E marte, 16.04.2024, 11:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Simsia: Na iku një mik i mirë - Zef Lleshi

E merkure, 24.10.2012, 08:05 PM


Na iku edhe nje mik tjeter i mire - Zef Lleshi?

Ndjehem i shokuar nga ky lajm tepër i dhimbshëm që e mësova nëpërmjet revistës KUVENDI online për humbjen e një miku të mirë, të urtë, gojëmbël, inteligjent... Zef Lleshi.

Nuk dua ta besoj që Zefi fytyrqeshur të ndodhet tani në heshtjen e tij, në gjumin e tij të përjetshëm ne shtratin e vdekjes, që sytë e njeriut të mirë Zef Lleshi që gjithmonë rrezatonin dritë të jenë mbyllur njëherë e përgjithmonë.

Është e pabesueshme që duart e Zefit, që sa e sa herë i kemi shtrënguar miqësisht me njëri-tjetrin, ato duar që sa e sa herë na kanë përqafuar me dashuri, të jenë të kryqëzuara, të palëvizshme në trupin e tij të pajetë

Njeriu i urtë Zef Lleshi, që vetëm "mjaltë" nxirrte nga goja e tij, ajo gojë të rijë e mbyllur njëherë e përgjithmonë.

Miku ynë i mirë Zef; së shpejti do vijmë në Michigan, të gëzojmë, të festojmë së bashku si çdo vit aktivitetin e rëndësishëm kulturor-artistik të vitit "Ditët e Letërsisë Shqipe" ku ti ke dhënë një kontribut të shkëlqyer me pjesemarjen tënde. Do na mungosh i dashur Zef, nuk do të shohim më Zef, nuk do të na presësh më në aeroport, siç na ke pritur gjithmonë, neve, miqtë e ardhur nga jashtë Michiganit. Në tryezën e pritjes do na mungosh njeri i mirë...

Nuk u ndalka dot dhimbja nga shpirti miku jonë i mirë për humbjen tënde të papritur, të parakohshme.

Edhe pse nuk dua ta besoj... U prefsh në parajsë i dashur Zef

LAMTUMIRË

I ndodhem pranë familjes së mikut tonë Zef Lleshi në këto ditë tepër të dhimbshme.

Pierre-Pandeli Simsia dhe Familja

 

Foto kujtimi me te paharuarin Zef Lleshi ne Michigan

I paharuari Zef Lleshi duke drejtuar "Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan" tetor, 2009

Zef Lleshi dhe Pjeter Jaku


 


Duke vallezuar ne Festen e Madhe te Letersise Shqipe ne Michigan
 
Ne tetor, 2010 ne Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan, juria e vleresoi Zef Lleshin me cmimin e pare ne gjinine letrare ne poezi



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora