E premte, 19.04.2024, 04:20 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Protestoj - nuk e festoj Bajramin

E enjte, 25.10.2012, 07:59 PM


PROTESTOJ E NUK FESTOJ

Të nderuar njerëz të atdheut,

Në shenjë proteste për ndarjen e pa precedent e të pa dëgjuar më parë, të Festës së Kurban Bajramit nga shteti amë Shqipëria, nuk festoj fare. Kjo protestë le të shkoj edhe te Zoti të cilit i lutem që në popullin tim mos të ketë më ndarës e përcarës të tillë që ia plotsojnë dëshirën armikut shekullor. Pak u janë dukë coptimet e tokave tona, pak po ju duken tkurrjet e atdheut, pak ju duket gjaku i derdhur me shekuj për bashkim kombëtar, që tani të na ndajnë edhe në festa. Këtë akt e mendova mirë dhe mora vendim që në këtë mënyrë ti kundervihem atyre që akoma punojnë për dëshirat e të huajve dhe të fiseve nga stepat e Afrikës.

Asnjë arsyetim nuk mund ta justifikon faktin se një popull me një teritor kompakt, me një gjak e një histori, me një kulturë e traditë, të ndahet dhe të festojë ndaras.

Kërkoj nga strukturat e shtetit, Akademia e Shkencave, Institucionet dhe Shoqatat e ndryshe civile, mjeteve të informimit etj. që ta ngrejnë zërin kundër ndarjeve të tilla. Për mendimin tim ky është krim kombëtar.

Me respekt

Agim Gashi-Gjermani!



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora