Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bedri Blloshmi: Era vetëm pluhurin heq nga Shkëmbi

| E premte, 26.10.2012, 08:39 PM |


Era vetëm pluhurin heq nga Shkëmbi

“Nëse tregohesh indiferent

Ndaj vuajtjeve të  të tjerëve

Nuk e meriton emrin njeri” - SADIU

Nga Bedri Blloshmi

E tanishmja na bën të vuajmë tmerrësisht dhe ne të dërrmuarit nga sistemi

diktatorial dhe vazhdimi i tij me bijtë e baballarëve gjakatarë,  na tremb shumë. Ne nëpër burgjet e diktaturës ishim shumë të shpresuar dhe prisnim të vinte ajo ditë e lirisë për të cilën u sakrifikuam.  Lufta e Ftohtë zgjati shumë por e arriti qëllimin e vet sepse e shkatërroi kështjellën prej letre të komunizmit. Më pas gjithë satelitët e saj të mbërthyer me zinxhirë për hunde e shkatërruan komunizmin gjakatarë dhe e hodhën në greminë, përvec Shqipërisë.  Ne dolëm nga terri komunist pa asgjë mbas shpirtit vec me shpresën se do të gjenim veten do na vlerësoheshin sakrificat për tu intergruar më pas në një sistem të ri shoqëror me drejtim nga perëndimi.  Fillimisht u propagandua e u tha çdo gjë kundër komunizmit aq shumë saqë ne besuam me të vërtetë se ata që thërrisnin e shanin komunizmin  nuk e duan dhe ndryshimi është i sigurtë.

Ne nuk e kuptuam dhe nuk e mësuam se ata që thërrisnin më shumë ishin pjesë e komunizmit dhe pjesë e atyre krimeve gjakatare që derdhën gjak shqiptari me anën e luftës civile apo vëllavrasëse. Nuk e dimë çfarë u vendos në Katovicëm me Gorbaçovit.  Me këtë  rast nuk u mashtruam vetëm ne populli por dhe përfaqësitë e huaja në vendin tonë dhe kryesisht përfaqësia e SHBA në Tiranë z.  Rajerson që shoqëronte dhe inkurajonte dhe besonte shumë tek një sekretar partie.  Në vitin 1991 ne të burgosurit politik prej më shumë se 100 vetë u futën në grevë urie ku kërkonim të drejtat tona të ingranoheshin në shoqërinë dhe sistemin e ri pretendoheshe qa ta ndryshonin komunistat. Atëherë lëvizi dicka megjithëse në pushtet ishte gjysma tjetër e partisë së punës me kryeministër Ylli Bufin.  Në vitin 1992 në 22 mars sipas porosisë të z/v diktatorit R.  Alia pushteti i kaloi gjysmës tjetër të partisë së punës që e thërrisnin vehten “demokratë” të cilët na premtuan se do na ingranonin në shoqërinë e sistemin e ri dhe vlerësonin vuajtjet tona se ishin të pakrahasueshme me sistemet e tjera komuniste ne Europën Lindore.

Në 1994 ne gjendemi prapë në një grevë urije me të njëjtat kërkesa. Këtë radhë kërciti druri dhe dhuna e njëllojtë si ajo e sistemit të mëparshëm i vetmi ndryshim ishin aktorët por me skenarë të vjetër. Shumë nga ne u gjakosën nga duar “demokrate”. Megjithatë u hartua një ligj ku na jepte ca të drejta për shtëpi falas, shkollimin, punësimin na dhanë dhe ca karta me vrimë.  Koha ecte dhe ne prisnim dhe patëm disa ndryshime të vogla. Erdhi revolucioni komunist i armatosur i cili i bëri gjëmën Shqipërisë më 1997.  Në vitin 2005 portat u ndryshuan prapë pushtetin e morën “demokratët” ndërsa neve na u ngjall shpresa se meqë i kemi votuar vazhdimisht do ishim pjesë e pushtetit, pjesë e përkrahjes si shtresë e vuajtur siç thoshin ata vetë.  Pas 4 vjetëve këta e mbajtën prapë pushtetin,  treguan shumë interes dhe i punësuan të gjithë bijtë e komunistave, bijtë e sigurimit, bashkëpunëtoreve të sigurimit, informatorëve e spiunëve e vrasësa janë të gjithë në pushtet siç është rasti i Librazhdit.

Këta bij kriminelësh e spiunësh janë pasuruar në mënyrë marramendëse kanë marrë prona e ku di unë. Kjo bëhet nën kujdesin e vecantë të sekretarit të partisë. Ndërsa për ne ka ngelur në fuqi urrejtja dhe lufta e klasës.  Ky që sundon sot nuk pranon të ulet të bisedojë me ne që po këta komunistë na vranë e shkatërruan jetën, vazhdojnë e vazhdojnë luftën e klasave me ne. Tek grevistët e urisë erdhi përfaqësuesi i SHBA vendi i kampionit të lirisë e demokracisë, vendi që mbjellë kudo liri e barazi në gjithë botën z. Aleksander Arvizu,  erdhi z.  Sekui,  u prononcua Brukseli e plot përfaqësi të tjera.  Erdhën plot përfaqësi për të vizituar grevistët mbasi grevisti Gjergj Ndreca,  dhe Lirak Bejko,  u dogjën në shenjë dëshpërimi dhe guximi.  Sundimtarët e sotëm akoma këmbëngulin se nuk duan të ulen me ne, por tregojnë përralla me mbret duke lexuar shifra marramendëse që ne kemi përfituar.  Ju them gjithë opinionit brënda dhe jashtë vendit se shifrat e paraqitura nga ministri i Ministrisë që është tek stacioni i trenit janë  fictive ata e kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.  Duke përfunduar i drejtohem përfaqësisë të SHBA në Tiranë  z. Aleksandër Arvizu se duhet të mos na lënë më ne nën eksperimentin 70 vjecarë të komunizmit na i hiqni nga shpina neokomunistat.

Na e hiqni luftën e klasave boll e patëm këtë tmerr që na vrau.  Burgosi,  internoi për 50 vjet me rradhë dhe pse? Sepse deshëm lirinë,  deshëm pronën,  deshëm perëndimin dhe kryesisht deshëm SHBA që ne besonim. E duam kapitalizimin por jo ta ndërtojnë komunistat bijtë e atyre që derdhën gjak pa masë në këtë vend të coptuar e të lënguar nga plagët që zor se do të shërohen.  Detyroi komunistat ta dënojnë diktatorin Enver Hoxha,  t’ia heqin titujt dhe dekoratat po qe se nuk e duan. Detyroi parlamentin ta zbatojë rezolutën e KE për dënimin e krimeve të komunistave.  Detyroi të hapen dosjet e b. p.  të sigurimit të shtetit.  Detyroji që të largohen nga institucionet shtetërore sigurimsat vrasësit gjakatarë që janë në çdo zyrë e institucion të shtetit.

Detyroi të largohen spiunët e sigurimit vrasësit.  Në qoftëse se nuk e bëni juve këtë spastrim as kush nuk do ta bëjë.

Megjithatë sensibilizimi si brenda dhe jashtë vendit u bë.  U kuptua se si qëndron e verteta dhe si është trajtuar shtresa e të burgosurve politik. U kuptua qartë se në Shqipëri shkelen ligjet dhe nuk zbatohet asnjëherë.  Këtu tregohen të vullnetshëm neokomuniste të mbrojnë vijën e baballarve të tyre gjakatar.