E enjte, 25.04.2024, 02:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Intuita krijuese e poetit Arsim Halili

E marte, 23.10.2012, 06:55 PM


Vepër që ka shpalosur intuitën krijuese të poetit...

Nga Tefik Selimi

Ndonëse salla e vogël e Teatri të qyteti, Gjilanit, ishte paksa e errët dhe e ngushtë për ti zënë ardashësit e “Vjeshtës letrare...”, se ajo ishte e tillë jo vetëm për aktorë e dashamirë të filmit e të skenave teatrale, por ky vend u bë shumë joshës nga koha kur po shfrytëzohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan. Pse jo? Një vend ku tubohen krijuesit dhe komunikojnë me një zë, me një gjuhë dhe me një art letrar. Këtu vijnë vetëm krijuesit, ata që jetojnë me artin e bukur. Por, ajo sallë e vogël e Teatrit, ku mbahen këto përurime librash, sikur të frymëzon dhe të shkon menjda se ke hyrë në botën e “përrallave” magjike. Por, jo! Aty ke një sallë të vogël me një numër orendish dhe me disa ulëse, ku përpara, në të majtë qëndron teknika e zërit dhe disa foto aktuale të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, i cili asociacion e ka filluar punën e  mbarë me në krye z. Sabit Rrustemin, shkrimtar. Dje, si një, aty kah ora e pasditës u tubuan afro pesëdhjetë krijues: shkrimtarë, poetë e vlerësues të  artit letrarë, të cilët përcollën përurimin e librit më të ri të Arsim Halilit “Mëkatar mos eja”. Fillimisht, këtë eveniment kulturor e hapi krijuesja e re gjilanase, Linditë Ramushi, e cila tha se, mezi po presim që të fillojë përurimi i librit të Arsim Halilit, poet nga Bujanoci. Siç dihet, Arsim Halili (1976), krijues nga Bujanoci, gjer më tani ka botuar këto vepra letrare: “Heshtja e shprishur” (2009), “Ndal! Stacioni dashurisë” (2010), “Gjurmët e qëndresës” (2011), “Stigjeve të arit”  - intervista – (2011) dhe  së fundi ka botuar veprën potike “Mëkatar mos eja” 2012. Për dallim nga të tjerë, ky krijues e ka një botë të veçantë poetike. Ai, edhe kur flet, edhe kur lexon, por edhe kur bashkëbisedon, sikur gjuha e tij ka një dallim nga të tjerët. Kjo është fakt. Fakt është se, kjo anë e Kosovës Lindore e flet një gjuhë të pastër, të kulluar e të rrjedhshme. Pse jo? E para është se, theksi i kësaj gjuhe artikulohet afër me standarin e gjuhës së sotme. Por, edhe ana tjetër, e dytë, është se, Arsim Halili është folës e adhurues i flaktë i gjuhës e i artit letrar, i cili ka arritur ti botojë disa vepra poetike, të cilat janë krijime me vlera të duhura letrare. Andaj, duke kundruar veprën e tij më të re, e cila është përuruar dje në Gjilan, në kuadrin e manifestimit “Vjeshta letrare ...”, ngjarje kjo kulturore e mbajtur në shenjë të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 1912. Me këtë rast, ligjëruan disa nga vlerësuesit tanë, të cilët, si një, shtuan se, vepra e Arsimit Halilit “Mëkatar mos eja” është ndër veprat e rralla poetike tek ne. I pari e mori fjalën dr. Faik Shkodra, profesor dhe krijues, i cili tha se, kjo vepër është e shkruar tamam me të gjitha përpjekjet e intelektualit dhe krijuesit letrar. Këtu është derdhur çiltërsia poetike, vargje këto që janë të dala nga një përkushtim i denjë i autorit në fjalë. Dr. Faik Shkodra, vlerësues, ka thënë se, edhe vargjet e kësaj vepre poetike e kanë shpalosur intuitën krijuese të poetit, në to gjejmë të shprehur shpirtin dhe zemrën pastër të poetit, Arsim Halilit. Shkodra tha se autori shprehjet artistike i ka ngjyrosur me shprehjet poetike. Thënë troç, Arsimi me këtë vepër po dëshmon se poezinë e ka në gjak dhe, këto vargje poetike janë frymëzime të rralla përkushtuese e artistike. Është poezi që prek grimca të pjesëve të historisë sonë”. Folësi i dytë, Bilall Maliqi, krijues e recenzent i librit, tha me këtë rast se, kjo vepër “vjen para lexuesve me frymëzime të reja motivuese, të cilat i ka shtrirë nëpër tërë këtë vëllim poetik. Sepse, si shtoi B. Maliqi, - poeti për dallim nga dy librat e tij paraprak me poezi, ka një ngritje artistike gjithnjë falë punës së tij të pareshtur në forcimin e vargut, gjetjen e motiveve dhe pajisjen e vargjeve me figura stilistike, të cilat i japin jetë vargut, poezisë në njërën anë, dhe lexueshmërisë e vlerës poseduese, në anën tjetër. Libri poetik “Mëkatar mos eja”, poeti e fillon me poezi përkushtimore, të cilat dosido kanë zënë vend me rëndësi në librin e tij, duke filluar nga poezia kushtuar nënës “Qeshje e ngrirë”, “babait”, “Agim i fundit”, për të vazhduar me ciklin e parë poetik poashtu të karakterit përkushtues në të cilin gjejnë vend meritor disa figura kyçe të historisë sonë kombëtare dhe patriotike. Poetët janë ata që i shkruajnë lavdisë e historisë sonë, të cilat mbeten histori në vete, por me vargje poetike poeti ua rikujon gjeneratave të  ardhshme që jetojnë tani në lirinë shumëfish të paguar me gjakun e dëshmorëve, të masakruarve dhe të pagjeturve tanë”. Po kështu, B. Maliqi shton se, “Ky mllef i trazuar i poetit shihet qartë në poezinë kushtuar Reçakut, në të cilin vend u bë një gjenocid i paparë kurrë në historinë e njerëzimit, duke e tronditur gjithë shqiptarinë, Ballkanin, Evropën dhe mbarë rruzullin tokësor. Andaj, poeti nuk mundi të qëndrojë duarkryq, por me anë të vargjeve poetike bëri shfryrje të mllefit të trazuar me poezitë: “Ditiramb për lumëgjakun”, “Në çdo portë shihet mallkimi”, ose: “ADN-të e skalitura/ Trazojnë janarin e përgjakur” (f.14). Janë të tilla poezi përkushtuese dhe  shpalos disa nga ato krijime si janë: “Me gjuhën e dhembjes”,  “Mbi kala”, “Shekulli i nënës”, “Përsëri apokalips”, “Metaforë e hashtjes”, “Kujtesë”, “Ndjej se të shoh”, “Kohë e tërbuar”, “Pasqyrë dritësie”, ”Aderim shprese”, “Kujtim i pashuar”  si dhe disa  monumenteve historike.  Poezi që duhet të shprush enigmën është edhe poezia kushtuar Ukshin Hotit, “Gjemba shekulli”, kur shton:“Emrin tënd enigmë”, “Dheu nuk e tret”. Ai në fund të fjalës së tij e citoi Albert Einstein, dhe  tha: ”Dashurinë më të madhe e meritojnë kryesisht ata që kanë kontribuar për t’i fisnikëruar njerëzit dhe jetën e tyre”. Folësi tjetër ishte Nexhat Rexha, poet e kritik letrar nga Dardana. Ligjëroi me titull: “Pasthirrma për antiprodukt”, ku tha se Arsim Halili, poet na vjen kësaj here me veprën e pestë para lexuesve, e cila vepër poetike ka një titull që “të bënë kureshtar për të ditur e kërkur gjetjen e mëkatit në këtë  vepër. Poezia e këtij vëllimi ka një shtrirje të gjerë edhe tematike dhe ka shtrirje gjeografike nga tërësia e atdheut  tonë. Poezia e vëllimi poetik: “Mëkatar mos eja” e A. Halilit hapet me dy poezi përkushtuese, me elemente autobiografike, të cilat janë pjesë e pandashme e jetës së autorit. Ato në shumë raste ngrijnë pamjet e mundojnë shpirtin e njeriut. Në ciklin e parë peozitë përkushtuese janë skalitur për figura të rëndësishme të peridhës së re historike apo  janë ngjarja të njohura për  njerëzit e kohës sonë, si: “Nata memece”, “Gjemba shekulli”, “Në mes kujfijve”, “Promethe i gjallë”, “Me gjuhën e dhembjes”, etj. “Nëpër vargjet e këtyre poezive  shpalosen  veprimet dhe aktiviteti e personaliteve  tona kombëtare,që ata në një mënyrë edhe flijuar  dhe me flijimin e tyre hynë në altarin e lirisë, si: vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, Ukshin Hoti, Reçaku  si dhe plejada e dëshmorëve  të kësaj lufte të fundit, si: Artan Abazi, Sherif Jonuzi etj.  Për të   ruajtur biografinë e  njeriut e të atdheut,  si në poezinë “Mbi kala” , poezi e cila me pak vargje komunikon me  çlirimtarët, që  nga viti 1878, vit ky i njohur për shqipatrët, dhe vit ky që ka shënuar dy faqe të historisë sonë, të cilat  vazhdimisht kërkojnë  diçka që ka mbetur pa u thënë. Profili i atdheut vjen në pamjen e  diskutimit poetik dhe këtë e ndjejmë  në cilkin e  dytë  “Peizashe dhembjesh”.  Ai shpreh pikëpamje dhe konstatime për këto plagë dhe kërkon shërimin e tyre. Është e rëndësishme, se ai nuk heq dorë nga kërkimi për të arritur aty ku duhet, na bënë me dije se këtu frymohet shqip dhe ky frymin kërkon që Presheva  e trazimeve pret  e ruan fjalën shqipe. Poezitë e këtij cikli ruajnë  edhe elemente mitilogjike, me të cilat Arsimi komunikon me Rozafën ,sepse ajo është pjesë e zhvillimeve  historike, që në vete ka dy pamje: atë të dukshmen dhe të padukshmen. Ai sikur na bënë me dije sa fjala artistike pa vulën e vetë të dijes dhe të ndërgjegjes. Ky konstatim i ndërgjegjes, në poezitë e këtij cikli është i shprehur te të gjitha poezitë, mirëpo, ato dallojnë me vargun e ngjeshur në poezinë ”Metaforë e heshtur”, kushtuar, Beqir Musliut dhe poezia tjetër me titull “Koha e tërbuar”, kushtuar Visar Zhitit”, ka shtuar N. Rexha. Prandaj, nga të gjithë folësit doli mesazhi i veprës “Mëkatar mos eja”, është kërkesë për zhdukjen e mëkateve dhe kërkesë e lutjeve ose pasthirrmë për antiprodukt.  Në fund autori i falenderoi pjesëmarrësit, të cilët gjetën kohë të vijnë nga Bujanoci, Vitia, Feriza, Presheva, Kosova, të cilët e madhëruarn këtë manifestim ose përurim libri. Vepra e Arsim Halili “Mëkatar mos eja” është vepër në vargje e botuar nga Shtëpia Botuese  “Beqir Musliu”, Gjilan, 2012.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora