E marte, 23.04.2024, 07:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Kolec Traboini: Një tabllo me arvanitët në Montreal

E marte, 23.10.2012, 07:39 PM


NJE TABLLO ME ARVANITET NE MONTREAL

NGA KOLEC TRABOINI

Në një kuadër të fiksuar nga Lida Margariti, shqiptare me banim në Boston, gjatë një vizite në një kishë orthodokse në Montreal, Kanada, paraqitet një grup arvanitësh e në mes tyre Marko Boçari. Ajo na e dërgoi atë fotografi me medimin se diç mund të përftonim prej saj në aspektin historik. Nga kjo morem shkas dha pasi që u interesuam për këtë tabllo na rezultoi se ishte një riprodhim i veprës së piktorit Theodoros Vryzakis – “The oath in Agia Lavra”( Betimi në Shen Lavra) dhe ka për temë kryengritjen, ose ajo që quhet revolucioni grek. Vumë  re se riprodhimi është shumë larg origjinalit. Ai  të jep më tepër përshtypjen e një vepre të ngrirë ikonografike se sa një tabllo e gjallë në trajtimin e ngjyrave,dritës dhe detajeve. Riprodhimi që ndodhet në Montreal nuk ka asnjë ornament ose detaj të veshjeve arvanite.

Përndryshe autori i vepres origjinale piktori Theodoros Vryzakis ka dashur të përjetsojë aktin e betimit për revolucion dhe pavarësi të Greqisë por duke i qëndruar afër të vertetës historike si të ngjarjes por edhe të atmosferës, për të sjellë sa më realisht dhe në mënyrë emocionuese në tabllo atë kohë e ata njerëz heroike. Nuk e dime nëse piktori është grek apo arvanitas, por ai megjithëse ka vënë flamurin grek të asaj kohe, nuk ka pas asnjë mundësi ti shmanget faktit se më shumë se  90 përqind e heronjve të revolucionit grek janë arvanitas dhe në kuadër janë pikturuar Marko Boçari dhe arvanitas të tjerë. Të gjithë veç priftit e ndonjë tjetri janë me veshje arvanite, një veshje impresionante me fustanellën karakteristike të shqiptareve dhe xhamadanët e qëndisur, sa të krijohet përshtypja se këta luftëtar të veshur aq bukur luftën e konsideronin si një dasëm. Krejt natyrshëm si dasma e Lirisë. Në tabllo  zotërojnë arvanitët në  tërë hapsirën, e në energjinë që përmban e përcjell emocionalisht sa të duket se nuk ka kurrgjë tjetër veç tyre në këtë betim për Revolucionin. Prandaj dhe jo pak herë është thënë se të jesh grek, më parë duhet ta vertetosh se ke prejardhje arvanitase me shkakun themelor se arvanitasit e krijuan Greqine e re. Ata që nuk kanë qënë arvanitas u bie të jenë të ardhur nga vendet arabe, kryesisht nga Egjypti, Palestina apo Libani dhe në të vertetë vihet re se nga bjond që kanë qënë grekët e lashtë tashmë në Greqi dominon ngjyra brune. Fakti se para revolucionit rreth e qark Akropolit kishte vetëm fshatra arvanite dhe flitej vetëm arvanitika, pra shqip,  është domethënëse sado të mbulohet e vërteta me sofizma e pseudoargumenta në Akademinë e Athinës që punon si një makinë e vjetëruar e jashtë kohe. Akademizmi i tyre arkaik është krejt ngjashëm me tabllonë e flashkët të kopjuar në mënyre skematike në kishën orthodokse në Montreal  ku janë përpjekur t’i shuajnë sa të jetë e mundur indentitetin arvanitas. Një përpjekje qesharake kjo më shumë se mungese talenti.

E dimë ku është Greqia sot mes ngatrresash ballkanike për emra e territore që i aspiron si  një i sëmurë ballkanas në jerm, por problemet e Greqisë do të jenë më të mëdha kur të futen edhe Shqipëria e Kosova në Bashkimin Europian. Qarqet ultra të Athinës si do ti pengojnë atëhere lidhjet e forta historike, që janë lidhje gjaku, gjuhe, e kulture të njëjtë, në mes të shqiptarëve në dy anët e kufirit, pra arvanitëve dhe shqiptarëve?! Si do ti retushojnë tabllotë e historisë?!

Gjithësesi një gjë është e qartë si drita e diellit, Megaloidheja paraqitet zymtësisht si një kauzë e humbur nëpër zgafellat e historisë. Eshte veç si një atavizëm historik e pa të ardhme, tashmë…

 

Theodoros Vryzakis – “The oath in Agia Lavra”( Betimi në Shen Lavra)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora