E shtune, 20.04.2024, 02:57 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Arrestimet, nuk janë më lajm!

E shtune, 20.10.2012, 02:22 PM


Arrestimet, nuk janë më lajm!

Fatkeqësia e turbullon arsyen .(C.Tacitus)

Nga Zejdush Kastrati

Asgjë spektakulare ,nuk do të ndodhte, por, nuk do të ishte, edhe ndonjë befasi, apo “bum mediatik”, e të mos themi, edhe shqetësues, e i pabesueshëm ,apo i cuditshëm, në këtë Kosovë, sikur  ndërkohë, të arrestohej edhe presidentja e vendit, edhe kryeministri,por edhe kreprokurori i shtetit.

Kur kësaj ia shtojmë, edhe, shumicën, e zëvëndëskryeministrave,  të kësaj qeverie, apo të atyre të kaluara,  që vetëm janë nën hetime ,si, dhe  shumicës së  ministrave, pastaj  shumë drejtorëve, të digastereve e agjensive të ndryshme , hetimet  ndaj tyre, janë ba, përditshmëri, dhe qështje rutine, e pjesë e sferës  mediale, dhe që dëshmohet, me faktin, se gati,  nuk kalon ditë, që nuk publikohet,se ndonjëri prej tyre, është, nën hetime,apo,  se së shpejti, pritet, të arrestohen.

Ky konfuzitet, e mosëbesim, i krijuar, gjithandej Kosovës, është, një sinjal, shumë i keq, dhe  me pasoja, që shumë vështirë, se, së shpejti, edhe mund, të riparohet, apo të ndryshoj për së miri,por nëse dëshirojmë, të  identifikojmë, dhe emërtojmë  shkaktarët e   kësaj gjendje , hë për hë,fajtori dhe faktori kyq,padyshim  është papërgjegjësia institucionale, dhe  politika e skenarët e mbrapshtë, që po na përcjellin me vite, apo involvimi  pothuaj i gjithë kastes politike të deritashme,që së bashku, edhe me  disa  nga ndërkombëtarët, instaluan dhe po e vazhdojnë në kontinuitet, në Kosovën e pasluftës.

Jemi dëshmitarë,kur pothuaj, të gjitha arrestimet, dhe hetimet, e zhvilluara, deri më tani,gati, në të gjitha rastet,po na dalin, pa ndonjë fakt e efekt  të fuqishëm, e që nëse i rikujtojmë, dhe na kujtohen,kur, fillimisht, janë kontestuar dhe komentuar, si të nxitura politikisht e selektive, në radhë të parë, nga partia,  që i kanë shërbyer, deri, në atë moment, kur janë arrestuar , e në disa raste edhe nga klani që i përkisnin, apo  që i kishte emëruar,  dhe fuqizuar në ato pozita, të cilat, i kanë mbajtur me vite,apo deri sa ishin të nevojshme apo  të dobishme, si për disa  vendorë, ashtu edhe  për disa,  nga  qarqet ndërkombëtare.

Na kujtohet, kur është arrestuar guvernatori i Kosovës ,pastaj janë arrestuar edhe disa ministra e ish ministra,disa sekretarë permanent të ministrive, zyrtarë të lartë policor,gjykatës e kryetarë gjykatash, kryetarë komunash,zyrtarë prokurimesh… dhe pothuaj të gjitha këtyre  arrestimeve,pos defekteve tjera ,kryedefekt kyq,  është,  se,  u patën, paraprirë  edhe “ekskluziviteti i disa medieve” si  “kujdestare”, të cilat, jo rrallë,por  herë-herë, publikonin dhe paralajmëronin,  edhe daten e ditën, kur, pos, këtyre arrestimeve , do të ndodhnin,   edhe disa arrestime tjera,të përfolura dhe të emërtuara, edhe,  si “peshq të mëdhenjë”,por ndërkohë, jo vetëm që  nuk ndodhën arrestime tjera ,por tashmë, janë liruar, edhe disa nga të arrestuarit, si të pafajshëm.

Së fundmi,është shumë aktuale edhe rasti i “deputetit dhe pjestarit të SHPK”së,përkatësisht  njërit nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, sic raporton një media e shkruar, si vrasës potencial të Xhemajl Mustafës , rast, i cili, nuk ka mbetur vend, pa u përfolur,dhe,  ku janë lakuar edhe emra konkret,por e veqanta, e gjithë këtij rasti, është, se prej kah, dhe pse  ky informacion,si edhe shumë herave tjera,së pari del në media, e në anën tjetër,ky deputet dhe ky pjestar i ShPK-së janë akoma në liri !

Parashtrohet pyejta.?

Ku është Prokuroria e shtetit,ku janë Institucionet  përgjegjëse për të marrë situatën në dorë për ti paraprirë proceseve , e jo të lejojnë, që me obligimet dhe përgjegjësitë e shtetit,  së pari, të merren, mediat, të cilat,në raste të këtilla, mision kanë, të veprojnë,  vetëm pasi të veproj shteti,por fatkeqësisht si  duket, në Kosovë, deri më tash,  së pari, po veprojnë disa media, e pastaj,apo hic fare,  po vepron shteti.

E keqja e gjithë kësaj, është, se  nëse, në rastin, e Xhemajl Mustafës,  ndonjëri nga të afërmit e të ndjerit, del, dhe e vret, ndonjërin, nga deputetët, e përfolur, të Vetëvendosjes,apo ndërkohë nuk vertetohet se  nga ky subjket politik qëndron  dikush, mbrapa, kësaj ,vrasje ,pasojat dhe konflikti, shumë lehtë, mund të marri, epilog  të padëshirueshëm, dhe, që mund ti shërbej, vetëm ndjellakeqëve, të cilëve, u konvenon, konflikti dhe acarimi,për cka, domosdo, fajin dhe përgjegjësinë, më të madhe, e ka shteti,përkatësisht Institucionet gjyqësore,qofshin ato vendore ,por pse jo  edhe ato  ndërkombëtare.

Jakupi me “shumë” shokë “?

“Kupën” po e mundon shumë  sheqeri,i është ngritë adrenalina,po e përdor edhe insulinën,e ka lshu takati,nuk po mund të pajtohet  mos me qenë faktor në parti e institucione,ka ba shumë pare, dhe donë të shfajsohet,janë vetëm  disa, nga epitetet, që po i adresohen, Kryetarit te Kuvendit të Kosovës, Dr Jakup Krasniqit .Këso vlerësime, vijnë, edhe nga ata, që, deri para se “Kupa” të “eksplodonte” ,e kishin idol dhe i thurrnin lavdi.

Një gjë është shumë e sigurt(unë mendoj).”Të gjitha, ato cka po i thot së voni , Kryeparlamentari i ka të sakta dhe qëndrojnë.Eshtë, e vërtetë, edhe për ato cka thot, rreth zgjedhjeve ,por besoj, se, edhe ,për partinë, në të cilën, është, hiq më  pak, por sekretar i përgjithshëm i PDK-së.

Unë, që veproj, vetëm nën petkun e gazetarit, dhe asgjë më tepër,prej se përcjellë, punën, e Parlamentit, si i akredituar,mendoj se Jakup Krasniqit,  nuk mund ti falen, disa gabime, të cilat, po të vepronte, dhe të sillej, konform, interesave kombëtare dhe ligjore aty për aty, me siguri, “Kupa”, do të hynte, në histori, si lideri i vetëm, në Kosovë, për  karakter dhe qëndrim shumë parimor e burrëror,që ka kohë, që po i mungon  ta bëjë në këtë vend.

Rasti,kur Jakup Krasniqi, pranoi, dhe u përkul para presionit, apo dickaje tjetër, me rastin, e inagurimit klandestin, të Behxhet Pacollit për President të Kosovës, është, gabimi dhe veprimi më i rëndë dhe më përbuzës, që ka bërë Kreparlamentari atë ditë.Po atë ditë, na kujtohet, kur “Kupës”, edhe iu dhunua Parlamenti nga mosëpërfillja e Thacit,i cili, në mënyrë përbuzëse, e injoroi ,dhe bëri cka deshi e si deshi, pothuaj me të gjithë deputetët,me cka tregoi, se ai, rastësisht,  nuk e mbanë, nofkën “gjarpëri”.

Sikur”Kupa”,po atë ditë,të vepronte,  ashtu, si edhe tash kur  po reagon ,refleksioni, i tij, karshi, popullit, elektoratit të gjër,por edhe gjithë popullatës, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjërë,do të ishte shumë pozitiv dhe respektativ.

U vonove baca “Kupë”.edhe pse  me mire vone se kurre?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora