E enjte, 25.04.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kujtimet e mia për Haxhi Krasniqin

E premte, 19.10.2012, 08:53 PM


Kujtimet e mia për Haxhi Krasniqin

Në përvjetorin e vdekjes të të Madhit Haxhi Krasniqi

Nga Kadri Mani

Me te madhin, me te devotshmin, me patriotin e zjarrte, folkloristin, humanistin e humoristin Haxhi Krasniqi, takime apo kontakte rasti mund te kemi pasur edhe me pare neper mbledhje te ndryshme, por starti i madh ka qene ne veren e vitit 1966: Isha ne Kursin Pedagogjik ne Prizren, ne rikualifikim per mesues, sepse paraprakisht kisha mbaruar shkollen Ekonomike, seksionin administrativ ne Gjilan.Haxhiu yne punonte ne Bibloteke: i afert me te gjithe, i disponuar e buzegaz, i gatshem t'i ndihmoje cdokuj qe ka nevoje per libra apo informata.Nje dite prej ditesh, mua me mori nga salla e leximit dhe me futi brenda ne nje kthine, ku biseduam me ze te ulte.''Kadri, a do te lexosh literature te Shqiperise?''''Haxhi, a pyetet i verberi a i do syte?!''Gazeta e pare qe ma dha Haxhiu ate dite,  ishte ''Mesuesi i Tiranes'' : o Zot, ta lexoj apo ta ha?! Po e prekja e po e perqafoja e po e shtrengoja ne gji gazeten, dhe po imagjinoja se po e perqafoj gjithe Shqiperine tone te dashur e te ndaluar?! I mallengjyer dhe i trimeruar se edhe Haxhi Krasniqi qenka me ne! - (deri atehere Haxhiu permbahej ne paraqitjet e simpative te mia per Shqiperine) ; - ato dite na vie ne shkolle nje ''mysafir'' nga Beogradi,  i cili na pyeste per kushtet...dhe une iu shpreha ashper:''Cfare kushtesh ore?! - po studiojme ne Shkollen e Larte Pedagogjike, me nje te vetmin liber shqip - Fjalorin!''Ai cfare inspektori filloi te ''ankohej'' se nuk i kishin mardheniet e mira me Shqiperine...''Ne mos i paci mardheniet e mira me Shqiperine, i keni me Kinen! - nuk na intereson sa kushtojne shtrenjte te qarkullojne rreth e rrotull, ne duam kushte, duam tekste; dhe degjoni mire ketu, po nuk na i sollet tekstet, une do ta marr thesin ne krah dhe kembe ketu e pertej atyre vreshtave e dogri ne Tirane!''.Shoket rrahen shuplakat, e profesoret tone, tani i ndjere,  Demush Shala, i ndriti nuri! Une u dalldisa fare se edhe profesori qenka me ne!!Me pastaj, me Haxhiun kishim kontakte e korespodence, urime per festa...ne jemi shperngulur shpesh dhe na kane humbur te gjitha, nuk di ne eshte ruajtur diqka ne arkivin e Haxhiut? Njeri - Institucion!Ishte interesant, kur redaksite festonin pervjetoret e gazetave e te revistave, pa u hamendur dhe me besim te plote ia mesynin Prizrenit dhe dogri e te Haxhi Krasniqi - aty medoemos do ta gjenin numrin e pare!!!Ajo ishte ana kulturo-letrare-zyrtare, por Haxhiun nuk e kursenin as per pune krejtesisht private.Njehere i pata blere nje pale kepuce ne Prizren, dhe i pata harruar ne byfene te stacioni i trenit, i shkrova Haxhiut, dhe kepucet erdhen ne Prishtine!Isha arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqiptare ne shkollen 8-vjecare ne Keqekolle: botonim fletushken e nxenesve ''Yjet e Para'' ,  ku ia patem botuar Haxhiut fjalet e urta.Kur u takuam po me falenderonte.Jo - i thashe - po anasjelltas, ne duhet te te falenderojme ty, qe na e begatove revisten.Pyetja pasuese e Haxhiut qe: ''Ani, si u priten, a u pelqyen nga lexuesit?!''''Posi, ne pergjithesi mire, ne veqanti ajo fantastikja : Mos me pase hunden, kullot bar!''Ha, ha, ha! - lope e gjalle!'' - tha Haxhiu dhe shqepeshim se qeshuri.Tani, nen ndikimin e Haxhiut, edhe une fillova te merrem me humor, dhe nje ditezaj me pati thene Haxhiu:''Ore Kadri, ti do te ma kalosh?!''''Haxhi, te lutem mos u tall:une nuk te afrohem as te zogu i kembes, shume-shume deri ne gju''.''Natyrisht, zakonisht aq jane femijet! - po ama ti po rritesh shpejt!''...Dhe Haxhi Krasniqi qe serishi pari ai qe e pershendeti revisten ''Shqiperia Etnike'',  e fill pastaj edhe zotni Ramadan Zaplluzha -( te cilit po ia nderroj pseudonimin nga Therre Murrizi,  ne Gjemb Murrizi! ): qe te dy bashke na i lane me disponim gjithe kapitalin e tyre te shkruar, pa na kerkuar as honorar!! Dhe une po iu thoja bashkepunetoreve ne redaksi: Ja, keta njerez te medhenje na obligojne qe t'i shperblejme; dhe ne mos arrijsha une, ua le amanet juve kete obligim.Familje e nderuar e Haxhi Krasniqit, detyra jone e perbashket eshte, qe t'i mbledhim dhe t'i botojme ne vijimesi te gjitha shkrimet e kujtimet per Haxhiun: u gezova qe qenkeni bashke me z.Berat Batiu: t'i botojme te ''Fidani'' e te ''Shqiperia Etnike''...Se si e pata perjetuar rende lajmin per vdekjen e shokut tim te dashur Haxhi Krasniqi: i kerrusur u kapa per zemre, sikur zogu fatkeq me nje krah te thyer...Lavdi e perjetshme Haxhi Krasniqit! Qofte i perjetshem kujtimi per te!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora