E enjte, 14.11.2019, 12:23 PM (GMT)

Personalitete

Gëzim Llojdia: Jorgji Karbunara ''Mësuesi i Popullit”

E enjte, 25.10.2012, 06:44 PM


(Babë Dud Karbunara)-“LE TË JETË I PËRJETSHËM EFEKTI I KËTYRE NËNSHKRIMEVE”

Jorgji Karbunara (Babë Dud Karbunara) Firmëtari-“Mësuesi i Popullit”

NGA GËZIM LLOJDIA

1.

Pavarësia Kombëtare .Nëse do të rajvizojm me një shprehje:Përballë një sprove të  këtillë, drejt ëndrrës ,në shpirtin e tyre ishte akumuluar dhimbja,që kishin pësuar gjatë shekujve të sunduar nga i huaji ,të pakrahë , të pa shpresë,të humbur dhe dhuna që vinte me një intensitet perfid,që gërryente dhe përmbyste një pushtim  shekullor si ai osman. Kështu ëndrra për një shtet të pavarur, perëndimin e shpresës nëpër shekuj  gjegjësisht ishte  dhimbje,ishte  kujtim i  shtetit të arbrit shndërruar tash në rrëfim . Për ata,që ndër përpjekje  për pavarësi dhanë jetën  si ëndërr  u mbeti streha e fundme  e tyre ku ish akumuluar e  ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, frika, dhe vdekja në fund nuk e arritën pavarësin ,u mbeti breznive si testament.

Pa mbritur mesdita e 28 nëntorit 1912 ose me saktë rreth dy javë më parë asaj kohe,shumë shqiptarë psherëtinin se halli i Shqipërisë ishte shumë i madh. Por kombi ynë mbeti dhe nuk u rrokanis si shumë kombet të tjerë që u rrokanisën në humnerë. Ndërsa fqinji në veri synon Shkodrën me male deri në detë,serbët po hapnin një shteg të gjatë deri në Durrës,kurse grekërit donin të kapnin Shkumbinin. Pasiç-kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur kështu”Shqiperina shqiptare do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët  trajtimi që  kishin  në kohën  e mesme kur bëjshin pjesë te shteteve bizantinë e serbe  pa privilegje te veçantë,por tue i respektua individualiteti  dhe gjuha e tyre. Diku aty nga 14 dhjetori 1912,kryegjenerali grek ka pohuar “Ne kemi ndërmend ti ndajmë  Shqipërinë mes grekërve dhe Serbëvet,mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme”.Kjo quhej atmosferë e vitit 12,kur Ismail Qemali me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se ‘Shqipëria nuk kishte mbaruar”.

Në 1912 ndriçimi shqiptar solli shpresën shqiptare duke i thënë botës se ka një komb me histori,gjuhë dhe vullnet. Por ujqëria ballkanase e solli në udhëkryq  çështjen me prerjen kirurgjikale të Kosovës. Një gazetar i huaj shkruan periodikja” Flamuri “është shprehur:

”Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore,politike e morale sa raca shqiptare. Në qoftë se duhet të çuditemi  për ndonjë gjë kjo është s e ekziston gjithnjë në Shqipëri një ndenje edhe pse e zbehtë dhe shpërndamë që priret kah pohimit,kah rilindja e kombit...

2.

Nga version zyrtar për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare gjejmë prezent emrin e mësuesit të Popullit Jorgji Karbunara.Ndërsa nga lista që citon delegatët e Beratit janë shënuar emrat e tyre: Sami Bej VrioniIlias Bej VrioniTaq TutulaniBabë Dud Karbunara.Në deklaratën përfundimtare të Pavarësisë nënshkrimi i Babë Dud Karbunarës është nënshkruar  me

. Karbunara. Dhe zhbiruar  këtë deklaratë që qarkullon në medie e kudo për firmëtarët renditet një fakt interesantë për mësuesin dhe firmëtarin ..Babë Duda ka firmosur i treti pas dy figurave qendrore të Kuvendit të Vlorës,kuptohet pas  Ismail Beut dhe Dom Nikoll Kacorri.Nënshkrimi i J.Karbunarës mbetet i thjesht ngase lapidare më qartësisht të paharrueshme  mbeten thëniet e tij të pazhbëshme as nga mjegullinat e kohërave:“Le të jetë i përjetshëm efekti i këtyre nënshkrimeve”.Duke qëndruar në ditët  këtij kuvendi historik që ëhstë ngjizur fortësisht në memorien  e kombit shqiptar arrijmë të zhbirojmë ca fakte të tjera,për figurën interesantë të patriotit Jorgji Karbunara .Ismail Qemali e thirri në Vlorë .Jorgji Karbunara i solli nga Berati Ismial beut edhe guzhinjerin e tij për ta ruajtur plakun e Vlorës nga helmimet .Madje kur plaku i Vlorës iku në Itali,guzhinjeri ju lut ta merrte me vete,mirëpo Ismail beu ju përgjigj se ai i shiti të gjitha dhe nuk kishte më.Merrëm me vete Ismail Be  do të ruaj edhe atje ku do të shkosh.D ihet fakti Ismail Qemali vdiq ne Peruxhia, ne hotelin "Brufani", me 26 janar te vitit 1919.

Për qëndrimin e Jorgji Karbunarës në ditën festive thuhet kështu: në një shkrim të V.Papës“Ishte Babë Dudë Karbunara delegati i Beratit… me një shami të kuqe i fshin fshehurazi lotët që i rrjedhin kundër vullnetit të tij… zemra e tij s’mund të përfshijë gjithë gëzimin e kësaj dite. Një jetë të gjatë e priti këtë çast për të cilin kish predikuar pa dëshpërim dhe tani e sheh me sy”.

Ismail Qemali pasi e lexoi ekspozen e vet , në fund në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike i pyeti delegatët: “ Tani më, s'na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veç se ndarja e Shqipërisë nga Turqia”, dhe propozoi:

Shqipëria të shpallë pavarësinë .Të formohet qeveria e PËRKOHËSHME; Të emrohet pleqësia (senati).

1. U shpall Qeveria e Përkohëshme, në krye Ismail Qemali:

2. U zgjodh Pleqësia prej 18 anëtarësh; ku për Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.

Në ditët e pavarësisë në Vlorë  ku  u nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdhë aty ishte edhe zëri dhe  fryma  e t gjithë delegatëve dhe e Bab Dudës,(Jorgji Karbunarës). Edhe shqiptarëve e patriotëve në krahina të vendit  është dërguar mesazhi me thënien”Indipendenca e Atdheut u shpall”.

3.

Zgjedhja e pleqësisë .Në mbledhjen  e pestë të Kuvendit Kombëtar  sipas gazetës “Pëlindija e Shqipenies “që u zhvillua  në 4 dhjetor në prani të 57 delegatëve, (mungonin 6). Ismail Qemali ia la të drejtën e zgjedhjes së 8 ministrave Kuvendit, me propozimin që të jenë 4 të krishterë dhe 4 myslimanë. Ky propozim u kundërshtua dhe përzgjedhja iu la votimit. .....

Pas kësaj u bë zgjedhja e Pleqësisë, ku sipas propozimit të Dhimitër Beratit u bë vetëm një votim. U zgjodhën: Iljas Be’ Vrioni me 55vota, Sami Be’ Vrioni 54, Dud Karbunara 48, Mustafa Asim Kruja 42, Murat Be’ Toptani 42, Eqrem Be’ Vlora 40, Myfti Vehbi Efendi 39, Kristo Meksi 39, Dhimitër Berati 38, Dhimitër Zografi 35, Bedri Be’ Ipeku 35, Sali Gjuka 35, Veli Be’ Klisura 32, Hajredin Be’ Cakrani 32, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka) 30, Shefqet Daiu 30, Dervish Be’ Elbasani 29 dhe Ajdin Be’ Draga 27.

4.

Jorgji Karbunara  ka lindur në qytetin e Beratit në 1842. Patriot  i shqiptarizmës nga lindja në vdekje. Ka marrë pjesë në ngritjen e degës së Lidhjes shqiptare të Prizrenit në Korfuz mik me Kristoforidhin .Ka përhapur arsimin dhe mësimin shqip. Si mëmëdhetar i rrallë e  patriot Babë Dudë Karbunara ngriti shollën e parë ku kishte rreth 55 nxënës. Aktiviteti i tij është i shumtë

“Ay që s’mëson gjuhën e vet, është i dënuar për jetë”.Këto thënie monumente të J. Karbunarës kanë mbetur të trashëguara ndër kohërat tona.Emri i këtij patrioti vijon të përcillet duke u nderuar për shqiptarizmin e tij .

5.

Për Bab Dudën dhe  patriotëtë  e tjerë ishte krijuar bindja se pa trojet e tyre,besimi i tyre,njëmend do të mbetej pa qënë asnjëherë shqiptare.Feja më e mirë e këtyre shqiptareve të mirë,mbetej ruajtja e tërrësisë territoriale.Kështu  Bab Duda  dhe patriotët e tjerë e kuptuan se koha nuk ishte kur të binte muzgu,për të qarë fatin e keq të kombit,por duhej hapur shpirti. Ajo kataklizmë,që po afrohej me stërbim, duhej gjetur menyra për ta shmangur.Kështu ata,ju vunë punës, pa ndjerë lodhjen e shpirtit të tyre,përpara dhimbjes së madhe.Kështu  kështu Bab Duda  dhe rilindasit e tjerë shkruan prologun më të ndritur të ditëve. Bashkëpunëtor i ngushtë me Kostandin Kristoforidhin citojnë shkrimet për Jorgji Karbunarën.

Citojmë V.Papa:“Duke u gdhirë 14 shtator 1894, u dogj shtëpia e Karbunarës në Kala të Beratit prej zjarri jo aksidental, por të vënë”.

U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz.

Kurvelesh e Gegëri/C’u mblodhën në Ergjërli/Tek Abdyl Be Frashëri/Cu përpoq i varfëri/Cu përpoqe e bej për na/dy hejbe me hasina/Në frëngji se ç’i trete…..

Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershor,u ka përcjellur,shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizërenit.Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizërenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqis e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug.Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë.Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqen e Frashërit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash.Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë.Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….

Eshtë një ditë,që nuk i ngjiste tjetrës. Gjatë viteve 1911-1912 aktiviteti i tij është luftarak ndër çeta dhe misionin  patriotike për shqiptarizmin. Më 23 korrik 1912 mblidhet Kuvendi i Sinjës, për organizimin e të cilit Babë Duda u angazhua plotësisht dhe zhvilloi një veprimtari të gjithanshme .

Turmat e Esat Toptanit i shkatërruan gjithçka pati nga pasuria e tij aty nga viti 1915. Rebelët e rihnin me shkop rrugëve thuhet nëpër materiale, që flasin për jetën e tij dhe ai i duroi njëhershëm se ishte shpirti i ti,j i pashmbshëm besimi  i tij për shqiptarizmin.

Ishte Zoti vet,nën fytyrën e të urtit Jorgji Karbunara ,që paratha shumë gjërra.Koha e  Bab Dudë Karbunarës është një kohë me,njerëz të çuditshëm,patriotë të pazakontë.Ai  mbajti të ngrehur prezencën e përhershme të një ndjenje kombëtare. Shërbimet e tiji teqes vihen në realizim të programit të rilindjes kombëtare në përkrahjen e cetave  në shpalljen e pavarësisë kombëtare ne përhapjen e arsimit shqip.Jorgji Karbunara ishte një shenjtor i shqiptarizmës.

Ngulmimi i shenjtorëve është mbarësi për kombin.Shenjtorët kryesisht shqiptarë,mbasi merrnin frymën,kërkonin pozicionimin në vendin e tyre,për ti kushtuar energji,çështjeve jetike dhe interesi më i madh ishte largimi i nënshtrimit të perëndorisë osmane.

6.

Titulli Bab ja kanë dhënë qytetarët.Cfarë thotë prof. Neki Babamusta:Ç’tregojnë faktet historike? Predikuesit e feve në Shqipëri si Rilindas të hershëm, veprën e tyre ia kanë kushtuar kombit dhe patriotizmës, duke kundërshtuar çdo lloj pushtimi, të sulltanëve të Turqisë, të shovinistëve grek dhe serb, të Italisë fashiste, të Gjermanisë, etj. Që nga Buzuku i hershëm, tek Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frank Bardhi, Naim, Sami dhe Abdyl Frashëri, Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Fan Noli, Hafiz Ali Korça (i dënuar dy herë me vdekje nga sundimi turk, ndërsa fëmijët iu burgosën nga diktatura), Nënë Tereza e famshme, Bab Dud Karbunara, At Zef Pëllumbi, etj, ndonëse kishin të veshur petkun fetar, ajo nuk iu bë pengesë aspak për çështjen tonë kombëtare. Ato u bënë udhërrëfyes për liri, pavarësi, për gjuhën e bukur shqipe për kombin tonë duke u afirmuar edhe si figura ndërkombëtare.

7.

Dhimitër Çani lindi në Korçë më 14 shtator 1904, , ishte një skulptor shqiptar. Nga punët e tij më të mira janë:Bab Dud Karbunara (1937).

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT