E premte, 29.03.2024, 12:57 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shaban Shkupi: Përkujtimore për heroin Enver Hadri

E diele, 21.10.2012, 09:06 AM


NË BRUKSEL U ZBULUE PLLAKA PËRKUJTIMORE E HEROIT ENVER HADRI

Genti Meta :Përshendeti z .Riza Budakovën prezent në sallë më fjalët: Zotri Budakova ju keni qenë veprimtar i Rrezistencës Kombetare dhe bashkëpuntor më Enver Hadrin.

Riza Budakova : PAS SHIUT DALIN GJITHMONË ZHAPINAT !

Nga Shaban Shkupi

Nese i referohemi titullit të këtij shkrimi »Një jetë kushtuar lirisë »,organizatorit atëherë duhët të mburremi dhe ta përshendesim këtë akt,përkatesisht Shoqatën »Faik Konica » në krye më kryetarin z .Genti Meta,Ambasadën tonë ne me krye Ilir Dugollin,si dhe pjesëmarresit në krye më familjën Hadri .Sa i përkëtë lajmrimit dhe mesazheve qe i ka dergue bie fjala z.Milaim Blakaj janë diskutabile dhe të qellimshme,duke seleksionue sipas shijes dhe kapacitetit të tij !Dikuj po e dikuj jo !Qysh po thue Lala Kros :Vet folë e vet vulos » !Mendoj se ka qenë skandaloze mos thirrja bie fjala e bashkëpuntorit më të afert z.Riza Budakova,Hajrullah Akturku,Idriz Basha i Novosejt,familja e Agim Radoniqit,përkatesisht vëllau i tij Qazim Radoniqi qe jeton e vepron në Elbasan,z.Hana Ebeling,mikesha e tij dhe një mike e popullit shqiptar,pra shokët më të ngusht të tij dhe pse jo edhe autorin e parë të librit »Çeta e Brukselit »,z .Halit Elshani.

Kjo është e qellimshme aq më parë se këtë punë e ka senzibilizue-thirrë më mesazhe njeriu qe po mundohët më i la gjynahët e sjelljës se tij dikur ndaj bashkëvendasit Enver Hadri .Ka shumë njerez të kohës se tij qe flasin se kundershtarët më të devotshëm të tij përveq sherbimit sekret ish jugosllav kanë qenë ,kallauzi i të ashtuqujturve : »Grupi i të rinjeve » në krye më Reshat Sahitajn.Ky grup prej pesë a gjashtë antarsh kanë veprue sipas këshillave të Levizjës,përkatesisht Ibrahim Kelmendit dhe sejmenve të tij këtu në Bruksel.

Pra Ferid Shehu ka gabue duke thenë në  shkrimin e tij më titull :« Një jetë kushtuar liris »  në gazetën Zeri,Diaspora,faqe 27,datë 27 shtator 2012, në preambulë se : Pllaken e ka zbulue Ajshja dhe Ilir Dugolli ambasadori i Kosovës në Belgjikë.Nga foto e lartë shenuar shifët shumë çartë se at e ka zbulue kryetari i shoqatës « Faik Konica »,z.Genti Meta dhe ambasadori mr.Ilir Dugolli.Gjthashtu edhe ne foton tjeter shifen duke e shique,përkatesisht lexue Pllakën perkujtimore të Heroit Enver Hadri,zbulue më 23 shtator 2012 në rrugën rue d’Albanie nr.23,Saint Gilles të Brukselit.Pas këtij akti madheshtor,duke marr fjalën Riza Budakova,jam i emocionuar dhe tha : »Enver Hadri është i vetmi njeri qe ka berë diqka për sencibilizimi e qeshtjes shqiptare në at kohë.Po at ditë gjithnjë sipas gazetës qenka bërë promovimi i librit të Ilir Ikonomit mbi Faik Konicën.Mendoj se at ditë është desht të bëhët promovimi i librit të dytë i po e të njatit autor,pra :Çeta e Brukselit »,2 ,e libiri i Ikonomit të bëhët më 27.10.12,kur edhe është paralajmrue zbulimi i Pllakes përkujtimore për Faik Konicën.Po at ditë shtremruesi i historis së mërgatës,z.Xhovalin Kola e paska pasë shfrytzue rastin të qes në shitje librin e tij : »Pse Belgjika në Historinë e shqiptarëve » dhe të shfaq filmin qe ka qenë para dy vjetve edhe nëpërmes tv.Klan.Ky film është tendencioz,i porositur sepse nuk përfshihën në të shokët ma të ngusht të Enver Hadrit të cilët fatbardhësisht janë hala në jetë.Këto verejte ju kan dhanë para se më shkrue librin në fjalë në dy takim qe ka pasë z.Riza Budakova më Xhovalinë Kolën,Halit Elshanin dhe Ferid Shehun.Xovalin Kola jo qe nuk i perfshin në librin e lartëpermendur por as edhe në filmin e shfaqur para pjesëmarresve !Pra,z.Genti Meta :Përshendeti z .Riza Budakovën prezent në sallë më fjalët :Zotri Budakova ju keni qenë veprimtar i Rrezistencës Kombetare dhe bashkëpuntor më Enver Hadrin.Kjo e vertët si dukët nuk e skuqi Xhovalinin ?Sepse ai as në libër,as në film nuk e ka përfshi Riza Budakovën.Skandaloze kjo :e qellimshme,e sponzoruar,e porositur,e paguar apo e ndaluar si në kohën e sllavo-komunizmit.Një intelektual i lartë,një shkrimtar siq është të lëshohët në këto gabime është për tu çudit !Jazek!

Duke marr fjalën Riza, përshendeti tubimin dhe beri ca verejtje shumë të rendësieshme të cilat artikullshkruesi nuk i përmend në shkrimin e tij.Pse !Kur i përmend folsit dhe ata qe nuk kan qenë fare në sallë,benë lajthitje të lexuesi sikur ata të kishin qenë  prezent,atëherë vëhët në dilemë,ajo qe thash më lartë :Pse !Ku duhët kërkue kjo ?Jo pse artikushruesi se nuk e dijnë se kush ka qenë vërtët bashkëpuntor deri në vdekje i Enver Hadrit sepse i përcjell ngjarjët dhe shkruen për to qe nga ardhja e tij në Belgjikë.Po ashtu është nder ta kesh at përpara,është dhunti e zotit qe ai është ende gjallë dhe shumë i fresket edhe pse i ka mbush 75 vjet.KU është rrespoekti i këti gazetari,publicisti,shkrimtari,sociologu,këtij edukatori shumë vjeçar,këtij përfaqesues i Qeveris se Kosovës në Tiranë dhe e këtij ish konzuli ?

Ja fjala integrale e inqizuar at ditë :Enver Hadri prej asaj kohe kur ka ardhë ne Bruksel e deri është vra,është i vetmi njeri qe ka berë diq për Pavrësin e Kosovës.Kjo është çeshtje e historis.Po shifet se është duke u përbaltë historia e tij.Nuk është e kjartë,është i turbullt ky film. Pra siq po shifet Reshati dhe Gania nuk kanë veprue sa ka qenë gjallë Enveri më te.Pas çdo shiu dalin zhapinat.Historia e Enver Hadrit nuk mund të bëhët sipas qefit as për hatër të dikujna.Ndryshe nga kjo qe prezentuet  kanë qenë ngjarjët.Tjetër është pas vdekjës se tij qe po dalin shumë kush se na paskan qenë në rrugën e tij.Ndegjohët në fund duke thenë Shaban Shkupi : »Po ashtu është si tha baca Riz.Duartrokitje nga publiku.Pas demostratave të  studentve me 1981, më një herë më 12 prill Enver Hadri dhe Idriz Basha i Novosejd e kan organizue një protestë të përbashkët më gjithë emigracionin duke u marrë vesh se nuk do flitët për Shqiperinë,kunder,por thjesht në përkrahjën e demostratave të studentve në Kosovë.Shtat here kemi qenë në Parlamentin Evropian :Enveri,Idrizi,Kimetja dhe une.Është gjallë Idrizi,Kimetja dhe une.i kemi dhanë përkraje më shpirtë këtyre demostratave.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora