Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Heroi i Popullit Manush Alimani

| E hene, 22.10.2012, 08:29 PM |


Gjakun ja kam falur Atdheut!

(Kushtuar  Heroit të Popullit Manush Alimani)

Nga Xhevahir Cirongu

Një nga heronjtë më të lavdishëm të LANÇ ,gjatë Luftës së Dytë Botërore që derdhi gjakun për lirinë e atdheut, ishte edhe  Heroi i Popullit Manush Alimani. Ai përballoi  si një luan i vërtet torturat më çnjerëzore  në burgjet e Gestapos naziste të cilët nuk lanë mjete pa përdorur ndaj  këtij djali sy patrembur , deri edhe bajonetën në zemrën e tij e përdorën,për ta gjunjëzuar vetëm që të tregonte bazat e luftës e shokët e tij. Por ,djali trim Shkodran  qëndrojoi  deri në fund të jetës së tij i pa përkulur ndaj kauzës për të cilën ai luftonte.Donte një Atdhe pa pushtues, një  popull që të gëzonte lirinë  e të jetonte  i lumtur në vatrat e tija.Manush Alimani tregoi hroizmin e papërshkruar në burgjet e Gestapos naziste,deri në çastet e fundit të jetës për lirinë e Shqipërisë.

Manushi lindi në në vitin 1924 në qytetin e Shkodrës,dhe u rrit në Tiranë.U dallua në aktivitetet që zhvillonin të rinjtë e gjimnazit me të rinjtë komunistë në propogadimin e idealeve komuniste. Veprimtarinë antifashiste e revolucionare e zhvilloi kryesisht në Shkodër,në fillim Sekretar Politik i K.Q. të R.K.(1943).Më von zgjidhet anëtar i K. Q. të P.K.Sh. Në këto detyra spikati veçanërisht talenti organizativ.Manush Alimani vdiq i papërkulur e krenar më 29.05. 1944.Ai u bë simboli i qëndresës  dhe frymëzuesi për idealet komuniste e çlirimin e Atdheut nga okupatarët nazifashist.  Nga burgu shkruan një letër.ku e përshkruan  dashurinë e pafund për Atdheun dhe besimin e pa lëkundur për fitore.’’Po ju shkruaj nga qelia e Gestapos për të fundit herë.Jam i ligështuar. .Dhjetë ditë tortura,tre ditë pa ngrënë,trupi është gjithë plagë nga torturat barbare,ndihem i raskapitur e i lodhur.Por, qëndroj lartë moralisht! Edhe sikur të më pushkatojnë,vdekjes nuk i trembem. Para skuadrës së pushkatimit deviza e Manush Alimanit ishte:’’Rroftë Lëvizja Nacionalçlirimtare!Rropftë Populli Shqiptar!”.

Manush Alimani e dha jetën  në lulen e rinisë për lirinë e Atdheut e të popullit tonë,për demokraci e zhvillim shoqëror.Heronjtë kanë vetëm jetë,ndaj ata do kujtohen brez pas brezi.Njerëz të tillë mbeten përjetësisht në peidestalin e nderit të Kombit.Ata janë krenaria jonë,por edhe frymëzues për të gjithë atdhetarët e vërtetë ndaj interesave Kombëtare të Atdheut.

I përjetëshëm qoftë në këtë 100 vjetor të Shpalljes së Pavarsisë, edhe  kujtimi i Manush Alimani e të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të Atdheut tonë të shtrenjtë.

Durrës, 10.10.2012