E enjte, 25.04.2024, 11:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Kur qajnë gratë

E marte, 23.10.2012, 06:33 PM


KUR QAJNË GRATË

Nga: Adem Zaplluzha

Kur qajnë gratë, qan era,  shqyen muret, zogjtë ikin nga çatitë, vashat përgatiten t’i përkundin djepat. Çdo gjë ndryshon, asgjë më nuk e ka formën e mëparshme, ndryshojnë sendet sa çelë e mbyllë sytë, këtu çmendurisht ndryshon forma e përsosur e ndryshimit.

Portat hapen krah më krah. Hynë dhe dalin lloj, lloj njerëzish. Njerëz me fytyrë dhe ata pa fije yndyre.

Disa sosh kanë brengë në shpirt, e disa të tjerë hynë dhe dalin si fantazma, nuk i zë vendi vend. Ndërgjegjja e bënë punën e vetë, ëndrrat përzihen me realitetin dhe qeshin pranë pasqyrës konkave.

Diçka u pengon. Posa ulen mbi një postiqe enkas për mysafir dhe papritur qohen thua se i përvëloi dikush me fjalë, kurse fjalëve nuk u vënë veshin.

Thyhen xhamat e qytetit, errësohen shpirtrat dhe papandehur zhduken në grimcat e pluhurit.

Bie shi, jo ai i zakonshëm,shiu me furtunë, suferinë që i shkul nga rrënja çatitë, lisat ,malet. Shiu u zi, mbyten kaiket e thyera në syrin e dallgës së çmendur.

Nuk ndalem krakëllimat e korbave, një kërrabë e ka humbur atdheun, nuk di më në dorë të kujt i harroi dizgjinët stuhia. Heshtin retë. Asnjë krakëllimë korbi, asnjë zë i erës nuk kolovitet nëpër xhepat e pritjes..

Ne zbresim nga vetëdija e jonë. rrimë përballë kujtesës dhe i shkulim flokët e verdha të erës.

Bisedojmë me fantazma, ulemi këmbëkryq në xhadenë e pluhurosur dhe këpusim lidhëset e këpucëve.

I  këpusim degët e akacies, bëjmë fshesë, i pastrojmë çizmet  e pluhurosura . Ditët ecin para nesh, ne ecim pas ditëve, dukemi si bishti i ditës, nuk jemi asgjë, nuk mund të marrim frymë, s’na duket më hija, është zhdukur edhe ajo, na dridhen pulpat e këmbëve,  vendnumërojmë dhe qeshim me vetveten dhe vertikalen e erës,kurse dita ec me këmbët e saja të shëndosha, ose të thyera Tani më asgjë nuk dihet, vetë kollitja e gurëve të murrmë ëndërron stinën duke vdekur në krahët e korbave që kërkojnë tokën e humbur në kujtesën e njeriut...

Kur qajnë gratë, qanë edhe qielli. Shqyhen portat e vjetra në pasqyrat e qytetit.

Ndizen flakë vetëtimat. Korbat fluturojnë përtej diellit, hapësirës iu skuqet fytyra. Lisat përkulen. Bie shi. Shiu në lot.

Loti në ngjyrën e ylberit. Një spektakël i paparë. Bubullimat zgjohen nga gjumi, nuk fle as deti, askush nuk fle, e tërë bota ka hyrë në sytë e grave, e gratë qajnë, qanë edhe qielli.

Deti i tërbuar, dallgët, qajnë varkat, askush nuk është në gjendje t’i fshij lotët.

Qajnë lotët në lotin e grave. Në lotin e vetëtimave. Qajnë nuset krushqit e gurëzuar, qajnë dhe njëkohësisht dënesin malet.

Skica është marrë nga libri i ri i autorit, me titull: Fluturimet e korbave në netët pa hënë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora