E enjte, 28.03.2024, 10:00 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Takimi Thaçi-Daçiq

E enjte, 25.10.2012, 06:51 PM


KUSH  PO  IA LUAN  GISHTAT  SOT  POLITIKËS    KOSOVËS

Të marrish përgjegjësinë e një populli nuk është punë e lehtë, sidomos kur është në pytje liria dhe  ekzistenca  e atij populli.(dp.)

Nga Dedë Preqi

Shqiptarët shikuar në aspektin global, gjithherë janë shikuar si  barrë e rëndë nacionale, sidomos atëherë kur fuqitë e mëdha evropiane janë ushqyer nga sllavët me informacione dhe histori të rrejshme  mbi  shqiptarët.

Duke marrë parasysh ndryshimet në Evropë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Amerikës, për  faktin se shqiptarët nuk janë ata  sikur i paraqet propaganda serbo-sllave para botës, por konceptet dhe format e mendimit për shqiptarët filluan të kristalizohen dhe të trajtohen  me një klimë të re politike.

Kosova  e çliruar nga kthetrat serbe, që nga viti 1999, e këtej,duke i falenderuar fuqitë e mëdha të NATO-s,në krye me SHBA-të, dhe UçK-në, si iniciatore e parë për çlirimin e vendit,Kosova bëhët vend i njerëzve të lirë dhe demokratik.

Procesi i demokracisë në Kosovë u tregue  sikur te kombet tjera , ashtu edhe shqiptarët fillojnë zhvillimin e tyre në Kosovën Demokratike dhe shumë etnike, duke hedhë poshtë akuzat e seperatizmave dhe ngatërresat tjera ballkanike, nga propagandat e serbizmit dhe të tjera, që ishin në kundërshtim të këtyre proceseve.

Kosova edhe pas shumë luftrave me armiq të ndryeshëm dhe rezistencës së saj shekullore,  edhe sot pas çlirimit dhe pavarësisë së saj, ky vend po ballafaqohet me sfida të ndryshme ekonomike dhe politike.

Kur thëmi ekonomike, kuptojmë thëmelet dhe gjendjen  ekonomisë së Kosovës, e cila shumë pak ka arritë në fushat e saj zhvëllimore,e cila prapë ka ngecje në zhvillimet e ndryeshme, duke u bazuar në standartet  evropiane, por edhe në gjendjen e pa lakmueshme sociale që e ka vendi.

Mirëpo, përveq gjendjes ekonomike, ajo që e  tronditë opinionin shqiptarë të Kosovës dhe më gjerë, janë ngjarjet  e pas luftës, sidomos në veriun e Mitrovicës ku banohet me shumicë serbe, të cilët nuk pajtohen me realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe me pavarësinë e saj.

U deshën disa shekuj që të arrihet  heqëja e zgjedhës okupatore serbe, duke triumfuar demokracia dhe liria e një populli të shtypur, si çmimi më i lartë  i një populli dhe vendi, në këtë rast ishte edhe  Pavarësia e Kosovës, e cila në Kushtetutën e vet garanton të drejtat e gjitha etnive që jetojnë sot në këtë vend.

Veriu i Kosovës, apo  Mitrovica veriore e banuar me shumicë serbe, në gjirin e saj mbanë kriminel të profilëve të ndryshme, të cilët janë  të organizuar mirë, të nxituar dhe të paguar nga qarqet shtetërore të Serbisë,që Kosova dhe pavarësia e saj të pengohet, duke krijuar bllokada të njëpasnjishme në rrugët kryesore të këtij vendi, sa që as komuniteti ndërkombëtarë përmes forcave të veta, nuk ka mundur ti lirojë në tërësi  këto pengesa.

Këta njerëz, si pjesë  jo-integruese  në proceset e Kosovës, por si pjesë bllokuese e proqeseve të vendit, me një fjalë të quajtur kriminel, duke u bazuar në gjestet dhe veprat e tyre jo njerëzore, duke organizuar sulme dhe akte të ndryshme kriminale ndaj shqiptarëve, si edhe ndaj policëve të vendit, njëherit dhe kontrabandime të llojëve të ndryshme narkotike, si edhe me qenje njerëzore, kanë një „lini „ tjetër orientimi dhe qëllimi, e cila e qon Kosovën në dy kahje, në atë të ndarjes së kësaj pjese veriore të Kosovës, ose të një „autonomie speciale „ për serbët e këtij vendi .

Bashkësia Evropiane, si lidere e integrimëve e vendeve ballkanike në gjirin e saj, mbi qështjen e Kosovës ka treguar rezervat e saj, e cila shumë lehtë dallohet, duke e lënë këtë vend si pikë të zezë, duke e mos liruar popullin e saj të lëvizë lirshëm , sikur vendet e rajonëve tjera, dhe  pse ato vende  ishin të njohura dhe të zhytura në krime dhe gjenocid njerëzor.

Bashkësia Evropiane po vepron edhe sot, në ndëmjetësimin e dialogut në mes Serbisë dhe shtetit të Kosovës, e cila disa herë më parë realizoi disa takime në mes këtyre vendeve, por deri sot asnjë takim nuk u tregue i suksesshëm, sepse frytet e atyre takimeve ishin vetëm fotografi të thata para opinionit dhe të shkruara në letër.

-Takimi i kryeministrit Thaqi dhe atij të Serbisë, Daçiq.

Sëcili shtet në botë i ka liderët e vet shtetërorë, të cilët duhet  t’a  përfaqësojnë popullin dhe vendin e tyre. Edhe në këtë rast, takimi i z.Thaqi me kryeministrin serb Daçiq, mund të jetë një takim në mes dy burrave shtetërorë, por qëllimi i takimit në kushte dhe rrethana të sotme, në qështjen e marrëdhënieve të mira në mes të këtyre dy shtetëve, ka një domëthënje të veqantë dhe  jo të barabartë, nëse e marrim të kaluarën e hidhur për bazë dhe historinë e  popullit shqiptarë. Një  marrëveshje e tillë për  shtetin e Kosovës,shteti serb duhet ti kryej disa obligime të domosdoshme, të cilat nuk duhet të anashkalohen, sidomos  kur vie në pyetje qështja teritoriale e Kosovë dhe qështja e të zhdukurve të luftës, si edhe shumë elemente tjera, duke mos harruar , apo përbuzur gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të sajë.

Nuk mund ta quajmë në këtë rast z. Thaqi, si një hero, por as  tradhëtar i vendit, nëse  ai , po bënë marrëveshje me homologun  e tij ( apo agresorin  e djeshëm serb) Daçiq, sepse këtë takim e përcjellin jo vetëm shqiptarët dhe serbët , por edhe gjithë bota , të cilin takim e kanë vlerësuar dhe të tjerët, miqtë e Kosovës, sikur që janë SHBA-të, e të tjerë, dhe duke marrë parasysh se populli shqiptarë , edhe pse i vuajtur e i përsekutuar me shekuj për liri dhe demokraci, përveq tjerash është popull fisnik, nuk e harron të keqën, por nuk është gjaksor.

Mirëpo, edhe pse Parlamenti i Kosovës  me shumicën e votava, pa Lëvizjen Vetëvendosje e miratoi marrëveshjen me Serbinë, Qeveria e Kosovës  me liderët e saj politik, e ka përgjegjësinë e saj (moralee politike) që të merr edhe miratimin e popullit, për një marrëveshje të tillë, sepse vetë populli është ai, cili ua dha  ulëset në Parlament dhe në  Institucione tjera të vendit.

Në qoftëse kjo marrëveshje në mes dy lederëve politik, atij shqiptarë dhe atij serb, kundërshtohet nga masat e ndryshme popullore, sikur që është Lëvizja Vetëvendosje dhe të tjerë, duke përfshirë edhe një masë të madhe të rinisë së Kosovës, atëherë ç’farë marrëveshje i duhet Kosovës në këtë mënyrë,  pothuajse çdo ditë  shpërthejnë trazira të pa lakmueshme, në mes popullit dhe policisë së vendit, duke shkakëtuar rrëmujë , trazime, rrahje, plagosje, dhe burgosje të udhëheqësve dhe   demostruesve, të cilat ngjarje janë të turpshme  para opinionit shqiptarë dhe botërorë, sidomos  nganjëherë  kur  eskalohen  kufinjt e  masës protestuese, ashtu edhe të anës policore.

Kosova  sot ,ende kontrollohet nga prektorati ndërkombëtarë,EULEX- të cilët  nuk e meritojnë ti shtijmë të gjithë me një thes politik, duke marrë parasysh një numër të madh të tyre, që kanë kontribuar për zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës, por, sikur  nga UNMIK-u, dhe tani nga EULEX-i,  duhet  ta thëmi të vërtetën se, në mesin e tyre ka pasur edhe shumë anti-Kosovë,të cilët duke ngrënë bukën e saj, ata kanë punuar dhe kanë shërbyer në favor të Serbisë , edhe pse e kanë ditur mirë rrolin e saj, duke ia  luajtur gishtat politikës  në Kosovë, ashtu  edhe qysh kanë dëshiruar vet.

Është koha e fundit, pra, që Serbia ti pranojë publikisht  mëkatët e veta dhe padrejtësitë që ka bërë ndaj popullit të Kosovës dhe të tjerëve,njëkohësisht duhet të menjanojmë pengesat  dhe bllokadat që kanë ngritur për ta ndarë Kosovën, dhe kush vepron ndryshe , bënë mëkat dhe tradhëti që kurrë s’do t’ia falë historia dhe as populli. Dhe është koha e fundit , që Kosova t’ia luaj gishtat vetë politikës së Kosovës, që të luftohet për paqë, drejtësi dhe zhvillim, për të ndërtuar Kosovën e re demokratike dhe sovrane.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora