E marte, 16.04.2024, 08:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ilmi Veliu: Në shenjë kujtimi, në 2 vjetorin e vdekjes, Feritit tonë të dashur dhe të nderuar

E merkure, 24.10.2012, 06:52 PM


Ilmi VELIU;

NË SHENJË KUJTIMI, NË 2 VJETORIN E VDEKJES, FERITIT TONË TË DASHUR DHE TË NDERUAR

Lindi, u rrit dhe u edukua nga një familje e fisit Dedaj të fshatit Lagje të Kërçovës, trevë historike kjo, me tradita të larta patriotike e kombëtare.

Që në moshë të vogël, mësoi nga të parët e tij, babi Budini, gja Limani , Ali e Xhavit Ramë Dedja, Mustafa Brahim Dedja,vlerat e shenjëta morale: Ndershmërinë, thjeshtësinë dhe korrektësinë, dashurinë për Mëmëdheun, humanizmin, mikpritjen dhe besën, dëshirën për të jetuar i lirë në trojet stërgjyshore, për shqiptarizmin e Rilindasve, përpjekjet për të fituar titullin e lartë “Njeri”. 25.10.2012. Lagje të Kërçovës

Nga arhivi im personal

Redaksia Zemra Shqiptare

Ndarja nga jeta, është dhimbja përfundimtare që pëson njeriu. Por kur të tilla dhimbje lënë pas gjurmë që do të kujtohen brez pas brezi, atëherë vetë jeta nuk quhet ende e përfunduar…edhe pse fryma e fundit ka heshtur.

Sot, më 25 Tetor 2010, u ndal  së rrahuri, zemra e Ferit Ramadanit… këtij patrioti dhe shqiptari të flaktë, që deri në ditën e fundit të jetës së tij,  ja kushtoi vargjet çështjes shqiptare…

Zemra e tij heshti, për të lënë dhimbje të madhe tek të gjithë të afërmit, tek gjithë shoqëria e tij, por edhe tek mijëra lexues e miq të shkrimeve të internetit, të cilët edhe pse nuk e kishin takuar personalisht, gëzonin respekt dhe mirënjohe për të.

Ai do mbetet i paharrueshem edhe për ne, stafin e Zemra Shqiptare, ku ai dha kontributin e tij të çmuar, me sa e sa shkrime, me sa e sa poezi. Temat e z. Ramadani do mbeten gjithnjë aktuale, sepse ai i këndoi me penën e tij, vëndlindjes, kombit.

Qoftë i paharruar mes nesh!

Ju prehtë shpirti në paqe!

Ngushëllime për të afërmit dhe familjarët e tij!!

=================

Fjalë morti ….ditën e varrimit

 

Të nderuar të pranishëm, i nderuar dhe i paharruar vëlla, Ferit Ramadani, Do të ishtë më e arsyeshme që ti të ishe në vendin tim, dhe të lexoje fjalë mortore e ngushllimi për mua, sepse nga mosha ishe ahumë më i rijë se unë, por, ja që ky ka qenë caktimi i Zotit, nga i cili nuk mund te iket.

Në këto momente, i katandisur nga pikellimi e dhimbjet, e kam shumë të vështirë të themë çfardolloj fjalësh qofshin ato, sepse ti ishe njeri i një formati shumë të madh, të veçantë dhe me vlera shumë dimensionale, të cilat vlera moti kohë kanë kaluar e depërtuar anëekand trojeve shqiptare, deri atje ku bukës i thuhet buk e ujit ujë.  Vëlla i dashur, ne jemi gjeneratat e para nga keto troje shqiptare, vend i zhytur atëherë në një injorancë të thellë, pa mesim e shkollim dhe një padituri dhe  prapambeturi totale.Nga ana tjetër, mbretëronte një varfëri skajshmërisht e madhe, pa ngrënë e pirë, dathur e deshur, dhe ne, ashtu kryeneqë,  injoruam të gjithë atë dhe me sakrifica të papara ua mësyemë shtigjeve të diturisë, shkencës arsimit e kulturës. Por, ne që ishim gjeneratat e para të viteve të shtatdhjeta, shpresa e madhe dhe e vetme e Kërçovës, nuk u gjunjëzuam, por qëndruam të fortë dhe të bashkuar si një trup i vetëm kundra të gjitha stuhive.  Dhe kjo ishte forca që na mbante gjallë dhe na jepte kurajo që të shkonim përpara dhe të mos gjunjëzoheshim para rrebesheve që na dilnin per të na penguar.

Por hiekat dhe problemet e gjeneratës tonë nuk përfunduan këtu. Ata u shtuan edhe më tepër pas kryerjes së shkollimit dhe marrjes së diplomave.  Ne të diplomuarit e Prishtinës konsideroheshim si rreziku më i madh i shtetit e pushtetit dhe vazhdimisht mbaheshin në shënjestër dhe larg shkollave ku do të duhej të fillonim punën e institucioneve tjera.

Ne vazhdimisht ndiqeshim e përndiqeshin. I pari qe  e psoj nga shokët tonë ishte Shaqir Sadiku, bashkëpuntori më i ngushtë i Jusuf Gërvallës. Pasuan edhe burgosje të shokëve tjerë.

Ferit Ramadani u paraburgos më 20 maj 1988, por stoikisht u qëndroi të gjitha metodave malltretuese të UDB, nuk i dha shoket, nuk i pranoi veprat me të cilat ngarkohej; dhe në fund, pas të gjithë asajë golgote, në mungesë të fakteve, përbindëshit u detyruan ta lironin nga paraburgimi pas 6 muajsh.

Ferit Ramadani, edhepse posedonte aftesi të jashtzakonshme në shumë fusha të ndryshme, e sidomos në ekonomi, atij nuk iu lejua të punësohej dhe për një kohë shumë të gjatë qe i detyruar që të punonte punë fizike në ndërtimtari bashke me dz ish të burgosurit tjerë, Beqir Limanin e Sulejman Elezin.

Që të shkruhet për aftësitë e Ferit Ramadanit dhe për punën e tij si poet e krijues, do të duheshin faqe të pa numërta të letrës. Ai ka të botuara numër të madh shkrimesh për ekonomi, në prozë e poezi, për religjion e histori. Nuk ka gazetë e revistë në trojet shqiptare që ai të mos ketë botime të vetat që nga jeta sudentore e deri me sot. Ka edhe numër të madh punimesh të pabotuara, qofshin në shkencën e Ekonomisë, qofshin në krijimtarinë letrare që për shkaqe finansiare kanë mbetur pa u botuar, e që ne shokët e tij do të duhet të kujdsemi që ato punime e shkrime të shumta ta shohin dritën.

Të nderuar të pranishëm, të nderuar shokë dhe kolegë të Ferit Ramadanit, pas ndërrrimit jetë të Sefer Sejdinit, Shaqir Sadikut e Besim Veliut, Ferit Ramadani është shoku jonë i katerti me radhë, nga grupi i studentave kerçovarë që banonim ne ,,rruga Rieka 57,, në Prishtinë, që ndahet nga mesi jonë.

Lusim Zotin e Madherueshëm që ta shperblejë me shpërblimet më te çmuara që ka në Madherinë e Tij.

Ilmi Veliu, Llagje,

E hënë, 25 tetor 2010.

========================================

Komuniteti Shqiptar i Kercoves ne Amerike

E nderuar Familje Ramadani,

Te nderuar te pranishem

Vdekja e hershme dhe e papritur e shokut dhe mikur tone te dashur dhe te nderuar Ferit Ramadani, na preku thelle ne zemrat tona. Me kete rast Komuniteti Shqiptar i Kercoves ne Amerike ju shpreh ngushellimet me te sinqerta me rastin e humbjes se njeriut me vlera te vecanta patriotike e njerezore.

Puna e palodhshme dhe virtytet pozitive te te ndjerit Ferit Ramadani do te mbeten gjate ne kujtesen e atyre qe i takoi dhe i vizitoi me rastin e qendrimit te tij te fundit ne Amerike.

Prandaj, ne se bashku me ju, do te lutemi qe shpirti i rahmetliut Ferit Ramadani te pushoje i qete  nen kujdesin e Krijuesit te gjithesise. Amin,

Per Komunitetin Shqiptar te Kercoves ne Amerike,

Ilaz Kadriu-Lazi

Chicago,24/10/10

 

 

Te nderuar Arianit,Ardit, Besa dhe Dini

Te nderuar te Pranishem,

Me lejoni qe ne emrin tim personal dhe ne emer te familjes sime, t'ju shpreh ngushellimet me te sinqerta, me rastin e humbjes se te ndjerit Ferit Ramadani, te cilin vdekja e rrembeu papritmas.

Une dhe familja ime e gjere, te ndjerin e njohem nga se afermi dhe qe nga femijeria. E njohem ashtu si ishte: te dishem, punetor, te  sjellshem, kombetar dhe me cilesi tjera humanitare. E  njohem poashtu si te pafat ne jete duke kaluar momente te veshtira dhe tragjike ne jete te percjellura me trauma familiare.

Prandaj, ne do ta kujtojme gjithmone duke i ruajtur gjithmone memoriet me te mira per te , sidomos gjate vizites se fundit ne Amerike.

Atij i qofte dheu i lehte. Zoti ti fali xhenetin, kurse te tjereve durimin dhe shendetin. Amin.

 

Rushit Ajroja me familje

Chicago, 24.Tetor,2010

 

Agim Gashi

 

IN MEMORIAM PER FERIT RAMADANIN

 

Pa të derguar vlla te varret

Pa të mbulur me dhe të zi,

I radhis unë këto vargje

Miku im vetëm për Ty.

 

Ishe njeri me nderë e besë

Ishe baba, mik e poet,

Ishe feniksi i Iliridës

Emri yt ska me u tretë.

 

Kishe miq që të nderuan

Kishe ti edhe armiq,

Emri yt s´harrohet kurrë

Urrejtsit tu mbetën hiç.

 

Rruga e mbar  për në amshim

Në token tënde flej n´qetësi,

Vargjet tua i lexojnë zogjët

Te varri yt aty përmbi.

25.10.2010-Düren

==========================================

Edmond Shallvari

 

IKU POETI...

Iku poeti..

Me ecjen kozmike

Thërmijash universi, vargjet e tij.

Veç gjurma mbeti

Si kohë antike

Që kohës moderne ndrit.

 

Iku poeti...

Pa pyetur iku...

Testamentin e la në çdo varg.

Aty është universi

Eshtë aty njeriu

Pasuria e vetme që la.

Miradie Zymberi - Avdullahi

 

TI JETON

 

Edhe qielli po qan sot,

në lotë po lahet kjo tokë,

Na iku befas nga kjo botë,

miku i madh!-Pse o Zot?

 

E deshëm gënjeshtër këtë njoftim,

nuk na pëlqeu që ta besojmë,

jemi mbuluar me pikëllim,

Ngushëllimet e miqve kur lexojmë!

 

Me flakadan nëpër shtigjet e poezisë

udhërrëfyes për shumë udhëtar,

Ti, o bir i ILIRISË,

u dhe vetëbesim në rrugë të mbarë!

 

Pena mbet jetime në tavolinë,

dorë e jote më nuk e prekë,

po i le ngushëllim poezinë,

ku i gjallë do të jesh përjetë!

 

Ti, jo, nuk ke vdekur!

Nga lartësitë tash shikon!

Në veprat tua gjallë ke mbetur.

O, Vëlla, përjetësisht jeton!

======================================

NEHAT JAHIU

 

VARGJET TI PUTHËM...

 

(Mikut dhe poetit Gjakush Tanës - Ferit Ramadanit)

 

Sa e sa lotë mbrëmë i derdhëm në sy

deshëm të bisedojmë , o mik me ty,

të kërkuam , o poet e nuk të gjetëm

trup e shpirt shtangur mbetëm.

 

Të kërkuam, o mik gjithëkund

e nuk të gjetëm ty askund,

të kërkuam mq e mike

shumë shpejt ti prej nesh na ike.

 

Seç na u hapën plagët në shpirt

vdekjen tënde, or mik nuk e kemi prit,

ta kërkuam vargun aty ku të mbet

tek poezia yte  ,o i madhi poet.

 

Lotët na mbetën të patharë në sy

vargjet ti puthëm dhembshëm në poezi,

vdekjen nuk ta besuam, or mik askush

mbetëm zemërkallur e zemërprush.

 

Të kërkuam, o mik  ku na  mbete

ku na ike ,o poet e ku na u trete,

eh, or mike sa shumë na brengose

si qiriu seç na kalle e na dogje.

 

Eh, mor mik do të gjejmë aty në kullë

trup e shpirt mbështjellur në flamur,

do të gjejmë në të lashtën Uskanë

që ti e thërrisje gjithmonë NËNË.

 

e diel, 24 tetor 2010

 

Ilmi Veliu

31-10-2010, 09:27pm


I nderuar Nehat, ju falenderoi nga zemra per fjalet e mira dhe poezine kushtuar Ferit Ramadanit. Feriti iku aqe shpejt sa qe as ne qe ishim ketu afer tij nuk e pame, dmth nuk arritem dhe nuk patem kohe qe dicka ti ndihmonim. Ai shkoj aqe shpejte dhe aqe lehte, thuajse ishte duke kenduar ose shkruar poezi. Sot dita e dielle, 31.10. 2010 na familja dhe shoket organizuam nje tubim perkujtimor kushtuar jetes dhe vepres se tij. Te fala ty dhe te gjithe miqeve dhe shokeve tjere te Feritit. Une e kame ne plan qe te gjitha poezite e leyrat qe kane arritur ne emer te Feritit ti botoj ne nje botim te vecante. ilmiveliu@yahoo.com

 

Pershendetje

fatmiri

28-10-2010, 06:48pm


ju flm shum i nderuari Jahiu,keni thurur varxhe te mire shum per te ndjerin qe ende sme besohet nje gje ,dhe nje her ju flm

Asgjë nuk merret në varrr, rëndësi ka çfarë len pas

Adem Berisha

28-10-2010, 09:12am


I dashur Nehat, lexova poezinë tuaj përkushtuese dedikuar poetit e shkrimtarit tonë të shquar por edhe mikut të shkëlqyer të gjithë neve, Gjakush Tanes - Ferit Ramadanit. Na iku shumë heret, kishte edhe mjaft për të bërë e shumë për të na dhënë por vdekja është e pamëshirë dhe na e rrëmbeu padrejtësisht sikur t'i duhej asaj më shumë se sa neve. Na mbetet të ngushllehemi me veprat e tij që la pas dhe kujtimet e ëmbla të afërsisë së tij me miq e dashamirë. Ngushllime familjes, farëfisit dhe gjithë miqve e dashamirëve që e deshëm dhe vlerësuan e respektuan. I paharueshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Feritit.

 

==================================================

 

» Ferit Ramadani (1956-2010)         Fjalë ngushllimi nga miqtë e ZSH

Brezat do ta kujtojne FERIT RAMADANIN si simbol i vyrtyteve me te mira njerezore.

FONI DILO

26-10-2010, 06:16am


Ka njerez qe jetojne shume, por mbeten ne kujtese shoqerore per pak kohe,por ka edhe Njerez,te cilet jetojne pak,por,qe me punen dhe vepren e tyre lene gjurme te perjeteshme ne memorjen shoqerore.
I tille eshte meteori FERIT RAMADANI KY NJERI I RRALLE. RALLESIA E TIJ SHFAQET KUDO GJALLERISHT DHE ESHTE PRODUKT I INTELIGJENCES
SE TREVES NGA RRIDHTE DHE I ORIGJINES TIJ FAMILJARE.
Me mendje e zemer,ne keto dite aq te hidhura ,jemi prane familjareve e gjithe miqve te Tij. Qofte e lehte balta e Memedheut. U prehte ne paqe shpirti i keti atdhetari te ndritur.

Ngushllime nga Waterbury USA

Prend Qetta

26-10-2010, 03:51am


FERIT RAMADANIT

Pa ju i dashuri yne do ta kemi shume veshtire
Me Vepren tuaj do ta kemi shum, shum me mire
Me te do thejme fortuna e shterngata
Do e vejme ne mbrojtje ne ditet me te gjata

Ju i treguat Botes se kush je
Dhe kujt besnik i qendrove
Se Shqiprine ne Zemer e ke
E kurr, kurr se harrove

Me ju u shua nje jete
Dhe nga ne shume shpejt u largove
Me ju u ngrit nje e VERTET
Qe me pune ne ART e perjetsove

Tani prehu ne paqe
O burre i Shqiperise
Jeto me lulet me te bukura
Lulet e lirise

Per ju s'do te mbajm zi
As s'do qajme si femij
Sepse vepra jote o i nderuar
Do na mbaj si Shqipet ne Ajri

Shfrytzojme rastin qe ti ngushlojme Shoket, te Afermit, Farefisin, me te dashurit dhe Familjen Ramadani
Pushofte ne Paqe!
Prend Qetta me Familje, Waterbury (USA)

Me zemer te piklluar ngushlloj familjen dhe te gjithe te dashurite tij.

ilmi zymberi

26-10-2010, 02:49am


Qofte i perjetshem kujtimi per jeten dhe Vepren Atdhetare indershmi dhe kurr i paharruar Vella Ferit.Jame shume krenar per veprat Tuaja qe perhere do te sherbejne si frymzim per gjeneratat pas Teje.Besnikria ,Ndershmeria ,Bujaria <Zemergjersia ishin Virtytet Tua qe na le Kujtim te prehet i qete Shpirti ne Token MEME.

KONTRIBUTI I FERIT RAMADANIT,NUK DO VDES KURRE.

PETRIT TOSKA

26-10-2010, 12:09am


Lavdi Vepres dhe Kontributit,per Zgjedhjen e Qeshtejes Kombetare.

Ngushllime Familjareve,si dhe shokeve te Ngushte.

Rrugen do ta Vazhdojme deri ne Fund.

Qofte i Lehte Dheu i Memedheut.

Ngushellime.

Eduard M. Dilo

26-10-2010, 12:05am


Shpreh me keqardhe ngushellimet e mia per humbjen e parakoheshme te z. Ferit. U ndodhem prane shpirterisht gjithe te afermeve te tij ne kete tragjedi. Shpirti i ketij Patrioti u prefte ne Paqen e Perjeteshme te Perendise. Iqofte i lehte dheu i tokes qe e lindi.

Ngushellime!

alma

25-10-2010, 10:59pm


Shpreh gjithashtu ngushellimet e mia, per ndarjen nga jeta te mikut te nderuar z. Tana! Nje dhimbje e madhe te ndahesh nga jeta ne kete moshe, kur ke ende kaq shume per te thene.
Qofte i paharruar nga miqte, shoqeria, dhe te afermit, te cileve ju dergoj ngushellimet e mia!
Ju prehte shpirti ne paqe!

Alma Papamihali

NGUSHLLIME NGA BRUKSELI

Fejzulla Duraku

25-10-2010, 10:46pm


Paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te ndjerin z.Ferit Ramadani, dituria e tij, qe ishte pishtar per shume breza ne kete bote, do te jete drite e parajses ne boten e perjetshme.

Ngushllime Famiiljes, miqve dhe shokeve.
I Qofte i lehte dheu Arberor.

Fejzulla Duraku

Fundi i jetës s'është vdekja! Fundi i jetës janë veprat!

Ismet M. Hasani, Suedi

25-10-2010, 10:43pm


Në vend të komenit po them:
Jeta e njeriut është ngushtë e lidhur me qëllimin e ardhjes së tij në këtë botë, pra te tregojë: adhurimin, dahurinë, respektin dhe kujdesin.
Jeta e njeriut i gjason anijes kozmike, kur prej pikënisjes cdo gje shenohet, e ne fund ai shkrim lexohet.
Jeta e njeritu është shumë e shkurtër për të duruar edhe barrën e gabimeve të tjerëve.
Jeta shpesh është si rrjeti i marimangës: po te shkyhet një nyje, prishet rrjeti krejt!

Jeta e njeriut do të ishte dështim në se nuk posedon: njohjen, besimin e drejtë, veprimin e mirë, të drejtën e të vërtetën, durimin dhe qëndrimin e fortë.

Ngushëllime! Nushëllime edhe për "Zemra Shqiptare.net" te gjithë lexuesit e kësaj wepfaqeje dhe z. Gëzim Marku!

Ismet M. Hasani, prof Suedi

E- maill: ekspertih@hotmail.com

NGUSHËLLIME NGA GJILANI

Demir KRASNIQI

25-10-2010, 10:29pm


ME PIKËLLIM TË THELLË MORËM LAJMIN PËR NDARJEN NGA JETA TË VËLLAUT TONË FERIT RAMADANI!
ME KËTË RAST, JU SHPREHIM NGUSHËLLIMET MË TË SINQERTA FAMILJES RAMADANI, TË GJITHË MIQËVE, SHOKËVE, KOLEGËVE DHE REDAKSISË "ZEMRA SHQIPTARE" ME NË KRYE Z.GËZIM MARKU!
E FALENDEROJMË PËR GJITHË ATË QË BËRI PËR NEVE DHE NA LA NË TRASHËGIMI TË KUJTESËS!
I QOFTË I LEHTË DHEU I KËRÇOVËS LEGJENDARE!
ME PIKËLLIM TË THELLË:DEMIR KRASNIQI - GJILAN

Ngushllime më të sinqerta...

Gjergj Kabashi

25-10-2010, 10:26pm


Shpreh dhimbjen personale për vdekjen fizike të këtij njeriu të mirë i cili deri në fund të jetës së jetës së vet mbi dhe punoj dhe u angazhua me tërë qenjen për Atdheun e vet. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e ngushtë e të gjerë të Ferit Ramadanit...
I qoftë i lehtë dheu mëmëdheut të vet.
Gjergj Kabashi,
Oslo

Ngushllime

Mikja

25-10-2010, 10:21pm


Ngushlime per familjaret, miqt e dashamiret! Nje lajm shume i rend dhe nej grusht i forte i eshte dhene letersise shqiptare.

NGUSHLLIME NGA BUKURESHTI

Baki Ymeri

25-10-2010, 10:05pm

ZOTI E SHPERBLEFTE ME DRITEN E PARAJSESE KETE SHQIPTAR TE PREKUR NGA FLATRAT E ENGJELLIT!
Redaksia e revistes Shqiptari ne Bukuresht

 

 

 

 

Edmond Shallvari: Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem...
E Merkure, 27-10-2010, 08:58pm (GMT)

Cfare thua Monda, cfare thua???

Dhimbje ndjej per ikjen e parakohshme te Alked Saracit, edhe pse nuk e njoh.

Ngushellime familjes e te afermve, ju prehte ne paqe shpirti.

Nuk po mbledh dot veten per mikun tim poet Gjakush Tana(Ferit Ramadani), nuk me besohet, jooo.

Kur me beri tag pak kohe me pare me poezine e tij ne fcb, ja tani po e sjell ketu e mban dt. 23 tetor 2010(ora 10:21 mm)

 

 

MALLI IM PER TY

 

Matanë kufirit të shpresës - klithma !

Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!

Luftë e shpallur - heshtja që vret ,

verbëri shpërndan në dritën e jetës !

 

Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!

Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !

Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !

Në universin e kuptimit - errësira për njeri !

 

Gjithçka vlon të lindë pa u shuar

gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !

Por, nuk arriti gjithçka për të uruar

-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!

 

Te ishte mesazhi i fundit i shpirtit te njeriut te vuajtur, por te mbijetuar mes hallesh, dhimbjesh e fatkeqesish ne jete?

Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem dhe me nje lirike per t'u patur zili nga cdo moshe poeti. Feriti shkroi analiza, esse, ne te cilat deshmoi bagazh te ndjeshem teorik per letersine, artin, filozofine, njerezit... Feritin e kam te pandare ne komentet e tij dashamirese e vleresuese ne sa e sa poezi te miat, deri ne pasthenien aq analitike te tij ne librin tim me poezi, "Mos e ndiqni hijen!".

Kam mesazhin e tij te fundit ku shprehte merakun per "heshtjen" e mesazheve mes nesh per pak kohe dhe pergjigjen time aq sqaruese e vleresuese per te si njeri, krijues e mik i padiskutueshem. E kam ndjere manget veten per te hyre analizave e komenteve ne krijimtarine e tij cilesore, ashtu sic e bente ai me kompetence e profesionalizem per ne. I mbetet penes se studjuesve ne vazhdimesi, analiza e studimi i vepres se bollshme ne sasi e cilesi, te mikut e shkrimtarit te paharruar,

Gjakush Tana (Ferit Ramadani), per ta vendosur sa me pare ne piedestalin e perjetshem, qe ai e ka ngritur vete prej kohesh.I perjetshem qofte kujtimi i Gjakushit!

Me dhimbje e respekt, me homazh e vargjet e tij ne mendje, une, miku i Feritit,

 

Edmond Shallvari.

Edmond Shallvari: Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem...

Edmondit

Ilmi Veliu

31-10-2010, 09:26pm


I nderuar Edmond Shallvari, ju falenderoi nga zemra per fjalet e mira dhe poezine kushtuar Ferit Ramadanit. Feriti iku aqe shpejt sa qe as ne qe ishim ketu afer tij nuk e pame, dmth nuk arritem dhe nuk patem kohe qe dicka ti ndihmonim. Ai shkoj aqe shpejte dhe aqe lehte, thuajse ishte duke kenduar ose shkruar poezi. Sot dita e dielle, 31.10. 2010 na familja dhe shoket organizuam nje tubim perkujtimor kushtuar jetes dhe vepres se tij. Te fala ty dhe te gjithe miqeve dhe shokeve tjere te Feritit. Une e kame ne plan qe te gjitha poezite e leyrat qe kane arritur ne emer te Feritit ti botoj ne nje botim te vecante. ilmiveliu@yahoo.com

Vlera njeh vlerat

Adem Berisha

28-10-2010, 10:09am


Mondi, vlerësoj ndjesinë tuaj, kujtimet dhe bashkëpunimin tuaj në fushën e artit dhe kultures me mikun tonë të përbashkët zotëriun Gakush Tana (Ferit Ramadani) i cili tashmë na mungon të gjithëve, i mungon edhe artit e kulturës kombëtare shqiptare të cilës i dha shumë dhe kishte shumë për ti dhënë po ja që vdekja e pamëshirë e rrëmbeu para kohe. Faleminderit për përkujtimin që i bëre dhe respeektin që ke ndaj kësaj figure me vlerë kombëtare.
Konsideroj se vetëm ai që vet ka vlera, din të çmojë vlerat e të tjerëve dhe i pranon ato.

 

Pershendetje

fatmiri

28-10-2010, 06:48pm


ju flm shum i nderuari Jahiu,keni thurur varxhe te mire shum per te ndjerin qe ende sme besohet nje gje ,dhe nje her ju flm

 

Asgjë nuk merret në varrr, rëndësi ka çfarë len pas

Adem Berisha

28-10-2010, 09:12am


I dashur Nehat, lexova poezinë tuaj përkushtuese dedikuar poetit e shkrimtarit tonë të shquar por edhe mikut të shkëlqyer të gjithë neve, Gjakush Tanes - Ferit Ramadanit. Na iku shumë heret, kishte edhe mjaft për të bërë e shumë për të na dhënë por vdekja është e pamëshirë dhe na e rrëmbeu padrejtësisht sikur t'i duhej asaj më shumë se sa neve. Na mbetet të ngushllehemi me veprat e tij që la pas dhe kujtimet e ëmbla të afërsisë së tij me miq e dashamirë. Ngushllime familjes, farëfisit dhe gjithë miqve e dashamirëve që e deshëm dhe vlerësuan e respektuan. I paharueshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Feritit.

Edmond Shallvari: Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem...
E Merkure, 27-10-2010, 08:58pm (GMT)

Cfare thua Monda, cfare thua???

Dhimbje ndjej per ikjen e parakohshme te Alked Saracit, edhe pse nuk e njoh.

Ngushellime familjes e te afermve, ju prehte ne paqe shpirti.

Nuk po mbledh dot veten per mikun tim poet Gjakush Tana(Ferit Ramadani), nuk me besohet, jooo.

Kur me beri tag pak kohe me pare me poezine e tij ne fcb, ja tani po e sjell ketu e mban dt. 23 tetor 2010(ora 10:21 mm)

 

 

MALLI IM PER TY

 

Matanë kufirit të shpresës - klithma !

Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!

Luftë e shpallur - heshtja që vret ,

verbëri shpërndan në dritën e jetës !

 

Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!

Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !

Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !

Në universin e kuptimit - errësira për njeri !

 

Gjithçka vlon të lindë pa u shuar

gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !

Por, nuk arriti gjithçka për të uruar

-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!

 

Te ishte mesazhi i fundit i shpirtit te njeriut te vuajtur, por te mbijetuar mes hallesh, dhimbjesh e fatkeqesish ne jete?

Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem dhe me nje lirike per t'u patur zili nga cdo moshe poeti. Feriti shkroi analiza, esse, ne te cilat deshmoi bagazh te ndjeshem teorik per letersine, artin, filozofine, njerezit... Feritin e kam te pandare ne komentet e tij dashamirese e vleresuese ne sa e sa poezi te miat, deri ne pasthenien aq analitike te tij ne librin tim me poezi, "Mos e ndiqni hijen!".

Kam mesazhin e tij te fundit ku shprehte merakun per "heshtjen" e mesazheve mes nesh per pak kohe dhe pergjigjen time aq sqaruese e vleresuese per te si njeri, krijues e mik i padiskutueshem. E kam ndjere manget veten per te hyre analizave e komenteve ne krijimtarine e tij cilesore, ashtu sic e bente ai me kompetence e profesionalizem per ne. I mbetet penes se studjuesve ne vazhdimesi, analiza e studimi i vepres se bollshme ne sasi e cilesi, te mikut e shkrimtarit te paharruar,

Gjakush Tana (Ferit Ramadani), per ta vendosur sa me pare ne piedestalin e perjetshem, qe ai e ka ngritur vete prej kohesh.I perjetshem qofte kujtimi i Gjakushit!

Me dhimbje e respekt, me homazh e vargjet e tij ne mendje, une, miku i Feritit,

 

Edmond Shallvari.

 

 

Edmond Shallvari: Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem...

Edmondit

Ilmi Veliu

31-10-2010, 09:26pm


I nderuar Edmond Shallvari, ju falenderoi nga zemra per fjalet e mira dhe poezine kushtuar Ferit Ramadanit. Feriti iku aqe shpejt sa qe as ne qe ishim ketu afer tij nuk e pame, dmth nuk arritem dhe nuk patem kohe qe dicka ti ndihmonim. Ai shkoj aqe shpejte dhe aqe lehte, thuajse ishte duke kenduar ose shkruar poezi. Sot dita e dielle, 31.10. 2010 na familja dhe shoket organizuam nje tubim perkujtimor kushtuar jetes dhe vepres se tij. Te fala ty dhe te gjithe miqeve dhe shokeve tjere te Feritit. Une e kame ne plan qe te gjitha poezite e leyrat qe kane arritur ne emer te Feritit ti botoj ne nje botim te vecante. ilmiveliu@yahoo.com

 

Vlera njeh vlerat

Adem Berisha

28-10-2010, 10:09am


Mondi, vlerësoj ndjesinë tuaj, kujtimet dhe bashkëpunimin tuaj në fushën e artit dhe kultures me mikun tonë të përbashkët zotëriun Gakush Tana (Ferit Ramadani) i cili tashmë na mungon të gjithëve, i mungon edhe artit e kulturës kombëtare shqiptare të cilës i dha shumë dhe kishte shumë për ti dhënë po ja që vdekja e pamëshirë e rrëmbeu para kohe. Faleminderit për përkujtimin që i bëre dhe respeektin që ke ndaj kësaj figure me vlerë kombëtare.
Konsideroj se vetëm ai që vet ka vlera, din të çmojë vlerat e të tjerëve dhe i pranon ato.

 

Agim Gashi

 

IN MEMORIAM PER Ferit RamadaniN

 

Pa të derguar vlla te varret

Pa të mbulur me dhe të zi,

I radhis unë këto vargje

Miku im vetëm për Ty.

 

Ishe njeri me nderë e besë

Ishe baba, mik e poet,

Ishe feniksi i Iliridës

Emri yt ska me u tretë.

 

Kishe miq që të nderuan

Kishe ti edhe armiq,

Emri yt s´harrohet kurrë

Urrejtsit tu mbetën hiç.

 

Rruga e mbar  për në amshim

Në token tënde flej n´qetësi,

Vargjet tua i lexojnë zogjët

Te varri yt aty përmbi.

 

25.10.2010-Düren

 

 

 

Edmond Shallvari

 

IKU POETI...

 

Iku poeti..

Me ecjen kozmike

Thërmijash universi, vargjet e tij.

Veç gjurma mbeti

Si kohë antike

Që kohës moderne ndrit.

 

Iku poeti...

Pa pyetur iku...

Testamentin e la në çdo varg.

Aty është universi

Eshtë aty njeriu

Pasuria e vetme që la.

 

 

Miradie Zymberi - Avdullahi

 

TI JETON

 

Edhe qielli po qan sot,

në lotë po lahet kjo tokë,

Na iku befas nga kjo botë,

miku i madh!-Pse o Zot?

 

E deshëm gënjeshtër këtë njoftim,

nuk na pëlqeu që ta besojmë,

jemi mbuluar me pikëllim,

Ngushëllimet e miqve kur lexojmë!

 

Me flakadan nëpër shtigjet e poezisë

udhërrëfyes për shumë udhëtar,

Ti, o bir i ILIRISË,

u dhe vetëbesim në rrugë të mbarë!

 

Pena mbet jetime në tavolinë,

dorë e jote më nuk e prekë,

po i le ngushëllim poezinë,

ku i gjallë do të jesh përjetë!

 

Ti, jo, nuk ke vdekur!

Nga lartësitë tash shikon!

Në veprat tua gjallë ke mbetur.

O, Vëlla, përjetësisht jeton!

 

Prend Qetta

26-10-2010, 02:51am


FERIT RAMADANIT

Pa ju i dashuri yne do ta kemi shume veshtire
Me Vepren tuaj do ta kemi shum, shum me mire
Me te do thejme fortuna e shterngata
Do e vejme ne mbrojtje ne ditet me te gjata

Ju i treguat Botes se kush je
Dhe kujt besnik i qendrove
Se Shqiprine ne Zemer e ke
E kurr, kurr se harrove

Me ju u shua nje jete
Dhe nga ne shume shpejt u largove
Me ju u ngrit nje e VERTET
Qe me pune ne ART e perjetsove

Tani prehu ne paqe
O burre i Shqiperise
Jeto me lulet me te bukura
Lulet e lirise

Per ju s'do te mbajm zi
As s'do qajme si femij
Sepse vepra jote o i nderuar
Do na mbaj si Shqipet ne Ajri

Shfrytzojme rastin qe ti ngushlojme Shoket, te Afermit, Farefisin, me te dashurit dhe Familjen Ramadani
Pushofte ne Paqe!
Prend Qetta me Familje, Waterbury (USA)

Kur iken poeti

Dibran Demaku

26-10-2010, 01:19pm


Kur iken poeti
ne gjysemshtize flamurin
shqetesohet dhe deti
vala e rrah gurin

Kur iken patrioti
dheu e nis gjemen
mbeshtjelle me kemishe baroti
zemra ngushellon Memen!...

Veprat nuk vdesin kurrë!

RIZAH SHEQIRI

26-10-2010, 09:50am


Kur vdes poeti
fjala ngel në fyt
nga dhembja
dhe pikëllimi!...

Po veprat, veprat
nuk vdesin kurrë!
Sikur na ngushëllon
- ngushëllimi...

Rizah Sheqiri

Ngushëllime!

 

Të lehtë e pastë dheun e Kosvës!

Agim Gashi

26-10-2010, 11:17pm


Lajmi mbi shuarjen e poetit dhe patriotit Ferit Ramadanit ka prekë dhembshëm zemrat e familjarëve, miqëve dhe artëdashësve në përgjithësi.
Të gjithëve u shprehi ngushllimet më të sinqerta!
Agimi!

Ngushellimet me te sinqerta

vladimir bruçaj

26-10-2010, 05:28pm


Ngushellimet me te sinqerta familjes Ramadani. U ndihem afer ne dhimbjen e tyre. Ka qene nje intelektual i madh.

NGUSHLLIME FAMILJARËVE DHE TË AFËRMEVE TË FERIT RAMADANIT

Neki Lulaj

26-10-2010, 05:05pm


E ndëruara Familja Ramadani;

Mësova lajmin e hidhur se i pushoi se rrahuri zemra e më të dashurit tuaj dhe më te rrespektuarit tanë. Andaj ,përpiqemi ti ballancojmë dhembjet dhe një pjesë te dhembjës suaj ta marrim edhe ne,ngase Feritin, e njohem vetëm përmes krijimtarisë se tijë brilante andaj i takon një pjesë e rrespektit tim dhe tonit po njashtu siq po e ndiejmë në zemer një dhembje për humbjën e Patriotit të devotshem të çështjës kombtare.
Njerëzit e dijës dhe të pendës nuk vdesin kurrë por vetëm e ndërrojnë formen e jetesës së tyre. Ju familje të afërmë farëfis dhe të gjithë të tjerët përpiqeni që dhembjën ta muni me krenari për këtë burr të ,madh të Kombit.
Le të pushoi trupi dhe shpirti i tijë në Parajsën e amshuar,............!PRA PRANONI NGUSHLLIMET TONA ME TË SINQERTA........!
Ta kujtojmë me mall e rrespekt gjithëmonë
Neki Lulaj me Familje nga Gjermanija dhe Kosova

mik

Pal Sokoli

26-10-2010, 12:13pm


E dashur Familja e Ferit Ramadanit!
Të dashur miqë!

Lajmi për humbjen e parakohëshme fizike te më të dashurit tuaj dhe mikut tonë:
?? FERIT RAMADANIT ?? na ka tronditur thellë.
Me Feritin na lidhën të gjitha rrigët për kultivimin e kulturës dhe mirëqenjen e kombit tonë. Shkruam së bashku për te, komunikuam, komentuam dhe i qajtem se bashku hallet e dhimbjet e përbashkëta, kështu qe Feriti do te mbesë përgjithmonë në kujtesen tonë.
Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve,artistëeve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani,në emër të kryetarit të saj z.Martin Çuni dhe të antarësisë së saj,ju shprehim ngaushllimet tona më të sinqerta familjës se Feritit dhe juve miqë të nderuar qe patët dhimbje për të.

I pastë dritë shpirti, pushoftë në paqë!

Në emër të LSHAKSH-së
Sekretari:Pal Sokoli

NGUSHELLIME

Xhavit GASA

26-10-2010, 10:04am


Ngushellime familjes dhe te afermve te z F RAMADANI.

 

 

 

 

 

Ikja nga jeta nuk është vdekje

Sejdiu

26-10-2010, 05:59am


Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të krijuesit dhe atdhetarit, Ferit Ramadanit, të cilin e njoh vetëm përmes krijimtarisë së tij. Dhe, dua ta theksoj vetëm një varg timin nga një poezi, që dikur ia kisha kushtuar një poeti , që edhe ai ishte ndarë papritmas nga ne dhe nga toka që e rriti: “Vdis sa të duash o burrë, se nuk vdiset!”.
Ngushëllime familjes Ramadani por edhe Juve Stafit të Zemra Shqiptare.
S. Berisha

Brezat do ta kujtojne FERIT RAMADANIN si simbol i vyrtyteve me te mira njerezore.

FONI DILO

26-10-2010, 05:16am


Ka njerez qe jetojne shume, por mbeten ne kujtese shoqerore per pak kohe,por ka edhe Njerez,te cilet jetojne pak,por,qe me punen dhe vepren e tyre lene gjurme te perjeteshme ne memorjen shoqerore.
I tille eshte meteori FERIT RAMADANI KY NJERI I RRALLE. RALLESIA E TIJ SHFAQET KUDO GJALLERISHT DHE ESHTE PRODUKT I INTELIGJENCES SE TREVES NGA RRIDHTE DHE I ORIGJINES TIJ FAMILJARE.
Me mendje e zemer,ne keto dite aq te hidhura ,jemi prane familjareve e gjithe miqve te Tij. Qofte e lehte balta e Memedheut. U prehte ne paqe shpirti i keti atdhetari te ndritur.

 

Me zemer te piklluar ngushlloj familjen dhe te gjithe te dashurite tij.

ilmi zymberi

26-10-2010, 01:49am


Qofte i perjetshem kujtimi per jeten dhe Vepren Atdhetare indershmi dhe kurr i paharruar Vella Ferit.Jame shume krenar per veprat Tuaja qe perhere do te sherbejne si frymzim per gjeneratat pas Teje.Besnikria ,Ndershmeria ,Bujaria <Zemergjersia ishin Virtytet Tua qe na le Kujtim te prehet i qete Shpirti ne Token MEME.

KONTRIBUTI I FERIT RAMADANIT,NUK DO VDES KURRE.

PETRIT TOSKA

25-10-2010, 11:09pm


Lavdi Vepres dhe Kontributit,per Zgjedhjen e Qeshtejes Kombetare.

Ngushllime Familjareve,si dhe shokeve te Ngushte.

Rrugen do ta Vazhdojme deri ne Fund.

Qofte i Lehte Dheu i Memedheut.

Ngushellime.

Eduard M. Dilo

25-10-2010, 11:05pm


Shpreh me keqardhe ngushellimet e mia per humbjen e parakoheshme te z. Ferit. U ndodhem prane shpirterisht gjithe te afermeve te tij ne kete tragjedi. Shpirti i ketij Patrioti u prefte ne Paqen e Perjeteshme te Perendise. Iqofte i lehte dheu i tokes qe e lindi.

Ngushellime!

alma

25-10-2010, 09:59pm


Shpreh gjithashtu ngushellimet e mia, per ndarjen nga jeta te mikut te nderuar z. Tana! Nje dhimbje e madhe te ndahesh nga jeta ne kete moshe, kur ke ende kaq shume per te thene.
Qofte i paharruar nga miqte, shoqeria, dhe te afermit, te cileve ju dergoj ngushellimet e mia!
Ju prehte shpirti ne paqe!

Alma Papamihali

NGUSHLLIME NGA BRUKSELI

Fejzulla Duraku

25-10-2010, 09:46pm


Paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te ndjerin z.Ferit Ramadani, dituria e tij, qe ishte pishtar per shume breza ne kete bote, do te jete drite e parajses ne boten e perjetshme.

Ngushllime Famiiljes, miqve dhe shokeve.
I Qofte i lehte dheu Arberor.

Fejzulla Duraku

Fundi i jetës s'është vdekja! Fundi i jetës janë veprat!

Ismet M. Hasani, Suedi

25-10-2010, 09:43pm


Në vend të komenit po them:
Jeta e njeriut është ngushtë e lidhur me qëllimin e ardhjes së tij në këtë botë, pra te tregojë: adhurimin, dahurinë, respektin dhe kujdesin.
Jeta e njeriut i gjason anijes kozmike, kur prej pikënisjes cdo gje shenohet, e ne fund ai shkrim lexohet.
Jeta e njeritu është shumë e shkurtër për të duruar edhe barrën e gabimeve të tjerëve.
Jeta shpesh është si rrjeti i marimangës: po te shkyhet një nyje, prishet rrjeti krejt!

Jeta e njeriut do të ishte dështim në se nuk posedon: njohjen, besimin e drejtë, veprimin e mirë, të drejtën e të vërtetën, durimin dhe qëndrimin e fortë.

Ngushëllime! Nushëllime edhe për "Zemra Shqiptare.net" te gjithë lexuesit e kësaj wepfaqeje dhe z. Gëzim Marku!

Ismet M. Hasani, prof Suedi

E- maill: ekspertih@hotmail.com

NGUSHËLLIME NGA GJILANI

Demir KRASNIQI

25-10-2010, 09:29pm


ME PIKËLLIM TË THELLË MORËM LAJMIN PËR NDARJEN NGA JETA TË VËLLAUT TONË FERIT RAMADANI!
ME KËTË RAST, JU SHPREHIM NGUSHËLLIMET MË TË SINQERTA FAMILJES RAMADANI, TË GJITHË MIQËVE, SHOKËVE, KOLEGËVE DHE REDAKSISË "ZEMRA SHQIPTARE" ME NË KRYE Z.GËZIM MARKU!
E FALENDEROJMË PËR GJITHË ATË QË BËRI PËR NEVE DHE NA LA NË TRASHËGIMI TË KUJTESËS!
I QOFTË I LEHTË DHEU I KËRÇOVËS LEGJENDARE!
ME PIKËLLIM TË THELLË:DEMIR KRASNIQI - GJILAN

Ngushllime më të sinqerta...

Gjergj Kabashi

25-10-2010, 09:26pm


Shpreh dhimbjen personale për vdekjen fizike të këtij njeriu të mirë i cili deri në fund të jetës së jetës së vet mbi dhe punoj dhe u angazhua me tërë qenjen për Atdheun e vet. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e ngushtë e të gjerë të Ferit Ramadanit...
I qoftë i lehtë dheu mëmëdheut të vet.
Gjergj Kabashi, Oslo

Ngushllime

Mikja

25-10-2010, 09:21pm


Ngushlime per familjaret, miqt e dashamiret! Nje lajm shume i rend dhe nej grusht i forte i eshte dhene letersise shqiptare.

NGUSHLLIME NGA BUKURESHTI

Baki Ymeri

25-10-2010, 09:05pm


ZOTI E SHPERBLEFTE ME DRITEN E PARAJSESE KETE SHQIPTAR TE PREKUR NGA FLATRAT E ENGJELLIT!

Redaksia e revistes Shqiptari ne Bukuresht

 

 

Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës.

Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".Ishte  udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.

Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese, romane  dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.

 

Veprat e publikuara :

Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,

Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001

Pirgu i dhembjes , roman 1996,

Pirgu i dhembjes II, roman 1997 etj.

 

Me keqardhje dhe në pikëllim, po botojmë sonte dy poezi në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi, si dhe bashkangjitur...poezitë që miqtë e tij, ja kanë kushtuar pikërisht në diten e ndarjes nga jeta!

 

 

Ferit Ramadani

 

MBRETI PADISHAH TURFULLIN N ' TURQI!

 

Mbreti padishah

turfullin n' Turqi:

- Në Vlorë Arnautët,

shpallën Pavarësi!

 

Ai stërnipi i Gjergjit

i Skenderbeut të parë,

që në Krujë shporri

mbretër, pashallarë!

 

Sërish në Vlorë

po shfaq prapësi,

Gjergj ' i dytë Qemali,

po ajo Shqipëri !

 

Po ! Ajo Shqipëri

i dyti nëntor !

Turret Anadolli

ta shtypë në Vlorë !

 

Mirëpo thyhet keq

e ngjitet në tel,

përpara shqiponjës -

shqiptarëve rrebelë !

 

Hënë e ngrënë e turkut

Sërbosllavi kryq,

ngriten përbindshat :

-Shqipes i bëjnë gjyq !

 

Ta shporrin nga trojet

ku ishte Iliria,

sfinja nga karpatet,

karadomuz Azia !

 

Në Stamboll të Turqisë

mbreti padishah,

oshëtin nga inati

por, Shqipëri më s'ka !

 

Në Beligrad të Sërbit

Pashiqi shejtan

nis orditë gjaksore

për në Durrës, Tiranë...!

 

Përjetojnë skëterrën

në Ankarë gratë,

harbohen shkinat sërbe

kopila të kenë dhuratë !

 

T'i drejtojnë në shtigje:

Kosova - Sërbosllavi !

Është model i Vukëve

i Çubrillëve të zi !

 

Lëshohen Pollogut

thik Pellagonisë,

Kara Maçula Makësh,

Grekomanë - Çamërisë !

 

Të gjithë për krrokama

nga Shqipja pijnë gjak

për vezë gjarpërinjsh

kërkojnë konak !

 

Ngritet e Pavarur

Zonja Shqipëri !

Ec shekujve përpara

Nëntorëve të ri !

 

Është jehonë ndër shtigje

kushtrim për liri,

plas shtriga osmane

cof kurva sërbi ...!

 

 

 

 

 

Ferit Ramadani

 

VARGJE PËR MARTIRËT

 

Sa vargje të bëj për martirët

vepra e tyre është lavdi

ata janë liria që na flaku zinxhirët

ata janë shpresa për ardhmëri !

 

Ata kanë një emër për Atdheun :

- Heronj! Që ndriçojnë si yje mbi re .

Ata janë të njëjtë me Skenderbeun

Janë himni i kushtrimit për ne!

 

Ata janë si Isa, i ngjajnë Adem Jasharit

edhe Shotës i ngjajnë Sulltana e Nuria

në varganin e gjatë të Flakës së Janarit

Jusuf Gërvalla ringjallet tek Iliria!

 

Nëpër sheshe Xheva e Fehmi komandanti

kanë lëshuar jehonën i dëgjon Vatani

pas shpine në shënjestër i mori naganti

tradhëtia i vrau mos u dëgjohet zani!

 

Harun Aliu - Kushtrimi , dhe shokët e   tij

si Ukshin Hoti e shumë viganë !

I vranë ! I zhdukën me mister të zi !

- Nuri heroik u ndriçon në cdo anë ...

--=======================================================

Besim Veliu , në të djathtë, shok i banesës  dhe i studimeve me Ferit Ramadanin, Edhe ai tashmë i ndjerë.

 

Shaqir Sadiku : Njeriu që s’u mposht kurrë!  Bashkëvendas, shok i banesës i Feritit gjatë studimeve, edhe ky ndërroi jetëmë2008

Në pasditen e fundmarsit të ditës 29, në varrezat e fshatit Trapçidoll të Kërçovës, në praninë e mijëra qytetarëve u përcoll për në banesën e fundit intelektuali i anatemuar e i nëpërkëmbur Shaqir Sadiku. Gjatë gjithë kohës sa qe gjallë ai diti të qëndrojë i palëkundur e i panënshtruar nëpër të gjitha kohërat duke u bërë ballë të gjitha nënçmimeve dhe kurtheve që atij ia kishin përgatitur në jetë. Shaqir Sadiku, u lind më 1952 në fshatin Llagje të Kërçovës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Kërçovë e Gostivar (arsyeja e mbylljes politike të paraleleve shqip të gjimnazit të Kërçovës) ndërsa studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ishte ndër gjeneratat e para të kërçovarëve që studioi në këtë Universitet. Gjatë kohës sa studionte në Prishtinë, si student i degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, punonte edhe në Radiotelevizionin e Prishtinës si redaktor i emisionit për Arsim dhe Kulturë. Shokët e tij studentë, rrëfejnë se rrogën, të cilën e merrte e ndante me ta me arsyetim se të hollat ua jepte hua, dhe që ata asnjëherë nuk ia kthenin ngase s’kishin se ku i gjenin. Veproi edhe në kuadër të shoqatës së studentëve “Ramiz Sadiku” në seksionin e dramës. Studentët kërçovarë, të cilët studionin asokohe në Prishtinë do të kujtohen se Shaqa, ka marrë pjesë në të gjitha dramat që përgatiste kjo shoqatë studentore, ku gjithnjë ka luajtur rolin kryesor. Qysh herët, si gjimnazist, ra në sy të pushtetmbajtësve, me referatin e lexuar në sheshin e Gostivarit të titulluar “Kush e vrau Sefer Selimin?!”. Zëri i tij kumbues, tmerroi skenaristët kobzi të komiteteve keqbërëse të sistemit sllavo-komunist. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Jusuf Gërvallës, me të cilin në Pallatin e shtypit të “Rilindjes” do të botonte ilegalisht “Lajmëtarin e Lirisë”. Në redaksinë e Televizionit të Prishtinës ka punuar e përgatitur edhe shumë dokumentarë, me disa prej të cilëve ka marrë edhe çmime prestigjioze. Më 1981, për rrethana të njohura të asokohshme Shaqir Sadiku emigron në Zvicër. Gjatë kohës së qëndrimit në Zvicër, ka bashkëvepruar me Jusufin, ku merrej me përgatitjen e bashkatdhetarëve dhe bashkimin e tyre në një trup të vetëm veprues. Involvimi i tij i thellë në kronologjinë e ngjarjeve liriprurëse, si dhe vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka më 1982, i deprimuar dhe i zemëruar, po edhe i ndjekur nga armiqtë, e detyrojnë të braktisë Zvicrën dhe të kthehet ilegalisht në vendlindje. Në vendlindje bashkëpunonte ngushtë me studentët shqiptarë, me personazhet e përpjekjes shqiptare dhe intelektualët e vjetër, ku hetohet dhe zbulohet nga policia jugosllave dhe burgoset diku në Serbi. Për sa kohë që qëndroi në burg ndaj tij torturuesit kishin përdorur shkopinjtë elektrikë por edhe mjete të tjera më çnjerëzore të dhunës. Figura e tij paraqet enigmën që ngërthente në vete shpirti i tij kryengritës. Kjo legjendë, do të prijë si shembull se si ruhet krenaria intelektuale.

Adem Xheladini

(shkrim i botuar ne gazeten"Lajm" Maqedoni, 31 mars 2008)

Akademi  perkujtimore në 1vjetorin  e vdekjes së Ferit Ramadanit

1.      Ilmi Veliu, FJALA PERSHENDETESE

2.     NAHILE DAUTI- Poezi nga Ferit Ramadani “Fjalë të pathëna”

3.     Fazli Veliu

4.     Adem Xheladini- në emër të shoqatës së shkrimtarëve Kërcovar

5.     Nahile Dauti- Poezi nga Ferit Ramadani “Nëpër troje të Ilirisë”

6.     Fatmir Limani- Në emër të burgosurve politik

7.     Afmet Mora-ne emer te shokëve dhe poetëve

8.     Shaqet Ramadani- Në emër të familjes

9.     Sali Ramadani

10. Nure Sula- Telegrame nga miq-poet

11.  Nahile Dauti- Poezi nga Ferit Ramadani “Letër Poetëve”

12. Ardit Ramadani- faleminderim nga djali i Ferit Ramadanit

13. Fjala përmbyllse

14. ======================================================

 

 

 

P.s.

Duke mos dashur që dikend ta harroj dhe anëshkaloj, disa shkrime i kamë dubluar. Dhe nese dikend e kame harruar,kërkoi falje.

 

Ju ftoj qe te gjith ju, shokët, miqtë dhe dashamirët e Feritit të shkruani edhe nga nje shkrim apo poezi për dyvjetorin e ndarjes se Feritit nga ne, te cilat shkrime une mendoj ti botoj ne nje botim të posaqëm e që ju pastaj në adresat tuaja postari do te merrni nga nje libër .

 

Falë me shendet, Ilmi Veliu. ilmiveliu@yahoo.com, 070 346 150. Kërçovë



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora