E premte, 19.04.2024, 02:27 AM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Veprim apo mjerim politik?

E shtune, 20.10.2012, 11:50 AM


VEPRIM POLITIK APO MJERIM POLITIK?

Nga Leon Duhanaj

Në një shtet normal demokratik ( shtetin e së drejtës), do duhej te ishte e çarte për secilin individ , secilin subjekt secilin institucion, se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tij/ saj, cilët janë kufijtë e se lejuarës , dhe çka guxohet (lejohet) e çka jo. Por nëse këto  rregulla bazë të demokracisë nuk praktikohen, dhe nuk respektohen. Atëherë  nuk mund të flitet për ndonjë shtet të se drejtës por për ndonjë rregullim dhe rend anarkik.

Pas ngjarjeve të  dy ditëve të fundit mund të konstatohet lirisht, se, Republika e Kosovës, për fat të keq nuk është shtet demokratik  e aq me pak shtet i së drejtës.

Në këtë vend duhet të dihet çartë se çka është mbrojtja e institucioneve dhe nga kush duhen ato të mbrohen. Cili është roli i Kryeministrit dhe cilat janë kompetencat e tij? Cili është roli i krye parlamentarit dhe cili është roli i tij dhe kompetencat? Cili është roli i ministrit dhe çfarë janë  kompetencat , të drejtat dhe detyrimet e tij ? Cili është roli i policit, dhe cilat janë kompetencat e tij. Kënd ka të drejt ai ta arrestoj dhe për ç’arsye. Çka është imuniteti politik dhe nga çfarë të mbron ai dhe deri ku ka të drejt të përdorët?

Janë këto vetëm disa nga pyetjet të cilat mund të parashtrohen në shtetin e Kosovës, të cilat me gjasë as akteret dhe as subjektet politike jo vetëm që nuk i respektojnë , por as që i njohin , sepse ata ( imazhi i mjerimit ) të shtetit pretendojnë të jenë mbi të gjitha , dhe të paprekshëm.

Në këtë shtet secili pretendon që ka dhe është në të drejt, dhe secili akuzon tjetrin për shkelje ligji.

Në këtë shtet secili është patriot dhe luftëtar i lirisë, dhe akuzon të tjerët që janë e   ( tradhtar). Në një lufte ënde  të papërfunduar, por me një liri të cunguar, e cila erdhi falë gjakut të derdhur dhe ndihmës  së miqve tanë ndërkombëtar.

Thotë një fjale popullore se zullumi këputet prej s’trashi, prandaj këtu me gjase , në emër të luftës po përfitohet individualisht dhe këtë e din të gjithë ata që e bëjnë këtë, dhe kur prishen në mes veti atëherë akuzojnë njeri tjetrin që ti s’ke luftuar , ndërsa unë po dhe anasjelltas. Dhe këtu shtrohet një pyetje kush paska luftuar atëherë, dhe kush paska mbetur pa luftuar ? Dikush me kallash , e dikush me golinov e dikush me laps. Dikush në istikame e dikush në shpellë, A nuk është e natyrshme që një komb për  t’u  çliruar lufton në të gjitha frontet i bashkuar rreth një ideali të përbashkët, e që është liria  A është normale që një luftëtar i denjë  i lirisë , shtetin për të cilin luftoj  në kohë lufte, ta shkatërroj duke e vjedhur në liri ?  S’ma merr mendja fare , pos nëse të tillët kanë qenë dhe janë profitera.

Cili është kufiri i moralit politik të një politikani? Ky nocion  sipas të gjitha gjasave në mentalitetin Kosovarë dhe shqiptar në përgjithësi nuk është i njohur fate. Çka duhet të ndodh apo të veproj një politikan i cili është bartës ndonjë posti të larte shtetërore që të jap dorëheqje ( marr përgjegjësi)?

Në këtë shtet të shkretë  i cili po viktimizohet nga hienat mund të pritet çdo gjë pos , përgjegjësi politike dhe respekt të institucioneve, shtetin e së drejtës , dhe atdhedashurinë...!



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora