emocionalisht e përjetojmë. Pra, Sadriu, krijoi një aleancë mirëkuptimi mes tij dhe natyrës, për ta nxjerrë në shesh të bukurën nga rrënjët tona, në mënyrë që të ta prezantojë punën e tij në tempullin më të shenjtë, ku  merendohen mendjet e ndritura të njerëzimit.

Së këndejmi, përpos fiziografisë si fokusim dhe shprehje e veçantë, në mozaikun e kësaj ekspozite, në cilësinë e ralizimeve të shumta artistike, po ashtu, vend meritor zë edhe lashtësia jonë nëpër kohë dhe nëpë hapësira të ndryshme, ku pasqyrohet Qëndresa e Kullës Shqiptare nëpër shekujt e thinjur… Pastaj, me lakmi prezantohet edhe peizazhi me motivet përrallore, baraspeshën estetike dhe kompozicionale, të fokusuara dhe të trajtuara në frymën krative me gjithë tingujt e natyrës parajsore dhe këngën e fyelltarit. Pra, natyra shqiptare e riprodhuar nga Sadri Hadërgjonaj, është një pjesë e një tërësie fiziografike nacionale, e regjistruar me veçoritë e fuqishme të së bukurës dhe mistikës mbinatyrore të cilat mund t`i përjetojmë në këtë ekspozitë, ku këndshëm na bien në sy edhe thurimat e yrteve të banuara, që në fakt, e ndjejmë edhe frymen e identitetit ambiental të një etnosi indigjen me shumë karakteristika dhe veçori dalluese nga të tjetët.

 

Fotot nga: Sadri Hadërgjonaj



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora